100 METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM

 

Pas talljes dhe nėnēmimit te Pejgamberit, Alejhi selam, ne mjetet e informimit nga armiqtė ne Danimarke dhe Norvegji, neve e kemi obligim qe t'i kundėrshtojmė dhe t'ua demantojmė kėto shpifje dhe marrėzi me mjete te ndryshme, lokale apo te tjera qofshin.

Prej mjeteve dhe metodave, me te cilat mund t'i dalim krah Muhammedit, Alejhi selam janė edhe kėto:

Shtylla e pare e Islamit ėshtė: "Dėshmia se nuk meriton te adhurohet askush pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij". Realizimi i pjesės se dyte, qe siē pame ėshtė: "dėshmia se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Allahut" behet nėpėrmjet pikave vijuese:

1.      Vėrtetimi dhe nxėnia bese Pejgamberit, Alejhi selam, ne ēdo qe ka lajmėruar, e para prej te cilave ėshtė: ai ėshtė i dėrguar i Allahut tek xhinėt dhe njerėzit qe ta kumtoje shpalljen e Zotit me Kur'an dhe Sunnet, te cilėt pėrfshijnė fenė islame si dhe lajmi se Allahu nuk pranon tjetėr fe pėrveē Islamit.

2.      Respektimi, pajtimi me gjykimin e tij, nėnshtrimi total, nėnshtrimi programit te tij dhe pasimi i tij duke hedhur pas shpine ēdo gjė tjetėr pėrveē tij.

3.       Dashuria pėr te me shume se sa pėr femiun, prindin dhe vetveten, gjė qe vetvetiu pėrcakton nderimin, respektimin, pėrkrahjen, mbrojtjen dhe lidhjen pėr asaj, qe ai e solli.

Çdo mysliman e ka obligim qe te nxitoje dhe ta realizoje kėtė botėkuptim te dashurisė, ne mėnyrė qe besimi i tij te jete korrekt, te realizohet pjesa e dyte e dėshmisė madhore ne Islam, te pranohet dėshmia e tij se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Allahut, sepse hipokritet kane thėnė: " äóŌśåóĻõ Åöäųóßó įóŃóÓõęįõ Ēįįųóåö ęóĒįįųóåõ ķóŚśįóćõ Åöäųóßó įóŃóÓõęįõåõ ęóĒįįųóåõ ķóŌśåóĻõ Åöäųó ĒįśćõäóĒŻöŽöķäó įóßóĒŠöČõęäó Kur tė erdhėn ty hipokritėt, tė thanė: “Ne dėshmojmė se vėrtet ti je i dėrguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dėrguar i Tij, por All-llahu dėshmon se hipokritėt janė rrenacakė (kur thonė ashtu)". (Munafikun, 1), por megjithatė dėshmia e tyre nuk iu beri dobi sepse ata harruan zemrėn, thelbin, esencėn dhe domethėnien e kėsaj fraze.

Ne vijim vėlla do t'i cekim disa opsione, nėpėrmjet te cilave kemi mundėsi te punojmė ne pėrputhje me kėtė dashuri. Çdo kush prej nesh, sipas mundėsisė dhe pozitės qe ka, e ka obligim t'ia njoh dhe ruaj Pejgamberit, Alejhi selam, kėtė te drejte, pra mbrojtjen e tij nga akuzat dhe sulmet grindavece, qofte edhe duke flijuar pėr te evladėt, prindėrit, vetėt dhe pasuritė tona.

Se pari: Opsionet ne shkalle individuale:

 

1.      Meditimi i argumenteve prerėse te pejgamberllekut (dėrgimit) te tij se ai ėshtė i dėrguari i Allahut tek te gjitha botet, se Kur'ani Kerim ėshtė baze e pejgamberllekut te (revelatės se) tij dhe (meditimi i) argumenteve, te cilat i pėrmban ai dhe te cilat vėrtetojnė bindshėm kėtė gjė.

2.      Mėsimi i argumenteve kur'anore, atyre te sunnetit dhe ixhmait (koncenzusit te myslimaneve), te cilat udhėzojnė ne obligueshmerine e respektimit dhe nėnshtrimit Pejgamberit, Alejhi selam si dhe ne urdhėrimin pėr pasimin e tij.

3.      Dituria se Allahu, subhanehu ve teala, e ruan sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe kėtė nėpėrmjet punės se shkėlqyer te dijetareve islame pėrgjatė historisė. Kėta dijetare, Allahu ua shpėrbleftė mundin me Xhennet, sqaruan thėniet e vėrteta nga shpifjet duke i kodifikuar kėto thėnie ne baze te parimeve me te thukta (njė prej te cilave ėshtė edhe senedi, zingjiri i transmetuesve), me te cilat veēohet ky ummet nga ummetet tjera.

4.      Ndijimi i dashurisė pėr te ne zemra duke pėrkujtuar cilėsitė dhe virtytet e tij fisnike, morale apo natyrore qofshin, leximi i jetėpėrshkrimit te tij moral dhe natyrore (anės fizionomike) dhe (ndijimi) se ne personalitetin e tij janė gėrshetuar pėrsosmėria njerėzore dhe morale.

5.      Pėrkujtimi i vlerės dhe bamirėsisė se tij te madhe ndaj nesh, sepse ai na e kumtoi fenė e Allahut, subhanehu ve teala ashtu siē ėshtė me se miri, e plotėsoi dhe pėrsosi atė. Pejgamberi, Alejhi selam, kumtoi shpalljen (revlaten), kreu emanetin, kėshilloi ummetin…

6.      Adresimi i ēdo te mire, e kėsaj bote apo e ahiretit qofte, pas Allahut  Pejgamberit, Alejhi selam, sepse ai na udhėzoi ne te mire andaj Allahu e shpėrbleftė prej nesh me mire se sa qe ėshtė shpėrblyer ndonjė pejgamber nga populli i tij.

7.      Pėrkujtimi se Pejgamberi, Alejhi selam, ishte i mėshirshėm, bute dhe kureshtar pėr ummetin e tij. Thotė Allahu, subhanehu ve teala,: " ĒįäųóČöķųõ Ćóęśįóģ ČöĒįśćõÄśćöäöķäó ćöäś ĆóäŻõÓöåöćś Pejgamberi ėshtė mė i ndishėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre". (Ahzab, 6)

8.      Studimi i ajeteve dhe haditheve, te cilat bėjnė fjale pėr pozitėn dhe gradėn e larte te tij tek Allahu, Krijuesi i tij, pastaj dashurinė dhe nderimin me te larte te Allahut pėr te.

9.      Pėrmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh pėr ta dashur, madje jo vetėm pėr ta dashur por edhe pėr t'i dhėnė pėrparėsi dashurisė pėr te ndaj dashurisė qe ndiejmė pėr vete. Thotė Pejgamberit, Alejhi selam,: " įä ķÄćä ĆĶĻßć ĶŹģ Ćßęä ĆĶČ Åįķå ćä äŻÓå ęęįĻå ęęĒįĻå ęĒįäĒÓ ĆĢćŚķä Askush prej jush nuk do ta kėtė besimin e plote derisa unė te mos jem tek ai me i dashur se sa vetja, fėmiu, prindi i tij dhe tere njerėzit".

10.        Pėrmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh qe te jemi te sjellshėm me te dhe me sunnetin (traditėn e tij). Thotė Allahu, subhanehu ve teala,: " ķóĒ ĆóķųõåóĒ ĒįųóŠöķäó ĀćóäõęĒ įĒ ŹóŃśŻóŚõęĒ ĆóÕśęóĒŹóßõćś Żó꜎ó Õó꜏ö ĒįäųóČöķųö ęóįóĒ ŹóĢśåóŃõęĒ įóåõ ČöĒįśŽóęśįö ßóĢóåśŃö ČóŚśÖößõćś įöČóŚśÖņ Ćóä ŹóĶśČóŲó ĆóŚśćóĒįõßõćś ęóĆóäŹõćś įĒ ŹóŌśŚõŃõęäó O ju qė keni besuar, mos ngritni zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju". (Huxhurat, 2), pastaj: " Åöäųó ĒįųóŠöķäó ķóŪõÖųõęäó ĆóÕśęóĒŹóåõćś ŚöäĻó ŃóÓõęįö Ēįįųóåö ĆõęśįóĘößó ĒįųóŠöķäó Ē朏óĶóäó Ēįįųóåõ ŽõįõęČóåõćś įöįŹųóŽśęóģ įóåõć ćųóŪśŻöŃóÉń ęóĆóĢśŃń ŚóŁöķćń Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė All-llahut., All-llahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh". (Huxhurat, 3), pastaj: " įóĒ ŹóĢśŚóįõęĒ ĻõŚóĒĮ ĒįŃųóÓõęįö Čóķśäóßõćś ßóĻõŚóĒĮ ČóŚśÖößõć ČóŚśÖšĒ hirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit". (Nur, 63)

11.        Nėnshtrimi urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala pėr pėrkrahjen dhe mbrojtjen e Pejgamberit, Alejhi selam, nga ēdo gjė e lige qe i kėrcėnohet, apo e mete qe i shpifet, siē thotė Allahu, subhanehu ve teala,: " įöŹõÄśćöäõęĒ ČöĒįįųóåö ęóŃóÓõęįöåö ęóŹõŚóŅųöŃõęåõ ęóŹõęóŽųöŃõęåõ Qė ju (njerėz) t'i besoni All-llahut dhė tė dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respeketoni,". (Fet'h, 9)

12.        Vendosmėria e sinqerte dhe e pėrhershme pėr ta pėrkrahur dhe mbrojtur atė.

13.        Pėrkujtimin e shpėrblimit te madh ne boten tjetėr, ahiret, pėr atė qe realizon kėtė dashuri te ndėrsjellė ashtu siē kėrkohet. Madje jo vetėm kaq, por i tilli do te jetė shoqėrues i Pejgamberit, Alejhi selam, ne Xhennet dhe kėtė bazuar ne thėnien apo garancen e Pejgamberit, Alejhi selam, "ĆäŹ ćŚ ćä ĆĶČČŹ Ti do te jesh me atė/a qe i do!", te cilėn ia garantoi atij qe kishte thėnė: "Unė e dua Allahun dhe te dėrguarin e tij!".

14.        Kureshtja dhe kėrshėria pėr te dėrguar salavate mbi Muhammedin, Alejhi selam ēdoherė qe ai pėrmendet, pas ezanit, ne ditėn e premte, ne ēdo kohe, pėr hire te shpėrblimit te madh te kėsaj dhe pozitės se madhe te Pejgamberit, Alejhi selam, tek ne.

15.        Leximi i jetepershkrimit te vėrtetė te Pejgamberit, Alejhi selam, duke u ndaluar ne ndodhi dhe raste, prej te cilave pėrfitojmė urtėsi dhe kėshilla, duke u munduar ne te njėjtėn kohe t'i lidhim ato me jetėn dhe aktualitetin tone.

16.        Te mėsuarit e sunnetit te tij, duke lexuar thėniet (hadithet) e tij te vėrteta, duke kuptuar domethėnien e tyre, duke pėrkujtuar mėsimet profetike, te cilat shtjellohen ne kėto thėnie, qofshin urtėsi te shndritshme, virtyte morale te larta, adhurim komplet pėr Allahun, subhanehu ve teala, apo nėnshtrim absolut Krijuesit te Vetėm.

17.        Pasimi i tere sunnetit te tij, duke i dhėnė pėrparėsi asaj qe ėshtė me e domosdoshme.

18.        Kureshtja pėr ta pasuar Pejgamberin, Alejhi selam, edhe ne gjera te lejuara (mustehabe), qofte edhe njėherė ne jete…

19.        Largimi dhe kujdesi nga tallja me diē prej sunnetit te tij.

20.        Gėzimi me pėrhapjen dhe zbatimin e sunnetit te tij ne mesin e njerėzve.

21.        Pikėllimi pėr shkak te mbetjes ne errėsirė te disa sunneteve te tij, te cilat ende nuk panė dritėn ne mesin e veprave te njerėzve.

22.        Urrejtja e ēdo kritikuesi Pejgamberin, Alejhi selam, apo sunnetin e tij.

23.        Dashuria pėr familjen e tij, gratė dhe pasardhėsit e tij si dhe te afruarit tek Allahu, subhanehu ve teala, me dashurinė pėr ta. Kjo pėr hire te afėrsisė se tyre tek Pejgamberi, Alejhi selam, dhe pėr hire te Islamit te tyre, respektivisht, mbajtjes pėr tij. Pėr ata, qe janė gabimtare prej tyre, neve duhet te jemi kureshtar t'i udhėzojmė ne udhėzimin e Muhamemdit sepse udhėzimi i tyre pėr Pejgamberin, Alejhi selam, ėshtė me i dashur se sa udhėzimi i te tjerėve, siē i ka thėnė Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, Abbasit, xhaxhait te Pejgamberit, Alejhi selam,: " ćåįĒš ķĒ ŚČĒÓ” įÅóÓįĒćß ķęć ĆÓįćŹ ßĒä ĆĶČ įķ ćä ÅÓįĒć ĒįĪŲĒČ” ęćĒįķ ÅįĒ Ćäķ ŽĻ ŚŃŻŹ Ćä ÅÓįĒćß ßĒä ĆĶČų Åįģ ŃÓęį Ēįįå Õįģ Ēįįå Śįķå ęÓįć ćä ÅÓįĒć ĒįĪŲĒČ Ndal o Abbas! Hyrja jote ne Islam atė dite kur ti hyre, pėr mua ishte me e dashur sesa te hynte Hattabi (babai im). Kėtė jo pėr tjetėr, pėrveē se unė e dija se hyrja jote ne Islam pėr Pejgamberin, Alejhi selam, ishte me e dashur se sa hyrja e Hattabit".

24.        Trajtimi i familjareve te Pejgamberit, Alejhi selam, ashtu siē na ka porositur Pejgamberi, Alejhi selam,: "ĆŠßŃßć Ēįįå Żķ Ćåį ČķŹķ Ua pėrkujtoj Allahun ne familjaret e mi!". (Kėtė e tha tri here).

25.        Dashuria pėr shokėt e Pejgamberit, Alejhi selam, nderimi i tyre si dhe besimi i vlerės se tyre ndaj atyre qe erdhėn me pas ne dituri, pune dhe pozite tek Allahu, subhanehu ve teala.

26.        Dashuria pėr dijetaret si dhe respektimi i tyre. Kėtė pėr hire te pozitės dhe lidhjes se tyre me trashėgimin e Pejgamberit, Alejhi selam, (diturinė), sepse dijetaret janė trashėgimtarė te pejgamberėve dhe kėshtu, ata kane te drejte ne respekt dhe nderim. Kjo ėshtė e drejte e Pejgamberit, Alejhi selam, ndaj ummetit te tij.

 

Se dyti: Opsionet ne nivel familjar dhe shoqėror:

 

27.        Edukimi i fėmijėve pėr dashuri ndaj Pejgamberit, Alejhi selam.

28.         Edukimi i fėmijėve pėr ta pasuar Pejgamberin, Alejhi selam, ne ēdo gjė.

29.        Blerja e librave, qe shtjellojnė jetėn e tij.

30.        Blerja e disqeve apo kasetave, qe pėrmbajnė ligjėrata rreth jetės se tij.

31.        Blerja e filmave elektronik, te cilėt kane karakter fetar dhe pėrmbajnė program te pastėr edukativ.

32.        Mbajtja e njė ligjėrate javore ne familje rreth jetės se Pejgamberit, Alejhi selam.

33.        Pasimi i burrit ne marrėdhėniet dhe raportet familjare Pejgamberin, Alejhi selam.

34.        Nxitja dhe stimulimi i fėmijėve pėr nxėnien pėrmendėsh te lutjeve profetike dhe zbatimin e tyre.

35.        Nxitja e fėmijėve pėr te ndare njė pjese te shpenzimeve te tyre ditore pėr hire te zbatimit praktik te disa haditheve, siē janė ato rreth pėrkujdesjes pėr jetimin, dhėnien ushqim te varfėrve si dhe ndihmėsen nevojtareve.

36.        Bėrja shprehi fėmijėve pėrdorimin e urtėsive profetike ne hadithe, siē ėshtė hadithi: "Besimtari ėshtė i menēur, i zgjuar", pastaj: "Besimtari nuk thumbohet nga njė vrime dy here", pastaj: "Lehtėsoni e mos vėshtirėsoni".

37.        Mbajtja e kuizeve familjare pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam.

38.        Prezantimi i familjes me jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe atė nėpėrmjet nismės: "Njė dite ne shtėpinė e Pejgamberit, Alejhi selam".

 

Se treti: Opsionet ne nivel sektorėsh dhe te punėsuarish ne to:

 

39.        Mbjellja e dashurisė pėr Pejgamberin, Alejhi selam, ne zemrat e nxėnėsve dhe atė duke vene ne shesh te drejtėn e tij ndaj ummetit islam.

40.        Mbajtja e shpeshte e ligjėratave, te cilat kane karakter pėrshkrues te jetės se tij, alejhi selam.

41.        Nxitja e pėrgjegjėsve te arsimit qe te fusin edhe lenden e jetės se Pejgamberit, Alejhi selam, neper shkolla humaniste.

42.        Puna ne drejtim te themelimit te departamenteve neper universitete te njohura botėrore ku do te mėsohej pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam.

43.        Nxitja dhe stimulimi i hulumtuesve shkencore qe te bėjnė hulumtime ne jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, pėr t'i prezantuar me pas punimet e tyre ne forme librash te ndryshme, qofshin nga aspekti i betejave te tij, cilėsive te tij, etj.

44.        Mbajtja e panaireve shkollore dhe universitare, te cilat pranojnė Pejgamberin, Alejhi selam, duke i kushtuar vėmendje ilustrimit gjeografik te shtrirjes dhe zhvillimit te Islamit.

45.        Veēimi i disa pjesėve te frekuentuara te librarive pėr libra dhe ēdo gjė qe ka te beje me jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam.

46.        Pėrgatitja e enciklopedive akademike, te cilat do te jene si burim pėr kėtė ēėshtje si dhe pėrkthimi  e tyre ne gjuhet e gjalla te botes.

47.        Mbajtja e kuizeve vjetore pėr nxėnės dhe nxėnėse pėr punimin me te mire pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, si dhe stimulimi pėr kėtė me shpėrblime te konsideruara.

48.        Mbajtja e kampeve rinore, ne te cilat do te cilat do te mbjellej dashuria pėr Pejgamberin, Alejhi selam, dhe mbajtjen pėr sunnetin e tij.

49.        Mbajtja e kurseve pėrgatitore, te veēanta pėr pėrgatitjen e udhėheqėsve, pasues te Muhammedit, Alejhi selam.

 

Se katėrti: Opsione ne shkalle dijetaresh, imamėsh dhe studentesh:

 

50.        Sqarimi i veēorive te revelates se Pejgamberit, Alejhi selam, dėrgimit te tij me fe te pastėr dhe te lehte, se parim bosht apo kyē ne fenė e tij ėshtė udhėzimi i njerėzve pėr t'i bere adhurim vetėm njė Zoti, Allahut, subhanehu ve teala.

51.        Ftimi i te gjithė njerėzve ne kėtė fe, pa marre parasysh racėn apo kombėsinė e tyre.

52.        Sqarimi i cilėsive te tij morale, para dhe pas dėrgimit si i dėrguar i Allahut, subhanehu ve teala.

53.        Sqarimi i virtyteve te tij si dhe veēorive te ummetit te tij me njė stil dhe metode te kėnaqshme.

54.        Sqarimi i qėndrimeve te Pejgamberit, Alejhi selam, ndaj familjes, fqinjėve dhe shokėve te tij.

55.        Shpjegimi i raporteve te tij me armiqtė e tij nga ithtarėt e librit, politeistet dhe hipokritet.

56.        Sqarimi i programit te tij ditor.

57.        Veēimi i pjesės se dyte te ligjėratės te se premtes (hytbes) pėr pėrkujtimin e disa pjesėve te jetės se tij, e jo rralle edhe mbajtja e ligjėratave komplete me kėtė tematike.

58.        Komentimi i ajeteve, te cilat flasin pre Pejgamberin, Alejhi selam. Kėtė pas leximit te tyre ne namaz dhe atė jo me gjate se 3-5 minuta.

59.        Formimi i grupeve pėr mbajtjen pėrmendėsh te haditheve krahė pėr krahė me grupet e mbamendesve te Kur'anit Kerim.

60.        Pėrmirėsimi i keqkuptimeve te sunetit tek masa e gjere si dhe ftimi ne mbajtjen pėr sunnetin me njė metode te lehte dhe te thjeshte.

61.        Pėrmendja e fjalėve te dijetareve islame pėr dispozitėn e atij, qe etiketon Pejgamberin, Alejhi selam, me ndonjė te mete si dhe domosdoshmėrinė e urrejtjes dhe largimit prej tij.

62.        Ftimi pėr kthimin e njerėzve ne praktikimin e fesė dhe atė nėpėrmjet prezantimit te disa skenave te jetės misionare te Pejgamberit, Alejhi selam.

63.        Kujdesi nga mjete e informimit, tv, radio, elektronike apo te shkruara qofshin, te cilat kalojnė ne ekstremitet ne lėvdimin pėr Pejgamberin, Alejhi selam, duke sqaruar ajetet dhe hadithet qe ndalojnė kėtė, siē ėshtė ajeti: " įĒó ŹóŪśįõęĒś Żöķ Ļöķäößõćś mos teproni nė fenė tuaj". (Nisa, 171), pastaj hadithi: " įĒ ŹŲŃęäķ ßćĒ ĆŲŃŹ ĒįäÕĒŃģ ĒČä ćŃķć Mos me ngrini mua ashtu siē e kane ngritur te krishterėt Isain, te birin e Merjemes!". Me kėtė rast duhet sqaruar formėn e dashurisė se sinqerte ndaj Pejgamberit, Alejhi selam.

64.        Nxitja e njerėzve pėr leximin e jetės se Pejgamberit, Alejhi selam, nga resurset bazore, duke ua sqaruar me te rėndėsishmet.

65.        Demantimi dhe pėrgėnjeshtrimi te gjitha dyshimeve, te cilat ēojne pluhur rreth jetės dhe personalitetit te Pejgamberit, Alejhi selam.

 

Se pesti: Opsione ne nivel mendimtarėsh, publicistėsh dhe gazetaresh

 

66.        Prezantimi i personalitetit te Pejgamberit, Alejhi selam, dhe veēorive te ummetit te tij nėpėrmjet botimeve dhe publikimeve si dhe trajtimi i tyre ne manifestime informative dhe gazetareske.

67.         Mosbotimi i asgjėje, qe fyen Pejgamberin,Alejhi selam.

68.        Kundėrvėnia informacionit perėndimor dhe ēifut si dhe refuzimi dhe demantimi i dyshimeve dhe shpifjeve te tyre pėr fenė dhe pejgamberin tone, alejhi selam.

69.        Mbajtja e konferencave informative dhe shkencore me gazetare dhe mendimtarė jomuslimane, por objektiv, qe pėr objekt diskutimi, te themi kushtimisht, do te kishin jetėn dhe personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam.

70.        Botimi i fjalėve miradije te jomuslimaneve pėr Pejgamberin, Alejhi selam.

71.        Mbajtja e takimeve dhe seminareve kulturore, ne te cilat do te zbulohej programi dhe jetepershkrimi i tij, duke treguar aspektet e lidhshmėrisė se programit te tij me ēdo kohe dhe vend.

72.        Pėrgatitja e kuizeve informative pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, duke caktuar ēmime dhe shpėrblime pėr fituesit.

73.        Shkruaja e artikujve, tregimeve dhe broshurave, te cilat bėjnė fjale pėr Pejgamberin, Alejhi selam.

74.        Propozimi redaktoreve te gazetave dhe revistave qe te caktojnė njė kėnd, ne te cilin vazhdimisht do te pėrmendeshin ajete dhe hadithe, te cilat flasin pėr obligueshmerine e dashurisė ndaj tij, se dashuria ndaj tij duhet qene para dashurisė ndaj fėmijėve, prindėrve, vetėve dhe pasurive tona, se kjo dashuri pėrcakton doemos nderimin, respektimin dhe nėnshtrimin atij si dhe dhėnien pėrparėsi fjalės se tij ndaj ēdo fjale te ēdo krijese tjetėr.

75.        Propozim kanaleve televizive qe te mbajnė programe te veēanta pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, sjelljen e tij me gratė, fėmijėt, shokėt, armiqtė e tij, e gjera te tjera, te cilat pasqyrojnė cilėsitė e tij morale dhe natyrore.

76.        Nxitja e video&audio produksioneve pėr incizimin dhe xhirimin e videove dhe kasetave, ne te cilat do te prezantohej jeta e Pejgamberit, Alejhi selam, me njė stil modern tėrheqės.

77.        Nxitja e kanaleve televizive, tokėsore apo satelitore qofshin, qe te emitojnė filma edukativ pėr te rinjtė, ne te cilėt do te prezantoheshin disa veēori dhe tregime nga tradita e Pejgamberit, Alejhi selam.

 

 Se gjashti: Ne nivel te shoqatave bamirėse dhe misionare

 

78.        Themelimi i departamenteve dhe degėve institucionale, ne te cilat do te ngrihej flamuri i pėrkrahjes se Pejgamberit, Alejhi selam.

79.        Pjesėmarrja ne panaire vendore dhe ndėrkombėtar, ne te cilat do te prezantoheshin libra dhe produkte kinematografike rreth jetės dhe veēorive te misionit te Muhammedit,Alejhi selam.

80.        Veēimi i disa lokaleve te pėrhershme pėr shpėrndarjen e librave, kasetave dhe broshurave, ne te cilat flitet rreth jetės se Pejgamberit, Alejhi selam.

81.        Shpėrblimi me ēmime te mėdha figurat e njohura, te cilat shėrbyen shume sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, duke mbajtur njė ceremoni vjetore, ku do te ftoheshin personalitet te larta.

82.        Themelimi i nje shtypshkronje, e cila do te botonte libra te jetės se Pejgamberit, Alejhi selam, ne gjuhe te ndryshme, te cilat me pas do te shpėrndaheshin anekėnd botes, e ne veēanti ne qendra orientalizmi dhe universitete.

83.        Themelimi i njė reviste ose buletini, i cili do te ishte special pėr jetepershkrimin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe mėsimet islame, nėpėrmes te cilave do te prezantoheshin veēoritė e kėtij ummeti dhe kėsaj feje, te cilėn e kumtoi Muhammedi, Alejhi selam.

84.        Vėnia e sanduqeve bamirėse, te cilat do te pėrkrahnin materialisht ekspeditat pėrkrahėse te Muhammedit,Alejhi selam, do te ndihmonin ne botimin dhe pėrkthimin e librave te jetepershkrimit te Pejgamberit, Alejhi selam si dhe do te formonin faqe islame ne internet, ne te cilat do te flitej pėr kėtė gjė.

 

Se shtati: Opsione ne nivel te pronareve te faqeve te internetit dhe mjeshtreve te tyre

 

85.        Formimi i grupeve, te cilat do te merrnin pėrsipėr prezantimin e veēorive dhe virtyteve te kėsaj feje, pastaj qėndrimin e njėjtė te Islamit pėr te gjithė pejgamberet duke mos bere dallime ndėrmjet tyre dhe tema te ngjashme.

86.        Formimi i forumeve, te veēanta pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, ne te cilat pėrveē tjerash do te prezantohej misioni i tij ndėrkombėtar.

87.        Pjesėmarrje ne dialogje miqėsore me jomuslimane si dhe ftimi i tyre pėr ta studiuar personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe fenė, me te cilėn erdhi.

88.        Formimi i emailave, te cilėt do t'iu dėrgonin anėtareve hadithe dhe kėshilla profetike.

89.        Pėrgatitja e punimeve kompjuterike kohe pas kohe pėr personalitetin e Pejgamberit, Alejhi selam, e sidomos ne raste manifestimesh dhe ceremonish solemne.

90.        Shpallja ne qarqet hulumtuese elektronike libra dhe ligjėrata rreth jetės se Pejgamberit, Alejhi selam.

 

Se teti: Ne nivel pasanikesh dhe qeverish islame:

 

91.        Pėrkrahja materiale e aktiviteteve rreth jetės se Pejgamberit, Alejhi selam.

92.        Botimi i disa fletushkave, ne te cilat paraqiten hadithe dhe kėshilla profetike.

93.        Kontributi ne themelimin dhe hapjen e stacioneve radio-televizive, revistave, etj, te cilat do ta sqaronin Islamin, pejgamberin e Islamit, Muhammedin, Alejhi selam dhe atė ne gjuhe te ndryshme.

94.        Huazimi i hapėsirės neper televizione te huaja, pėr prezantimin e Islamit dhe pejgamberit te Islamit, Muhammedin, Alejhi selam.

95.        Themelimi i qendrave, te cilat do te ishin speciale pėr hulumtime dhe studime te jetės se Pejgamberit, Alejhi selam, dhe pėrkthimit te saj ne gjuhe te ndryshme.

96.        Hapja e muzeve dhe librarive te veēanta pėr trashėgimin profetike.

97.        Hapja e faqeve ne internet, te cilat do te ishin te veēanta pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam.

98.        Botimi dhe prodhimi i librave, kasetave, programeve informative, te cilat do te demonstronin virtytet e kėsaj feje, te cilėn e solli Muhammedi, Alejhi selam, si dhe moralin dhe cilėsitė fisnike te kumtuesit te saj, Muhammedit,Alejhi selam.

99.        Kontributi ne mbėshtetjen materiale te kuizeve misionare, te cilat do te interesoheshin vetėm pėr jetėn e Pejgamberit, Alejhi selam, duke mos harruar as rezervimin e njė shume te hollash, te ilat do te ishin si mjet nxitės dhe stimulues pėr kėto kuize.

100.     Kėtė po ta leme ty i nderuari lexues qe ta plotėsosh dhe te na e dėrgosh neve ne redaksi…

Vėlla mysliman! Motėr myslimane! Obligim i ēdonjėrit prej nesh –aq sa kemi mundėsi- ėshtė pėrkrahja dhe ndihmesa Muhammedin, Alejhi selam dhe mu pėr kėtė, e pėrgatitem kėtė udhėzues te shkurtėr, ne mėnyrė qe askush te mos mbetet i arsyetuar. Le te punojmė te gjithė pėr pėrhapjen dhe shpėrndarjen e saj! Le t'i ftojmė familjen dhe te gjithė njerėzit nėpėrmjet ndejave familjare apo lidhjeve telefonike pėr pėrkrahjen dhe ndihmėsen Muhammedit,Alejhi selam!!!

Shkroi: Ebu Hejja

Burimi: http://www.islamway.com/

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

29 janar 2006, e diele

Brunei Darussalam