VLERA E DHJETË DITËVE TË MUAJIT DHUL-HIXHE
E falënderojmë All-llahun xh.sh., i Cili i dalloi disa muaj nga muajt të tjerë, disa ditë nga disa të tjera. Gjithashtu e përshëndetim me salavate Muhammedin i cili na sqaroi për vlerën dhe rëndësin e tyre.
Vëllezër të nderuar në hytben e sotshme do të flasim për vlerën e muajit dhul-hixhe.
Në lidhje më vleftën e dhjetë ditëve të muajit dhul-hixhe flasin ajetet e para të surës fexhe ku thuhet:
َالْفَجْرِ. وَلَيَالٍ عَشْرٍ. وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ. وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ.هَلْ فِي ذَلِكَ قَسَمٌ لِّذِي حِجْرٍ
“Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun! Pasha natën që shkon! A janë këto betime për të mençurin?”{Fexher, 1-5}.
Në një transmetim thuhet se All-llahu xh.sh., i ka zgjedhur i ka dalluar tri dhjetshe e ato janë:
1.Dhjetë ditët e fundit të muajt Ramazan, për arsye se në ato gjendet Nata e Kadrit.
2.Dhjetë ditët e muajt Dhul-hixhe, se në ato ditë gjenden:
-Jevmu tervije, dita që ka parë ëndërr Ibrahimi a.s.
-Jevmu Arafat, dita e arafatit.
-Jevmu Ad-hijetu, dita e kurban bajramit.
-Jevmu haxh, ditët e kryerjes së rregullave të haxhit.
3.Dhjetë ditët e muaj muharrem, për arsye se në to gjindet Dita e Ashurës.
Mu për këtë gjë All-llahu xh.sh., në një hadith kudsij thotë:
“All-llahu xh.sh., krenohet me Melaiket dhe ju thotë:”Shikoni robërit e Mi prej nga vijnë, nga çdo vend i largtë, të plurhurosur e të rraskapitur për t’iu prezentuar të mirat e tyre (për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre).
“O melekët e Mia, bëhuni dëshmitarë së Unë ua fala atyre mëkatët e bëra”.
Në vazhdim do t’i cekim edhe disa hadithe të Muhammedit a.s., që kanë të bëjnë me vlerën e dhjetë ditëve të Dhul-hixhës si dhe agjërimi në këto ditë.
Një nga fakëtoret që këto ditë të jenë të vlefshme është edhe ajo se në këto ditë gjendet edhe dita e Arafatit. Për këtë ditë Muhammedi a.s., ka thënë:
“Kush agjëron ditën e Arafatit të muajt Dhul-hixhe, All-llahu xh.sh., do t’ia shkruajë sikur ka agjëruar gjashtë dhjetë vjet dhe do ta shkruajë me të ndershmit të dëgjueshmit”.
Në një hadith tjetër thuhet:
“Për All-llahun xh.sh., vepra më madhështore dhe më e dashur është puna që punohet këto dhjetë ditë (fjala është për dhjetë ditët e dhul-hixhës), prandaj në ta sa më tepër lexoni tesbih (subhanall-llah), tahmid (el-hamdulil-lah), tehlil (la ilahe il-lall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber).”
Po ashtu në një hadith thuhet:
“Për All-llahun ditët më të dashura për ibadet janë dhjetë ditët e muajt dhul-hixhe, agjërimi i çdo dite e ka vleren sikur agjërimi i një viti, kijami (të qëndruarit në namaz) i çdo nate është sikur vlera e qëndrimit në kijam natën e Kadrit.” (transmeton Termidhiu, dhe Ibn Maxhe).
Kur është fjala për agjërimin e këtyre ditëve dhe vlera e tyre, do të cekim një hadith që transmeton ibn Abasi se Muhammeid a.s., ka thënë:
1. Dita e parë është dita ku All-llahu xh.sh., ia ka falë mëkatet Ademit a.s., kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do t’i falë të gjitha mëkatet.
2. Dita e dytë është dita ku All-llahu xh.sh., duanë - lutjen e Junusit a.s., e pranoi dhe e nxorri prej barkut të peshkut. Kush e agjëron këtë ditë, do t’i llogaritët sikur i ka bërë ibadet All-llahu xh.sh., tërë vitin duke mos bërë mëkat ndaj All-llahut xh.sh.
3. Dita e tretë është dita që All-llahu xh.sh., lutjen - duanë e Zekerijas a.s., e pranoi. Kush e agjëron këtë ditë All-llahu xh.sh., do t’ia pranojë çdo lutje – dua.
4. Në ditën e katërtë ka lindur Isa a.s., kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do t’ia largon të këqijat dhe varfërin.
5. Në ditën e pestë ka lindur Musa a.s., kush agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do ta mbron prej dënimit të vorrit.
6. Dita e gjashtë është dita që All-llahu xh.sh., ia ka hapur të gjitha të mirat Pejgamberit a.s., dhe kush agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do ta shiqon më mëshirën dhe nuk do ta dënon pas saj asnjëhërë.
7. Dita e shtatë është dita ku mbyllën dyerët e xhehennemit dhe nuk happen derisa nuk kalojnë dhjetë ditë. Kush agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do t’i mbyllë tridhjetë dyerë të këqija të vështira dhe do t’ia hapë tridhjetë të mira.
8. Dita e tetë është dita që quhet “jevmu teravije” e kush agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh., do t’i japë shpërblim të madhë sa që vetëm All-llahu xh.sh., e din.
9. Dita e nëntë është dita e Arafatit dhe kush e agjëron këtë ditë, atij do t’i shlyhen mëkatet e vitit të kaluar dhe të ardhshmit dhe kjo është dita që ka zbritur ajeti i Kur’anit:
...الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا....
“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe….”{Maide, 3}.
10. Dita e dhjetë është dita e kurbanit, kush therr (pren) kurban, për pikën e parë të gjakut që bije në tokë, All-llahu xh.sh., do t’ia falë mëkatet e tija dhe familjës së tij. Kush ushqen një besimtarë ose jep një sadakë prej sadakave, ne Ditën e Kijametit do t’i vjenë më e rëndë në peshojë se sa kodra e Uhudit.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ