Shtatë gjërat që sjellin dashurinë ndaj Zotit

Falënderimet i takojnë All-llahut të madhëruar, i Cili është Krijuesi dhe Shpikës i kësaj bote. I Cili nuk është i pafillim dhe i pambarim. I Cili nuk ka babë as nënë, I Cili nuk ka shok, me mirësinë e të Cilit plotësohen të mirat. Dëshmojë se nuk ka Zot tjetër të adhurohet përveç All-llahut xh.sh., dhe dëshmojë se Muhammedi a.s., është rob dhe i dërguari i fundit deri në ditën e Gjykimit. Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të zgjedhurin e Tij, Muhammedin a.s., mbi familjëne, shokët e tij dhe të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
All-llahu i Madhëruar e krijoj njeriun në formën më të bukur,  e më të përsosur, e pajisi atë me mendje dhe dije. I mësoi atij të mirat e kësaj dhe botës tjetër.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur ... ndërsa në hytben sotme do të flasim për shtatë gjëra që sjellin dashurinë ndaj   All-llahut xh.sh.
Një: Njohja e begative të Allahut që Ai i ka vendosur mbi robërit e tij. Këto begati (jane aq të shumta)sa nuk mund të numërohen apo të llogariten. Allahu thotë:
       وَآتَاكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَتَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ الإِنسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ ٌ        
 “Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut xh.sh., nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”{Ibrahim, 34}.
Zemrat natyrisht kanë dashuri për ata që bëjnë mirë atyre vet. Dashuria për begatitë është nga aspektet e përgjithshme të falenderimit për dikend i cili ka vendosur një begati. Eshtë thënë që falenderimi është në zemër, gjuhë dhe gjymtyrë. 
Dy: Dija për Allahun, emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij. Njeriu që e njeh Allahun e don Ate. 
Kushdo qe e do Atë i bindet Atij. Kushdo qe i bindet Allahut është i nderuar nga Ai. Kushdo që është i nderuar nga Allahu, Ai do ta mbaje atë afër Tij. Kushdo që mbahet prej Tij ka mirëpritur shpërblimin e këndshëm. 
Tre: Dituria e veçantë që vjen nga meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës dhe atë që Allahu e ka krijuar. 
Në Kur'an gjenden shumë përmendje të shenjave të Allahut që tregojnë Madhështinë, Fuqinë, Madherinë, Perfeksionin, Shkëlqesinë, Mëshirën... e Tij dhe emrat e Tij të bukur gjithashtu Atributet e madheruara. 
Kur dituria e dikujt për Allahun ëshë e  fuqishme dashuria për Te është gjithashtu e fuqishme dhe dashuria për t'iu bindur Atij është gjithashtu e fuqishme. 
Katër: Mundi i të vepruarit drejt Allahut, me sinqeritet dhe pastërti duke shkuar kundër dëshirave personale. Kjo është një punë që bëhet shkak që Allahu ta begatoje një rob dhe kur Ai begaton robin, robi e don Atë. 
Pesë: Shtimi i permendjes së Allahut (dhikrit). Kur një përson e don dikend ai e kujton atë më shpesh. 
Dhe përmes perkujtimit të Allahut zemrat e njerëzve qetësohen. Edhe njëra nga shenjat e të pasurit dashuri për Allahun është përkujtimi i Allahut, nga zemra dhe gjuha e personit. 
Gjashtë: Recitimi i shpeshtë i Kur’anit dhe meditimi për kuptimin e tij, e në veçanti për ato ajete që përmbajnë emrat, atributet dhe veprat e Allahut. Për dashurinë ndaj kësaj vepre Allahu do ta udhëzoje robin ta doje Allahun dhe Allahu ta doje atë. 
Shtatë: Përkujtimi i asaj që është përmendur në Kur’an dhe në sunnetin e Pejgamberit duke i premtuar besimtarëve se do ta shohin Zotin e tyre në xhenet dhe takimin me Te në ditën e Bollëkut. Gjë që do sjelle definitivisht tek personi dashurinë për Allahun.
All-llahu na bëftë prej atyre të cilët i kryejm obligimet ndaj Tij, na bëftë prej atyre që kanë frikën dhe respektin ndaj Tij.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.