ADOPTIMI I FEMIJEVE SIPAS ISLAMIT

     Jo rastėsisht ėshtė thėnė se "e keqja e tėrheq tė keqen", dhe kėshtu, injoranca fetare shume njerėz i ka shpie nė humnerė. Disa muslimanė duke mos ditur se feja e tyre ka zgjidhje pėr ēdo problem ne jetėn e tyre, pėr ēdo parregullsi, pėr ēdo nevoje dhe kėrkesė tė jetės, filluan dhe ne vend qe t'i jene Zotit mirėnjohės dhe ta falėnderojnė pėr dhuntitė e Tij, ata shpiken metoda (njė prej tyre edhe kjo), akuzuan Allahun, Zotin e boteve, se kinse Ai i paska harruar dhe nuk po u dashka te mirėn ngase nuk iu ka dhuruar fėmijė, e shume e shume marrėzira tjera, te cilat njeriu ka turp t'i shkruaj ne letėr.
     Njė gjė duhet patur parasysh: Kur Allahu i Madhėruar caktoi qė kjo fe te mbetet pėrgjithmonė, vetvetiu kuptohet se ajo duhet te pėrmbajė ēdoherė, ne ēdo vend dhe nė ēdo kohe zgjidhje, kėshilla, udhėzime dhe udhėrrėfime pėr ithtarėt e saj. Thotė Allahu i Madhėruar: "Ne ty ta shpallėm librin sqarim pėr ēdo send, udhėzim e mėshirė dhe myzhde pėr muslimanėt". (Nahl, 89)
     Pra nėse Kur'ani Famėlartė qenka sqarues i ēdo gjeje atėherė perse te mos i drejtohesh atij por te veprosh ne kundėrshtim me mėsimet e tij?! Perse? A nuk do te thotė kjo injorance e njėmendtė?! Natyrisht se po.
Kur Allahu e shpalli Islamin, atėbotė adoptimi i fėmijėve ishte dukuri e pėrhapur ne mesin e arabeve, dhe meqė ishte dukuri e papranuar pėr Islamin, ne do te shohim se si Islami e luftoi kėtė dukuri, dhe atė nėpėrmjet pikave vijuese:
       Vet fakti se ata e akuzojnė Allahun se Ai nuk iu ka dhėnė fėmijė ėshtė argument se ata duhet te pendohen ngase Ai, qe nuk iu ka dhėnė ka mundėsi, ne rast se ata pėrmirėsohen t'iu jap.
     Vėrtet kjo dukuri te bėn ngapak te qeshesh. Si ka mundėsi njeriu te hidhėrohet prej Atij qe i ka dhėnė shume te mira ne kėtė jete ndėrsa nuk ai, pėr shkak se nuk i ka dhėnė fėmijė i harron te gjitha kėto te mira dhe mohon Zotin e vet?! A nuk ėshtė kjo ēmenduri e vėrtet?! A nuk ėshtė kjo hipokrizia me e madhe?! Nėse Pejgamberi, alejhi selam, kishte quajtur mynafikė njeriun i cili njeriut ia harron te mirat pastaj kur nuk mundet ti beje diē mire thotė se ti kurrė nuk me ke bere mire, atėherė si mendoni se duhet ta quajmė njeriun, i cili ia harron te mirat Allahut, Zotit te njerėzimit?!
     Me thuaj se kush ta dha mendjen? Kush te dalloi nga te gjitha krijesat? Kush ta dha shikimin, dėgjimin, nuhatjen, kėtė e atė,? Kush? Nėse thua se ti ka dhėnė natyra, atėherė unė nuk do ta vazhdoj mė, do te ndalem ngase pake defekte tjera ne besimin tėnd, por nėse thua se t'i ka dhėnė Allahu, atėherė unė te them: Allahu ėshtė Posedues i qiejve dhe toke. Pėr te sikur ta epte ty tere dynjanė nuk do te ishte asgjė, depot e Tij nuk zbrazen kurrė, te mirat e Tij nuk pėrfundojnė kurrė, andaj be durim se ka gjasa qe Ai, Allahu, i Cili nuk te ka dhėnė fėmijė deri tani tė tė begatoje ne ditėt e ardhshme!
      Nėse sprovohesh atėherė be durim ngase sprovat janė te ndryshme.
     Vėlla i nderuar! A nuk e di se Allahu ka krijuar njeriun qe ta sprovoje?! A e di se Allahu sprovon njeriun me gjithēka; humbje te pasurisė, fėmijėve, prindėrve, gruas, ej. Thotė Allahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?". (Ankebut, 2) Po ashtu thotė: "155. Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve". (Bekare, 155)
     Vėlla nėse e shikove sado pak kėtė, ajetin e fundit, besoj se do te bindeshe. Shiko edhe njėherė se ēfarė thotė Allahu ne fund te tij e pastaj meditoje edhe kėtė ajet: " ndėrsa tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!". (Zumer, 10) Pra shpėrblimi pėr durimin tėnd ėshtė i pakufishėm.
        Adoptimi veprim kundėr dėshirės sė Allahut
     E vėrtet. Adoptimi ėshtė kundėr dėshirės dhe vullnetit te Allahut, ngase vetėm Ai ėshtė qe dhuron fėmijė. Thotė Allahu: "  Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i falė vetėm femra atij qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do. 50. Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". (Shura, 49-50)
    Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, ne koment te kėtij ajeti ka dhėnė njė mund te lėvduar. Ai komenton e thotė: "Allahu na informon se Ai ėshtė Krijuesi i qiejve dhe tokės, Poseduesi dhe Rregulluesi i tyre, se ēdo gjė qe Ai dėshiron ėshtė bere dhe atė qe nuk e ka dėshiruar nuk ka ndodhur. Ai i jep kujt te doje dhe nuk i jep kujt te do; nuk ka pengues pėr atė qe donė ta jap sikurse qe nuk ka marres pėr atė qe nuk e jep. Ai krijoi ēdo gje,
" I jep kujt te doje vajza", d.t.th: I dhuron vetėm fėmijė vajza. Ka thėnė Begaviu: Prej njerėzve te tille ėshtė edhe pejgamberi i Allahut, Luti, (i cili nuk kishte fare djem).
" I jep kujt te doje meshkuj", d.t.th: I jep vetėm fėmijė meshkuj. Ka thėnė Begaviu: Sikurse Ibrahimi, Alejhi selam, i cili kishte djem dhe nuk kishte vajza.
" ose i jep ēifte: meshkuj e femra", d.t.th: kujt te do prej njerėzve i dhuron fėmijė te pėrzier, meshkuj e femra. Ka thėnė Begaviu: Sikurse Muhammedi, alejhi selam, i cili kishte djem dhe vajza.
" e ke te do e le steril", d.t.th: nuk i lindin fėmijė fare. Ka thėnė Begaviu: Sikurse pejagmberėt e Allahut, Jahjaja dhe Isai, te cilėt nuk patėn fėmijė fare. Pra siē po shohim Allahu njerėzit i ndau ne katėr grupe:
" Ai ėshtė i Gjithėditur" d.t.th: I Gjithėditur pėr atė qė meriton secili grup prej kėtyre katėr grupeve.
" I Fortė", d.t.th: I fortė pėr ēdokėnd, pra pėr dallimin e njerėzve ne kėtė aspekt, etj.
Pra ti vėlla dhe motėr qe nuk keni fėmijė shikoni se Allahu vetėm juve nuk iu ka sprovuar me kėtė, por ka sprovuar edhe pejgamberėt e Tij.
        Edhe pejgamberi ynė para Islamit kishte birėsuar fėmije
     Kur u paraqit Islami, adoptimi ishte i pėrhapur ne shoqėrinė arabe, madje edhe vet Pejgamberi, alejhi selam, para se te ndalohej kjo dukuri, e kishte adoptuar Zejd b. Harithen. Zejdi ishte djalė arab, i zėnė rob ne njė lufte te arabeve ne periudhėn paraislame, pastaj i blerė nga Hakim b. Huzzami, djali i mikut te Pejgamberit, alejhi selam, vėllait te gruas se tij, Hatixhes, pėr hallėn e tij Hatixhėn, Allahu e mėshiroftė.
     Kur Hatixhja u martua me Muhammedin, alejhi selam, ia dhuroi Zejdin. Babai dhe xhaxhai i Zejdit e kėrkonin vazhdimisht kėtė dhe me ne fund kur e kishin gjetur. Pejgamberi, alejhi selam e kishte liruar dhe i kishte dhėnė liri qe te shkonte me ta, por ai kishte refuzuar te shkonte me ta dhe kishte zgjedhur qe te qėndronte tek Pejgamberi, alejhi selam. Pėr kėtė shkak Pejgamberi, alejhi selam e liroi dhe publikisht e shpalli si fėmijė te adoptuar te tij. Prej asaj kohe ai njihet si Zejdi, i biri i Muhammedit.
     Njė dite Zejdi i tha Muhammedit, alejhi selam: O i derguari i Allahut! Me marto me njė grua te lire! Kė po e zgjedh ti o Zjed- e pyeti Muhammedi, alejhi selam? Tha: Zejneb b. Xhahshin, vajzėn e hallės sate. Kjo vajze rridhte nga njė familje autoritative dhe me nam por meqė Islami kėto gjera i konsideron me shume formale se sa parime, atėherė edhe kėrkesa e tij nuk u refuzua. Madje Islami pėr mision ka shkatėrrimin e dallimeve ne mes shtresave; ne Islam nuk ka qytetar-fshatar, i pasur-i varfėr. Thotė Allahu: " e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". (Huxhurat, 13)
     Ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: " Nuk ka favorizim arabi ndaj joarabit. Te gjithė ju jeni nga Ademi ndėrsa Ademi ishte prej dheu".
      Edhe poetėt islamė e kishin trajtuar njė gjė tė tillė nė poezitė e tyre. Ja njeri prej tyre thotė:
Pėr Zotin! Cka ėshtė njeriu pos i biri i fesė sė tij
Andaj mos e braktisė devotshmėrinė e te mbėshtetėsh nė prejardhje
Islami e ngriti Selman Farisinė
Ndera me pabesim humbi njeriu me fis, Ebu Lehebi
     E tere familja ishte ne hall: ta martojnė apo jo vajzėn e tyre me njė rob te liruar. Kur ata nuk mund te vendosnin vendosi Allahu pėrmbi shtate pale qiej duke e sjellur Xhibrilin me: " Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės". (Ahzab, 36)
    Dhe kėshtu, Zejnebi u martua pėr Zejdin, birin e adaptuar te Muhammedit, alejhi selam…
        Birėsimi merr fund
     Islami anuloi birėsimin duke shpallur pėrgjithmonė: "Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send". (Ahzab, 40)
     Islami e anulon birėsimin duke e konsideruar prej mėkateve te mėdha. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Vėrtet, prej mėkateve me te mėdha ėshtė qe njeriu te mos thirret ne emėr te babait te vet".
     Kėtė e sqaron Allahu shume mire kur thotė: " e as nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj (fėmijėt e tjetėrkujt qė i adoptoni si tė juaj). Kėto janė vetėm thėnie tuaja qė i shqiptoni me gojėt tuaja, e All-llahu e thotė atė qė ėshtė realitet, dhe Ai udhėzon nė rrugėn e drejtė". (Ahzab, 4)
     Ndėrsa nėse pyet se ēfarė te bėjmė me ta, shiko pėrgjigjėn ne kėtė ajet: " Ju thirrni (mbėshtetni) ata nė etėrit e vėrtetė tė tyre, kjo ėshtė mė e drejtė tek All-llahu, e nėse nuk ua dini (nuk dini se kush janė) etėrit e tyre, atėherė ata janė vėllezėrit tuaj dhe tė afėrmit tuaj nė fé. Nuk ėshė ndonjė mėkat juaji ajo pėr ēka keni gabuar, por (ėshtė mėkat) ajo qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht, po All-llahu ėshtė qė falė, ėshtė mėshirues". (Ahzab, 5)
Pėrse e ndaloi Islami birėsimin?
     Islami e ndaloi birėsimin ngase lejimi i kėsaj dukurie d.t.th lejim i haramit dhe ndalim i hallallit, qe sipas dijetareve, unanimisht, shpie ne pabesim. Birėsim d.t.th qe fėmiu i huaj te trashėgojė me pa te drejte pasurinė tende, te qėndrojė ne njė dhome me gruan dhe vajzat tua ndėrsa ato i janė te lejuara pėr martese. Nėse njė gjė e tille i ėshtė ndaluar Muhammedit, alejhi selam, atėherė edhe ty te ndalohet. Thotė Allahu: Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send". (Ahzab, 40)
Edhe njė metode tjetėr e ndalimit te birėsimit
     Kur Allahu i Madhėruar deshi ta binde njerėzimin se Zejdi nuk ishte i biri i Muhammedit, alejhi selam, caktoi qe Zejdi te ndahej nga gruaja dhe me te te martohej Muhammedi, alejhi selam. Caktim dhe urdhėr hyjnor.
     Sikur Zejdi te ishte i biri i Muhammedit, alejhi selam, martesa me ish gruan e tij nuk do te lejohej ngase njė gjė e tille ne Islam ėshtė e ndaluar.
    Cfarė ndodhi? Gjate jetės bashkėshortore Zejdi nuk ndihej i lumtur me te; probleme, mospajtime, zėnka, ngatėrresa, dhe ja Zejdi, vie tek Muhammedi, alejhi selam dhe ankohet pėr sjelljen jo tė mire te gruas. Pejgamberi, alejhi selam iu drejtua Zejdit: "O Zejd! Mbaje gruan tende dhe t'ia kesh friken Allahun!
     Muhammedi, alejhi selam ia tha Zejdit kėto fjale pasi qe Allahu i Madhėruar e kishte lajmėruar pėr kėtė ndodhi; se Zejdi do ta shkurorėzonte gruan e tij dhe se ai do te martohej me te, ne mėnyrė qe te shpalle para tere njerėzimit se Zejdi, biri i adpotuar i tij, nuk ėshtė fėmijė i tij.
    Edhe pse Muhammedi, alejhi selam e mbante fshehur kėtė gjė nga turpi megjithatė, Allahu i shpalli se kėtė do ta bėnte publike dhe ja tha: " (Pėrkujto) Kur i the atij qė All-llahu e kishte shpėrblyer (me besim) e edhe ti i pate bėrė mirė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė t'i frikėsohesh All-llahut". (Ahzab, 37)
   Allahu e lajmėroi se nuk ka nevoje ta mbante te fshehur kėtė gjė duke i thėnė se Allahu me se shumti ka merite qe t'ia kesh dronė (e jo hipokriteve, armiqve, etj) dhe se ēfarėdo qe thonė pėr ty, ti je ai qe Unė, Zoti i botėve te kam pėrshkruar me moral mbi ēdo moral e kam thėnė: " Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!". (Kalem, 4)
Adaptimi shkak i mallkimit
    Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Kush pretendon dike pėr baba (ndėrsa nuk e ka atė) apo zotėri (nėse ėshtė rob), mallkimi i Allahut, melaikeve dhe tere njerėzve qofte mbi te. Allahu prej tij ne Ditėn e Kiametit nuk do te pranoje as farz dhe as nafile". (Muslimi)
Xhenneti pėr te adaptuarin me vet dėshirė ėshtė i ndaluar.
     Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: " Kush pretendon dike pėr baba ndėrsa ai e di se nuk e ka atė baba, atij i ndalohet Xhenneti". (Buhariu)
Shpėrblimi te madh pėr atė qe nuk adopton por edukon.
     Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Unė dhe kujdestari i jetimit jemi se bashku ne Xhennet kėshtu duke bere me gishtin tregues dhe atė te mesėm dhe duke i ndare pakėz". (Buhariu)
Pabesimtarėt sulmojnė nderin dhe personalitetin e Muhammedit, alejhi selam
    Pabesimtaret si ēdoherė, te nxitur nga urrejtja dhe te stimuluar nga mėria, sulmuan nderin e Muhamedit, alejhi selam, duke e quajtur atė si njeri, qe shkeli nderin e te birit.
    Ne, me lejen e Allahut, do ta demantojmė kėtė akuze te pavėrtetė nėpėrmjet pikave vijuese:
  1. Allahu shquan me moral dhe edukate te larte Muhammedin, alejhi selam, e thotė: " Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit! ". (Kalem, 4)
  2. Martesa me beqareshėn ėshtė me e preferuar se sa me te vene, dhe nėse Muhammedi, alejhi selam ka porositur pėr njė gjė te tille, atėherė nuk do te ishte aspak e arsyeshme qe ai pėr vete te martohej me grua te veje e te mos martohej me beqareshė, madje madje, te gjitha gratė e tij, me pėrjashtim te Aishes, ishin te veja. Allahu qoftė i kėnaqur me to.
  3. Zejnebi ishte e afėrme e tij, te cilėn e kishte njohur qe nga fėmijėria, dhe si ka mundėsi qe te mos martohej me te derisa ishte e re, beqare, por ta linte qe ajo te martohej, te shkurorėzohej, e pastaj ky te martohej me te. Vėrtet kjo nuk ėshtė logjike.
  4. Ajo u martua me Muhammedin, alejhi selam, pa akt martesor ne kėtė dunja, ngase akti i saj ishte lidhur ne qiell, siē thotė Allahu: " E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam ty atė, e pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarve tė tyre, kur ata heqin dorė prej tyre. E vendimi i All-llahut ėshtė kryer". (Ahzab, 37)
  5. Meqė Muhammedi, aljhi selam, ishte Pejgamber dhe udhėheqės i tyre, ai duhej te ishte dhe ishte shembull pėrherė pėr ta dhe atė pėr ēdo gjė. Edhe ne kėtė rast, ai u martua me Zejneben, ne mėnyrė qe njerėzve te mos iu vinte e rende martesa me gratė e fėmijėve te adaptuar te tyre. Mu pėr kėtė tha Allahu: "Ne ta kurorėzuam ty atė, e pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarve tė tyre ". (Ahzab, 37)
  6. Pastaj po ta shikonim kohen kur Muhammedi, alejhi selam u martua me te do te shikonim se ai veē kishte kaluar te 50-tat ose edhe me shume, dhe ne kėtė periudhe, epshi pėr gra veē sa vie e dobėsohet.
Ne e lusim Allahun qe ten a beje ta kuptojmė drejte fenė tone, te jemi pėrkrahė se vėrtetės dhe kurrė te mos rrėshqasim ne greminėn e sė keqes(1).

Sedat Gani Islami

-------------------
(1)Kjo ligjėratė pjesėrisht ėshtė marre nga El Hutab El Minberijje te Shejh Abdul Hamid Kishk, vėll: 5, Mektebetu-s-Sahafe, Kajro, 1988, f:118-137