Vehbija Hoxhiq
AGJERIMI - 0BLIGIM I DOMOSDOSHEM

            Pėrcaktimi i tretė themelor, praktik fetar ėshtė urdhėri pėr agjėrimin e muajit Ramazan. Edhe ky ėshtė njėri ndėr ato kushte qė njeriun e bėn musliman. Pra, agjėrimi ėshtė njė ndėr pesė kushtet Islame, kusht ose themel i ndėrtesės sė dukshme Islame. Ky obligim ėshtė pėrcaktuar mė 10 Shaban tė vitit tė dytė sipas Hixhrit, me ajetet Kur'anore:       

            "O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse ėshtė obligim edhe i atyre qė ishin para juve, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar) disa ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tėagjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim me ushqim (ditor) pėr njė tė varfėr, e ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė mė mirė pėr tė. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė mirė pėr ju." 

            (Ato ditė tė numėruara janė) muaji i Ramazanit, qė nė tė filloi tė shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz, sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga mashtrimet). E kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim (mendohet pėr kompensimin e ditėve tė lėshuara), qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni dhe falenderoni All-llahun pėr atė qė u udhėzoi nė rrugė tė drejtė.    

            E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju, ju jeni prehje pėr ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj u'a pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tani e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartė tė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim, e pastaj plotėsone agjėrimin deri nė mbrėmje. E kur jeni tė izoluar (nė i'tikaf) nė xhamia, mos u afroni atyre (pėr marrėdhėnie intime). Kėto janė dispozitat e All-llahut, pra mos i kundėr-shtoni. Ja kėshtu, nė kėtė mėnyrė All-llahu ua sqaron njerėzve argumentet e veta qė ata tė ruhen." (El Bekare: 183-187)

HISTORIATI

             Siē shihet nga ajeti i parė, agjėrimi i qe urdhėruar  edhe popujve tė tjerė antikė para pejgamberllėkut tė Muhammedit a.s. nga tė cilėt disa janė zhdukur e disa edhe sot ekzistojnė, siē janė: kinezėt, persianėt, indianėt, babilonasit, egjiptasit e vjetėr, romakėt etj. Kjo ėshtė vertetuar nga historia e shkrimeve fetare dhe profane.           
            Sipas ligjit fetar tė indianėve "MANU", p.sh., agjėrimi konsiderohet si obligim kryesor fetar, tė cilin brahmanėt rreptėsisht e respektojnė dhe e praktikojnė pa marrė parasysh sėmundjet, pleqėrinė, etj.   
            Te beduinėt, agjėrimi ėshtė gjithashtu i rreptė. Ata shpeshherė nga 24 orė s'kanė tė drejtė asgjė tė shijojnė. Disa popuj jo vetėm qė e linin ushqimin dhe pijen, por ata veten e mundonin nė mėnyra tė ndryshme, me frishkullimė, duke u shtrirė me trup tė zhveshur nė rėrė tė nxehtė etj., duke i konsideruar agjėrimin dhe asketizmin si vepra tė dashura te Zoti.
            Me veprime tė tilla ata donin t'a zbusnin hidhėrimin e Zotit dhe ta pėrfitojnė mėshirėn dhe dashamirėsinė e Tij.    
            Agjėrimi qe pėrcaktuar edhe te religjionet e tjera "hyjnore".Kėshtu edhe nė Ungjill  (Mateu 6:6-17 dhe Lluka 5:30-32), flitet pėr agjėrimin.
            Parimet e agjėrimit nė Dhjatėn e Vjetėr janė tė paqarta, por dihet se Musai a.s. ka agjėruar nga 40 ditė.  
            Fakti se agjėrimi si parim fetar gjendet edhe te mosbesimtarėt, gjegjėsisht, te popujt politeistė, dėshmon nė atė se edhe atyre u kanė zbritur pejgamberė me pėrcaktime tė ngjashme qė u shpallėn me anė tė Kur'anit. Ajeti i sipėrpėr-mendur, njėkohėsisht ėshtė edhe njė muxhize e Muhammedit a.s. (argument i vėrtetėsisė sė pejgam-berllėkut), sepse ai me siguri nuk do tė dinte se kanė agjėruar edhe popujt tjerė tė mėparshėm, ose a u ėshtė urdhėruar agjėrimi si dispozitė fetare. Derisa disa popuj, siē vėrejtėm, agjėrimin e kuptonin si asketizėm, duke mos shijuar asgjė gjatė njė kohe tė gjatė (brahmanėt, budistėt), tė tjerėt hanin normalisht, me pėrjashtim tė mishit dhe tė yndyrėrave tė shtazėve tė ndryshme (tė krishterėt).   
            Agjėrimi Islam nuk ėshtė as si njėra e as si tjetra. Mund tė thuhet se agjėrimi Islam ėshtė kombinim i tė dyjave. Pra, ėshtė ai njė mes i artė.[5]
            E tani tė shohim ēka ėshtė agjėrimi Islam?
        Agjėrimi Islam ėshtė obligim fetar pėr ēdo musliman e muslimane tė menēur dhe tė moshės madhore, dmth, tė pėrmbajturit nga ngrėnia, pirja, marrėdhėniet intime, pirja e duhanit dhe veprave tė ngjashme qė e prishin agjėrimin edhe atė prej agimit deri nė perėndim tė diellit, padyshim duke e bėrė nijet qė kjo tė kryhet nė emėr tė Zotit xh.sh.  
            Agjėrimi Islam, sikur edhe ibadetet tjera, mundet tė jetė:  

            a)- obligim i domosdoshėm (farz), dhe

            b)- porosi pėr bamirėsi (sevap) - akt vullnetar dhe shenjė e besimit tė drejtė (nafile).     

            a). Agjėrimin si obligim tė domosdoshėm fetar (farz) nėse e mohon, nėse e nėnėēmon apo e pėrqesh, bėn "kufėr". Ta shohim kėtu agjėrimin vetėm si obligim tė domosdoshėm fetar.

            Nga definicioni i sipėrpėrmendur dalin kėto elemente tė parimeve tė agjėrimit: 

            NIJJETI: (qėllimi) se do tė agjėrohet dita e nesėrme nė emėr tė Zotit, ėshtė vendim i zemrės. Kjo do tė thotė se nuk ėshtė domosdo qė nijeti  tė shqiptohet me gojė.

            Pėrndryshe, nijeti bėhet kėshtu: 

            "Vendosa, qė nė emėr tė All-llahut t'a agjėroj ditėn e nesėrme tė Ramazanit".

            Tė ngriturit nė syfir me qėllim tė agjėrimit  tė ditės sė nesėrme, njėkohėsisht ėshtė edhe nijjet. Ky vendim ėshtė i nevojshėm pėr ēdo ditė dhe shqiptohet zakonisht pas ngrėnies sė syfirit e deri nė njė orė para namazit tė drekės, nė rast se harrohet tė bėhet nė syfir, por me kusht qė tė mos ketė bėrė asgjė qė e prish agjėrimin. Ndėrkaq, nijet pėr agjėrimin plotėsues tė ditėve tė lėshuara bėhet vetėm natėn.

            - Agjėrimin e prish:     

            a).- gjithēka qė njeriu pėrbin duke qenė i vetėdijshėm se agjėron,           

            b).- shfrytėzimi i klizmės, derdhja e ndonjė lėngu tė yndyrshėm nė vesh ose ndonjė bari pėr hundė,      

            c).- vjellja me plotė gojė,     

            d).- nėse gjatė pirjes sė duhanit nga tė pranishmit, me qėllim e tėrheq tymin, etj., - tė gjitha kėto mė detajisht janė tė sqaruara nė fikh.

PLOTESIMI (KAZA) OSE KEFARETET E AGJERIMIT

            Nė tė gjitha rastet kur agjėrimi prishet pa dashje, duhet mė vonė (pas Ramazanit) tė agjėrohet ditė pėr ditė, - pra duhet tė bėhet agjėrimi i ditėve tė lėshuara. Ndėrsa, prishja e agjėrimit me vetėdije, ose "kefaret" detyron nė agjėrimin "kaza", pra pėrpos ditės sė lėshuar duhen tė agjėrohen edhe 60 ditė pa ndėrprerė. E nėse nuk mundet tė agjėrohen 60 ditėt, atėherė duhet tė ushqehen 60 varfanjakė ose njė i varfėr 60 ditė, duke i dhėnė nga dy racione (drekėn dhe darkėn). Nė vend tė racioneve tė gatshme, mund tė jepet edhe ushqim plotėsues ose nė tė holla aq sa vlen sadakatul fitri. Me prishje tė vetėdijshme nėnkuptohet kur vetėdijshėm dhe pa kurrėfarė shkaku prishet agjėrimi. Pėr agjėrimin e prishur nėn presion ose frikė, lipset agjėruar ditė pėr ditė, por me kusht qė pasi tė kalojė presioni ose frika, pra kur tė vetėdijesohet pėr ta ndėrprerė veprimin qė e prish agjėrimin.

            Nėse njeriu vepron atė qė e prish agjėrimin, duke harruar se agjėron, agjėrimi s'do t'i prishet.Por, ėshtė i obliguar qė sapo ti kujtohet se agjėron, t'a ndėrpresė veprimin e tillė. Ky ėshtė parim i pėrgjithshėm. Mė detajisht kėtė e shqyrton "fikhul-ibadat".

KUSH NUK E KA TE DOMOSDOSHEM AGJERIMIN?

            a).- i sėmuri i cili frikėsohet se do t'i keqėsohet edhe mė tepėr shėndeti ose frikohet se do t'i vazhdojė kohėzgjatja e shėrimit nė bazė tė konstatimit tė mjekėve.         

            b).- udhėtari qė merr rrugė tė gjatė, 18 orė ecje, pa marrė parasysh me ēfarė mjeti transportues udhėton. Mirėpo, nėse konstaton se agjėrimi nuk e dėmton atėherė mė mirė e ka tė agjėrojė.          

            c).- mėndesha ose shtatzėna nėse frikohet pėr veten dhe fėmijėn e vet. 

            d).- ushtarėt, punėtorėt, bujqit, nėse u janė tė ekspozuar kushteve tė rėnda tė punės apo atyre kohore.

            Individėt e lartpėrmendur (a-c) janė tė obliguar qė t'i agjėrojnė ditėt e lėshuara menjėherė pasi t'ju mundėsojnė kushtet.        

            e).- pleqtė tė cilėt janė tė pafuqishėm, aq sa agjėrimi do t'u dėmtonte, janė tė liruar nga agjėrimi, me kusht qė nėse janė tė pasur, pėr ēdo ditė tė japin (shpėrndajnė) nga njė "fidje" - vlera e sadakatul fitrit. 

            S'ka tė drejtė tė agjėrojė gruaja gjatė menstruacioneve tė rregullta (hajz) ose lehonisė (nifas). Mirėpo, kėto gra nuk kanė tė drejtė tė hanė e tė pijnė haptazi. E kur t'u kalojnė pengesat e cekura do t'i agjėrojnė ditėt e lėshuara.    

            Kėto janė dispozitat mė me rėndėsi rreth agjėrimit, mė detajisht janė tė sqaruara nė "fikhul-ibadat".

AGJERIMI SI IBADET

            Agjėrimi sikur edhe namazi, numėrohet ndėr veprat mė tė mėdha tė devcionit. Ai ėshtė njė nga pesė themelet kryesore ose shtyllat e Fesė Islame. Pėrpos hadithit tė cituar nė fillim, kjo nėnkuptohet edhe nga ky hadithi-sherif:               "Agjėrimi ėshtė gjysma e durimit, e durimi ėshtė gjysma e imanit-besimit".  

            Pėr durimin All-llahu jep shpėrblime tė pamasėshme, sikur qė qėndron nė Kur'anin Famėlartė.(2:45, 153, 155); (103:3).           

            Agjėrimi i shikuar nga ky kėndvėshtrim ėshtė njė akt hyjnor mė me rėndėsi se shumė ibadete tjera. Kjo sepse agjėrimi ėshtė pa dyshim legjitimacion i besimit tė sinqertė.  Tė gjitha obligimet tjera fetare: - namazi, zeqati, haxhxhi, etj., pak a shumė mund tė kryhen edhe nga shkaqe apo motivacione tjera, madje edhe nga munafikllėku. Veē se agjėrimi ėshtė shenjė e besimit tė sinqertė, veē se nė agjėrim s'ka mashtrime.  

            "Nė agjėrim s'ka dyfytyrshmėri". (Hadith)    Prandaj Zoti xh.sh. pėr agjėrimin premton shpėrblim tė posaēėm sipas fjalėve tė Muhammedit a.s. (nė njė hadith-kudsi):

            "Veēse agjėrimi ėshtė ai ibadet (akt devocioni) ku nuk mundet me pasė dyfytyrshmėri".

            Zoti xh.sh. thotė:

            "Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė jap shpėrblime tė posaēme pėr tė, sepse njeriu e lė ngrėnien dhe pirjen pėr Mua".

            Pėr agjėrimin  si ibadet mė i sinqertė, Muhammedi a.s. shpeshherė thekson: 

            "Punė mė e mirė (bamirėsi, ibadet) ėshtė agjėrimi.";

            "Zoti xh.sh. ua urdhėroi agjėrimin si obligim (farz), ndėrsa unė ua pėrcaktoj namazin e teravisė si namaz  tė posaēėm gjatė Ramazanit, andaj  kush agjėron dhe namazin e teravisė sinqerisht e kryen, duke besuar dhe duke u pėrkujdesur pėr tė si obligim ndaj Zotit, do t'i falen mėkatet qė i ka bėrė deri atėherė."

            Sikur qė shihet nga ky hadith, agjėrimi i muajit Ramazan, i stolisur me ibadete tė tjera: namazin e rregullt, namazin e teravisė, lėmoshat e pėrcaktuara dhe tė papėrcak-tuara si dhe veprat tjera me pendi tė sinqertė, muslimanit i sjell falje tė mėkateve tė vogla. Kjo dėshmohet nė shumė hadithi-sherif; si p.sh.:  

            "Prej xhumasė e nė xhuma dhe prej Ramazanit nė Ramazan falen mėkatet, tė cilat njeriu i bėn nė ndėrkohė, pėrveē mėkateve tė mėdha."    

            Dhe vėrtet, muslimani i cili me besim tė fortė nė All-llahun dhe me respekt tė lartė ndaj Tij (e jo nga shprehia dhe dyftyrėsia) rregullisht e kryen pesėkohėshin, namazin e xhumasė, agjėron muajin Ramazan etj., nuk mund tė bėjė vepra tė shėmtuara. Kėsisoji, muslimani nuk do dhe nuk mund tė bėjė mėkate tė mėdha dhe tė rėnda. Njeriut tė tillė, namazi dhe agjėrimi vėrtet do t'i jenė falje mėkatesh tė cilat mund t'i bėjė njeriu, madje edhe besimtari i mirė. Njeriu i tillė do tė shijojė gėzime tė llojllojshme nė kėtė botė, ndėrsa nė ahiret mėshirėn dhe shpėrblimet e All-llahut xh.sh, gjė qė theksohet edhe nė kėtė hadithi-sherif:  

            "Atė qė agjėron e presin dy ēaste tė gėzueshme: kur do tė bėjė iftar dhe kur do tė dalė para All-llahut xh.sh. nė Ditėn e Gjykimit." "Agjėrimi dhe Kur'ani (nėse njeriu mėson dhe jeton prej tij) do tė jenė dėshmi pėr robin e Zotit nė Ditėn e gjykimit."   

            "Nė emėr tė Atij, nė duart e tė cilit gjendet jeta ime, era e gojės sė atij qė agjėron i ėshtė mė e dashur All-llahut se parfumet (aromat e kėndshme), ngase Zoti xh.sh., thotė: "i flaku njeriu pėr shkak meje epshet e tij, ushqimin dhe pijet.Ai agjėron prej dashurisė qė ka ndaj meje dhe Unė do t'a shpėrblej atė posaēėrisht." 

            "?do gjė e ka derėn e vet, e dera e ibadetit ėshtė agjėrimi. Andaj ai qė agjėron edhe kur fle bėn ibadet."     

            Gjatė ditėve tė Ramazanit mėshira e Zotit ėshtė e bollshme. Sepse ata qė agjėrojnė gjatė kėtij muaji jo vetėm qė pėrmbahen nga ushqimet dhe pijet, por edhe nga veprat tjera tė fėlliqura e tė shėmtuara. Dhe gjatė ditėve tė Ramaza-nit agjėruesėve u zhvillohet ndjenja e dashamirėsisė ndaj tė tjerėve dhe ngushėllimi pėr tė ngratit. Njeriu atėherė mė tepėr se ēdoherė nė zemėr e mban dėshirėn pėr bamirėsi.

            Kjo ndjenjė e verteton atė qė e pėrmban ky hadithi-sherif, i cili flet pėr atė se Zoti xh.sh. gjatė Ramazani sherifit urdhėron tė mbyllen djajtė, qė tė mos e shtyjnė njeriun nė mėkat dhe gabim:  

            "Kur arrin muaji i Ramazanit (agjėrimit), hapen dyert e xhennetit, ndėrsa mbyllen dyert e xhehnemit dhe shejtanėt vihen nė pranga (qė tė mos i shtyjnė njerėzit nė mėkate)."       

            Agjėrimi, pra, sikur qė shohim ėshtė ibadet (akt devo-cioni) qė mbahet vetėmse pėr hir tė Zotit, dashamirėsisė dhe mėshirės sė Tij. Sė bashku me namazin bėjnė qė shpirti i njeriut tė pastrohet nga mėkatet. Dhe besimtari t'i afrohet Zotit xh.sh..  

            Njeriu i cili agjėron sinqerisht pėr hir tė Zotit xh.sh,  duke i flakur dėshirat dhe epshet pėr shkak tė All-llahut dhe qė i kryen pėrcaktimet e tjera tė Zotit (namazin etj.), e arrin shkallėn e melekėve siē thotė Muhammedi a.s.:  

            "Zoti mburret para ėngjėjve tė vet, me djaloshin (tė riun) e devotshėm dhe thotė: - Djalosh, ti qė e flak epshin dhe rininė pėr shkak Meje (i flijon pėr Mua), ti je te unė si njė melek i imi."   

            Ose:    

            "Zoti thotė: - shikoni o melekt e mi, robin tim. E lė epshin e vet, ushqimin dhe pijet, pėr shkak Meje!"  

            Se sa rėndėsi i jepte Muhammedi a.s. agjėrimit si iba-det,  mė sė miri dėshmon ajo se ai agjėronte mė tepėr se sa qė ėshtė pėrcaktuar me Kur'an (agjėrimi i muajit Ramazan), sikur qė edhe nė namaz kalonte mė shumė kohė se sa qė ėshtė e pėrcaktuar. Kur shokėt e tij donin tė vepronin sipas shėm-bullit tė tij, ai atė veprim ua ndalonte dhe u thoshte:    

            "Ju kėtu nuk mund tė bėheni si unė. Ngarkojeni veten vetėm aq sa mundeni tė duroni."     

            Edhe Abdullahu, djali i prijėsit tė njohur ushtarak, Amėr b.Asi, agjėronte mė tepėr se sa qė ėshtė e pėrcaktuar me Kur'an. E kur e kuptoi Muhammedi a.s. e pyeti:   

            - A ėshtė e vertetė kjo qė e dėgjoj pėr ty, se ti pėr ēdo ditė agjėron, e netėt i kalon nė lutje (namaz)?    

            Abdullahu iu pėrgjigj me pohim.

            E Alejhisselami i tha: 

            - Mos vepro ashtu, por njė ditė agjėro, tjetrėn jo, njė natė falu, tjetrėn flej (pusho), sepse edhe trupi yt, edhe sytė e tu, edhe bashkėshortja jote, sikur edhe tė afėrmit tu, i kanė tė drejtat e veta qė duhet t'ua plotėsosh (obligimet qė ke ndaj tyre). (Buhariu)

            Edhe pejgamberėt tjerė kanė agjėruar mė tepėr se sa qė u ėshtė urdhėruar. Vepronin ashtu ngase ata agjėrimin e konsideronin si njė lloj ibadeti madhėshtor dhe lutje qė i afron kah Zoti xh.sh., dhe mbi tė gjitha ngase ky ishte njė ibadet qė i jepej shumė rėndėsi. 

            Pėr domethėnien e madhe tė agjėrimit Muhammedi a.s. porositi, nė realitet urdhėroi, qė kujdestari i tė vdekurit i cili nuk arrin t'i agjėrojė disa ditė tė agjėrimit, pėr tė t'i riagjėrojė ditėt e lėshuara! "Kush vdes e ishte i obliguar tė agjėrojė, kujdestari le t'ia riagjėrojė ditėt e lėshuara"

DOMETHENIA E VERTETE DHE QELLIMI I AGJERIMIT

             Sikur edhe ēdo ibadet tjetėr, edhe agjėrimi e ka anėn e jashtme dhe anėn e brendshme, domethėnien dhe qėllimin. Edhe njėra edhe tjetra siē theksuam disa herė kanė shumė dobi dhe qėllime. Domethėnia e vertetė e pėrcaktimeve tė Zotit (urdhėrave dhe ndalimeve) gjendet po nė thelbin dhe qėllimin e tyre. Tė gjitha ato caqe e udhėzojnė njeriun kah dobitė personale tė kėsaj bote dhe botės tjetėr, por gjithashtu edhe kah krijimi i dobisė shoqėrore. Asnjė lutje Zoti nuk e pėrcaktoi ngase i nevojitej Atij. Ai nuk ka nevojė pėr asgjė. Tani parashtrohet pyetja: - pse nė burimet e Islamit, shumė pėrcaktime (posaēėrisht ibadete) trajtohen si obligime ndaj Zotit? Ose konkretish, pse pėr agjėrimin thuhet, sikur qėndron nė hadithet e cituara, se Zoti xh.sh. e pėrcaktoi pėr Vete dhe se Ai pėr tė do tė shpėrblejė pamasė?        

            Si pėrgjigjie tė kėsaj pyetje, mundena ta pėrmendim kėtu sprovėn ku njeriu bie, sakrificėn qė e prezenton. Madhėsia e sakrificės personale qė e jep njeriu nė emėr tė Zotit dhe pėr dashurinė e Tij ėshtė peshojė e fesė (besimit) sė tij.   

            Sa mė e madhe tė jetė sakrifica, aq mė e fortė ėshtė feja e tij, mė e sinqertė, mė e thellė dhe mė e padyshimtė. Nė agjėrim kėrkohen sakrifica tė mėdha dhe ato sakrifica besimtari i sinqertė i duron lehtė, ngase e di se nė emėr tė kujt i bėn. Andaj, agjėrimi ėshtė njė dėshmi e fortė dhe legjitimacion i besimit tė sinqertė. Prandaj edhe ėshtė veēuar si ibadet pėr Zotin dhe pėr tė cilin Zoti posaēėrisht shpėrblen. Nga ana tjetėr tė gjithė pėrcaktimet, tė gjithė ibadetet, pak a shumė kanė karakter socialo-altruist. Fenė e kėtillė, logjikisht, Zoti do ta shpėrblejė porporcionalisht me sakrificėn qė e ofron besimtari pėr mirėsinė e tė tjerėve, pėr fatin e shoqėrisė. Tanimė theksuam se agjėrimi pėrmban shumė dobi prej tė cilave disa do ti shqyrtojmė,  dobi kėto qė para sė gjithash, varen nga ajo se si kuptohen dhe praktikohen nga ana e atij qė agjėron. Pra, duhet ditur, ku na shpie agjėrimi, si duhet tė jetė nė realitet, si duhet tė kuptohet nėse dėshirojmė t'ia arrijmė qėllimit.

AGJERIMI SI FAKTOR MORAL

             Vetė agjėrimi, sipas asaj se sa e kupton dhe e praktikon, ai qė agjėron, mund tė ndahet nė tre lloje,  siē veproi Imam Gazaliu para mėse 850 viteve. Ai thotė: 

            "Dije se ka tre shkallė (lloje) tė agjėrimit:

            1. Agjėrimi i njerėzve tė rėndomtė,

            2. Agjėrimi i njerėzve tė veēantė, dhe 

            3. Agjėrimi i njerėzve tė jashtėzakonshėm.     

             1.- Agjėrimi i njerėzve tė rėndomtė paraqet abstenim nga ngrėnia, pirja dhe nga marrėdhėniet seksuale (siē e sqaron kėtė Fikhu).

            2.- Agjėrimi i njerėzve tė veēantė, domethėnė ruajtja edhe e veshėve, syve, gjuhės, duarve, kėmbėve dhe organeve tjera tė trupit nga gjėrat e ndaluara.  

            3.- Sa i pėrket agjėrimit tė njerėzve tė jashtėzakon-shėm - ky ėshtė agjėrim i zemrės (shpirtit) nga afshet e ulėta dhe mendimet e kėsaj bote. Sipas kėtij lloji, njeriu ushqehet (shijon) tek atėherė kur tė mendojė diēka tjetėr pėrveē Zotit dhe jetės nė ahiret."[6]

Pra:

            Agjėrimi i njerėzve tė rėndomtė (savm ul umum), 

ėshtė agjėrimi i atyre njerėzve, tė cilėt nuk shohin nė agjėrim asgjė pos abstenimit nga ngrėnia, pirja dhe gjėrave tė tjera tė cilat i theksuam mė parė. Ky ėshtė agjėrim fizik. Rrallė kush nga kėta njerėz e kupton qėllimin e agjėrimit. Andaj kėta njerėz agjėrimi i nervozon dhe i hidhėron, posaēėrisht nėse janė duhanxhinjė, alkoolistė apo ngjashėm, dhe janė tė gatshėm qė pėr ēdo imtėsirė, tė eksplodojnė, tė hidhėrohen dhe tė zihen me shoqėrinė.  

            Tė tillėt nė shtėpinė e vet paraqesin vėshtirėsi tė vėrtet. Edhe nė njė proverbė popullore pėr tė tillėt thuhet: "E ka kapur Ramazani". Kėta njerėz tentojnė qė tėrė ditėn ta kalojnė nė gjumė, duke mos u kujdesur as pėr namazin qė u kalon e as pėr ēfarėdoqoftė tjetėr qė u kalon. Zgjohen madje njė orė para iftarit, dalin nė qytet nėse kanė tė holla, blejnė ēdo gjė qė u bie nė sy. E kur tė vijė iftari, mirė ushqehen me ushqime tė ndryshme pėr tė cilat u kujdesėn qysh para Ramazanit t'i kenė me bollėk, e mandej duke e lėnė namazin shkojnė nė kafene dhe e kalojnė kohėn deri nė syfir duke u argėtuar me lojra tė ndryshme tė bixhozit, letra, tablla dhe lojėra tė tjera, duke i lėshuar edhe namazin e jacisė edhe atė tė teravisė. Ata as qė lodhen nga ajo se muaji i Ramazanit ėshtė muaji i ibadetit tė shtuar, muaj i bamirėsive dhe flijimeve tė ndryshme pėr dobinė e tė tjerėve, tė ngratėve. Por, prapėseprapė edhe ky agjėrim i tillė fizik, ka disa dobi, pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė. Ata me kėtė agjėrim, nė realitet nuk e arrijnė qėllimin pėr ēka ėshtė i pėrcaktuar agjėrimi, prandaj edhe nuk e kanė dobinė e vėrtetė qė pritet prej agjėrimit.  

            Pėr agjėrimin e kėtillė dhe njerėzit e kėtillė (saimėt) Muhammedi a.s. thotė:  

            "Shumica prej agjėrimit tė vet nuk kanė asgjė, pos urisė dhe etjes".

            AGJERIMI I NJEREZVE TE VECANTE

              C’ėshtė  agjėrimi i atyre njerėzve (muslimanėve) tė cilėt e kuptojnė thelbin dhe qėllimin e agjėrimit, qė siē pėrmendėm pėrbėhet prej shmangieve nga tė gjitha llojet e mėkateve tė cilat njeriu mund t'i bėjė me cilindo organ tė trupit, siē cek Imam Gazaliu nė fragmentin e cituar. Ky agjėrim, pėrpos nga agjėrimi fizik pėrbėhet, pra edhe nga:  

            a) Ruajtja e veshėve- nga ēdo gjė qė e tėrheq vėm-endjen e njeriut dhe qė mund t'a devijojė nga rruga e drejtė Islame nė rrugėn e mėkateve. Me fjalė tė tjera, gjithēka qė ėshtė e ndaluar (haram) tė flitet haram ėshtė edhe tė dėgjohet. P.sh. tė dėgjuarit e kėngėve qė e zgjojnė epshin, ose imagji-natėn, qė do tė mund ta shpienin nė mėkat, me fjalė tė tjera, tė bėjė diēka tė palejuar, ose ta harrojė kryerjen e obligimeve tė urdhėuara siē ėshtė namazi etj. Ose: kur dikush dikėnd e mallkon, e pėrbuz ose e ngacmon, dhe kjo dėgjohet e nuk intervenohet me qėllim qė ligėsia tė mposhtet qysh nė fillim - ėshtė mėkat.

            Pėr kėtė Kur'ani thotė:

            "Atėherė edhe jeni si ata"; ndėrsa Muhammedi a.s. ka thėnė:  

            "Ai i cili pėrbuzė dhe ai i cili dėgjon (por nuk inter-venon) janė shokė nė mėkat."  

            Pėr kėtė ekzistojnė edhe shumė shembuj tė tjerė.

            b) Ruajtja e syve- nga gjithė ajo qė ėshtė e ndaluar, qė e largon njeriun nga pėrkujtimi i All-llahut xh.sh. dhe qė e ndez epshin.

            Muhammedi a.s. thotė:   

            "Shikimi ėshtė shigjetė helmuese nga shigjetat e shejtanit. Cili e ruan shikimin prej frikės nga Zoti, Zoti do t'i japė iman, ėmbėlsirėn e sė cilit do ta ndjejė nė zemrėn e vet."

            Ose nė hadithin e theksuar mė parė:

            "Sytė bėjnė kurvėri me shikim, veshėt me dėgjim, gjuha duke folur, duart me prekje, ndėrsa kėmbėt me ecje".     

            c). Ruajtja e gjuhės- nga bisedat e kota dhe tė pahijshme, e posaēėrisht nga gėnjeshtrat, pėrbuzjet dhe mall-kimet, nga bartja e fjalėve, zėnkave dhe grindjeve qė para-qesin mėkat posaēėrisht tė madh etj., qė dashur  padashur njeriun e shpien nė mėkat, pasojat e sė cilit mund tė jenė tragjike nė kėtė botė. Ruajtja e gjuhės nga kėto tė meta paraqet agjėrimin e gjuhės. Kėtė muslimani gjithmonė duhet ta ketė parasysh, e sidomos  gjatė agjėrimit tė Ramazanit, kur duhet mė tepėr se kurrė mė parė ta angazhojė gjuhėn me dhikėr, lexim tė Kur'anit dhe me kėshilla tė ndryshme tė dobishme.

            Nėse dikush i posedon kėto veti tė kėqija, tė mallkojė, tė gėnjejė, t'ua cenojė nderin tė tjerėve, famėn apo diēka tė ngjashme, jo veē agjėrimi, por edhe ibadetet  e tjera nuk do ti ndihmojnė.

            Pra, me tė gjitha pėrcaktimet e All-llahut,  (urdhėrat dhe ndalimet) kėrkohet qė njeriu moralisht tė rilindė dhe tė fisnikėrohet, e nė instancė tė fundit, nga njeriu tė  bėjė njė krijesė konstruktive tė dobishme pėr shoqėrinė, nė kuptimin e fjalėve tė Muhammedit a.s.:   

            "Njeri mė i mirė ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr njerėzimin. Ai, te i cili ibadetet (namazi, agjėrimi etj.) nuk e arrijnė kėtė rezultat edukues, - pra ai nuk e arrin qėllimin, madje edhe sikur t'i kryejė rregullisht ato. Njeriu i tillė nuk ėshtė besimtar i pėrbetuar. Ai ėshtė veēse "mukalid" (imitu-es). Veprimet e tij gjatė kryerjes sė obligimeve fetare janė mekanike, nga shprehia ose dyfytyrėsia. 

            Kjo mund tė konkludohet nga shumė ajete kur'anore, tė cilat i cekėm edhe mė parė. Kėtė e dėshmon edhe hadithi ku Muhammedit a.s. i treguan pėr njė grua: 

            "Ajo grua ē'do ditė agjėron, natėn e kalon nė ibadet (lutje), por ėshtė qėllimkeqe, ngase i shqetėson fqinjtė (me pėrbuzje, thashethemeve etj.). Pėr kėtė grua Muhammedi a.s. tha:  

            -"Ajo s'ka asnjė mirėsi. Ajo ėshtė banore e xhehen-nemit".

            ē) Ruajtja e duarve, kėmbėve, stomakut dhe orga-neve seksuale.- Edhe duart dhe kėmbėt duhet t'i ruajmė nga gjėrat e ndaluara, sikurse duhet edhe organet tjera tė trupit  t'i ruajmė nga ato gjėra tė shėmtuara dhe tė dėmshme. Po ashtu edhe stomakun duhet ruajtur gjithmonė, e posaēėrisht tė ruhet nga teprimi gjatė muajit tė Ramazanit(pas iftarit) madje edhe nga ushqimet e lejuara tė mos flasim pėr ushqimet e ndaluara (haram).  

            Teprimi nė ushqim dhe pije shpie kah tensioni i epsheve dhe lakmive trupore, tė cilat e ēojnė njeriun kah tejkalimi i kufinjėve, shkurorėzimet dhe prostituimi (kurvė-ria) si mėkate tė rėnda. Obligim i veēantė i musli-manėve ėshtė tė ruajnė stomakun nga ushqimet e fituara nė mėnyrė tė palejuar (haram): me mashtrim, dinakėri etj..    

            Pėr mposhtjen e mėkateve qė i pėrkasin stomakut, shėrben institucioni i agjėrimit. Muhammedi a.s. agjėrimin e cek si gjė (metodė) efikase pėr mposhtjen e lakmive trupore:  

            "Kush i frikėsohet sprovimit nga rėnia nė prosti-tucion (kurvėri), e nuk ka mundėsi tė martohet, le tė agjėrojė, ngase agjėrimi e ndalon kėtė instikt".  

            Ose: 

            "Djalli sillet rreth trupit tė njeriut sikur gjaku, andaj ngushtone hyrjen e tij me uri".  

            Qėllimi i agjėrimit nė aspektin fizik ėshtė dobėsimi i forcave trupore, tė cilat njeriun e shpien nė mėkat dhe ligėsi. Pra, ėshtė e nevojshme qė uria dhe etja tė ndjehen vėrtet e jo qė racioni i ditės tė shndėrrohet nė atė tė natės, gjė qė zako-nisht e bėjnė njerėzit e rėndomtė pėr tė cilėt folėm mė lart.   

            Njeriu, siē e dimė, pėrbėhet prej trupi dhe shpirti. Ndjekėsit e trupit janė epshet dhe tė metat e llojllojshme. Kėnaqėsitė trupore mundėsojnė mbisundimin e trupit mbi shpirtin, gjegjėsisht mbisundimin e trupit mbi vlerat shpirtėrore-morale.    

            Qėllimi i agjėrimit ėshtė qė gjatė muajit Ramazan ta stimulojė njeriun nė zhvillimin e vlerave shpirtėrore, fisnike dhe nė shtypjen e kėrkesave dhe tė epsheve trupore, qė sa mė tepėr t'i afrohet shkallės sė ėngjėjve, tė cilėt nuk kanė epsh, sepse kėnaqėsia dhe pėrmbushja e epsheve trupore e shpie njeriun kah rangimi i tij me shtazėt.   

            Me dhėnien hov tė lakmive trupore, njėkohėsisht u jepet hov edhe mėkateve tė llojllojshme. Agjėrimi pra ka pėr qėllim t'i mposhtė kėto paraqitje dhe tendenca negative te njeriu, dhe t'i zhvillojė ato pozitive: veset e lavdėruara, tė porositura ose tė urdhėruara. Ja, ky ėshtė qėllimi kryesor i agjėrimit. 

            Tė gjitha veprimet e kundėrta e prishin sė paku aspektin moral. Andaj, Muhammedi a.s. ka thėnė, e fjalėt e tij janė ligj pėr ēėshtjet fetare:

            "Pesė gjėra e prishin agjėrimin: gėnjeshtra, shpifja, pėrbuzja, betimi i rrejshėm dhe shikimet e flakta". 

            Ose:   

            "Kush nuk i lė mashtrimet, trillimet dhe veprimet e ngjashme, nuk ka asnjėfarė dobie nga ajo qė ai shmanget nga ngrėnia dhe pirja."

            Kėto fjalė tė Muhammedit a.s. qartė e tregojnė qėllimin dhe thelbin e agjėrimit. Pra, njeriu edhe nėse agjėron, nuk ka asfarė dobie (shpėrblimi) te All-llahu xh.sh. nė qoftė se  edhe mė tej mashtron, shpif, pėrbuzėn  dhe ėshtė i gatshėm pėr zėnka (grindje) dhe mėkate tė tjera. Agjėrimi pranohet vetėm si ibadet i sinqertė. Qė agjėrimi tė jetė ibadet, kėrkohet qė agjėruesi tė jetė i ngarkuar me mendime pėr Zotin, tė ketė respekt ndaj Tij, tė bėjė dhikėr, bėmirėsi dhe ibadete tė tjera, tė lexojė apo tė dėgjojė Kur'an, tė jetė i matur dhe t'i kryejė tė gjitha  punėt e lavdėruara. Madje ky agjėrim mund t'i shėrbejė njeriut si mburojė nga mėkatet dhe poshtėrsitė, tė cilat mund tė rrjedhin prej tij kah tė tjerėt apo anasjelltas,dhe sė fundit, si mburojė nga zjarri i xhehnemit.                    Muhammedi a.s. ka thėnė:

            "Agjėrimi ėshtė mburojė nga mėkatet, andaj, ai qė agjėron le tė mos flasė fjalė tė pamatura (e posaēėrisht nga fjalori seksual), le tė mos jetė i vrazhdėt nė sjellje! Nėse dikush e provokon pėr zėnkė ose grindje me sharje le t'ia kthejė me:  - Unė agjėroj, unė agjėroj!"

            “Shumica qė agjėrojnė e prishin agjėrimin, e shumica qė e prishin atė agjėrojnė",- ka thėnė njė dijetar. Ai qė vetėm duket se e prish agjėrimin  e nė realitet agjėron ėshtė ai qė i ruan organet e trupit nga mėkatet (harami). E ai qė sa pėr sy e faqe agjėron e nė realitet e prishė atė, ėshtė ai qė rri i uritur dhe i etur, ndėrsa e lėshon trupin (organet) nė haram.

            Pejgamberi i Zotit ka thėnė:   

            "Agjėrimi ėshtė amanet, andaj ēdonjėri le ta ruajė amanetin". 

            Kur pejgamberi lexoi kėtė ajet:

            "Zoti u urdhėron, t'ia dorėzoni atė qė u ėshtė besuar (amanetin) atij qė i takon ", e vuri dorėn nė vesh dhe nė sy e tha: 

            "Tė dėgjuarit ėshtė amanet dhe tė ėshtė dhėnė nė besim, edhe tė pamurit ėshtė amanet dhe tė ėshtė dhėnė nė besim".  

            Sikur kėto tė mos ishin amanete, Muhammedi a.s. s'do tė thoshte nė hadithin e sipėrpėrmendur:

            "Thuaj: unė agjėroj".

            Me fjalė tė tjera:

            "E kam amanet t'a ruaj gjuhėn, andaj s'mundem sharjeve tua tė vrazhdta t'u pėrgjigjem".  

            Agjėrimi ashtu siē kėrkohet nga parimet e cekura ėshtė ai agjėrim i tė mirėve, i muslimanėve tė vėrtetė, i atyre qė e kuptojnė qėllimin dhe thelbin e tij, dhe atij i pėrmbahen.

        AGJERIMI I NJEREZVE TE JASHTEZAKONSHEM (SAVMU HUSUSIL-HUSUS)

              Ky lloj agjėrimi ėshtė i tė devotshmėve tė rrallė dhe i pejgamberėve tė All-llahut xh.sh. Sipas principit tė kėtij lloji tė agjėrimit, njeriu e prish agjėrimin madje edhe sikur tė mendojė nė ēka do qoftė qė i pėrket kėsaj bote, pra ai duhet tė mendojė vetėm nė Zotin, pėr obligimet fetare dhe pėr jetėn e amshueshme. Ky pra ėshtė ai qėllim i fundit drejt tė cilit tė shpie agjėrimi, si ibadet si dhe si faktor nė edukimin moral tė besimtarit.

AGJERIMI NE NDERTIMIN E VULLNETIT DHE KARAKTERIT

             Agjėrimi sikur qė e kemi theksuar edhe mė parė, ėshtė legjitimacion i besimit tė sinqertė nė Zotin xh.sh.. Nė realitet ka obligime fetare qė kryhen mė dozė mė tė vogėl apo mė tė madhe tė dyfytyrshmėrisė, gjegjėsisht me qėllim qė tė tregohen para tė tjerėve motivacionet e ndryshme tė kėsaj bote. Agjėrimi pra nuk ėshtė i tillė. Nėse njeriu nuk ėshtė besimtar i sinqertė, mund tė hajė e tė pijė kur tė dojė pa e vėrejtur askush. Ndėrsa, besimtari i vėrtetė agjėron nga besimi i sinqertė dhe i bindshėm nė All-llahun xh.sh., ngase ėshtė urdhėr i Zotit, i cili na udhėzon nė fat tė dyfishtė, andaj sakrifikimet qė kėrkon i duron pa asnjėfarė vėshtirėsie. Tė duruarit e kėtyre flijimeve, pra, rrjedh nga vullneti dhe vendimi i fortė i besimtarit me qėllim qė ta kėnaqė vullnetin e All-llahut xh.sh..Nga kjo del se formimi dhe pėrforcimi i vullnetit tonė  ėshtė rezultat i besimit tė sinqertė. Agjėrimi, pra ėshtė njė nga faktorėt mė tė fortė tė zhvillimit dhe tė edukimit tė vullnetit tonė. P.sh., shumė njerėz, posaēėrisht konsumuesit e duhanit apo tė alkoolit, nėse prej tyre kėrkohet qė jashtė Ramazanit tė heqin dorė nga to tė paktėn pėr njė kohė tė shkurtėr, nuk do tė mundnin, dhe altruizmi i tillė do tė ishte i papranueshėm. Mirėpo, gjatė Ramazanit, forca e vullnetit qė del nga besimi i thellė dhe i sinqertė, bėn qė atė as tė mos e ndiejnė. Shumica nėn ndikimin e agjėrimit bile krejtėsisht lirohen nga kėto lakmi tė cilave u janė nėnshtruar. Ose, na ėshtė e njohur se luftrat, vitet e thata ose fatkeqėsitė elementare, shpesh rezultojnė me uri. Mirėpo, njerėzit qė kanė agjėruar, do tė mundin shumė mė lehtė t'a durojnė atė vėshtirėsi, nė krahasim me ata tė cilėt asnjėherė nuk kanė agjėruar. Vullneti, pra, ėshtė faktor i jetės, kusht i suksesit nė jetė. Pėrderisa dikush e ka vullnetin mė tė fortė, po aq mė tė sigurtė e ka edhe suksesin  nė tė gjitha fushat e veprimit.  

            Si definicion jetėsor ėshtė edhe thėnia:

            "Jeta ėshtė luftė". 

            »Gjatė kėtij luftimi fiton ai, vullneti i tė cilit ėshtė mė i fortė. Ndėrsa vullneti i dobėt ėshtė mohim i jetės. Ja pra, sa ėshtė i rėndėsishėm agjėrimi si burim i vullnetit dhe i karakterit tė fortė.«  

            Tė gjitha parimet Islame, nė rend tė parė agjėrimi i Ramazanit dhe namazi, e kanė pėr qėllim t'a ndėrtojnė njeriun nė kuptimin e plotė tė fjalės, njeriun me karakter pozitiv (konstruktiv). Me fjalė tė tjera, mėtojnė qė nga njeriu musliman tė ndėrtojnė njė qėnie tė pėrsosur me veti pozitive dhe fisnike, sikur: durimi, vetėmohimi, ngushėllimi, dasha-mirėsia, etj., qė posaēėrisht vijnė nė shprehje gjatė muajit tė agjėrimit (Ramazanit), e me qėllim tė mposhtjes sė vetive negative (ahlaki zemime).  Shkurt, ja ku qėndron rėndėsia dhe roli  i agjėrimit Islam nė ndėrtimin e vullnetit dhe tė karakte-rit pozitiv te besimtari, muslimani.

         AGJERIMI SI FAKTOR SOCIAL

Eshtė thėnė se:  "I ngopuri tė uriturit nuk i beson", qė dmth se tė ngopurit, pra shtresat e pasura, mund t'i kuptojnė vėshtirėsitė e tė varfėrve dhe tė  uriturve vetėm atėherė kur ato ndjenja do t'i perjetojnė vetė. Muaji i Ramazanit, jo vetėm qė e ndryshon kohėn e racioneve dhe furnizimin e bollshėm dhe tė kualitetshėm tė atyre racioneve, por agjėrimi ka ndikim tė fortė nė edukimin social. Agjėrimi, po ashtu na mėson nė vetmohim dhe nė flijim, jo  vetėm ndaj vetes por edhe ndaj tė tjerėve, njerėzve tė ngratė. Madje edhe tė mos ekzistonte njė numėr i madh i urdhėrave social-altruiste agjėrimi bėn qė muslimani nė shpirtin e tij ta ndjejė imperativin e ndėrgjegjies dhe ta ofrojė ndihmėn e vet pėr ata qė kanė nevojė. Kėshtu qė te besimtarėt e sinqertė, pėrmes kuptimit tė drejtė dhe tė praktikimit tė agjėrimit, zhvillohet ndjenja e ngushėllimit, e dashamirėsisė dhe e vetmohimit nė kuptimin e gjerė tė fjalės. Zhduket egoizmi i rėndė i cili zėvendėsohet me altruizėm tė gjerė. Shumė imperativa socialo-altruistė tė Islamit (Kur'ani dhe sunneti) kėtė ndjenjė e pėrforcojnė dhe ndezin flakė gjatė kėtyre ditėve tė bekuara. Te muslimanėt e tillė gjatė agjėrimit tė Ramazanit vjen deri te realizimi i kėtyre urdhėrave sociale. 

            Agjėrimi i Ramazanit bėn pra, qė tė pasurit t'a ndiejnė e ta shohin thellėsinė dhe madhėrinė e fjalėve tė Kur'anit (Zotit), tė cilat urdhėrojnė qė ndihma tė realizohet me vepra.   Agjėrimi i Ramazanit ėshtė rasti mė i volitshėm kur muslimanėt mė sė miri do t'i kuptojnė fjalėt e Muhammedit a.s.: "Nuk ėshtė musliman i vėrtetė ai i cili natėn e kalon i ngopur ndėrsa e di se fqiu i tijė e kalon i uritur".

            Islami pėrmes agjėrimit dėshiron qė t'i bindė musli-manėt se zhvillimi i tyre, sidomos nė aspektin ekonomik varet nga vetmohimi dhe altruizmi i ēdo individi pėr mirėqėnien dhe fatin e shoqėrisė. 

            Nga kėto shkaqe pėr Ramazanin janė tė lidhura gati tė gjithė veprat socialo-altruiste, siē janė zeqati, Sadekatul-fitri, dhe shumė lloje lėmoshash, etj., me qėllim qė ajėrimit si akt formal i besimit (ibadetit) t'i jepet  edhe shpirti qė tė arrihet qėllimi nė pėrgjithėsi.

            Andaj Muhammedi a.s. thotė:   

            "Agjėrimi i Ramazanit rri pezull ndėrmjet qiellit dhe tokės dhe s'do tė arrijė nė vendin e vet nė qiell deri sa tė jepet sadekatul-fitri."  

            Domethėnien e shumėfishtė tė agjėrimit Islam, posaēėrisht rolin edukues nė aspektin social, e vėrejtėn edhe disa orientalistė evropiano-perėndimorė. Ashtuqė njėri thotė: "Institucioni i agjėrimit, sikur qė e kemi tė njohur, pėrbėhet nga abstenimi nė ngrėnie, pirje, largim nga marrėdhėniet seksuale gjatė muajit Ramazan, e kjo ėshtė njė shkollė disipline, mėshire e dashurie ndaj tė afėrmėve. Vėrtetė, duke e shtėrnguar besimtarin tė abstenojė nga kėto kėnaqėsi pėr njė kohė tė caktuar, e mėson qė t'i frenojė epshet e veta. E shtrėngon ta ndjejė urinė dhe ta kuptojė se sa ėshtė e rėndė, institucioni i agjėrimit shkakton ngushėllim ndaj tė varfėrve, duke e shtyrė qė mė mirė t'i vlerėsojė mirėsitė dhe dhuntitė e Zotit xh.sh., pra kjo e shton falenderimin ndaj Zotit.”[7]

AGJERIMI - FAKTOR SHENDETESOR

           Siē kemi cekur deri mė tani, tė shumėfishta janė qėllimet dhe dobitė e pėrcaktimeve Islame, ndaj edhe tė agjėrimit. Disa nga kėto dobi qenė hetuar qysh nė fillim, qysh kur u pėrcaktuan, e disa mė vonė gjatė zhvillimit tė shkencave, e s'do mend se dobi tė tilla do tė zbulohen edhe gjatė zhvillimit tė mėtejmė tė shkencave.

            Ashtu qėndron puna edhe me agjėrimin Islam. Deri mė sot janė theksuar dobitė e agjėrimit vetėm si ibadet. Dhe del se roli dhe qėllimi i agjėrimit me fjalė tė tjera, ėshtė qė nga njeriu i rėndomtė si mė i afėrm me kafshėn, tė krijojė njeri, krijesė morale dhe sociale, fuqi shpirtėrore ngjashėm me engjėjt. Ky qėllim i agjėrimit ėshtė theksuar mė herėt me citimin e ajetit: "LEALEKUM TETTEKUN" - qė tė bėheni tė devotshėm. Pėrsosshmėria morale ėshtė qėllimi kah tenton institucioni i agjėrimit. Mirėpo, pėrmes medicinės bashkė-kohore domethėnia e agjėrimit fillon tė vertetohet dhe tė arsyetohet edhe si faktor shėndetsor siē vertetohen shkencėrisht edhe ibadetet tjera sepse  Islami (Kur'ani) thirret nė shkencė. 

            Madje, Kur'ani na obligon nė studimin e tė gjitha lėmive shkencore: 

            "Ne u sollėm atyre (mekkasve) njė libėr (Kur'anin) qė ua shkoqitėm nė baza tė diturisė, e qė ėshtė udhėrrėfyes e mėshirė pėr ata qė besojnė." (El Arafė: 52)      

            Jo veēse me shkencė, por edhe pėrvoja vėrteton se tė mbushurit e tepėrt tė stomakut me pije dhe gjellėra tė llojllojshme sjell deri te plogėshtia dhe lodhja e tė gjitha organeve, sepse organi mė me rėndėsi nė organizėm - stoma-ku, nuk ėshtė nė gjendje t'i tresė. Stomaku i mbushur bėhet burim i shumė helmeve tė rrezikshme pėr jetėn tonė. E logjikshme ėshtė se mbushja  e pandėrprerė e stomakut ėshtė njė lloj atentati i stomakut, e me tė edhe i organeve tjera tė organizmit. Shtypja e gjakut - sėmundje e rėndė, pėr tė cilėn s'ka ilaē tjetėr pėrpos urisė, arterioskeleroza etj., - sėmundje kėto vdekjeprurėse, mė sė shpeshti rrjedhin nga mbushja e tepėrt e stomakut me ushqime tė forta, tė yndyrshme. 

            Andaj, Muhammedi a.s. porosiste shpesh qė ta ndėrpresim ushqimin madje edhe atėherė kur do tė na paraqitet oreksi mė i madh.

            Ai ka thėnė:  

            "Agjėroni, - do tė jėni tė shėndoshė!"   

            Ai gjithmonė porosiste tė pėrmbahemi nga pijet dhe ushqimet e tepėrta me qėllim qė ta ruajmė elasticitetin dhe energjinė e organizmit dhe kthjelltėsinė e jetės nė frymėn e fjalėve Kur'anore: 

            "O bijt e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz, hani e mos e teproni, sepse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė."   (El A'rafė: 31) 

             Muhammedi a.s. jo vetėm qė s'ishte mjek ose njeri i arsimuar, por thjesht ai ishte analfabet. Kėto thėnie tė tij na tregojnė  nė muxhizet e tij, muxhize kėto tė cilat shkenca veēsa ka filluar t'i vertetojė gjė tė cilėn detaisht do ta shohim mė poshtė. Ai gjithashtu ka thėnė: 

            "Enė mė e ligė ėshtė stomaku i mbushur". 

            Tė shumta janė dėmet nga pija dhe ushqimi i tepėrt, e tė shumta janė pėr shėndetin e njeriut edhe dobitė nga uria, thėnė me fjalė tė tjera, lehtėsimi i stomakut me agjėrim, pra me atė agjėrim qė i pėrket Islamit. A nuk ėshtė e saktė se pushimet javore dhe vjetore e freskojnė njeriun shpirtėrisht dhe fizikisht dhe i japin forca tė reja pėr punė tė mėtejme? Kėshtu ėshtė edhe me agjėrimin e Ramazanit, dmth, njė pushim i pėrsosur i organizmit tonė edhe atė, jo vetėm i organeve tretėse, por edhe i veshkėve, mėlēive etj., i pėrtėrinė, i pastron dhe i aftėson pėr punė tė mėtejme. Le ta marrim si shembull makinėn. S'ka asnjė makinė qė mundet tė punojė pandėrprerė dhe pa gabim. Secilės makinė i nevojitet ta ndėrpresė punėn pėr njė kohė tė caktuar qė tė pastrohet dhe tė lubrifikohet. Nė tė kundėrtėn do tė hudhet nė hekurishta tė vjetra. Edhe organizmi ynė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė makinė e komplikuar tė cilės i nevojitet njė pushim siē ėshtė agjėrimi Islam. Krijuesit tė Gjithėdijshėm tė organizmit tonė i qe e njohur se ēka i nevoitet organizmit tonė, ndaj pos pėr qėllime tjera edhe pėr kėtė e pėrcaktoi agjėrimin.  Por, qė ky agjėrim tė jetė i dobishėm pėr shėndetin tonė duhet tė jetė i orientuar kah uria e jo kah ushqimet e forta dhe tė pasura  gjatė iftarit dhe syfirit, sikur qė praktikohet sot, e posaēėrisht te tė pasurit. Nga kėto shkaqe ėshtė porositur qė tė agjėrohet edhe jashtė Ramazanit sa mė tepėr ditė, posaēėrisht ata njerėz tė cilėt tensioni i gjakut (energjia trupore) mund t'i shpie nė mėkat. 

            Meqė kėtu ėshtė fjala pėr agjėrimin nga aspekti shėndetėsor,  t'i cekim dobitė e agjėrimit pėr sėndetin tonė tė vertetuara nė mėnyrė shkencore-medicinale. Qysh grekėt e vjetėr, e posaēėrisht mjekėt arabė, vėrtetuan se dieta ėshtė faktori kryesor nė terapi pėr shėrim gati tė tė gjitha sėmundjeve, prandaj kanė thėnė: "Lukthi ėshtė burim sėmund-jesh, ndėrsa dieta koka e ēdo ilaēi."  Dieta edhe nė terapitė e medicinės sė sotme ėshtė hapi i parė.

RREZIQET NGA USHQIMET E RENDA DHE TE TEPERTA - URIA SI BAR

            Tė shohim se ēfarė qėndrimi ka medicina moderne pėr urinė dhe agjėrimin. Sa i pėrket kėsaj e konsideroj tė dobishme t'i citoj disa fragmente nga ekspertė tė njohur tė medicinės tė cilat janė hasur nė shtyp. Gazeta "Dnevnik", kishte njė artikull tė gjerė nga Dr. B.P., me titull: "Ushqimi i pleqėve", ku pėrpos tjerash theksonte rrezikun nga ushqimet e yndyrshme dhe tė rėnda pėr pleqtė. "Masa aktive e muskujve zvogėlohet dhe plotėsohet me ind tė yndyrshėm. Puna e veshkėve zvogėlohet. Po ashtu ndryshime vėrehen te enėt e gjakut, ato bėhen tė brishta ngase nė to sedimentohet lloji special i yndyrės i quajtur polesterin". Dobėsohet puna dhe ritmi i zemrės... Ky grumbullim i yndyrės shpejton shkaktimin e arterioskelerozės dhe sjell deri te sėmundja e vjetėr angina pektoris, te rritja e tensionit tė gjakut etj. Qė tė mos vijė deri te kėto sėmundje te pleqtė, ushqimi duhet tė jetė sa mė i varfėr me yndyrėra tė botės shtazore. Nevojat yndyrore duhet tė plotėsohen me vajėra nga bimėt qė janė shumė pak ose aspak tė rrezikshėm." 

            Ky dijetar mė tej tėrheq vėrejtjen nė largimin nga gjellėrat shumė tė kripura sepse kripa i ndihmon arterioskelerozės dhe sendimentimit tė kripėrave nėpėr venė dhe arterie dhe shkaktohet rritja e tensionit tė gjakut.

            "Sa i pėrket sheqerit duhet tė reduktohet nė pėrmasa sa mė tė vogla, sepse teprica e sheqerit nė organizėm shndėrrohet nė yndyrė. Gjatė tė ushqyerit duhet tė kihet kujdes qė tė mos vie as deri te parangopja e as nė tejngopje." Revista "RAD" nė numrin 12 tė 19 marsit 1960 nėn titullin: "Uria e dobishme", shkruan:             "Sipas pohimit tė njė letrari amerikan Apton Sinklerit, njeriu pas eleminimit tė shprehisė pėr ushqim tė tepėrt, ndjehet mė i ri dhe mė i fortė. Privimi i ushqimit e pėrforcon organizmin. Kjo ndoshta duket paradoksale, por kėtė e vertetojnė ekspertėt e medicinės. Shembulli i Vinston ?erēillit, i cili me elasticitet tė plotė i priti tė 80-tat, tregon se agjėrimi ėshtė njė ndėr stimuluesit mė tė mirė tė elasticitetit. Njė burrėshtetas britanik me sukses i krijoi vetes njė disiplinė nė konsumim, pije, zbavitje dhe kėnaqėsi tė tjera trupore. Ai, shpesh gjatė 24 orėve madje edhe gjatė 48 orėve nuk konsumonte asgjė, e kohė pas kohe i shmangej ushqimeve madje edhe nga njė javė. 

            ?ėrēilli, sikur edhe shumė tė tjerė, zbuloi se tė pėrmbajturit nga ushqimi ėshtė mėnyra mė e mirė qė tė arrihet koncentrim i plotė. Pėrkrahės i madh i agjėrimit ishte edhe burrėshtetasi britanik Sir Staford Krips, ndėrsa mjekėt tė cilėt e shqyrtonin shėndetin e Gandit gjatė agjėrimit tė tij "grevė urie" nė vitin 1933, vėrtetuan se shėndeti i Mahatma Gandit deri nė ditėn e dhjetė vetėm pėrforcohej dhe pėrtėrihej deri nė atė masė sa qė mundej tė krahasohej me organizimin e njė 40 vjeēari, ndėrsa atėherė i kishte plot 64 vjet. Nė Zvicėr, Britani tė Madhe, nė Gjermani e Amerikė ekzistojnė shumė spitale ku shėrimi bėhet ekskluzivisht me agjėrim. Rėndom ai agjėrim zgjat 21 ditė, e mandej sipas fjalėve tė shkrimtarit Apton Sinkler, njeriu ndjehet mė i fortė dhe mė i ri pėr disa ditė. Higjenistėt konsiderojnė se agjėrimi ėshtė bar efikas i ēlirimit tė trupit (organizmit) nga helmet e ndryshme. Rėndimi, dhembja e barkut dhe lodhjet kronike janė pasojė e tė ushqyerit tė tepėrt dhe iracional. Depresioni qė i kaplon njerėzit, shpesh mund tė jetė gjithashtu pasojė e plotėsimit tė trurit me toksinė nga ushqimi i tepėrt. Agjėrimi disa ditėsh nuk e dobėson organizmin. Uria hetohet vetėm dy tre ditėt e para e pastaj zhduket. Organizmi atėherė fillon t'i shfrytėzojė rezervat qė nė arsenalin e vet i ka tė mjaftueshme. Mėlēia ėshtė e pasur me glikogjen, gjaku me proteinė, ndėrsa rezervat e yndyrės te meshkujt arrijnė 30 %, kurse te femrat nė 20 %. 

            Kur agjėrojmė "e hamė vetveten", ndėrsa organizmi pa rrezik pėr shėndetin, mund tė gjejė rezerva nė vete deri 20 ditė abstenim nga ushqimi. 

            Gjatė agjėrimit nga fytyra zhduken njollat, puēėrrat, tė thatėt dhe shtresat e tepėrta tė yndyrėrave. Sistemi nervor dhe truri mbeten tė paprekėshme, ndėrsa pėrbėrja e gjakut nuk ndryshon. 

            Ngadalėsimi i ritmit jetėsor gjatė agjėrimit sjell dobi tė pakompensueshme. Pėrderisa zemra rrah 70 herė nė minut dhe rreth 100.000 herė nė 24 orė, gjatė agjėrimit zemra rrah rreth 60 herė nė minutė gjegjėsisht diēka mė tepėr se 80.000 herė nė ditė, qė do tė thotė se kursen diēka mė tepėr se 10.000 rrahje tė zemrės. Agjėrimi gjithashtu ndikon dobishėm edhe pėr shqisat e tė pamurit. Tė pamurit kthjellohet dhe nė bazė tė hulumtimeve tė ndryshme, pas agjėrimit tė pamurit pėrmirėsohet pėr dy herė mė mirė se mė parė.

            Mbrojtėsi i madh i agjėrimit, mjeku amerikan Shellton, e porosit abstenimin 21 ditėsh tė ushqimit. Ekspertėt evropianė konsiderojnė se agjėrimi i plotė s'duhet tė zgjasė mė tepėr se katėr ditė[8], ndėrsa disa janė tė mendimit se lėngjet e frutave gjatė agjėrimit nuk e zvogėlojnė vlerėn e kėtij tretmani". Nė njė artikull me titull: "Pėrforcimi i organizmit dhe shėrimi me ndihmėn e urisė", pos tjerash theksohet: 

            "Deri sa mjeku amerikan Dr. Shellton, pėrpos abste-nimit tė plotė nga ushqimi pėr 21 ditė, ekspertėt evropianė Dr. Birsheri dhe Beneri janė tė mendimit se ėshtė mė mirė mė shpėsh tė agjėrohet nga katėr ditė dhe nė ndėrkohė tė konsumohen lėngje frutash." Pėr organizmin dobia nga agjėrimi ėshtė e shumėfishtė. Depresioni sipas mjekut gjerman  Dr. Martinit, nė tė shumtėn e rastėve ėshtė pasojė e plotėsimit tė trurit me toksinė, ndėrsa dietisti francez, Dr. Gelpi, konsideron se 4/5 e sėmundjeve i shkaktojnė fermentet e kuqe. Abstenimi pėr njė kohė nga ushqimi  nuk sjell vetėm deri nė ndėrprerjen e helmimeve tė organizmit, nė eleminimin e substancave tė dėmshme, por edhe nė pushimin gjeneral e me tė edhe nė pėrforcimin e organizmit. Zvogėlohen pėrmasat e thartimeve nė urinė, zhduken puērrat, njollat, tė thatėt nga fytyra etj. Gjatė agjėrimit pesha e muskujve, mėlēisė dhe shpėnetkės, zvogėlohet pėrgjysmė derisa pesha e zemrės mbetet e paprekėshme. Pėrbėrja e gjakut sipas hulumtimeve tė Prof. Benediktit pėr 31 ditė aspak nuk ndėrrohet. Dobia e agjėrimit pėr pushimin e zemrės ėshtė shumė e madhe, pasi ajo vetėm gjatė njė dite rrah rreth 14 mijė herė mė pak. Gjatė agjėrimit qelizat e sėmura tė organizmit eleminohen, ndėrsa tė rejat zhvillohen mė mirė. Sė fundi agjėrimi pozitivisht ndikon nė funksionet intelektuale".  Konsideroj se nuk ėshtė e tepėrt tė citohet edhe njė pjesė e artikullit tė prof.dr. Teodor Lluka-qit, tė shpallur nė gazetėn "Jeta dhe shėndeti" - Sarajevė, nėnė titullin: "Agjėrimi i plotė e vetmja masė e sigurtė kundėr trashėsisė", ku thotė:  "Agjėrimi si metodė medicinale ėshtė e vjetėr sa edhe vetė njerėzimi. Edhe te religjionet e vjetra e hasim agjėrimin si ibadet tė pėlqyer tė Zotit, e qė nė realitet ėshtė dashur tė theksohet disiplina e vetmohimit tė ditėve dhe javėve tė caktuara. Dhe, kėsisoj, pa vetėdije i ėshtė kontri-buar shėndetit, ngase abstenimi nga yndyrėrat nė gjellė gjatė agjėrimit, ishte i dobishėm pėr individėt me peshė tė rėndė dhe pėr pleqtė. Artikullshkruesi flet mė tej se Gandi 15 herė ėshtė hedhur nė grevė urie prej tė cilave tre herė mė gjatė se 21 ditė, duke mos konsumuar asgjė pėrveē ujit tė ngrohtė dhe disa pika tė lėngut tė limonit. Por, prapėseprapė nuk perjetoi asnjė ērregullim nė organizėm pėrpos qė u dobėsua. Mėtej theksohet: "Para 90 vjetėve nė Evropė shpėrtheu njė valė e urisė sė atėhershme "moderne" kur shumė mjek pohonin se me uri mund tė shėrohen  tė gjitha sėmundjet prej kancerit deri te reuma. ?shtė realitet shkencor se pesha e madhe e organizmit u paraprin shumė ērregulli-meve nė organizėm, e populli ynė aq bukur tha: "Tė dobėtit - dobėsohen, trashamanėt udhėtojnė". Kėtu nuk theksohet dieta ose zvogėlimi i racioneve ditorė, por uria e plotė. Mjekėsia bashkėkohore  sot shėrbehet me agjėrimin e plotė si metodė e vetme suksesive pėr shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme, e nė rend tė parė tė peshės sė tepėrt trupore. Pėrmes hulumtimeve tė hollėsishme ėshtė vertetuar se nuk ėshtė e mundur tė zvogėlohet pesha e trupit vetėm me dietė tė thjeshtė, porse me uri tė plotė e nėn mbikėqyrjen e specialistėve nėpėr spitale".  Gjatė zhvillimit tė vet edhe sa fakte do t'i zbulojė shkenca dhe do t'i sqarojė e vertetojė madje jo vetėm kėtė (agjėrimin) porse edhe parimet dhe tė vertetat e Islamit tė madhėrishėm (Kur'anit)?!  Urdhėri i Zotit dhe fjalėt e Muhammedit a.s. pėr agjėrimin: "Agjėroni, - do tė jeni tė shėndoshė"!, - a nuk janė edhe njė muxhize e vertetuar dhe e dėshmuar shkenctarisht pas gati 14 shekujve?   Nga e gjithė kjo qė u tha mund tė shihet se agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė mėshirė ė paskajshme e Zotit pėr ata qė e pranojnė kėtė mėshirė e cila do t'i shpie kah lumturia nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.

        RREGULLIMI I CESHTJES SOCIALE NE ISLAM
            Tė gjitha parimet dhe rregullat Islame, nė veēanti themelet praktike tė obligimeve Islame, kanė karakter dhe tendencė social-shoqėrore ose altruiste. Por, pėrpos kėsaj ekziston njė sistem i plotė social i parimeve praktike qė sė bashku me burimet fetare kualifikohen si ibadete - shėrbim Zotit. Qėllimi i tyre ėshtė mirėqėnia e plotė e shoqėrisė Islame. Tė gjitha kėto parime Islame, pra kėto tė aspektit socialo-altruist ndahen nė dy grupe. Grupin e parė e pėrbėjnė parimet  qė juridikisht i rregullojnė obligimet sociale e me tė cilat obligohen pjestarėt e pasur tė Islamit. Ndėrsa grupi i dytė pėrbėhet prej parimeve qė mė tepėr nė aspektin moral i obligojnė muslimanėt pa marrė parasysh gjendjen e tyre ekonomike. Nė grupin e parė nėnrenditen kėto obligime: a.- kontributi i domosdoshėm - "zeqati";   b.- kontributi i domos-doshėm gjatė Ramazanit, sadakatul-fitri. c.- therja e kurbanit,  d.- "FIDJE".

Nė grupin e dytė nėnrenditen:

a.- dėnimet pėr thyerjen e disa parimeve - "KEFA-RETET",

b.- lėmosha vullnetare - "SADAKA",  

c.- tesatamentet pėr qėllimet bėmirėse - "VAKFUN" - (vakėf).

http://www.alb-net.com/pipermail/alb-islam/2000-February.txt

VEHBIJA HOXHIQ

THEMELET  E ISLAMIT    

Domethėnia dhe qėllimi i pėrcaktimeve

Pėrktheu: Lutfi Muharemi

Gostivar, 1998


AGJERIMI - 0BLIGIM I DOMOSDOSHEM