AGJERIMI FAKULTATIV
Rėndėsinė e veprave vullnetare nuk mund ta mohojė askush. Ato, nė radhė tė parė, janė njė shprehje e dashurisė dhe falėnderimit tė njeriut pėr Allahun, nė njėrėn anė, dhe gatishmėrisė pėr tė sakrifikuar pėr arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut dhe shpėtimit nga Xhehennemi, nė anėn tjetėr. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė duke pėrcjellur fjalėt e Allahut:
...dhe vazhdon robi Im tė afrohet tek Unė me vepra vullnetare derisa ta dua e kur ta dua Jam dėgjimi me tė cilin dėgjon, shikimi me tė cilin shikon, dora me tė cilėn godet, kėmba me tė cilėn ec; nėse me lyp do ti jap, nėse kėrkon mbrojtje do ta mbroj...([1]).
Veprat fakultative janė edhe kompensim i llojit tė tyre tė obliguar, jo nė kėtė por nė botėn tjetėr, dhe atė nėse mėshira e Allahut pėrshkon atė x person. Hurejth b. Kabisah rrėfen:
Erdha ne Medine dhe u luta: O Allah ma mundėso qĖ ta takoj ndonjė njeri tė mirė. U takova me Ebu Hurejren dhe thashė: Unė e kam lutur Allahun qė tė mė begatojė me njė shok tė mirė andaj mė rrėfe ndonjė hadith qė ke dėgjuar nga Pejgamberi, alejhis selam ndoshta Allahu mė bėn dobi me tė!
Tha: Po, e kam dėgjuar Pejgamberin, alejhis selam duke thėnė:
Gjėja e parė prej veprave pėr tė cilėn pyetet njeriu nė Ditėn e Kiametit ėshtė namazi; nėse ai ka qenė mirė shpėton dhe kalon, ndryshe humb (shpėrblimin) dhe shkatėrrohet (me shqiptimin e dėnimit). Nėse ka mbetur diē pa u plotėsuar nga namazi obligativ, atėherė Allahu i Madhėruar thotė: Shikoni nėse robi Im ka vepra fakultative (namaz vullnetar), qė ti plotėsohet me tė farzi i lėnė pa plotėsuar. Pastaj ky rregull zbatohet pėr ēdo farz (tė lėnė pa plotėsuar, agjėrim apo ēka do tjetėr qoftė). ([2])
Pėr kėtė kompensim, janė dhėnė mendime:
§ Kompensimi i suneteve tė farzit, si: falja e namazit me pėrkushtim, lutjet, etj.
§ Kompensimi i farzeve tė lėshuara brenda vet namazit farz.
§ Kompensimi i vet namazeve farz, tė cilat nuk janė falur fare([3]).
Ndėrsa nė koment tė: Pastaj ky rregull zbatohet pėr ēdo farz, ėshtė thėnė: Nėse lė pa plotėsuar ndonjė obligim (farz) prej ēdo vepre i plotėsohet me vepėr fakultative tė atij lloji([4]).
Rreth agjėrimit fakultativ
1. Agjėrimi vullnetar, edhe pse ka shpėrblim tė madh, megjithatė nuk bėn tė jetė i shumtė aq sa tė lodhė apo tia injorosh pa dashje tė drejtėn dikujt tjetėr, duke pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn personale. Abdullah b. Amr b. el-Asi transmeton:
" Mė ka thėnė mua Pejgamberi, alejhis selam: O Abdullah, jam informuar se ti agjėron (tėrė) ditėn dhe falesh (tėrė) natėn. Thashė: Po, gjithsesi o i dėrguari i Allahut.
Atėherė mos bė kėshtu mė tha. Agjėro por edhe ha, falu por edhe fli ngase trupit i ke borxh (pėr pushim), syrit tėnd (pėr gjumė), gruas sate (pėr kalim kohe me tė), mysafirit tėnd (pėr mikpritje). Ti ke mundėsi tė agjėrosh prej ēdo muaji tri ditė ngase pėr ēdo tė mirė shpėrblehesh me dhjetė, dhe kėshtu llogaritėsh se ke bėrė agjėrim gjatė tėrė kohės.
Kėrkova -rrėfen Abdullahu- kėshtu qė u ngarkova (me ēka nuk pata mundėsi). Thashė: O i dėrguari i Allahut, unė kam forcė. Atėherė agjėro agjėrimin e pejgamberit tė Allahut, Davudit, alejhis selam dhe -mė sugjeroi- mos shto mė shumė se kjo.
Si ka qenė agjėrimi i pejgamberit tė Allahut, Davudit, alejhis selam?- e pyeta.
Gjysma e jetės (njė ditė po e njė jo). Kur Abdullahu u plak thoshte: Ah sikur ta pranoja lehtėsimin e Pejgamberit, alejhis selam! ". ([5])
Porosia e Muhammedit, alejhis selam pėr atė qė quhet maksimum nė adhurim, e qė mė shumė nuk mund tė tejkalohet ngase kalon nė ekstremitet, qė herėt a vonė ose shpie nė pendim pėr vendimin e marrė qė nuk do tė mund ta mbash, ose -Allahu na ruajt!- adhurimi do tė kalojė nė monotoni e kėshtu do tė humbėsh mė shumė se qė ke fituar.
Nė hadithin e lartshėnuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme hasėm nė njė porosi tė Muhammedit, alejhis selam pėrkitazi me kėtė qė thamė ndėrsa tani, kėtu, prapė nga Abdullahu, kemi njė version tjetėr tė porosisė, qė para sė gjithash na bėn me dije se Abdullahun Muhammedi, alejhis selam pėr maturi, mesatari, dhe adhurim tė vazhdueshėm e kishte porositur mė shumė se njė herė. Abdullahu rrėfen se Muhammedi, alejhis selam ka thėnė:
Agjėrimi mė i dashur (pas tė cilit edhe nuk pranohet formė mbi tė) ėshtė agjėrimi i Davudit; ai agjėronte gjysmėn e kohės (njė ditė po e njė ditė jo)... ". ([6])
Abdullah b. Amri, siē pėrmend Buhariu dhe Nesaiu, kishte thėnė:
Pasha Allahun, do ta agjėroj ditėn dhe do tė falem natėn pėr aq kohė sa tė jam gjallė, ([7])
ose
Do tė agjėroj tėrė kohėn dhe do ta lexoj Kuranin pėr ēdo natė. ([8]).
Jo vetėm kaq, ai, siē rrėfen gruaja e tij pėr tė, prej se ishte martuar kurrė nuk kishte fjetur me tė, kėshtu qė babai i tij e qortoi. Muhammedi, alejhis selam e takoi Abdullahun dhe ia dha kėtė kėshillė.
Meqė Muhammedi, alejhis selam pa vullnetin e madh te Abdullahut, i dha atij mundėsi tė ndryshme, tė cilat kanė shpėrblim tė madh:
§ Agjėro tri ditė prej ēdo muaji,
§ Nė ēdo tė dhjetėn ditė agjėroje njė ditė e ti ke shpėrblimin e ditėve tjera,
§ Nė ēdo tė dhjetėn ditė agjėro dy ditė e ti ke shpėrblimin e ditėve tjera,
§ Agjėro nė ēdo tė nėntėn ditė njė ditė e ti ke shpėrblimin e tetė ditėve,
§ Agjėro ēdo tė tetėn ditė e ti ke shpėrblimin e shtatė ditėve,
§ Agjėro pesė ditė prej ēdo muaji,
§ Agjėro shtatė ditė prej ēdo muaji,
§ Agjėro nėntė ditė prej ēdo muaji,
§ Agjėro njėmbėdhjetė ditė prej ēdo muaji,
§ Agjėro dymbėdhjetė ditė prej ēdo muaji,
§ Agjėro pesėmbėdhjetė ditė prej ēdo muaji,
§ Prej ēdo xhumaje (jave) agjėro tė hėnėn dhe tė enjten,
§ Prej ēdo xhumaje (jave) agjėro nga tri ditė,
§ Agjėro katėr ditė prej ēdo jave,
§ Agjėro njė ditė po e njė ditė jo, agjėrim ky i Davudit, alejhis selam.
Nė fund tė hadithit Abdullahu sikur ndjeu keqardhje pėr atė qė kishte vendosur sa kishte qenė i ri ngase kur u plak dhe u dobėsua agjėrimi e mundonte mė shumė. Por, prapėseprapė, ai nuk ndėrpreu agjėrimin dhe thoshte: Sikur ta pranoja lehtėsimin e Muhammedit, alejhis selam do te ishte me e dashur pėr mua se ēdo gjė tjetėr por unė jam ndarė nga ai nė njė gjendje (i vendosur pėr agjėrim) qė urrej tani tė largohem nga ajo vendosmėri([9]).
Jo vetėm kaq, ai, alejhis selam, rrėfeu qartė se agjėrimi pandėrprerė, nuk konsiderohet agjėrim. Tė shohim sė pari hadithin e mė pas sqarimin adekuat:
Nuk ka agjėruar ai qė agjėron tėrė kohėn. ([10])
Nė versionin e Imam Muslimit kėtė gjė e tha tri herė Pejgamberi, alejhis selam pėr tė na bėrė me dije se njė gjė e tillė, edhe pse ka qėllim tė mirė, ėshtė e gabuar.
Nuk ka agjėruar ai qė agjėron tėrė kohėn, nuk ka agjėruar ai qė agjėron tėrė kohėn, nuk ka agjėruar ai qė agjėron tėrė kohėn. ([11])
Ebu Hatimi duke sqaruar hadithin:
Ai qė agjėron gjatė tėrė kohės as nuk ka agjėruar dhe as nuk ka ngrėnė,
...thotė: Mohimi i agjėrimit ėshtė bėrė pėr arsye se ai qė agjėron gjatė tėrė kohės agjėron edhe ditėt, tė cilat janė tė ndaluara pėr tu agjėruar, si: Ditėt e Bajrameve, Ditėt e Teshrikut, etj. Ky njeri as nuk ka agjėruar gjithmonė qė tė shpėrblehet pėr shkak se ai ka rėnė nė mėkat kur ka agjėruar ditėt, tė cilat, fetarisht, janė tė ndaluara tė agjėrohen. Mu pėr kėtė, Muhammedi, alejhis selam, pėr atė qė agjėron pandėrprerė, duke pėrfshirė kėtu edhe ditėt e ndaluara, ka thėnė:
Kush agjėron gjatė tėrė kohės, atij Xhehennemi do ti ngushtohet kėshtu, duke rrumbullakėsuar gishtin e madh dhe atė qė pason. ([12])
Madje, tek hanefitėt, edhe nėse agjėron tėrė vitin duke pėrjashtuar ditėt e ndaluara prape ėshtė mekruh tenzihen (vepėr e papėlqyer)([13]).
Avn b. Ebi Xhuhajfe rrėfen nga babai i tij se Pejgamberi, alejhis selam kishte vėllazėruar Selmanin dhe Ebu Derdanė. Njė ditė Selmani e vizitoi Ebu Derdanė dhe e pa Ummu Derdanė me rroba pune (jo rroba zbukurimi).
-Cfarė ke oj Ummu Derda?- pyeti Selmani.
-Vėllai yt, Ebu Derdaja, sikur ka harruar dynjanė- u pėrgjigj ajo.
Erdhi Ebu Derdaja dhe pėrgatiti ca ushqim.
-Ha!- tha Ebu Derdaja.
Unė nuk do tė ha derisa tė hash edhe ti- nguli kėmbė Selmani.
Filloi Ebu Derdaja tė haje (prishi agjėrimin). Kur erdhi nata Ebu Derdaja u bė gati tė falej ndėrsa Selmani i tha: Fli.
Fjeti Ebu Derdaja. Pak mė vonė u bė gati tė ēohej por Selmani prapė i tha: Fli. Dikur kah fundi i natės Selmani i tha: Ngritu tash. U falėn bashkė, dhe me atė rast Selmani ia dha njė kėshillė tė madhe Ebu Derdasė:
Ti ke obligim ndaj Allahut (me adhurim), ndaj vetes (me pushim), ndaj familjes (me pėrmbushje tė nevojave tė tyre), dhe secilit jepja tė drejtėn e vet.
Ai shkoi dhe e informoi Muhammedin, alejhis selam pėr kėtė. Pejgamberi, alejhis selam tha: Tė vėrtetėn e ka thėnė Selmani!. ([14])
Muhammedi, alejhis selam ishte njeriu qė mė sė shumti adhuronte Allahun, ishte krijesa qė mė sė shumti e njihte Allahun e rrjedhimisht ia kishte edhe frikėn mė sė shumti, megjithatė nuk vepronte kėshtu. Madje as nuk agjėronte njė ditė po e njė jo. Enes b. Maliku transmeton se:
Tre njerėz prej tė afėrmve erdhėn nė shtėpitė e grave tė Pejgamberit s.a.v.s. dhe pyetėn pėr ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. e pasi morėn pėrgjigje, atyre iu duk se kjo ėshtė pak dhe thanė: Ku jemi ne e ku ėshtė Pejgamberi s.a.v.s. All-llahu atij ia ka falur tė gjitha mėkatet e mėparshme dhe ato tė ardhshmet. Njėri prej tyre tha: Sa mė pėrket mua, unė gjithnjė tėrė natėn do tė falem. I dyti tha: Unė vazhdimisht do tė agjėroj. I treti tha: Unė do tė izolohem prej grave dhe kurrė nuk do tė martohem. Kur vjen i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u thotė: A jeni ju qė keni thėnė kėtė dhe kėtė? Sa mė pėrket mua, pasha All-llahun, unė jam mė i drojtur dhe mė i devotshėm ndaj All-llahut se sa ju, por unė agjėroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bėj jetė bashkėshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk mė pėrket mua. ([15])
Mu pėr kėtė, Allahu me urtėsinė dhe mėshirėn e Tij ka ndihmuar kėtė ummet duke ua shumėfishuar shpėrblimin: njė me dhjetė. Nėse agjėron tri ditė prej ēdo muaji konsiderohet se ke agjėruar tridhjetė ditė ngase 3x10=30. Abdullah b. Amri rrėfen se:
Pejgamberi, alejhis selam tha: Ti po agjėron gjatė tėrė kohės dhe po falesh gjatė tėrė natės?
Thashė: Po.
Nėse ti bėn kėshtu e ke lodhur syrin, e ke dobėsuar veten (shpirtin); nuk ka agjėruar (agjėrim me shpėrblim) ai qė agjėron tėrė kohėn. Agjėrimi i tri ditėve ėshtė agjėrim i tėrė kohės.
Po unė mundem mė shumė- u arsyetova.
Agjėroje agjėrimin e Davudit, alejhis selam, - mė sugjeroi-, i cili agjėronte njė ditė e hante njė ditė, dhe kur takohej me armikun nuk ikte . ([16])
Shėnim: Nga forma e jashtme e hadithit kuptohet se ndalesa vjen nė theks edhe mė shumė atėherė kur ėshtė kohė lufte dhe muslimani ka nevojė tė jetė fizikisht mė i pėrgatitur se kurdoherė. Pejgamberi, alejhis selam nė fillim i tha se agjėrimi e lodhe syrin dhe dobėson shėndetin pėr tia bėrė me dije se Davudi, alejhis selam ishte me i fortė se Abdullahu por megjithatė ai praktikonte kėtė formė dhe kurrė nuk ėshtė dobėsuar nga agjėrimi nė mėnyrė qė kur tė takohej me armikun tė ikte nga fushėbeteja. As Abdullahu nuk ka ikur por kjo ishte kėshillė pėr tė.
Agjėrimi i gjashtė ditėve tė Shevvalit, muajit pas Ramazanit, ėshtė sikurse agjėrimi i tėrė vitit. Si? Lexojeni kėtė hadith sė pari e pastaj mendoni:
Kush agjėron Ramazanin e pastaj e pėrcjell edhe me gjashtė ditė tjera nga muaji vijues, Shevvali, ai konsiderohet sikur tė ketė agjėruar tėrė vitin. ([17])
Si? A nuk thamė mė herėt se rregull te Allahu ėshtė qė sė paku pėr njė tė mirė tė shpėrblejė me dhjetė?! Ramazani ka 30 (ditė) x 10 (njė ditė e Ramazanit vlerėsohet me dhjetė ditė)= 300 (ditė) + 6 (ditė tė Shevvalit) x 10 (sa ėshtė shpėrblimi pėr njė ditė)= 60 (ditė). 300+60= 360 (ditė sa ka viti hėnor). Ky rregull ėshtė pėrfituar nga ajeti:
Kush vjen me njė (punė) tė mirė, ai (nė ditėn e gjykimit) shpėrblehet dhjetėfish, e kush vjen me (vepėr) tė keqe, ai ndėshkohet vetėm pėr tė. Atyre nuk u bėhet e padrejtė.
(el-Enam, 160)
Ose, agjėrimi i Ramazanit dhe agjėrimi i tri ditėve prej ēdo muaji, pėrmbledhin agjėrimin e tėrė vitit. Sikur ta merrnim shpėrblimin e Ramazanit si shpėrblim vetėm mujor dhe ti llogarisnim vlerat e agjėrimit tė tri ditėve prej ēdo muaji prapė do tė na dilte se agjėrojmė tėrė vitin. Agjėruam Ramazanin dhe mbaruam me njė muaj, pastaj nėse agjėrojmė 3 ditė prej ēdo muaji qė dita shpėrblehet me dhjetė tė tjera na del se ne agjėruam atė muaj nė tėrėsi, dhe si rezultat na bie se kemi agjėruar tėrė vitin.
Ebu Uthmani rrėfen se Ebu Hurejre ishte nė njė udhėtim dhe kur arritėn nė vend (ose u ndalėn pėr tė drekuar) ia dėrguan njė njeri ta ftonte pėr ushqim. Ebu Hurejren e gjeti duke u falur. Jam agjėrueshėm- tha Ebu Hurejre. Kur u shtrua dreka dhe gati sa nuk u ngopėn erdhi Ebu Hurejre dhe filloi tė hajė. Njerėzit filluan ta shikojnė njeriun qė e dėrguan te Ebu Hurejre (duke menduar se ai i ka mashtruar).
Pėrse mė shikoni, ai mė tha se ėshtė agjėrueshėm?- tha njeriu.
Tė vėrtetėn po e thotė -e arsyetoi Ebu Hurejre-. E kam dėgjuar te dėrguarin e Allahut duke thėnė:
Agjėrimi i muajit tė durimit (Ramazanit) dhe tri ditėve tė ēdo muaji ėshtė sikur agjėrimi i tėrė vitit.
...Unė jam duke ngrėnė nė lehtėsimin e Allahut dhe jam duke agjėruar nė shumėfishimin e Allahut. ([18])
Pastaj, agjėrimi mė i mirė ėshtė konsideruar ai i Davudit, alejhis selam, qė ka qenė njė ditė po e njė ditė jo, dhe agjėrimi qė kalon kėtė kufi nuk ėshtė agjėrim. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Nuk ka agjėrim mbi atė tė Davudit, alejhis selam; ai agjėronte gjysmėn e kohės (jetės). Agjėroje njė ditė dhe ha nė ditėn tjetėr!. ([19])
2. Ai qė agjėron agjėrimin vullnetar mund ta prishe atė dhe tė mos e kompensoje fare. Avn b. Ebi Xhuhajfe rrėfen nga babai i tij se Pejgamberi, alejhis selam kishte vėllazėruar Selmanin dhe Ebu Derdanė. Njė ditė Selmani e vizitoi Ebu Derdanė dhe e pa Ummu Derdanė me rroba pune (jo rroba zbukurimi).
-Cfarė ke oj Ummu Derda?- pyeti Selmani.
-Vėllai yt, Ebu Derdaja, sikur ka harruar dynjanė- u pėrgjigj ajo.
Erdhi Ebu Derdaja dhe pėrgatiti ca ushqim.
-Ha!- tha Ebu Derdaja.
Unė nuk do tė ha derisa tė hash edhe ti- nguli kėmbė Selmani.
Filloi Ebu Derdaja tė haje (prishi agjėrimin). Kur erdhi nata Ebu Derdaja u bė gati tė falej ndėrsa Selmani i tha: Fli.
Fjeti Ebu Derdaja. Pak mė vonė u bė gati tė ēohej por Selmani prapė i tha: Fli. Dikur kah fundi i natės Selmani i tha: Ngritu tash. U falėn bashkė, dhe me atė rast Selmani ia dha njė kėshillė tė madhe Ebu Derdasė:
Ti ke obligim ndaj Allahut (me adhurim), ndaj vetes (me pushim), ndaj familjes (me pėrmbushje tė nevojave tė tyre), dhe secilit jepja tė drejtėn e vet.
Ai shkoi dhe e informoi Muhammedin, alejhis selam pėr kėtė. Pejgamberi, alejhis selam tha: Tė vėrtetėn e ka thėnė Selmani!. ([20])
Gjithashtu Muhammedi, alejhis selam ka thėnė:
Agjėrimi vullnetar ėshtė sikurse sadakaja qė e jep njeriu nga pasuria e tij; nėse do e jep e nėse nuk do e mban pėr vete. ([21])
Xhumhuri([22]), siē pėrmendėt nė Nejlul evtar, kanė kėtė qėndrim, derisa Imami Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Hasan el-Basriu, mendojnė ndryshe([23]).
Ibni Abdul Berr-rri pėrcjell kompaktėsinė e dijetarėve se prishja e agjėrimit vullnetar me arsye dhe justifikim nuk obligon kompensimin e tij([24]).
3. Agjėrimin vullnetar mund ta bėsh nijjet edhe pas gdhirjes derisa atė obligativ duhet ta bėsh patjetėr para lindjes sė diellit. Ja edhe faktet pėrkatese pėr ketė:
Ibni Omeri transmeton nga babai, Omeri, e ky nga e bija Hafsa, gruaja e Pejgamberit, alejhis selam se:
Kush nuk vendos pėr agjėrim para agimit ai nuk ka agjėrim. ([25])
Aisheja, nėna e besimtarėve, rrėfen se: Njė ditė mė tha Pejgamberi, alejhis selam:
Oj Ajshe, a keni diē pėr tė ngrėnė?
Jo, nuk kemi asgjė o i dėrguari i Allahut- i thashė.
Atėherė unė po agjėroj- tha ai.
Doli Pejgamberi, alejhis selam ndėrsa neve na u dha njė dhuratė apo erdhi njė mysafir dhe kur u kthye Pejgamberi, alejhis selam i thashė: O i dėrguari i Allahut, na ėshtė dhuruar njė dhuratė ose na ka ardhur njė mysafir, ta kam ruajtur pak ushqim.
Cka ėshtė ata?- mė pyeti.
Hajs ([26])- i thashė.
Ma sjell atė- tha.
Ia solli dhe ngrėni. Mė tha: Nė mėngjes gdhiva agjėrueshėm. ([27])
Aisheja prapė rrėfen se:
Erdhi tek unė Pejgamberi, alejhis selam njė ditė dhe mė tha:
A keni diē pėr tė ngrėnė?
Thamė: Jo.
Atėherė unė po agjėroj- tha.
Pastaj na erdhi njė ditė tjetėr dhe i thamė:
O i dėrguari i Allahut, na ėshtė dhuruar Hajs.
Ma tregoni ku ėshtė ngase sot jam gdhirė agjėrueshėm. Ai ngrėni prej tij." ([28])
Ka thėnė Imam Neveviu: Nė kėtė hadith ka argument pėr xhumhurin se lejohet bėrja e nijjetit pėr agjėrim vullnetar nė mėngjes deri para mesditės.
Hanefitėt kanė thėnė se derisa agjėrimet qė patjetėr duhet tė definohen, si: agjėrimi i Ramazanit, zotimit, shpagimit, kompensimit, duhet tė bėhen nijjet gjatė natės, agjėrimi vullnetar (nafile) mund tė bėhet gjatė ditės. Argument kanė marrė hadithin qė pėrmendėm pak mė lartė([29]).
Disa tė tjerė thonė Jo, nuk qėndron kėshtu pėr arsye se Muhammedi, alejhis selam e prishi agjėrimin pėr shkak tė dobėsisė ndryshe ai nijjetin e kishte bėrė gjatė natės([30]).
Tirmidhiu pėrmend mendimin kompakt tė dijetarėve se nijjeti gjatė natės bėhet vetėm pėr Ramazanin, kompensimin e Ramazanit, agjėrimin e zotuar, ndėrsa agjėrimin vullnetar mund ta bėjė edhe pas lindjes sė diellit([31]), edhe pse Ibni Omeri, Xhabir b. Zejdi, Maliku, Muzenijji dhe Davudi mendojnė se agjėrimi, bazuar nė hadithin:
Nuk ka agjėrim ai qė nuk e bėn nijjet gjatė natės ([32]),
...nuk vlen. Sipas tyre hadithi flet pėr agjėrimin, farz apo nafile qoftė([33]).
4. Agjėrimi fakultativ duhet tė ruhet nga gjėrat qė ia zbehin imazhin e tij, si heshtja ose gjėra tjera, pėr tė cilat njeriu nga mosdija imagjinon se janė tė mira. Ibni Abbasi rrėfen se derisa Pejgamberi, alejhis selam ishte duke agjėruar e pa njė njeri qė qėndronte nė kėmbė. Pyeti pėr tė e thane se ėshtė Ebu Israili. Eshtė zotuar se do tė rrijė nė kėmbė e nuk do tė ulet, nuk do tė hyjė nė hije, nuk do tė flet dhe do tė agjėrojė. Pejgamberi, alejhis selam tha:
Urdhėroje le tė flet, le tė hyjė nė hije, le tė ulet dhe le ta vazhdojė agjėrimin. ([34])
Ibni Haxheri nga hadithi nė fjalė kishte pėrfituar rregullin se ēdo gjė qė e shqetėson njeriun nuk ėshtė adhurim, si: ecja zbathur, qėndrimi nė diell, dhe nėse zotohen nuk bėn tė kryhen ngase nuk janė adhurime([35]).
Kurtubiu shton e thotė: Nė tregimin e Ebu Israilit ėshtė theksuar njė fakt i xhumhurit se nuk obligohet kefareti (shpagimi) i zotimit pėr mėkat ose gjėra qė nuk janė nė kuadėr tė adhurimit-ibadetit. Malikut kur ia pėrmendėn kėtė gjė tha: Nuk kam dėgjuar tė ketė thėnė Pejgamberi, alejhis selam se ai duhet te shpaguaj zotimin (bėj kefaret)([36]).
5. Nėse ftohesh nė ndonjė drekė dhe je agjėrueshėm atėherė ke mundėsi tė mos hash, nėse do, dhe tė hash, nėse sheh ndonjė arsye. Nafiu transmeton se e ka dėgjuar Ibni Omerin duke thėnė: Ka thėnė Pejgamberi, alejhis selam:
Pėrgjigjuni kėsaj ftesės kur tė thirreni.
Ibni Omeri shkonte nė dasma apo edhe dreka edhe pse ishte agjėrueshėm([37]).
Muslimi transmeton nga Harun b. Abdil-lahu e ky nga Haxh-xhaxh b. Muhammedi:
Shkonte edhe pse ishte agjėrueshėm.
Nėse dikush ftohet (nė ndonjė ushqim) le ti pėrgjigjet ftesės; nėse ėshtė agjėrueshėm le tė lutet pėr ta e nėse nuk ėshtė agjėrueshėm atėherė le tė hajė. ([38])
Nėse dikush prej jush ftohet nė ndonjė ushqim dhe ėshtė agjėrueshėm le tė thotė: Unė jam agjėrueshėm. ([39])
Nėse dikush ftohet nė ndonjė ushqim le ti pėrgjigjet ftesės. Nėse nuk ėshtė agjėrueshėm le tė hajė e nėse ėshtė agjėrueshėm le tė lutet pėr shtimin e tė mirave tė tyre (bereqet). ([40])
Nėse dikush ftohet nė ndonjė ushqim le ti pėrgjigjet ftesės. Nėse nuk ėshtė agjėrueshėm le tė hajė e nėse ėshtė agjėrueshėm le tė lutet pėr ta. ([41])
Fjala Fel jusal-li e ka kuptimin e ka lutjes-duasė, siē ka ardhur nė ajetin kuranor:
dhe njėkohėsisht lutu pėr ta, se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. All-llahu dėgjon e sheh.
(et-Teubeh, 103)
Nga fjala: le tė lutet pėr ta, e pėrmendur nė disa versione, u kuptua se tė ftuarit nuk i obligohet ngrėnia nėse ėshtė agjėrueshėm([42]).
Ibni Maxheh transmeton nga Xhabiri se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Kush ftohet nė ndonjė ushqim dhe ėshtė agjėrueshėm le ti pėrgjigjet ftesės; nėse do han e nėse do vazhdon agjėrimin. ([43])
Pėr tė mos iu ardhur rėndė nikoqirėve mos ngrėnia ėshtė mirė tiu thotė: Unė jam agjėrueshėm! ndėrsa nėse sheh se kjo do tė interpretohet keq nė mesin e tyre atėherė ai bėn tė hajė([44]). Ngrėnia nuk ėshtė kusht i domosdoshėm, ngase po tė kuptohej siē duhet qėndrimi i tij, atėherė mė mirė do tė ishte ajo qė ėshtė rrėfyer nė shumė hadithe, qė disa u cituan pak mė lartė,: duaja dhe lutja pėr bereqet pėr zotėriun, i cili i ka ftuar.
Kėtė mendim e kanė thėnė edhe disa dijetarė. Shumica e shafiitėve dhe disa hanbelijjė kanė thėnė se nėse i vjen rėndė agjėrimi nikoqirit-ftuesit atėherė le tė hajė ndryshe le tė agjėrojė. P.sh. nikoqiri i thotė se i vjen rėndė tė mos e hajė ushqimin e tij, etj.
Rejjaniu dhe Ibnil Ferr-rrau kanė thėnė se preferohet ngrėnia (prishja e agjėrimit)([45]).
Agjėrimet fakultative ditore, mujore dhe vjetore
A. Ditėt e lejuara dhe ditėt e ndaluara
Para se tė pėrmendim diē pėr kėtė, fillimisht, mendova se do tė ishte mirė sikur tė jepnim njė sqarim tė shkurtėr rreth asaj se Muhammedi, alejhis selam nuk veēonte ditė tė caktuara pėr agjėrim, pėrveē atyre qė na janė tė njohura. Alkameja rrėfen se ka pyetur Aishen:
I dėrguari i Allahut a veēonte ndonjė ditė?
Jo, -iu pėrgjigj Aisheja-, vepra e tij ishte e pėrhershme. Po kush mundet prej jush ta pėrballojė atė (durim pėr adhurim, agjėrim nė kėtė rast) qė i dėrguari i Allahut e pėrballonte?!. ([46])
Ibni Haxheri pėrmend nė koment tė kėtij hadithi se pėr qėllim ėshtė veēimi i ditėve tė panjohura me agjėrim, si: e shtuna, e diela, etj. Ndryshe pėr agjėrimin e ditės sė hėnė dhe tė enjte janė rrėfyer hadithe tė sakta, siē do ti pėrmendim mė poshtė inshaAllah!-.
Ndoshta pėr qellim ėshtė edhe veēimi i vetėm tri ditėve tė bardha me agjėrim, nė mėnyrė qė tė mos mbetet vetėm me ato ditė, ngase sikur Pejgamberi, alejhis selam ti veēonte vetėm ato tri ditė do tė kishte vazhduar nė atė gjendje sepse ai dėshironte qė gjithmonė adhurimet ti vazhdonte. Por meqė ai agjėronte edhe me shumė, mė shumė se kėto tri ditė, atėherė ai nuk veēonte asgjė. Dhe, siē ėshtė transmetuar tek Muslimi nga Aisheja, Allahu qofte i kėnaqur me te:
Agjėronte prej ēdo muaji nga tri ditė dhe nuk brengosej se prej cilave ditė ishin ato (prej fillimit, mesit apo fundit tė muajit)([47]).
Ndoshta tė veēuara, por me ndalesė, janė ditėt e pėrmendura nė kėtė hadith:
Ndaloi agjėrimin e gjashtė ditėve tė vitit, tė cilat janė tė veēuara: Tri ditė tė Teshrikut, Ditėn e Fitėr Bajramit, Ditėn e Kurban Bajramit dhe Ditėn e Xhuma. ([48])
1. Ditėt e lejuara
- Dita e hėnė dhe e enjte. Kur Pejgamberi, alejhis selam ishte pyetur pėr sekretin e agjėrimit tė ditėve: e hėnė dhe e enjte, kishte dhėnė dy pėrgjigje:
Nė kėtė ditė kam lindur dhe nė kėtė ditė mė ka zbritur shpallja. ([49])
Kėtė e vėrteton edhe ky hadith:
Pejgamberi, alejhis selam ishte pyetur pėr agjėrimin e tij dhe ishte hidhėruar. Omeri kur e pa nė njė gjendje tė tillė tha: Kemi pajtuar me Allahun pėr Zot, me Islamin pėr fe, me Muhammedin pėr pejgamber dhe me besėn tonė dhėnė ty si besė (qė mbahet).
U pyet pėr agjėrimin e tėrė kohės e tha: Ai as nuk ka agjėruar por as nuk ka ngrėnė.
U pyet pėr agjėrimin e dy ditėve dhe ngrėnien nė ditėn vijuese e tha: Po kush mund ta duroj kėtė?!
U pyet pėr agjėrimin e njė dite dhe ngrėnien nė dy ditėt tjera e tha: Ah sikur Allahu tė na forconte pėr kėtė!
U pyet pėr agjėrimin e njė dite dhe ngrėnien nė ditėn tjetėr e tha: Ky ėshtė agjėrimi i vėllait tim Davudit, alejhis selam.
U pyet pėr agjėrimin e ditės sė hėnė e tha: Kėtė ditė jam lindur, jam dėrguar profet dhe ka filluar shpallja tė mė zbresė. Pejgamberi, alejhis selam shtoi: Agjėrimi i tri ditėve prej ēdo muaji dhe agjėrimi i Ramazanit deri nė Ramazan konsiderohet sikur agjėrimi i tėrė kohės.
U pyet pėr agjėrimin e Ditės sė Arafatit e tha: I fal mėkatet e vitit tė kaluar dhe tė mbeturat (vitin e ardhshėm).
U pyet pėr agjėrimin e Ditės sė Ashurasė e tha: I shlyen mėkatet e vitit te kaluar. ([50])
Ndėrsa sekreti i dytė i agjėrimit tė kėtyre dy ditėve ėshtė:
Veprat prezantohen para Allahut ditėve tė hėna dhe tė enjte kėshtu qė unė dua vepra ime tė prezantohet duke qenė unė agjėrueshėm. ([51])
- Agjėrimi i tri ditėve tė ēdo muaji. Ebu Hurejre rrėfen se:
I dashuri im, Pejgamberi, alejhis selam, mė ka porositur me tri gjėra: agjėrimin e tri ditėve tė ēdo muaji, dy rekate tė namazit duha dhe faljen e vitrit para se tė flejė. ([52])
Muadheh el-Adevijjeh rrėfen se e ka pyetur Aishen,:
A agjėronte Pejgamberi, alejhis selam prej ēdo muaji nga tri ditė?
Tha: Po.
Cilat ditė tė muajit i agjėronte?- e pyeta.
Ai nuk brengosej se cilat ditė i agjėronte- mu pėrgjigj. ([53])
Preferohet, unanimisht, qė kėto tri ditė tė jenė tė mesit, tė cilat janė: dita e 13-tė, 14-tė dhe 15-tė.
Disa kanė thėnė se kėto ditė janė: Dita e 12-tė, 13-tė dhe 14-tė. Disa dijetarė kanė thėnė se ndoshta Pejgamberi, alejhis selam nuk ka agjėruar rregullisht tri ditė tė caktuara qė tė mos supozohet se janė tė tilla (caktuara) por duke dhėnė shenjė se kėto ditėt e mesit janė mė me vlerė se sa ditėt tjera([54]).
Disa tė tjerė, si Nahiu, mendojnė se kėto ditė janė ditėt e fundit tė muajit derisa tė tjerė, si Hasani, mendojnė se janė ditėt e para tė muajit. Aisheja dhe disa tė tjerė kanė zgjedhur agjėrimin e sė shtunės, dielės dhe sė hėnės tė njė muaji pėr tė agjėruar nė muajin e ardhshėm tė martėn, tė mėrkurėn dhe tė enjten. Disa tė tjerė kanė zgjedhur agjėrimin e tė hėnės sė parė dhe dy tė enjteve vijuese. Ummu Selemeja kishte zgjedhur tė enjten e parė dhe dy tė hėna. Eshtė thėnė edhe ditėn e parė, tė dhjetėn dhe tė njėzetėn, gjė e praktikuar nga Maliku. Ibni Shaban Malikiu kishte zgjedhur ditėn e parė tė muajit dhe ditėn e 21-tė([55]).
-Agjėrimi i Ashurasė. Ashura ka qenė prej ditėve, qė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam shpresonte tė ketė vlerė mė shumė se ditėt tjera. Ibni Abbasi rrėfen kur ishte pyetur pėr agjėrimin e Ashures:
Nuk di tė ketė agjėruar Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ndonjė ditė, qė shpresonte tė ketė vlerė mė shumė se sa ditėt e tjera, pėrveē kėtyre ditėve (tė muajit Ramazan) dhe Ditėn e Ashurės". ([56])
Agjėrimi i kėsaj dite ka qenė prej agjėrimeve tė para tė ligjėsuara nė fenė tonė. Kėtė e sqaron shumė mirė edhe Aisheja, nėna e besimtarėve, e cila transmeton:
Ashura ishte njė ditė, qė e agjėronin kurejshitėt edhe para ardhjes sė Islamit. Edhe Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e agjėronte por kur erdhi nė Medine, pėrveē qė e agjėroi vete, i urdhėroi edhe tė tjerėt ta agjėrojnė. Kur erdhi obligimi pėr Ramazan, atėherė ēėshtja mbeti vullnetare: Kush dėshironte e agjėronte e kush donte e linte". ([57])
Pejgamberi, alejhis selam tha:
Dita e Ashurasė; nėse do e agjėron. ([58])
Vlerėn e agjėrimit tė kėsaj dite e sqaron edhe ky hadith i transmetuar nga Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi:
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ishte pyetur:
Cili namaz ėshtė mė me vlere pas atyre te obliguarave?
Tha: Namazi i natės.
Cili agjėrim ėshtė mė i miri pas atij tė Ramazanit?
Tha: Agjėrimi nė muajin e Allahut, tė cilin e quani: Muharrem".
Agjėrimi i kėsaj dite na pėrkujton njėrin prej pejgamberėve tanė, tė cilin Allahu e shpėtoi nė kėtė ditė, Musain, alejhis selam.
Ibni Abbasi rrėfen: Erdhi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ne Medine dhe pa ēifutėt duke agjėruar Ditėn e Ashurės.
C'ėshtė kjo?- pyeti?
Thanė: Kjo ėshtė ditė e mbarė, ditė, nė tė cilėn Allahu shpėtoi ēifutėt nga armiku i tyre kėshtu qė e agjėroi kėtė ditė edhe Musai.
"Unė kam mė shumė tė drejtė nė Musain se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kėshtu qė e agjėroi dhe urdhėroi tė agjėrohej".
Agjėrimi i kėsaj dite, edhe pse ėshtė kryer edhe nga ēifutėt, megjithatė ėshtė njė segment, qė dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them kėtė? Pėr arsye se kur Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam i thanė se ēifutėt e shenjtėrojnė kėtė ditė, e konsiderojnė si festė dhe stolisin gratė e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qė neve na bėn tė dallojmė prej tyre tha:
Atėherė ju (mos bėni ashtu por) agjėrojeni". ([59])
Ndėrsa sa i pėrket agjėrimit tė saj, dijetarėt kanė pėrmendur tri grada apo mėnyra te agjėrimit te kėsaj dite:
§ Agjėrimi i tri ditėve dhe atė: Ditėn e 9-tė, tė 10-tėn dhe tė 11-tėn. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi, qė e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
Agjėrojeni Ditėn e Ashurės dhe dallohuni nga ēifutėt. Agjėrojeni njė ditė para apo njė ditė pas saj".
Me kėtė rast, dijetaret kanė pėrmendur se edhe pse Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam tha qė ta agjėrojmė njė ditė para apo njė dite mbrapa, megjithatė lejohet qė tė bėhet bashkimi i tyre. Pra, tė agjėrohet njė ditė para dhe njė ditė pas saj.
§ Agjėrimi i ditės sė 9-tė dhe tė 10-tė. Kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam agjėroi Ditėn e Ashurės dhe urdhėroi njerėzit ta agjėrojnė, disa thanė: O i dėrguari i Allahut! Kjo ditė ėshtė ditė, tė cilėn e madhėrojnė ēifutėt dhe tė krishterėt? Atėherė ai tha:
Kur tė vjen viti i ardhshėm -nėse do Allahu- do ta agjėrojmė (edhe) ditėn e nėntė. Por kur erdhi viti tjetėr, Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte kaluar nė fqinjėsi tė Allahut". ([60])
Ibni Abbasi pėrmend se ai ka thėnė:
Nėse mbetem gjallė deri nė vitin e ardhshėm, do ta agjėroj tė nėntėn". ([61])
Domethėnia e kėtij hadithi ėshtė se nėse jetoj vitin e ardhshėm, gjithsesi do ta agjėroj, krahas ditės se dhjetė, edhe ditėn e nėntė.
§ Vetėm agjėrimi i ditės sė dhjete. Muaviu transmeton se e ka dėgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam duke thėnė:
"Kjo ėshtė Dita e Ashurės, agjėrimi i sė cilės nuk iu ėshtė obliguar, por unė jam agjėrueshėm dhe kushdo qė ka dėshirė tė agjėron le tė agjėron e kush nuk ka dėshirė le tė hajė". ([62])
- Agjėrimi nė Arafat. Vlerėn e agjėrimit tė kėsaj dite e pėrshkruan ky hadith autentik, i shėnuar nga Imam Muslimi:
Agjėrimi i Ditės sė Arafatit kam shpresė tek Allahu se fal mėkatet e vitit tė mėparshėm dhe atij vijues ndėrsa pėr agjėrimin e Ditės sė Ashurasė shpresoj se fal mėkatet e vitit tė kaluar. ([63])
Megjithatė, Dita e Araftit agjėrohet nga ata qė nuk janė nė haxh, ndryshe, haxhilerėt nuk e agjėrojnė kėtė ditė. Kur Pejgamberi, alejhis selam kishte bėrė haxhin dhe kishte qenė nė Arafat, disa kishin menduar se Pejgamberi, alejhis selam ishte agjėrueshėm, kėshtu qė unė, rrėfen Ibni Abbasi, ia dėrgova njė gotė me qumėsht dhe ai e piu atė([64]).
Ebu Hanife kishte lejuar agjėrimin nė Arafat pėr haxhiun, me kusht qė agjėrimi tė mos e dobėsojė([65]).
2. Ditėt e ndaluara
- Agjėrimi i vetėm Ditės sė Xxhuma. Nėse njeriu vendosa ta agjėroj Dditėn e Xhuma pa ia paraprirė me njė ditė para ose pa e percjellur me njė ditė pas atėherė ai agjėrim nuk vlen dhe ai njeri duhet ta prishė atė. Muhammed b. Abbadi e ka pyetur Xhabirin:
A ka ndaluar Pejgamberi, alejhis selam nga agjėrimi i Ditės sė Xhuma?
Tha: Po. ([66])
Ebu Hurejre rrėfen se e ka dėgjuar Pejgamberin, alejhis se duke thėnė:
Le tė mos e agjėrojė askush Ditėn e Xhuma pa ia bashkangjitur njė ditė para ose pas. ([67])
Xhuvejrije b. el-Harith (bashkėshorte e Muhammedit, alejhis selam) transmeton se Pejgamberi, alejhis selam kishte shkuar tek ajo Ditėn e Xhuma dhe e kishte parė duke agjėruar.
A ke agjėruar dje?
Tha: Jo.
A do tė agjėrosh nesėr? e pyeti prapė.
Tha: Jo.
Atėherė ha- i tha Pejgamberi, alejhis selam([68]).
- Agjėrimi i gruas pa lejen e burrit. Imamėt, Ebu Hanife dhe Ahmedi, urrenin agjėrimin e gruas, burri i secilės ishte prezent nė shtėpi dhe bėhej pa lejen e tij([69]). Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Nuk i lejohet gruas tė agjėrojė vullnetarisht derisa burri i saj ėshtė prezent nė shtėpi pėrveē nėse ai e lejon. ([70])
Por nėse gruaja agjėron, tek xhumhuri edhe pse i ndaluar, agjėrimi ėshtė i vlefshėm derisa tek hanefitėt ai ėshtė mekruh tahrimen. Shafiu ka zgjedhur njė mendim mė mesatar dhe ka thėnė se ndalesa ėshtė nė fuqi nė agjėrimet qė pėrsėriten, p.sh.: tė hėnave, tė enjteve, etj, ndėrsa agjėrimet e rralla, si: Dita e Arafatit, Dita e Ashurasė, nuk hyjnė nė kuadėr tė kėsaj([71]).
-Ndalohet agjėrimi i bajrameve. Meqė bajramet janė festa tė gėzimit, ngrėnies, pijes, vizitave, Pejgamberi, alejhis selam ndaloi qė tė agjėrohen. Ebu Ubejdi, shėrbėtori i Ibni Ezherit rrėfen se ka prezantuar nė njė bajram me Omerin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili tha:
Kėto dy ditė Pejgamberi, alejhis selam i ka ndaluar tė agjėrohen: Ditėn e Fitėr Bajramit dhe ditėn tjetėr, ditėn kur ju hani nga kurbanet tuaj. ([72])
- Agjėrimi i Ditėve tė Teshrikut.
Cilat janė Ditėt e Teshrikut dhe pėrse quhen kėshtu?
Ditėt e Teshrikut janė tri ditėt vijuese tė ditės sė Kurban Bajramit. Janė quajtur kėshtu pėr shkak tė teshrikut tė mishit qė nė shqip ka domethėnie tė: terjes sė mishit nė diell. Disa kanė thėnė se ėshtė pėr qėllim lindja e diellit ngase kurbanet nuk theren pa lindur dielli([73]).
Edhe pse nė baze tė disa haditheve([74]) mund tė kuptohet se lejohet agjėrimi i kėtyre ditėve pėr ata qė nuk therin kurban, megjithatė, mendimi kompakt, i bazuar nė shume hadithe tjera autentike ėshtė se ato nuk agjėrohen. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Ditėt Teshrikut janė ditė tė ngrėnies dhe pijes. ([75])
Tė pėrmendim mendime rreth agjėrimit tė kėtyre ditėve:
§ Disa, bazuar nė kėtė hadith, kanė thėnė se agjėrimi nuk lejohet nė asnjė mėnyrė. Kėtė mendim e ka thėnė edhe Ebu Hanife.
§ Lejohet agjėrimi i ēdokujt, vullnetar apo tjetėr lloj agjėrimi qoftė,
§ Lejohet agjėrimi pėr atė qė ka vendosur tė bėjė haxhin sė bashku me umren me kusht qė tė mos ketė gjetur kurban pėr tė therė. Ndoshta hadithi i shėnuar nė fusnotė mė lartė pikėrisht kėtė e ka pėr qėllim. ([76])
Tirmidhiu([77]) sjell konkluzėn se nė bazė tė hadithit tė lartshėnuar edhe veprohet tek dijetarėt. Dijetaret e urrejnė agjėrimin e Ditėve tė Teshrikut, me pėrjashtim tė disa sahabeve tė Pejgamberit, alejhis selam, tė cilėt atij qė bėn haxhin sė bashku me umren dhe nuk ka kurban pėr tė therur ia kanė lejuar agjėrimin e kėtyre ditėve.
Kjo shprehet edhe nė hadithin, pėrfshirės tė ditėve tė ndaluara:
Ndaloi agjėrimin e gjashtė ditėve tė vitit, tė cilat janė tė veēuara: Tri ditė tė Teshrikut, Ditėn e Fitėr Bajramit, Ditėn e Kurban Bajramit dhe Ditėn e Xhuma. ([78])
Ja edhe disa hadithe autentike pėr ndalimin e agjėrimit tė kėtyre ditėve:
Mos i agjėroni kėto ditė, Ditėt e Teshrikut, ngase ato janė ditė tė ngrėnies dhe pijes. ([79])
Dita e Fitėr Bajramit, Dita e Kurban Bajramit dhe Ditėt e Teshrikut janė festa jonė, ithtarėve tė Islamit. Ato janė ditė ngrėnie dhe pije. ([80])
dhe ēdo ditė e Teshrikut ėshtė (shėrben-lejohet pėr) therje. ([81])
Nga hadithi i fundit kuptojmė se derisa kėto ditė shėrbejnė pėr therje tė kurbanit, mishi i tė cilit, pėrveē qė iu shpėrndahet tė varfėrve e tė afėrmeve, pėrgatitet pėr ngrėnie edhe nė familje, atėherė nuk bėn tė agjėrohen.
- Ndalohet agjėrimi i njė dite para Ramazanit, pėrveē nėse njeriu ka qenė prej atyre qė kanė agjėruar njė ditė po e njė ditė jo, ose kanė agjėruar tė hėnat dhe tė enjtet e kėshtu njėra nga kėto ditė ka rėnė tė jetė dita e fundit e muajit Shaban. Apo edhe nėse njeriu gjysmėn e dytė tė muajit Shaban, pėr tė cilėn kanė ardhur hadithe qė e ndalojnė agjėrimin nė tė, ta lidh me agjėrimin e pjesės sė parė. D.t.th.: tė agjėrojė tėrė muajin. Kjo lejohet([82]). Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Ka ndaluar agjėrimin e njė dite para Ramazanit, agjėrimin e Ditės sė Kurban Bajramit, agjėrimin e Ditės sė Fitėr Bajramit dhe Ditėt e Teshrikut. ([83])
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Mos ia paraprini Ramazanit me agjėrim tė njė apo ditė mė parė, pėrveē atij qė ka agjėruar rregullisht: ai le tė agjėrojė([84]).
Ka thėnė Neveviu nė koment tė kėtij hadithi:
Nė kėtė hadith qartazi shprehet ndalesa e pritjes sė Ramazanit me agjėrim tė njė apo dy dite mė parė pėr ata qė nuk e kanė patur zakon agjėrimin (e ditėve tė hėna apo tė enjte, apo njė dite po e njė dite jo) apo lidhjen e tij me Ramazan (sikurse pėrmendėm mė parė pėr muajin Shaban). Nėse nuk e lidhė agjėrimin e Ramazanit me atė tė mėparshmin (nga tėrė muaji i Shabanit) apo nuk e ka patur zakon njė gjė tė tilėe, atėherė ai e ka tė ndaluar tė agjėrojė.
Uthejmini pėrkitazi me kėtė ēėshtje ka ndarė kėtė mendim:
Dijetarėt kanė polemizuar rreth ndalesės sė agjėrimit tė njė apo dy ditėve para Ramazanit se a ėshtė kjo ndalesė vetėm nga aspekti i urrejtjes sė asaj vepre apo ėshtė ndalesė e vėrtetė? Mendimi i saktė, shton Uthejmini, ėshtė se ndalesa ėshtė e vėrtetė (en-nehju tehrimen), sidomos nė ditėn, nė tė cilėn njerėzit dyshojnė nė tė (se a ėshtė dita e parė e Ramazanit apo dita e fundit e Sshabanit).
Bazuar nė kėtė, agjėrimi nga dita e 16-tė e deri nė ditėn e 28-tė tė muajit Shaban ėshtė mekruh (i urryer) pėrveē pėr ata qė e kanė bėrė zakon agjėrimin e kėtyre ditėve. Po kėshtu edhe agjėrimi i ditės sė dyshimtė, apo agjėrimi i njė ose dy ditėve para Ramazanit, ėshtė i ndaluar-haram, pėrveē pėr ata qė e kanė patur zakon([85]).
B. Agjėrimi mujor i lejuar dhe i ndaluar
Pejgamberi, alejhis selam nuk agjėronte komplet asnjė muaj pėrveē Ramazanit por nuk linte pa agjėruar tė paktėn diē prej ēdo muaji. Ibni Abbasi transmeton:
Nuk ka agjėruar asnjė muaj tė plotė kurrė me pėrjashtim tė Muajit tė Ramazanit. Ai agjėronte aq shumė saqė dikush edhe betohej se ai nuk han (ėshtė agjėrueshėm) dhe hante (nuk agjėronte) aq shumė saqė dikush betohej e thoshte: Ai nuk ėshtė agjėrueshėm. ([86])
Pėrveē Ramazanit, nuk agjėronte komplet asnjė muaj. ([87])
Aisheja rrėfen se:
Agjėronte aq shumė saqė thoshim: Eshtė agjėrueshėm, ėshtė agjėrueshėm, dhe hante (nuk agjėronte) saqė thoshim: Nuk ėshtė agjėrueshėm, nuk ėshtė agjėrueshėm. Nuk mė ka rėnė ta kem parė tė agjėrojė ndonjė muaj tė plotė prej se ka ardhur nė Medine me pėrjashtim tė Ramazanit". ([88])
Prej haditheve, qė pėrmendėm, pėrfitojmė se nuk ėshtė mirė tė lihet asnjė muaj pa agjėruar diē prej tij, sikur qė pėrfitojmė se agjėrimi vullnetar nuk ka ditė tė caktuara. Sunnet ėshtė tė agjėrosh vullnetarisht nė tėrė vitin me pėrjashtim tė Ramazanit, bajrameve dhe ditėve tė Teshrikut([89]).
Kėtu klasifikimi i muajve nuk do tė bėhet nė tė lejuar dhe ndaluar por do tė jetė nė bazė tė radhitjes sė tyre vjetore me dispozitat pėrkatėse.
1. Agjėrimi nė muajin Muharrem
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhis salatu ves selam ka thėnė:
Agjėrimi mė me vlere pas atij tė Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit Muharrem.
Ndėrsa nė lidhje me vlerėn e muajit Muharrem mbi atė tė Shabanit, edhe pse nuk agjėronte Pejgamberi, alejhis salatu ves selam mė shumė nė kėtė muaj se sa nė Shaban, Imam Neveviu thotė:
Ka mundėsi qė Pejgamberi, alejhis salatu ves selam nuk e ka ditur kėtė deri nė fund tė jetės sė tij kėshtu qė nuk i ėshtė dhėnė rasti tė agjėrojė shumė nė kėtė muaj, ose i kanė ndodhur gjėra tė justifikueshme gjatė kėtij muaji, si udhėtimet, sėmundje, e gjėra tjera, tė cilat e kanė penguar nga agjėrimi([90]).
2. Muaji Rexheb
Rreth muajit Rexheb ėshtė folur shumė. Pėrkitazi me tė janė rrėfyer hadithe tė kategorisė daif-dobėt mė shumė se qė janė rrėfyer hadithe autentike. Sido qė tė jetė, vlera e kėtij muaji ėshtė e pa kontestuar sidomos kur dihet fakti se ai ėshtė prej muajve tė shenjtė, tė cilėt janė: Dhul Kade, Dhul Hixh-xheh, Muharrem dhe Rexheb.
Hanbelitėt kanė thėnė se veēimi i kėtij muaji me agjėrim ėshtė i urryer. Kėtė mendim e thotė edhe Ebu Hanife porse me njė sqarim tė shkėlqyer, qė vėrehet se ėshtė kuptuar mirė prej tij ajo ēka fshihet nė mes rreshtave tė haditheve: Agjėrimi nė muajt e shenjtė, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Rexhebi, bėn tė praktikohet por vetėm ajo qė ėshtė sunnet prej ēdo muaji: tri ditė ose e hėna dhe e enjtja([91]).
Pra agjėrimi nė tėrėsi nuk ndalohet nė kėtė muaj por ajo qė ndalohet ėshtė veēimi i ndonjė dite kinse duhet tė agjėrohet nė kėtė muaj. Mu pėr kėtė, hadithet qė ndalojnė agjėrimin nė tėrėsi nė kėtė muaj, janė cilėsuar si shumė tė dobėta nga Albani. Ibni Maxheh transmeton nga Ibni Abbasi se:
Pejgamberi, alejhis selam ka ndaluar agjėrimin e Muajit Rexheb. ([92])
Ka ndaluar agjėrimin e tėrė Rexhebit. ([93])
Uthman b. Hakiim el-Ensariu e kishte pyetur Seid b. Xhubejrin pėr agjėrimin e muajit Rexheb meqė ishin nė atė muaj? Ai i kishte thėnė: E kam dėgjuar Ibni Abbasin duke thėnė:
Pejgamberi, alejhis selam aq shumė agjėronte saqė thoshim nuk do tė hajė, nuk do tė hajė, dhe hante aq shume saqė thoshim nuk ėshtė agjėrueshėm, nuk ėshtė agjėrueshėm([94]).
Ajo qė duket ėshtė se qėllimi i Seidit me pėrgjigjen e tij ishte se as nuk ndalohet por as nuk preferohet agjėrimi nė kėtė muaj nė ditė tė caktuara. Dispozita e tij ėshtė sikurse e muajve tjerė; agjėrohet ajo qė ėshtė sunnet pėr tu agjėruar([95]).
3. Agjėrimi nė muajin Shaban
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja, nėna e besimtarėve, se:
Pejgamberi, alejhis salatu ves selam nuk agjėronte nė asnjė muaj mė shume sesa nė Shaban; ai agjėronte tėrė muajin.
Sipas kėtij versioni shihet se Pejgamberi, alejhis salatu ves selam ka agjėruar tėrė muajin e Shabanit. Ebu Davudi transmeton nga Ummu Seleme se Pejgamberi, alejhis salatu ves selam:
Gjate vitit, nuk ka agjėruar ndonjė muaj tė plotė, me pėrjashtim tė Shabanit, tė cilin e lidhte me Ramazanin. ([96])
Edhe nga ky transmetim kuptojmė se Pejgamberi, alejhis salatu ves selam agjėronte tėrė muajin dhe e lidhte atė me Ramazanin.
Po ashtu nga Aisheja, Buhariu transmeton se ajo ka thėnė:
Agjėronte Pejgamberi, alejhis salatu ves selam aq shumė saqė mendonim se nuk do tė hajė asnjė ditė, dhe hante (nuk agjėronte) aq shumė saqė mendonin se nuk do tė agjėrojė fare. Nuk mė ka rėnė ta shoh tė dėrguarin e Allahut ta ketė plotėsuar ndonjė muaj me agjėrim pėrveē Ramazanit ndėrsa nuk e kam parė te ketė agjėruar mė shumė nė ndonjė muaj sesa nė Shaban .
Sipas kėtij transmetimi shihet se Pejgamberi, alejhis salatu ves selam ka agjėruar mė sė shumti nė muajin Shaban, por nuk e ka agjėruar tė tėrin. Imam Muslimi transmeton nga Ebu Seleme se ky e kishte pyetur Aishen pėr agjėrimin e Pejgamberit, alejhis salatu ves selam ndėrsa ajo kishte thėnė:
Agjėronte aq shume saqė mendonim se agjėroi (tė tėrin), dhe hante aq sa mendonim se nuk agjėroi fare. Nuk e kam parė tė kėtė agjėruar mė shumė nė ndonjė muaj sesa nė Shaban. Ai e agjėronte Shabanin tė terin, ai e agjėronte kėtė muaj me pėrjashtim tė ca ditėve.
Edhe ky transmetim tregon se agjėrimi i Pejgamberit, alejhis salatu ves selam ka qenė shumė nė kėtė muaj por nuk e ka agjėruar nė tėrėsi. Tirmidhiu ka thėnė: Ibni Mubareku ka bėrė pėrputhjen e kėtyre dy versioneve (pėr agjėrimin nė tėrėsi dhe pėr agjėrimin e shumicės) duke bėrė tė parėn si sqaruese tė sė dytės dhe se pėr qėllim me tėrė muajin ėshtė shumica e tij.
Tajjibiu ka mohuar kėtė zgjidhje tė Ibni Mubarekut e nė vend tė saj ka sjellė kėtė mendim: Ai, ndonjėherė ka agjėruar kėtė muaj nė tėrėsi e ndonjėherė ka agjėruar shumicėn e tij, nė mėnyrė qė tė mos mendohet se ėshtė obligim sikurse Ramazani.
Eshtė thėnė edhe ndryshe:
Pėr qėllim ėshtė se Pejgamberi, alejhis slatu ves selam, herė agjėronte nga fillimi, herė nga mesi e herė nga fundi, kėshtu qė nuk mbetej asnjė pjesė e muajit pa e agjėruar ndonjėherė.
Sipas asaj qė kanė gjykuar dijetarėt, si Ibni Haxheri, mendimi i Ibni Mubarekut ėshtė mė i qėlluari ngase kėtė e vėrteton edhe hadithi i vėrtetė, i shėnuar nė koleksionin e Imam Muslimit dhe Nesaiut se:
Nuk ka agjėruar asnjė muaj komplet qysh prej se ka ardhur nė Medine, me pėrjashtim tė Muajit Ramazan([97]).
Imam Neveviu ka thėnė nė lidhje me hadithet e shumta rreth kėsaj tematike: Bazuar nė kėto hadithe, preferohet qė tė mos lihet asnjė muaj pa agjėruar diē nė tė dhe se agjėrimi fakultativ nuk ėshtė i veēuar me njė kohė tė caktuar, por, i tėrė viti vlen pėr agjėrim, pėrveē Ramazanit, Bajramit te Ramazanit dhe Bajramit te Kurbanit. ([98])
Urtėsia e agjėrimit tė kėtij muaji
Transmeton Nesaiu nga Usame b. Zejdi, i cili thotė:
I thashė: O i dėrguari i Allahut! Nuk tė kam parė tė agjėrosh nė muajt tjerė siē po tė shoh nė Shaban. Tha: Ai ėshtė muaj, nė mes Rexhebit dhe Ramazanit, qė e anashkalojnė njerėzit (janė neglizhent ndaj tij); nė tė ngritėn veprat tek Zoti i botėve andaj unė kam dėshirė qė vepra ime tė ngritėt duke qenė unė agjėrueshėm. ([99])
Nė komentin e Sunneit tė Nesaiut, respektivisht nė Hashijetus Sendijj qėndron:
Eshtė thėnė: Cfarė domethėnie ka kjo kur ėshtė vėrtetuar nė dy koleksionet mė tė vėrteta tė haditheve se tek Allahu i Madhėruar ngritėn veprat e natės para atyre tė ditės dhe veprat e ditės para atyre tė natės? Them: Ka mundėsi qė tė synohen dy gjėra:
1- Veprat e njerėzve i prezantohen Allahut ēdo ditė, pastaj i prezantohen veprat e ditės sė xhuma nė ēdo tė hėnė dhe tė enjte, pastaj i prezantohen Atij veprat e tėrė vitit nė muajin Shaban. Pra, prezantim pas prezantimi, dhe pėr ēdo prezantim tė veprave ka urtėsi, qė Allahu ia mėson kujt tė dojė prej robėrve tė Tij, ose e veēon vetėm Veten e Tij.
2-Ndoshta pėr qellim ėshtė se ato gjatė ditės prezantohen detajisht ndėrsa ditėn e xhuma prezantohen nė mėnyrė tė pėrgjithshme, ose anasjelltas.
***
Ky ėshtė fundi i punimit tonė. Jemi munduar ta ndriēojmė agjėrimin fakultativ aq sa na janė dhėnė mundėsitė. Meritat dhe falėnderimet pėr ēdo tė qėlluar i takojnė vetėm Allahut, me emrin e tė Cilit filluam dhe pėrfundojmė, ndėrsa ēdo gabim apo lėshim ėshtė prej meje dhe harresės sė shkaktuar nga djalli!
Falėnderimi i takon Allahut nė fillim e mbarim!
Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij!
Sedat G. ISLAMI
21-gusht-2007, e martė
Vushtrri, Kosovė
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Transmeton Buhariu nė Sahihun e tij, nr. 6502
[2] Sunenu't Tirmidhijj, pj. 2, f. 189. Albani, nė Sahihun e Ibni maxhes, 1425-1426, e ka cilėsuar autentik.
[3] Tuhfetu'l ahvedhijj, Komentimi i hadithit: 378.
[4] Ibid.
[5] Sahihu'l Buharijj, pj. 7, f. 87
[6] Sahihu Muslim, pj.6, f. 48
[7] Buhariu
[8] Nesaiu
[9] Fet'hu'l Bari, komentimi i hadithit 1839
[10] Sahihu'l Buharijj, pj.7, f. 91
[11] Sahihu Muslim, pj. 6, f. 44
[12] Sahihu Ibni Hibban, pj. 15, f. 164
[13] Fikhu hanefi, Abdul Hamid Mahmud Tuhmaz, Pėrktheu: Selim Sulejmani, Gjilan, 2006, pj. I-rė -Ibadat-, f. 499
[14] Sahihul Buhari, pj. 4, f. 76
[15] Sahihu'l Buhari, pj. 15, f. 493
[16] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 95
[17] Sahihu Muslim, pj. 6, f. 66
[18] Musnedi i Imam Ahmedit, pj.21, f. 293
[19] Sahihu'l Buharijj, pj. 7, f. 96
[20] Sahihul Buhari, pj. 4, f. 76
[21] Transmeton Nesaiu nė Sunenin e tij, pj. 8, f.22 ndėrsa Albani nėSahihu ve daifu suneni'n Nesaijj, pj. 5, f. 466 e ka cilėsuar tė mirė-hasen.
[22] Nejlul evtar sherhu muntekal ahbar min ehadithi sejjidil ahjar, Muhammed b. Ali Muhammed esh-Shevkani, b. 5, Darul hadith, Kajro, Egjipt, 1998, pj. 3-4, f. 232-233
[23] Shafiu mendon se ėshtė sunnet plotėsimi i ditės sė agjėrimit vullnetar sikurse qė ėshtė sunnet edhe kompensimi i agjėrimit vullnetar qė prishet. Hanbelitėt mendojnė po kėshtu. Hanfeitėt mendojnė se dita e prishur e agjėrimit vullnetar patjetėr duhet tė kompensohet. Edhe prishja por edhe mos kompensimi janė mekruh tahrimen (ndalese e urryer). Imam Maliku ka zgjedhur njė mendim mesatar. Ai mendon se plotėsimi i ditės me agjėrim vullnetar si dhe kompensimi nėse ėshtė prishur janė farz, pėrveē nė rastet kur prindėrit apo mėsuesi-hoxha e kėshillon birin-studentin ta prishe atė si mėshirė dhe dhimbje pėr gjendjen e tij tė dobėt shėndetėsore. Nė kėtė rast lejohet prishja e agjėrimit dhe nuk ka nevojė fare pėr kompensim. Kjo qė tha Maliku sigurisht se pėrputhet edhe me hadithin e Selmanit dhe Ebu Derdasė, Allahu qoftė i kėnaqur me ta. Kėta mendojnė se nėse njeriu e prish agjėrimin atėherė ai duhet qė pjesėn e mbetur tė ditės tė mos hajė derisa Xhumhuri thonė se kjo ėshtė mė mire por nuk e kushtėzojnė. Kitabul fikhi ala el-medhahibil erbeah, Abdurrahman el-Xhuzejri, el-Mekteb eth-thekafijj, Azhar, Kajro, 2000, pj. 1, f. 427
[24] Sherhu'n Nevevijj ala Muslim, komentimi i kapitullit: Babu xhevazi savmi'n nafileti bi nijjetin min en-nehari kable'z zevali ve xhevazi fitri's saimi neflen min gajri urdhrin.
[25] Sunen Ebi Davud, pj. 6, f. 445, Sunenu't Tirmidhijj, pj.3, f. 179. Shejh Albani hadithin nė Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud dhe Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj e ka cilėsuar autentik.
[26] hurma me tėlyen dhe djathė, ose njė lloj ushqimi-pėrshesh i pėrzier.
[27] Sahihu Muslim, pj. 6,f. 25
[28] Sahihu Muslim, pj.6, f. 26
[29] Nasburr rrajeh tahrixhu ehadithil hidajeh, Xhemaluddin Ebu Muhammed Abdullah b. Jusuf ez-Zejelijj, b. 1, Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut, Liban, 1996, f. 455-456
[30] Sherhu'n Nevevijj ala Muslim, komentimi i kapitullit: Babu xhevazi savmi'n nafileti bi nijjetin min en-nehari kable'z zevali ve xhevazi fitri's saimi neflen min gajri udhrin
[31] Sunenu't Tirmidhijj, pj.3, f. 179
[32] Tirmidhiu
[33] Tuhfetu'l ahvedhijj, komentimi i hadithit 662
[34] Sahihu'l Buharijj, pj. 20, f. 410
[35] Fet'hu'l bari, Ibni Haxher, komentimi i hadithit 6210
[36] Ibid.
[37] Sahihu'l Buharijj, pj. 16, f. 172
[38] Sahihu Muslim, pj. 7, f. 287
[39] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihul xhamii, 540
[40] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihul xhamii, 538
[41] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihul xhamii, 539
[42] Fet'hul Bari, kom. i ha. 4781
[43] Sunen Ibni Maxheh, pj. 5, f. 290. Shejh Albani kėtė hadith e ka cilėsuar autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh, pj. 5, f. 251
[44] Hashijetu's Sendijj ala Ibni Maxheh. KOmentimi I hadithit: 1740, 1741
[45] Fet'hul bari, kom. i ha. 4781
[46] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 105
[47] Fethul Bari, h. 1851
[48] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihul xhamii: 6961
[49] Sahihu Muslim, pj.6, f. 52
[50] Sahihu Muslim, pj.6, f. 56
[51] Sunenu't Tirmidhijj, pj. 3, f. 206. Albani kete hadith e ka vlerėsuar si autentik. Shih: Sahihu tahrixhil mishkah, recensimi i dytė (2056), et-Talik err-rregib (2/84) dhe el-Urva (949)
[52] Sahihu'l Buharijj, pj. 7, f. 98
[53] Sahihu Muslim, pj. 6, f. 52
[54] Sherhu'n Nevevijj, komentimi i Babu istihbabi sijami thelatheti ejjamin min kul-li shehrin ve savmi jevmi arafeh ve ashurae ve'l ithnejni ve'l hamis
[55] Sherhu'n neveveijj ala Muslim, hadithi 1977
[56] Transmeton Nesaiu ndėrsa Shejh Albani nė Sahihu ve daifu sunen'in Nesai, e ka cilėsuar si autentik nėn nr: 285
[57] Buhariu dhe Muslimi
[58] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 23
[59] Buhariu dhe Muslimi
[60] Muslimi
[61] Muslimi
[62] Buhariu, Muslimi, Imam Maliku nė Muvetta dhe Nesaiu. Kėtė hadith e kam kėrkuar ne kėto burime por nuk e kam gjetur. Ndoshta tekstualisht ėshtė mė ndryshe kėshtu qė unė mjaftova me pėrkthimin e tij pa shėnuar tekstin origjinal.
[63] Sahihu Muslim, pj.6, f. 55
[64] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 110
[65] Kitabul fikhi ala el-medhahibil erbeah, Abdurrahman el-Xhuzejri, pj. 1, f. 426
[66] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f.104
[67] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f.105
[68] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f.105
[69] Kitabul fikhi ala el-medhahibil erbeah, Abdurrahman el-Xhuzejri, pj. 1, f. 427
[70] Buhariu dhe Muslimi
[71] http://www.islamqa.com/index.php?ref=95028&ln=ara
[72] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 113
[73] Hamdi Hamid Subuh, Xhamiul ehadithis sahihahti fis sijami vel kijami vel Itikafi, b. 1, Daru Ibni Hazmi, Bejrut, Liban, 1997, f. 108
[74] Aisheja dhe Ibni Omeri kanė thėnė se: Nuk ėshtė lejuar agjėrimi i ditėve tė Teshrikut pėrveē pėr ata qė nuk kanė gjetur kurban. Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 120
[75] Sahihu Muslim, pj. 5, f. 492
[76] Sherhu'n nevevijj, komenti i Babu tahrimi savmi ejjami't teshrik
[77] Sunenut Tirmidhijj, hadithi 773. Albani e ka cilėsuar autentik kėtė transmetim. Shih: Sahihu Ebi Davud, 2090, dhe el-Irva, 4/130
[78] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihul xhamii: 6961
[79] Sahihul xhamii, 7355
[80] Sahihul xhamii, 8129
[81] Sahihul xhamii, 4537
[82] http://www.islamqa.com/index.php?ref=26850&ln=ara
[83] Sahihul xhamii, 6964
[84] Buhariu dhe Muslimi
[85] http://www.islamqa.com/index.php?ref=26850&ln=ara
[86] Sahihu'l Buhari, pj. 7, f. 81
[87] Sahihu Muslim, pj. 4, f. 104
[88] Sahihu MUslim, pj. 6, f. 32
[89] Sherhu'n Nevevijj ala Muslim, komentimi i kapitulli Babu sijami'n nebijji, sal-la Allahu alejhi ve sel-lem, fi gajri ramadane ve'stihbabi en la juhlije sheren an savmin.
[90] Sherhun Nevevijj ala Muslim, hadithi 1982
[91] Kitabul fikhi ala el-medhahibil erbeah, Abdurrahman el-Xhuzejri, pj. 1, f. 427
[92] Silsietud daifah, 404
[93] Daiful xhamii, 6070
[94] Sahihu Muslim, pj. 6, f. 37
[95] Sherhu'n Nevevijj li Muslim, komrntimi i hadithit 1960
[96] Shejh Albani thotė se hadithi ėshtė sahih
[97] Fethul Bari, Ibni Haxher El Askalani.
[98] Sahihu Muslim Bi Sherh En Nevevijj.
[99] Shejh Albani thotė se hadithi ėshtė hasen. Shih: Sahih ve daifus sunenin Nesaijj.