NDIKIMI I LEVIZJEVE IDEORE MODERNE NE UMMETIN ISLAM

Falėnderimi i takon Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun e tėrė njerėzimit, Muhammedin, familjen, shokėt dhe mbi neve, pasuesit e tij, gjer ne amshim!
Asnjė muslimani nuk i ėshtė i panjohur fakti se Allahu e ka dėrguar te dėrguarin e Tij, Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, me udhėzim dhe fe te vėrtetė, pėr t'i nxjerrur njerėzit nga errėsira e pabesimit, humbjes dhe injorancės pėr ne dritėn e Islamit, udhėzimit dhe rrugės se drejte. Funksioni i te dėrguarit tone, alejhi's salatu ve's selam ishte sqarimi i Kur'anit dhe mėsimeve fetare. Ne programin e tij te pastėr, ne gjejmė atė te na ketė pėrshkruar rrugėn e lumturisė, dhe atė ne te dy botet. Ai na sqaroi se mbajtja pėr fesė ėshtė mjeti me i sigurte i shpėtimit gjate kohės se trazirave, krizave ekonomike apo tjera qofshin, dhe se ky ummet, apo kjo bashkėsi fetare, do te pėrēahet ne 73 grupe, derisa ēifutet u ndanė ne 71, te krishterėt ne 72, dhe qe te gjitha do te jene ne zjarre, ferr, me pėrjashtim te njė grupi, i cili vazhdon t'i pėrmbahet besnikėrisht traditės se tij.
Ne megjithatė nuk do t'i kushtojmė vėmendje te madhe fraksioneve tona fetare,  kėtu fjale kryesisht do te bėjmė pėr ndikimin e fraksioneve apo lėvizjeve moderne, te cilat janė kundėr fesė ne pėrgjithėsi.
Kėto grupacione, lėvizje apo si te duash quaj, kane ndikuar negativisht ne zhvillimin e ummetit islam. Ne, nė kohen tone moderne, shohim se si disa fraksione lindin nga disa te tjera dhe te cilat bėjnė njė ndikim te madh, e sidomos ne vendet e prapambetura, te cilat fatkeqėsisht janė sinonim i shumicės se vendeve te botes islame.
Ndikimi, sipas njė versioni ka ardhur nėpėrmjet derės se shpresės se shpėtimit nga problemet, te cilat kane qene pėrditshmėri e ummetit tone. Unė mendoj se shkak i dobėsimit te ndjenjės se te mbajturit pėr feje ėshtė edhe pėrhapja e teorisė se ndarja e fesė nga shteti sjell dobi dhe interesa te shumta, ne radhe te pare largon varfėrinė, e cila gati sa nuk ka shuar jetėt e tyre.
Fatkeqėsisht, ne kemi harruar se modeli islam nuk i ngjan aspak atij te krishterė, ithtarėt e te cilit futen nė tė atė, qė nuk ka qene pjese e tij, futen ne te shtrembėrime, devijime, thėnie apokrife, kėshtu qe nuk ia vlen te behet analogjia pėr Islamin bazuar ne dėshtimin kishtar, i cili ka luftuar shkencėn, te vėrtetėn dhe mjerisht, edhe vet fenė, ngase fe, qe ndalon te vėrtetėn nuk ka.
Islami, ndryshe nga sistemi i krishterė, ėshtė fe dhe program jete, i cili nuk kufizohet brenda mureve te xhamisė, por tejkalon ato dhe depėrton thelle ne shpirtin dhe jetėn e njeriut, te cilat i rregullon, duke vene ligje, norma dhe parime te cilat rregullojnė jetėn e tij.
Muslimanet, mjerisht, janė bėrė me te vrazhde sesa themeluesit e kėtyre ideve, saqė ne vendet islame tani shef se feja ėshtė lėnė pasdore, nuk iu interesojnė mėsimet e saj, dhe po ta pyesėsh: A je musliman?, pa asnjė ngurrim do te thotė: Po, fale ndihmės se Allahut (elhamdulilah)! Por, ajo qe te brengos me se shumti ėshtė se ky dhe te ngjashmit me te, qe sot janė shumica e popullsisė islame, mendojnė se feja ėshtė e lire: e zbatove mire, nuk e zbatove nuk ka diē te keqe, ata mendojnė se vetėm "klerikėt" muslimane e kane obligim qe t'i shėrbejnė fesė. Pra, Islam tipik me atė kishtar, gjė, qe ėshtė shume e urryer dhe aspak e pranuar ne Islam. Kėta pasojnė ateistet dhe te ēmendurit, te cilėt mohojnė ekzistimin e Allahut dhe si rezultat, sot Allahun e quajnė "Natyrė", "Nėna natyre", "Metafizike", e emėrtime tjera, te cilat nuk pėrkojnė me realitetin islam.
Bazuar ne kėtė, them se ndikimi i fraksioneve moderne ne ummetin tone pėrkufizohet ne pikat vijuese:

  1. Ndarja e fesė nga shteti,
  2. Dobėsimi i ndjenjės se te mbajturit pėr feje tek myslimanėt,
  3. Themelimi i lėvizjeve te reja pėr gruan, te cilat i quajnė "Lėvizja pėr te drejtat e gruas",
  4. Ndikimi nėpėrmjet mediave dhe ndėrrimit te planprogrameve shkollore ne vendet islame.

Sa i pėrket pikės sė parė, i pari i cili mbolli rrėnjėt e kėsaj peme famėkeqe ėshtė Kemal Ataturku, ish-kryetari i Turqisė, i cili ne vitin 1924 e ndau fenė nga shteti. Ai kishte si synim forcimin e shtetit dhe ndarjen e tij nga copėtimet. Ai i mjere harroi se stėrgjyshėrit e tij ēliruan tere boten pikėrisht kur shtetin e tyre e udhėhiqnin ne baza islame, ndėrsa ky jo qe nuk e beri kėtė, por as nuk mundi ta ruaj shtetin me parime te tilla. Pra dallim i madh ne mes tij dhe atyre.
Rezultatet e ndarjes sė fesė nga shteti
Ndarja e fesė nga shteti nuk ėshtė nocion qė nėnkupton ndarjen e fesė nga qeveria dhe zbatimin e saj tė lirshėm ne aspektin individual. Jo, ky nocion tejkaloi pėrmasat e "normales" dhe pengoi zhvillimin privat tė fesė, duke u shikuar feja me syrin e antikes dhe prapambeturisė, qe nuk i duhet se tashmes. Ataturku mendonte se adhurimet dhe lutjet nuk ndikojnė aspak ne zgjidhjen e problemeve dhe mu pėr kėtė kishte shkuar ne njė faltore dhe derisa luteshin muslimanet kishte kėrkuar njė gjė te marre, kishte kėrkuar qe me fryme ta fiknin llambėn elektrike, dhe meqė kjo gjė nuk korrespondon aspak me te vėrtetėn fetare, ngase feja nuk bėn mrekulli por udhėzon njeriun, ai kishte vrare te gjithė ata.
Pastaj jo vetėm kaq, por ne baze te kėsaj strategjie sterile, Turqia ndėrroi edhe alfabetin e saj dhe nga ai arab, me te cilin ėshtė shkruar tere historia dhe krenaria e saj disa shekullore, ne ata latin, qe pėr rezultat te pare dha analfabetizmin e mbi gjysmės se popullsisė dhe sot e kėsaj dite shume njerėz ende vuajnė ne Turqinė "moderne" nga ky vendim.
Kur te jemi tek pika e dytė, e cila siē thamė ėshtė dobėsia e ndjenjės se te mbajturit pėr feje, lėvizjet apo fraksionet moderne kane lėnė gjurme te kėqija dhe ndikim negative tek muslimanėt, saqė sot ka "muslimane" qe mohojnė Allahun, mohojnė parimet islame, mendojnė se koha e fesė ka kaluar, se feja ėshtė njė tregim tanimė i pėrfunduar, se ajo nuk vlen dot pėr kohen moderne, se ajo nuk pėrmbush kėrkesat tona. Edhe sot e kėsaj dite shume teori shkencore, te cilat tanimė janė zhvleftėsuar shkencėtarisht, siē ėshtė rasti me teorinė e Drawinit, gjene vend madje janė shume te zhvilluara ne mesin tone.
Tani, kur jemi ne kohen e kapitalizmit, shef se si muslimanet kane harruar se kamata fetarisht iu ėshtė e ndaluar dhe se praktikimi i saj, sado qe te jete i vogėl, nėnkupton shpallje luftė Allahut dhe te dėrguarit te Tij, por ja qė askush nuk e ka dert kėtė, madje e shohin si diē qė nuk mund tė bėsh pa tė.
Sot shamia merret si simbol dekadence dhe edhepse ne vendet tona flitet pėr te drejtat dhe lėvizjet feministe, megjithatė, ajo ėshtė e refuzuar. Siē duket kėto lėvizje thėrrasin ne zhveshjen e femrės dhe ne ofrimin e saj vullnetarisht ujqve epsharakė.
Sot, shtėpitė publike ne vendet tona islame janė te mbrojtura me ligj,  mjafton t'i paguhet shtetit taksa e pėr tjetėr nuk ēan kush kokėn.
Edhe pse pak pėrmendėm kalimthi punėn e femrės megjithatė, kėtu nė pikėn e tretė, atė qe duam ta themi ėshtė se femra nuk ėshtė ngritur ne skene pėr arsye te ndėrgjegjshme,  absolutisht, ajo ne skenėn kapitaliste ėshtė ngritur pėr arsye se ėshtė ndier nevoje e madhe pėr fuqi punėtore, dhe meqė faktori mashkull nuk i ka plotėsuar te gjitha zbrazėsitė ėshtė marrė femra si plotėsim.
Kėtu nuk mund te harrojmė se sa here qe shkenca ka zėvendėsuar faktorin njeri ne fuqinė punėtore, me robotė e gjera tjera mekanike, femrės puna i ėshtė zėvendėsuar me njė me te "lehte": lakuriqėsinė, modelimin, filmat pornografike, saqė sot te xhirosh njė skene erotike ne film nuk do te thotė se e tille je edhe ne "jetėn e pėrditshme". Vėrtet marri e shkuar marrisė.
Njė gjė te tille e kam vėrejtur edhe kėtu ne Kosove, e cila jo qe nuk ėshtė pėrparimtare, por pėr dite e me tepėr prodhon shkatėrrimtarė, hajna, kriminel. Unė do ta pėrmendja vetėm njė fakt: muzikėn. Meqė unė si musliman muzikės i largohem pėr arsye fetare, megjithatė njė mund ta them se deshe a nuk deshe aktualiteti ynė te detyron tė dėgjosh e shikosh ne televizion "muzikėn tonė moderne", qofte nė shtėpi, nė fqinjėsi, vende publike, etj.
Unė nuk kam pare te ketė arritur ndonjė kėngėtare e re me punėn dhe muzikėn e saj te mirėfillte, nėse do te mund te quhej ndonjė muzike e mirėfilltė. Ato apo ata qe bėjnė muzike te "mirėfilltė" nuk i dėgjon askush, ndėrsa atė qe e shef ne klipet e tyre  "popullarizuarve" dhe e dėgjon ne kėngėt e tyre ėshtė lakuriqėsia, droga, duhani, shprehje te fėlliqta saqė me plot te drejte disa mund t'i quash prostitute, lavire dhe lavir, narkomane, dhe pyes: Kur ka qene lakuriqėsia mode? Kur shprehjet e flliqta kane qene art?
Pastaj, lėvizja feministe ka qene kundėr interesave te femrės, te cilėn e ka nxitur qe te ndahet prej burrit, te mbetet e veje ngase kėshtu ka "status" me te mire, ta shkatėrrojė jetėn familjare, fėmijėt te mbeten pa pėrkujdesin atėrorė apo amėnor.
Ndėrsa sa i pėrket pikės sė katėrt, qė ne pėrmendėm, dhe e cila ėshtė ndikimi ne media dhe planprogram mėsimore, muslimanet ndėrruan planprogramet e tyre islame me ato perėndimore dhe harruan se planprogrami islam ėshtė ligjėsuar qe te ec ne hap me kohen dhe kėtė deri ne amshim.
Pastaj ne mediat tona sot trumbetohen "yjet" e kinematografisė, te cilėt janė njerėz te shfrenuar, njerėz qe pėrditė mbushin faqet e revistave, gazetave, magazinave me ndarje, vrasje, varje, martese mbi martese, tradhti bashkėshortore, fyerje te ndjenjave fetare, humor me mėsime fetare, etj.
Nė fund te kėtij punimi modest them se kjo ka qene vetėm njė pėrpjekje pėr te vėnė nė pah dukuritė negative te pėrhapura ne shoqėrinė tone islame, ndryshe sa duhet pėr t'u thėnė nuk ėshtė thėnė, sa duhet pėr t'u shkruar nuk ėshtė shkruar, por me mjafton mua qe jam munduar te bej diē ne kėtė aspekt e bekimi dhe suksesi mbeten prej Allahut!(1)
Shkroi: Sedat Gani Islami
Brunei, 2005-2006
------------------------------------
(1) Ky artikull ėshtė shkruar ne gjuhen arabe, si njė ese e lire gjate orėve te diskutimeve dhe debateve ne lėndėn Hadir el Alem el Islamijj.
Literatura e diskutuar: