MANIFESTIM SOLEMN ME RASTIN E VITIT T? RI ISLAMIK
I iniciuar nga Imami dhe xhemati i Xhamisė sė Stanovcit tė Poshtėm dhe i mbikėqyrur e pėrkrahur nga K.B.I-ja nė Vushtrri, me datėn 09.01.2008, e mėrkurė, nė ambientet e restaurantit "Aral" nė po kėtė fshat, u mbajt njė manifestim me rastin e Vitit tė Ri Islamik 1429.
Se sa rėndėsi tė madhe kanė manifestimet islame ndoshta mė sė miri tregon vullneti i rinisė pėr participim, qė padyshim atė natė pėrbenin 90% e pjesėmarrėsve. Edhe pse tubimi ishte lėnė pakėz vonė, edhe pse koha ishte e papėrshtatshme; mjegull, ftohtė, megjithatė imazhi i tij nuk ishte zbehur aspak. Kėtė mė sė miri e dėshmon edhe pjesėmarrja e disa mysafirėve tė largėt dhe aktualisht nė pozita tė larta, fetare e shtetėrore. Pjesėmarrja e tyre nuk ishte me rėndėsi sa ishin vet fjalėt e tyre. Sikur botėkuptimet dhe domethėniet e vėrteta tė Hixhretit ishin mishėruar nė zemrat e tyre, dhe kudo, nė ēdo tavoline, shihej vetėm buzėqeshja e disponimi. Them kėshtu ngase pjesmarrėsit atė natė ishin nga mė tė ndryshmit duke filluar nga nikoqirėt, Kryetari i K.B.I-sė nė Vushtrri, z. Shemsi Rrahimi me bashkėpunėtorė, pastaj mysafirėve Myftiu i Kosovės, Mr. Naim Tėrnava me z. Ekrem Simnica, drejtor i M. M. "Alauddin" nė Prishtinė, Kryetari i K.K. nė Vushtrri, z. Bajram Mulaku, dekani i Universitetit "Victoria" Bedri Selmani, pėrfaqėsuesit lokal tė T.M.K-sė, Zona e IV-tė, nė krye me Gjeneralin z. Zymer Halimi, pėrfaqėsuesit lokal tė SH.P.K-sė nė krye me Komandantin z. AbdulAziz Hoxha, Kryetari i PDK-sė nė Vushtrri, z. Kurtan Kajtazi, Kryetari i PD-sė nė Vushtrri, z. Mexhid Perēuku, Kryetari i Gjyqit nė Vushtrri, z. Sabit Beqiri, afaristė e profesorė, e shumė mysafirė tė tjerė.
Gėzimin pėr manifetsime tė tilla dhe konfirmimin pėr pėrkrahje tė fesė, jo vetėm qė e morėm nga liderėt fetar por edhe nga pėrfaqėsuesit e strukturave udhėheqėse nė Vushtrri, qofshin ata komunalė, tė SH.P.K-sė, T.M.K-sė, etj. Thuaja se ato fjalė tė bukura qė thanė ata mysafir ishin njė thesar i pazbuluar nė shpirtin e tyre i cili hapet, vetvetiu, vetėm nė raste tė kėtilla.
Tubimi u hap me njė kėndim tė bukur nga Kur'ani Imami Halil Avdulli pėr tė vazhduar mė pas nga Kryetari i K.B.I-sė nė Vushtrri, z. Shemsi Rrahimi, i cili pėrshėndeti tubimin dhe pėrkujtoi historikun e kėsaj date fetare dhe disa prej porosive e urtėsive tė saj. Mė pas fjalėn e mori pėrfaqėsuesi i Sh.P.K-sė, ai i T.M.K-sė, kryetari i K.K nė Vushtrri, z. Bajram Mulaku, dhe pėrfundimisht Myftiu i Kosovės, Mr. Naim Tėrnava, fjalimi i tė cilit zgjoi njė kureshtje tė madhe tek pjesėmarrėsit. Ai bėri njė ndėrlidhje tė Hixhretit me aktualitetin tonė kosovar duke u munduar qė nė dritėn e sė vėrtetės tė peshohen e vlerėsohen gjėrat. Pjesėmarrėsve ua pėrkujtoi rėndėsinė e formimit tė institucioneve shtetėrore ndėrsa liderėve e pushtetarėve obligimin e tyre ndaj qytetarėve. Theks tė veēantė i dha mėsimbesimit nė shkolla. Manifestimi pėrfundoi me njė darke modeste tė pėrgatitur pėr mysafirėt dhe pjesėmarrėsit.
Sedat G. ISLAMI
K.B.I, Vushtrri
14-1-2008