aktuale
Nga vizita e Myftiut Tėrnava nė Zvicėr
Ndonėse vizitat e Myftiut Tėrnava nėpėr botė pėr lobimin e pavarėsisė sė Kosovės kanė qenė shumė tė theksuara kohėve tė fundit, ku nga Evropa, Azia e deri nė Amerikė, realizoi njė sėrė takimesh me personalitete shumė tė rėndėsishme, megjithatė, vizita e tij kėsaj radhe nė Zvicėr kishte njė karakter tjetėr por gjithsesi human. Ai dhe nėnkryetari i BIK-ut, prof. Ahmet Sadriu, me ftesė tė Bashkėsisė Islame Shqiptare nė Zvicėr, qėndruan plot katėr plot ditė, dhe duke qenė se jemi nė muajin e Ramazanit dhe aktivitetet e tij brenda Kosovės gjatė kėtij muaji janė shumė tė ngjeshura, pėr ēka, zakonisht, nuk parashihet agjendė e tij jashtė vendit, megjithatė ai vendosi qė nga ajo kohė e shtrenjtė tė ndajė ditė tė ēmuara dhe tė vijė kėtu nė kurbet pėr tė kaluar ēaste tė paharruara me muslimanėt shqiptarė tė tė gjitha viseve.
Edhe pse vetėm katėr ditė ishte kjo vizitė, aktivitetet e tij ishin shumė tė mėdha. Duke filluar nga njė tribunė ė madhe me shumė pjesėmarrės nė xhaminė e Winterthur-it mė (22-9-2007, e shtunė), ku pjesėmarrės ishin edhe figura tė shquara nė skenėn islame tė Zvicrės, si Kryetari i Qendrės sė Bashkėsive Islame pėr Zvicrėn Lindore, palestinezi Dr. Hisham Maizar, pastaj Drejtori i pėrgjithshėm i Forumit tė tė Rinjve Muslimanė Ahmed M. Mehmedi, etj, ai mbajti dhjetėra takime, ligjėrata e fjalime pėrshėndetėse.
I shoqėruar nga kryetari aktual i BISH-it ne Zvicėr, Mr. Rexhail Aziri, Myftiu Tėrnava vizitoi shumė xhami, madje edhe xhami tė komuniteteve tjera, siē ishte rasti me xhaminė e boshnjakėve, pėr t'ua bėrė me dije se BIK-u ėshtė bashkėsi e ēdo kosovari musliman. Fjalimet e tij tė rralla pėrveē qė shpalosnin personalitetin e tij prej njė vizionari tė madh dhe strategu bashkėkohor, ato, nė tė njėjtėn kohė reflektonin edhe moton pėr bashkimin fetar nėn flamurin e sė vėrtetės, bashkim qė do tė duhej tė mėnjanon ēdo interes individual, qė botėkuptimet islame, jo vetėm nė radhėt e muslimanėve, por edhe mė gjerė, pra tek komunitet tjera nė krye me atė zviceran, tė kumtoheshin ashtu origjinale siē janė.
Ligjėratat e Myftiut Tėrnava zakonisht fokusoheshin nė nevojėn bashkėkohore pėr tė punuar pėr Islamin me njė trend tė pėrshpejtuar, me njė dinamizėm dhe vullnet tė madh, me njė unitet dhe kriterium, ku secili do tė kryente atė, pėr ēka ėshtė i autorizuar dhe i denje ta kryej.  Njė element, qė shumė shpesh e zinte nė gojė Myftiu ishte falėnderimi pėr qeverinė zvicerane pėr mundin dhe angazhimin e saj, sė pari pėr integrimin e shqiptarėve nė shoqėrinė zvicerane, dhe sė dyti pėr mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e madhe qė ka dhėnė dhe po jep pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mesazhi i Myftiut pėr bashkatdhetarėt tane ishte qė me sjelljet e tyre tė reflektojnė tolerancė, transparencė, edukatė dhe mirėnjohje e falėnderim pėr kėto kushte dhe mundėsi qė iu janė ofruar nga qeveria zvicerane.
Ajo qė takimet e Myftiut i bėnte edhe mė tė veēanta ishte edhe pjesa e dytė e tubimeve, e cila ishte e organizuar me pyetje-pėrgjigje. Pėrgjigjet koncize tė Myftiut dhe tė vėrteta qė ai pohonte, bėnin qė shumė njerėz tė ndaheshin prej kėtyre takimeve me mbresa tė pa pėrshkruara. "Vėrtetė jemi kėnaqur", "Kėshtu duhet tė jetė hoxha", e komplimente tjera mund tė dėgjoje teksa njerėzit shpėrndaheshin nga xhamitė ku mbaheshin tubimet. Njė gjė qė vlen pėr ta potencuar ėshtė se shqetėsimet e muslimanėve atje sa ishin pėr tė ardhmen politike tė Kosovės, po aq, nė mos mė shumė, ishin edhe pėr tė ardhmen e saj fetare. Tė gjithė, tė indinjuar nga divergjencat nė mes muslimanėve, pyesnin se si do tė arrijmė tek bashkimi dhe uniteti qė do t'i flakte ato mospajtime. Inserte, tė shkėputura nga rezultatet dhe tė arriturat e BIK-ut, tė pėrcjellura nėpėrmjet Myftiu, nė njėrėn anė, dhe premtimet e tij pėr nisma, aktivitete dhe luftim pėr tė drejtat e besimtarėve muslimanė nė Kosovė e gjetiu, nė anėn tjetėr, mbanin gjallė shpresėn e besimtarėve se e ardhmja, me lejen e Allahut, gjithsesi do tė jetė mė e mirė.
Ditėn e mėrkurė, Myftiu Tėrnava pėrmbylli vizitėn e tij nė Zvicėr duke porositur e kėshilluar pėr bashkim, unitet dhe punė kolektive, si dhe duke premtuar pėrkrahje morale e institucionale pėr tė gjithė ata qė punojnė me kėtė moto.
Sedat G. ISLAMI
Reinach, Aarau, Zvicėr