SIKUR TA THOSHTE NDONJE MUSLIMAN!
Gazeta "Sunday Telegraph" nė numrin e saj tė 2 korrikut 2007 pėrcjell konkludimin e priftėrinjve tė mėdhenj tė Kishės Britanike se vėrshimet e mėdha tė cilat goditėn disa vende tė Britanisė duke lėnė pa kulm mbi kokė dhjetėra mijėra njerėz janė dėnim prej Allahut pėr shkak tė shthurjes, prishjes dhe ligjeve qė shpijnė ne zhvetėnim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rėnies sonė morale- shtuan ata.
http://www.islammemo.cc
***
Mendoj se kjo gjė qė kanė thėnė kėta priftėrinj ėshtė e vėrtetė ngase sa here qė njerėzit zhyten nė mėkate Allahu iu sjell dėnime e ndėshkime prej nga nuk kujtohen fare. Ajo qė sigurisht na habit tė gjithėve ėshtė se ne muslimanėt, edhe pse jemi duke pėrjetuar tmerre tė llojllojshme, edhe pse patėm e kemi luftėra, kemi varfėri, kemi fatkeqėsi tė kalibrit Tsunami, kemi tėrmete tė shumta, megjithatė asnjėherė nuk jemi kujtuar qė shkakun e kėtyre fatkeqėsive t'ia atribuojmė mėkateve tona.
Kritika nuk vlen pėr hoxhallarėt ngase ata ēdoherė ua pėrkujtojnė njerėzve kėtė por ajo qė unė kam pėr qėllim kėtu ėshtė qė njė gjė e tille tė komentohet kėshtu edhe nė mediat tona, ngase kėtė lajm qė e shėnuam mė lartė e publikoi njė gazetė botėrisht e njohur dhe atė nė faqen e saj tė parė me dukje dhe stil shkrimi tėrheqės, qė tė tė bind se ėshtė diē qė meriton tė lexohet dhe shikohet. Kjo gazetė, "Sunday Telegraph" pra, ėshtė laike.
Tek ne ende kėto gjera nė media komentohen vetėm si dukuri natyrore por jo edhe si dėnime prej Allahut. Nuk di se edhe sa e zeza duhet tė na ndodhė qė tė bindemi se janė dėnime prej Allahut?!
Sedat G. ISLAMI,
28-7-2007, e shtunė
Vushtrri, Kosovė