TREGIME
ISHTE I SINQERTE ME ALLAHUN DHE JA SE SI VDIQ!


Dynjaja ishte e mbushur me idhujtarė; njėri adhuronte ndonjė put, tjetri lutej tek ndonjė varr, i treti adhuronte ndonjė njeri, i katėrti madhėronte ndonjė guri… Nė mesin e atyre njerėzve tė humbur ishte edhe Amr b. Xhumuh, i cili kishte njė idhull emri i tė cilit ishte Menaf. E adhuronte atė, pėrkulej para tij, nė fatkeqėsi strehohej tek ai, kur kishte nevojė e luste atė…

Ishte idhull prej druri por mė i dashur pėr Amrin se sa tėrė pasuria dhe familja e tij. Shpenzonte shumė pėr madhėrimin, stolisjen, zbukurimin dhe veshjen e tij. Kėshtu vazhdoi Amrin prej lindjes e deri mbushi tė 60-tat. Kur Allahu e dėrgoi Muhammedin, alejhi’s selam si pejgamber nė Mekke dhe ky e dėrgoi Mus’ab b. Umejrin nė Medinė si mėsues dhe predikues, Islamin e pranuan tre djemtė e Amrit. Ata shkuan te babai, e informuan pėr kėtė predikues dhe ia lexuan ca pjesė tė Kur’anit. O babai jonė, shumė njerėz po e pranojnė predikimin e tij, ēfarė mendon ti pėr kėtė?- e pyetėn djemtė. Nuk do tė ndėrmarr asgjė derisa tė mos konsultohem me Menafin- u pėrgjigj. U ngrit Amri dhe shkoi te Menafi. Kur dėshironin t’i flisnin putit, e merrnin njė plakė te shtyre ne moshe dhe e vendosnin pas putit qė t’iu pėrgjigjej pyetjeve tė tyre ngase, sipas tyre, puti e inspironte atė pėr pėrgjigje. Amri u nis tė shkonte tek Menafi duke u mbėshtetur nė mbajtėset e tij meqė kishte njėrėn kėmbė mė tė shkurtėr. Shkoi tek puti dhe qėndroi nė kėmbė, nė kėmbėn e shėndoshė, si respekt pėr putin. Pas falėnderimit dhe lėvdimit qė ia bėri, e pyeti: O Menaf, nuk ka dyshim se ti e di ardhjen e kėtij njeriu nė Medine, i cili askėnd pėrveē teje nuk e shqetėson. Ai na ndalon qė tė adhurojmė ty andaj me udhėzo ēka tė bėj? Menafi nuk iu pėrgjigj. E pyeti disa here por Menfai asnjėherė pėrgjigje nuk i dha. Ndoshta je hidhėruar prej meje kėshtu qė unė pėr disa ditė, derisa tė kaloje hidhėrimi yt, do tė lė tė qetė. Doli Amri prej dhomės sė Menafit dhe hyri nė shtėpi. Nė mbrėmje, bijtė e tij shkuan tek Menafi dhe e morėn dhe e hodhėn nė njė humnerė mbeturinash dhe cofėtinash. Nė mėngjes Amri hyri nė dhomė tė Menafit qė ta pėrshėndeste por nuk e gjeti. Mjerė pėr ju, kush  ka sulmuar mbrėmė zotin tonė- bėrtiti me zė te lartė Amri. Heshtėn familja ndėrsa ai doli i frikėsuar ta kėrkonte putin e vet. E kėrkoi gjithandej dhe nė fund e gjeti tėe pėrmbysur nė njė gropė mbeturinash. E mori, e pastroi dhe e ktheu nė vendin e vet. “O Menaf, sikur ta dija se kush ta ka punuar kėtė, do ta bėja tė dėshpėrohej- tha Amri i mllefosur.

Natėn e dyte bijtė e tij vepruan sikur herėn e parė. E morėn dhe e hodhėn nė njė gropė tė ndyrė. Kur u zgjua Amri dhe pa se puti nuk ishte kėrcėnoi ata qė po e bėjnė kėtė dhe doli ta kėrkonte. Prapė e gjeti nė atė humnerė, e mori dhe e pastroi. Tė bijtė filluan t’ia punon kėtė ēdo natė ndėrsa ai ēdo mėngjes e merrte, e pastronte dhe e kthente nė vendin e tij. Kur ēėshtja e rėndoi shumė, Amri shkoi te Manfi nė mbrėmje para se tė flinte dhe i tha: Mjere pėr ty o Menaf, cjapi e mbron veten ndėrsa ti…Ia lidhi njė shpatė tek koka dhe i tha: Mbroje veten!

Nė mbrėmje bijtė e tij e morėn, ia lidhin njė qen tė ngordhur dhe e hodhėn nė njė pus tė grumbullimit tė ndyrėsirave. Kur u zgjua plaku dhe e pa nė kėtė gjendje Menafin, tha: Njė zot qė nė kokėn e tij urinojnė dhelprat nuk ka gjė prej tij ngase i humbur ėshtė ai qė urinohet prej dhelprave. Pas kėtij rasti Amri pranoi Islamin dhe vazhdoi madje t’i garonte njerėzit e mirė nė vepra tė mira, dhe kur muslimanėt u bėnė gati pėr Luftėn e Bedrit, djemtė e tij e penguan qė tė shkojė nė luftė. Ai kishte ngulur kėmbė por pas kėshillave tė Pejgamberit, alejhi’s selam, ai mbeti nė Medine.

Kur ndodhi Beteja e Uhudit tė bijtė prapė e ndaluan qė tė marrė pjesė nė betejė. Ai shkoi tek Muhammedi, alejhi’s selam dhe i tha: O i dėrguari i Allahut, bijtė e mi mė pengojnė qė tė vij nė luftė me ty? Allahu tė arsyeton ty pėr mospjesėmarrje- ia ktheu Muhammedi, alejhi’s selam. O i dėrguari i Allahut, pasha Allahun unė shpresoj qė me kėtė kėmbė tė ēalė tė eci nė Xhennet- tha Amri. Muhammedi, alejhi’s selam i dha leje tė merrte pjesė nė betejė.  Mori armėn e tij dhe tha: O Zot, mė begato me shehidllėk (rėnie dėshmor) dhe mos mė kthe prapė nė familjen time! Kur arritėn nė fushėbetejė dhe u takuan tė dy grupet, Amri luftonte me trimėri tė rrallė derisa njė pabesimtar erdhi dhe me shpatė e mbyti Amrin pėr ta realizuar dėshirėn e tij pėr rėnie dėshmor.

Pas 46 vitesh, nė kohen e Muaviut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nė varrezat e shehidėve tė Uhudit ndodhi njė vėrshim nga shirat kėshtu qė muslimanėt nxituan t’i bartnin kufomat e dėshmorėve. Kur e hapen varrin e Amrit panė se trupi i tij ishte pothuaj sikur i njė njeriu tė gjallė qė flenė; ishte i butė dhe aspak nuk ishte prishur.

Shiko vėlla se si Allahu pėrfundoi jetėn e kėtij njeriu qė u pendua, dhe jo vetėm kaq, Ai shfaqi edhe nderimin qė ia ka bėrė nė dynja para nderimit qe do t’ia bėjė nė ahiret…

Mėsimet e pėrfituara nga ky tregim:



Burimi: http://www.denana.com/articles.php?ID=3827

Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI

06-01-2008, e diele

Vushtrri, Kosovė