TREGIME
KESHTU PUNOHET PER ISLAM
(Tregimi i njė gruaje nė Brazil)
Njė punė biznesi dhe unė u gjenda nė Sao Paulo tė Brazilit. U vendosa nė njė hotel afėr qendrės islame tė kėtij qyteti, dhe njė herė, shkova edhe nė xhami tė kėsaj qendre pėr ta falur namazin e sabahut. Moti ishte i ftohtė dhe me shi por me tė hyrė nė xhami trupin dhe shpirtin tim disi e kaploi njė ngrohtėsi e thellė. Por mė befasoi prania e njė gruaje e cila ishte ulur nė fund tė xhamisė me njė mindil mbi kokė dhe me rroba joislame. Mu duk disi e ēuditshme dhe nė kokė me silleshin pyetje por arritja me kohė nė namaz ndali rrjedhėn e kėtyre pyetjeve. Ishim vetėm tetė falės, dhe njėri nga ne, afėr tė 50-ve, pas namazit u ngrit dhe me njė anglishte tė rrjedhshme foli e tha: Jam nga Zelanda e Re dhe ushtroj detyrėn e avokatit. Kam lindur atje nga prindėr muslimanė. Pasi qė u rrita u njoftova me Islamin e vėrtetė dhe jo atė trashėgimtar. Pėrjetova njė kėnaqėsi tė veēante dhe u bėra kureshtar qė t’i thėrras edhe tė tjerėt nė Islam qė kėshtu ta largoj barrėn pėr kėtė nga supet e mia. U caktova qė tė predikoj Islamin nė internet. Bisedova me shumė njerėz, njė prej tė cilėve ėshtė edhe ajo grua nė fund tė xhamisė. Bisedėn e filluan rreth profesionit. Edhe ajo ėshtė avokate. Mė pas bisedat tona vazhduan pėr fe dhe besime. Ia sqarova mirėsitė dhe veēoritė e Islamit dhe pas disa muaj predikimi e diskutimi ajo pajtoi, me vullnet dhe besim, ta pėrqafon fenė islame. Meqė ajo nuk kishte gjetur dikė qė do t’i ndihmonte nė kėtė rrugė tė re dhe pas kėrkimit tė qendrave fetare islame, qė kishte gjetur vetėm njė dhe atė tė mbyllur, u frikėsova se ndoshta vendosmėria e kėsaj gruaje pėr Islam do tė zbehet kėshtu qė erdha drejtpėrdrejtė nga Zelanda e Re tė prezantoj nė publikimin e Islamit tė saj, pėr mėsimin e disa parimeve kryesore tė fesė, si dhe pėr vėnien e saj nė kontakt me disa muslimane kėtu. Po tė mos kisha disa punė shumė me rėndėsi nė Zelande tė Re do tė qėndroja disa ditė kėtu. Frika se mos vdekja do ta rrėmbejė ndonjėrin prej nesh para se ta realizojmė kėtė qė thashė mė detyroi tė ngutem nė kėtė gjė. Ajo tash do tė vjen dhe para jush do tė shqiptoje shehadetin-deklaratėn islame para jush.
Erdhi gruaja dhe shqiptoi shehadetin.
Tash u qetėsova- tha njeriu. Mua mė duhet tė kthehem nė Zelande tė Re ndėrsa kėtė grua ua lė amanet ju. Mbetet pėrgjegjėsi juaja ndihma dhe pėrkrahja e saj.
Njė vendas u ngrit dhe tha: Unė e marrė pėrsipėr atė. Unė jam i martuar me braziliane dhe ajo do tė qėndroj tek gruaja ime....
Mė kapi njė rrėqethje nė trup ndėrsa lotėt e mia kishin vėrshuar fytyrėn time. Vėrejta se edhe ata qė ishin pranė meje tė gjithė qanin...Qanin ngase ende paska njerėz qė pėr hirė tė shpėtimit tė njė shpirti nga zjarri i Xhehennemit japin ēdo gjė qė kanė; tė mirėn e tė shtrenjtėn. Kishte njerėz qė qanin nga gėzimi, e kishte qė qanin edhe nga turpi ngase nuk kishin bėrė asgjė pėr kėtė fe. Pėr fund mos harroni se ky thirrės musliman ka pėrshkuar gjysmėn e globit pėr ta falur me ne namazin e sabahut nė Sao Paulo, dhe tash, unė dhe ti, ēfarė kemi bėrė?

Nga arabishtja: Sedat G. ISLAMI
12-12-2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė