"Thellė nė zemėr, unė e di se ēdo grua ka vetėm dy zgjedhje: tė bėhet feministe, ose tė bėhet mazokiste. Gloria Steinem
Megjithėse ne mund tė kishim pritur qė avancimi i shkencave teknologjike dhe informative nė njė shoqėri qė kėrkon pėrpjekje fizike nė njė numėr gjithnjė e mė tė vogėl tė vendeve tė punės do tė sillte njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė tė drejtave tė grave, statistikat janė mjaft tė qarta: qė nė vitet 1970, pabarazia ekonomike ndėrmjet vet vendeve tė botės, gjinisė dhe grupeve tė tjera janė nė njė rritje konstante.[1] Edhe pse kanė kaluar 60 vjet nga deklarata botėrore e tė Drejtave tė Njeriut dhe 31 vjet nga konferenca e parė e Kombeve tė Bashkuara pėr gratė edhe pse gjatė kėtyre viteve janė arshivuar pėrpjekje tė pandalshme pėr emancipim real tė shoqėrisė nė mbarė botėn, sėrish statusi dhe pjesėmarrja e gruas mbetet njė ndėr problemet qė kėrkon zgjidhje mė efektive dhe njė vėmendje tė veēantė nga ana e ēdo shoqėrie dhe qeverie.[2] Disa rajone falė avancimeve tė tyre qė kanė nė zhvillimin ekonomik kanė arritur rezultate tė mira, por kjo nuk ėshtė nė pėrgjithėsi. Atė qė sot e shohim nė media atė formė tė avancimit nėpėrmjet shoqatave tė ndryshme qė kanė tė bėjnė kryesisht me problemet e grave tė cilat kėrkojnė tė drejtat e tyre ne sfera tė ndryshme tė jetės, siē janė; e drejta e lirisė pėr tė lėvizur, liria pėr tu shprehur, e drejta pėr edukim, e drejta pėr tė pasur pronė, e drejta pėr tė punuar dhe lufta pėr barazi tė plotė gjinore nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, a thua pėrkrahet nga dikush, apo thėnė shkurt a ka gjetur vend tė pėrshtatshėm apo ka hasur nė vesh tė shurdhur dhe nuk dėshiron dikush qė tė dėgjohet pėr te. Se sa ėshtė duke u punuar dhe mbėshtetur ky projekt i grave feminist nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni nė vazhdim paraqesim statistikat, dhe do tė nxjerrim njė konkludim mė tė mirė rreth kėsaj gjendje nė tė cilėn po kalon gruaja e shekullit 21.
Kosova:
Pėrpara viteve 1990 praktikisht nuk kishte lėvizje tė grave nė Kosovė. Kur filluan bombardimet nė 1999, sidoqoftė kishte rreth 10 organizata grash qė ishin aktive. Pas luftės, numri i organizatave ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshėm duke arritur 600 organizata dhe shoqata tė regjistruara. Rritja e numrit tė organizatave ėshtė gjithashtu njė rezultat i ndihmės sė huaj qė ėshtė kanalizuar edhe nė projekte pėr fuqizimin e grave nė Kosovė. Shumė organizata sot punojnė me mbėshtetje psikologjike pėr gratė dhe me ēėshtjet qė lidhen me shėndetin e grave. Fokusi tjetėr ėshtė mbi edukimin, mbi tė drejtat e njeriut ose nė pėrmirėsimin e mundėsive pėr gratė pėr tė marrė njė punė nėpėrmjet trajnimeve tė ndryshme profesionale.[3]
Skėndejmi, tė drejtat e grave nė Kosovė njihen vetėm nė bazė ligjore, nė praktik ato nuk respektohen dhe janė shumė larg standardeve ndėrkombėtare. Amide Latifi, udhėheqėse e organizatės joqeveritare Gratė pėr gratė pohon se ligjet janė tė pamjaftueshme, nėse nuk zbatohen nė praktikė. Nė mesin e krejt ligjeve tė cilat janė shumė pozitive dhe janė ligje shumė tė mira, ėshtė edhe ligji pėr barazi gjinore, i cili nėnkupton dhėnien e mundėsive tė barabarta tė dy grupeve tė shoqėrisė, burrave dhe grave, pavarsishtė nga gjinia. Megjithėse ky ligj ėshtė nė letėr dhe i shkruar mirė, unė nuk jam e sigurt qė edhe njerėzit tė cilėt e kanė merituar, e kuptojnė se ēka ėshtė barazia gjinore. Edhe Ibrahim Makolli nga kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, thotė se Kosova ka ndėrtuar njė infrastrukturė tė kėnaqshme ligjore pėr tė mbrojtur dhe realizuar tė drejta e grave, por, sipas tij, nė realitet tė drejtat e grave janė nė gjendje diskriminuese.[4] Por akoma mė keq dhe tė fyera ndihen gratė kur kanė njė ligj tė miratuar dhe qė ai, nuk vihet nė praktik. Sdo tė duhej tė habitemi sepse tek ne ende mbisundon fryma patriarkale dhe qė nuk i ofron mundėsi pėr tė marrė kėtė liri tė saj. Nuk ėshtė ende matriarkati qė do ta nxjerrė gruan nga kjo krizė.
Shqipėria:
Shqipėria ka qenė nėn totalitarizmin komunist dhe duke u nisur nga kjo ka hasur shumė vėshtirėsi. Me ardhjen e demokracisė nė vendin tonė, shqiptarėt filluan tė ndryshonin mentalitetin sepse ato kishin mjetet pėr tė parė botėn e huaj dhe mundėsi mė tė mira. Eshtė ė vėrtetė qė ndryshimet politike influencuan nė ndryshimin e sjelljes ndaj ēėshtjeve tė grave. Gjatė viteve tė fundit gratė shqiptare filluan gradualisht tė fitonin kontrollin e jetės sė tyre dhe gjithashtu filluan tė jenė tė pavarura ekonomikisht.[5] Sipas kėsaj reference tė fundit shohim se gruaja nė Shqipėri ka parė dritėn, atė qė e kėrkon prej kohėsh, por nė referimet qė posedojė unė, hasi nė kundėrthėnie mė kėtė qė ėshtė paraqitur mė lartė, edhe kjo nga vet udhheqėsia e Shqipėrisė. Nė njė seance debatesh parlamentare, pas vitit 1997, ish presidenti, lideri i opozitės, Sali Berisha iu drejtua nga podiumi njė zonje kundėrshtare se nuk e lejonte respekti pėr nėnat dhe gratė shqiptare qė ta etiketonte atė me epitetin qė ajo meritonte.[6] Gjithashtu, sipas njė artikulli tė gazetės Panorama, me titull Barazia gjinore. Shohim se Dekreti i Presidentit pėr projektligjpėr barazinė gjinorenuk ka gjetur miratimin e komisionit tė ligjeve. Deputet e kėtij komisioni kanė dalė kundėr kėrkesės sė kreut tė shtetit pėr tė ndryshuar projektligjin, pas njė votimi pesė mė katėr. Edhe kėshilli BE-sė pėrfundon se Shqipėria ska barazi gjinore Barazia gjinore nuk mbrohet sa duhet ne shoqėrinė shqiptare. Kjo ka qen njė kritik e Kėshillit Evropian e shprehur nė raportin e fundit tė tij. Ngritja e komuniteti pėr mundėsi tė barabarta dhe miratimi nga ana e qeverisė e platformės gjinore pėr gratė bazuar ne platformėn pėr veprime te Pekinit (1995), nuk janė tė mjaftueshme sipas zyrtarėve tė Brukselit [7] Pra edhe pse barazia gjinore (apo shanset e barabarta, qė do tė duhej tė quhej pėr trendin e kohės) dhe fuqizimi i grave konsiderohet si njė ēėshtje e rėndėsishme sociale nė Shqipėri, kjo prapė se prapė nuk ka hasur nė mirėkuptimin e ndonjė institucioni vendor. Sepse nga ajo qė unė dėgjojė nė media, lexojė nė revista tė shumta, rreth mundėsive pėr punėsim, grat kėrkohen nė kėto profesione, si; pastruese, kameriere, shumė rrallė sekretare apo ndonjė profesion qė do tė mund ta tėrhiqte femrėn pėr punė.
Maqedonia:
Gratė nė Maqedoni kanė njė pozicion tė barazisė gjinore, megjithėse barazia ėshtė mė shumė de jure sesa de facto. Megjithatė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė barazisė gjinore, Maqedonia mund tė listohet ndėrmjet vendeve me traditė tė gjatė nė barazinė gjinore. Sidoqoftė, ashtu si edhe nė vendet e tjera tė rajonit nivelet e arritura tė barazisė i kushtohen avancimeve tė shpejta tė emancipimit tė grave gjatė periudhės socialiste e cila ka garantuar mė shumė nė mėnyrė deklarative se sa praktike tė drejtat e grave maqedonase.[8]
Nė qoftė se gratė dhe burrat janė tė barabartė, atėherė atė qė bėn mashkulli detyrimisht duhet ta bėjė edhe gruaja si rivale e pashmangshme. Si fjala vije, ajo duhet tė jetė e pashmangshme nė tė gjitha detyrimet dhe obligimet e jetės. Burri duhet tė jetė njė mjek gjinekolog i suksesshėm i suksesshėm, gruaja duhet tė jetė e suksesshme si muratore e njė ndėrtese, gjithashtu ajo duhet tė jetė edhe njė roje burgu, por edhe njė komandante lufte. Por shembulli i komandantit tė ushtrisė ėshtė mjaftė shembull i mirė. Kjo pozitė gjithmonė u ėshtė besuar meshkujve, edhe pse ka raste kur edhe femrat i kanė prirė luftėrave. Eshtė fakt medicinal se gjatė kohės sė menstruacioneve dhe gjatė kohės sė shtatzėnisė, gruaja pėrjeton ndryshime tė rėndėsishme fiziologjike dhe psikologjike. Ndryshime tė tilla nuk mund tė ndodhin nė kohėn e situatave tė mėdha mjeruese, prandaj vendimi i saj mund tė jetė nėn ndikimin e tronditjes. Shtrėngimi i tepėrt gjatė kohės sė kėtyre cikleve do tė ketė efekt tjetėr nga ai qė dėshirohet. Por, disa vendime kėrkojnė menēuri maksimale, nevojė kjo qė nuk mund tė pėrputhet me instinktin natyror tė gruas.[9]
Duke e pėrfunduar kėtė temė paraqes konkludimin nga Dragosh Kalajiē nė librin e tij Islamski ustanak protiv modernog svijeta, qė tė bėhet sa mė e qartė se a ka mundėsi apo jo qė ajo tė jetė a barabartė me mashkullin, apo kjo ėshtė vetė njė parullė ēorientuese. Po ashtu, edhe ēėshtja e barazimit absolut ndėrmjet mashkullit dhe femrės ėshtė absurde. Barazia ėshtė e pakuptimtė, po nė atė mėnyrė sikurse edhe diskutimi mbi barazinė e trėndafilit dhe jaseminit. Cdonjėri ka aromėn e vet, formėn e vet, dhe bukurin e vet. Mashkulli dhe femra nuk janė tė njėjtė; ēdonjėri ka funksione dhe karakteristika tė ndryshme. Femrat nuk janė tė barabarta me meshkujt pikėrisht pėr atė shkak qė as meshkujt nuk janė tė barabartė me femrat. Islami i koncepton funksionet e tyre nė shoqėrinė myslimane jo si antagoniste, por si komplementariste. Cdonjėri ka detyrat e caktuara qė janė nė pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike.[10]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] http://sq.oneworld.net/article/view/81027
[2] http://www.crca.org.al/politika/forum_g.html
[3] http://sq.oneėorld.net/article/vieė/81027
[4] www.europaelire.org
[5] http://sq.oneworld.net/article/view/81027
[6] www.pajtimi.com
[7] www.panorama.com
[8] http://sq.oneworld.net/article/view/81027
[9] Hutbe dhe vaze tė zgjedhura, pjesa e parė, Tetovė, 1997. fq. 293.
[10] Shiko: Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Prishtinė, 2000. fq.95.