Rreth koncepti tė bashkekzistencės nė Islam

Emine A. Vezaj
       

Njerėzia ka humbur. Vallė, a do mund t'i kundėrvihemi barbarizmit dhe ta rikultivojmė atė qė ėshtė njerėzore? A do jetė e mundur ta shpėtojmė njerėzimin?                   

                                                                                                                   Edgar Moren

       Sipas studiuesve tė ndryshėm tė marrėdhėnieve ndėrfetare e ndėrqytetėrimore, mes ēėshtjeve gjithherė aktuale, si te ne ashtu edhe nė qarqet botėrore, vazhdon tė jetė edhe tema e bashkekzistencės - nė rrafshin burimor e teorik - ndėrmjet Islamit dhe feve, ideologjive ose botėkuptimeve tė tjera; dhe nė rrafshin praktik e historik - ndėrmjet myslimanėve, krishterėve dhe feve a ideologjive tė tjera. Ky aktualitet qėndron nė faktin se shumė qarqe politike botėrore, me anė tė mekanizmave tė veta, e shtrojnė kėtė ēėshtje nė kontekstin negativ1, dhe si burime shfrytėzojnė pjesė kuranore tė shkėputura nga tėrėsia, duke bėrė nga Islami pėrbindėshin e llojit tė vet, si dhe nė veprat propagandistike, me fushatat e tyre perfide.
Ndaj, nuk ėshtė e lehtė tė flasėsh pėr njė fe, e cila jo vetėm qė ėshtė feja mė pak e kuptuar nga tė gjitha tė tjerat, por po konsiderohet gjithnjė e mė tepėr si shkak konflikti me pjesėn tjetėr tė botės. Ndėrkohė qė nė realitet flitet pėr njė fe, qė assesi nuk ngėrthen nė vete elemente tė dhunės dhe terrorit, madje nė instancė tė fundit edhe emėrtimi i saj do tė thotė paqe.
Debati rreth karikaturave ndaj Profetit Muhammed vetėm se ofroi precedentin e guximit tė atyre qė kanė shitur deri tani ilaēin helmues tė njė "pėrplasjeje qytetėrimesh". Botimi i kėtyre karikaturave nė faqet e gazetės daneze Jyllands-Posten edhe mund tė pranohej se paskėsh qenė aksidental. Por, botimi i tyre nga shumė gazeta tė tjera evropiane zbuloi se solidariteti nė kėtė rast kishte tė bėnte me sulm tė pėrqendruar dhe arrogant ndaj ndjenjave mė tė thella tė myslimanėve. Kėsisoj, ky sulm i orkestruar nė shumė gazeta, mori pėrmasat e njė kryqėzate mediatike, sipas analogjisė sė Dr. Milazim Krasniqit.2
Mė tutje, pėr shembull edhe sulmet e 11 shtatorit si dhe ngjarjet paraprirėse e vijuese nė Lindje tė Mesme, Azi Qendrore e Kaukaz u gjykuan pėrgjithėsisht si lidhje terroriste. Sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 kundėr Qendrės Tregtare nė Nju Jork ishin kulmimi i njė serie sulmesh kundėr shenjestrave amerikane dhe aleatėve pėrkatės nė vende tė ndryshme, pėrfshirė edhe arabet. Sė andejmi, mund tė nxjerrim edhe faktin se jo tė gjithė janė shenjtorė ose muxhahidė, qė tė jenė tė aftė ta kontrollojnė zemėrimin, pasionin apo egon, pėr mė tepėr mund tė thuhet se e gjithė kjo nuk pėrbėn bazė tė fesė islame, por praktikė strategjie luftarake e pėrdorur rėndom nė luftrat fetare, ideologjike, nacionale e botėrore pėr arritjen e objektivave nė bazė tė formulės makiaveliste "qėllimi e justifikon mjetin". Prandaj, nė kontest tė gjithė kėsaj terrorizmi i pėrmendur i 11 shtatorit mbetet i huaj pėr Islamin.
Nė kumtesėn e Dr Habib Siddiki nė konferencėn e mbajtur me 11 mars 2006 nė Universitetin e Vanderbiltit nė Nashville rreth Islamit dhe bashkėjetesės mund tė citojmė komentin: "Ndėrsa spektri i dhunės ėshtė bėrė sot njė fakt i jetės, prirja pėr tė dėnuar njė traditė tė tėrė fetare pėr veprimet e paarsyeshme dhe tė pakuptimta tė njė pakice ėshtė tepėr e madhe. Por kjo ėshtė e gabuar. Nėse nuk mund tė dėnojmė tė gjitha besimet pėr krimet e pėrkrahėsve tė tyre, ne s'mund tė kemi njė grup tė ndryshėm standardesh pėr myslimanėt. Pėr shembull, nėse nuk mund ta dėnojmė Krishterimin pėr kolonizimin dhe masakrėn e qytetarėve tė paarmatosur nė Jonestown (Guajana) dhe Waco (SHBA), pėr vrasjet nė Irlandė, Uganda, Haiti dhe Liberi, pėr spastrimin etnik nė Bosnje, Kosovė, ?eēeni, Dagestan, Nagorni Karabak e ishujt Mindanao (Filipine) dhe gjenocidet nė Kongo, Ruanda dhe ditėt e sotme nė Afganistan e Irak; nėse nuk mund tė dėnojmė Judaizmin pėr krimet e grupit Rabbi Meir Kahane ose Baruch Goldstein, ose krimet e liderėve izraelitė - Sharonit, Olmertit, Netanjahut dhe tė tjerėve - nė Palestinėn e pushtuar dhe Liban; nėse nuk mund tė dėnojmė hinduizmin pėr vrasjen e M.K. Gandhit dhe masakrėn e mijėrave myslimanėve nė Kashmir, Mumbai, Assam e Guxharat dhe vrasjet e budistėve singalezė nė Sri Lanka; nėse nuk mund tė dėnojmė budistėt pėr vrasjet nė Kamboxhia ose masakrėn e myslimanėve rohingianė nė Arakan (Mianmar), ose vrasjet e tamilėve nė Sri Lanka dhe pakicave myslimane nė Tailandė, atėherė nuk kemi asnjė tė drejtė tė dėnojmė Islamin pėr sulmet e 11 shtatorit."
Prandaj, temėn e kam titulluar kėshtu nga synimi pėr tė pėrmbledhur disa nga aspektet e asaj qė mėson Islami nė lidhje me bashkėjetesėn; a ėshtė besimi islam pėr njė multikulturė e pėr njė pluralizėm, dhe cili ka qenė koncepti bashkekzistencė nė mesin e shqiptarėve nė raport me besimet tjera nė periudhėn e Perandorisė Osmane.


Islami kundėrshton racizmin:

Le tė nisemi nga ajeti 13 i Sures el-Huxhuratė: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė femre, ju bėmė popuj dhe fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė ėshtė ruajtur mė tepėr (nga ligėsitė) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". Ai hedh poshtė tė gjitha supozimet dhe bindjet se Zoti ėshtė i njėanshėm ndaj njė race apo fisi tė veēantė dhe se mėshira e Tij ėshtė e kufizuar vetėm te njė grup i caktuar. Kuptimi i ajetit ėshtė jashtėzakonisht i thellė, si ēdo fjalė Hyjnore, e kėtu mund tė theksojmė dy aspekte.
Sė pari, kjo thirrje u drejtohet tė gjithė njerėzve pa dallim dhe ndershmėria e tyre vėrtetohet nga ruajtja pėrkatėse ndaj tė kėqijave. Sė dyti, ajeti dėshmon se tėrė njerėzit nė fakt kanė njė prejardhje e janė tė lidhur me njėri tjetrin, ku ndarjet nė popuj e nė fise janė bėrė qė tė njihen mė mirė mes vete. Domethėnė, popujt janė produkt i vullnetit tė Zotit. Ai i ka krijuar pėr t'u njohur nė mes vete. Po tė dėshironte, Zoti do t'i kishte bėrė tėrė njerėzit arabė, por nuk i krijoi ashtu sepse desh tė krijonte larmi nė kėtė botė, pasuri mė tė madhe kulturore, gjuhėsore, etnike, demografike. "Pėr ta arritur shoqėrinė e qėndrueshme duhet mbjellė ideja pėr diversitet e dallueshmėri, pėr multikulturalitetin e multietnicitetin si pasuri e jo si mangėsi, duhet kultivuar ndjenja pėr ngritjen e urave tė jetesės me komshiun nėn krahėt e respektit tė ndėrsjellė, duhet kuptuar se njėtrajtėsia e njėngjyrshmėria kanė kuptim vetėm nė mesin e shumėsisė sė trajtave dhe ngjyrave. Gjuhėt e shumta dhe dallimet racore janė simbole hyjnore dhe lufta ndaj tyre ėshtė luftė kundėr natyrshmėrisė", pėrfundon Ali Pajaziti.3 
Me kėto deklarata tė thella tė Kuranit, besimi islam largon ēdo mendim etnocentrik sekular tė epėrsisė sipėrfaqėsore dhe fisnikėrisė sė veēantė tė njerėzimit. Nė Islam predikohet vetėm bashkimi i njerėzve nė njė besim tė drejtė e tė pastėr. Edhe nė Hutben e tij tė Lamtumirės, Pejgamberi a.s. shpalli unifikimin e njerėzimit: "Gjithė njerėzimi vjen nga Ademi e Havaja, arabi nuk ka dallim ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit; i bardhi nuk ka epėrsi ndaj njeriut me ngjyrė dhe as njeriu me ngjyrė nuk ka epėrsi ndaj tė bardhit, pėrveē nė devotshmėri dhe vepra tė mira". Po ashtu, as monopolizimi nuk ėshtė mesazh i besimit Islam, sepse aty konfirmohen qartė elemente tė pėrbashkėta me besimet e tjera. Judaizmi dhe Krishterimi janė fe tė cilat kanė lider (pejgamber) tė cilėt i besojnė qė po ashtu janė tė dėrguar nga Zoti dhe qė tė dy janė profetė edhe pėr besimtarėt e besimit islam, por qė nė Islam pikėpamja ndryshon me bindjet judaike pėr Musain dhe ato krishtere pėr Isain a.s. Pra, besimi islam nuk ka mesazhe monopoliste, ēka dėshmon sėrish se tė besosh disa pejgamber e tė mohosh disa tė tjerė do tė thotė tė mos i kushtosh vėmendje thirrjes hyjnore.
Pėrveē gjithė kėsaj, besimi islam mirėpret larminė nė ēėshtjet e besimit dhe kjo ėshtė tregues i mėshirės sė Krijuesit dhe shenjė pėr ata qė mendojnė. Kjo mund tė shihet edhe nė vargun 48 tė Sures el-Ma'ide, ku Allahu pranon shumėllojshmėrinė e ligjeve dhe bindjeve fetare: "Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit). Sikur tė donte Allahu, do t'ju bėnte njė popull (nė fe e ligj), por deshi t'ju sprovojė nė atė qė ju dha, ndaj pėrpiquni pėr punė tė mira. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė te Allahu, e Ai do t'ju njoftojė me atė qė kundėrshtoheshit."
Po ashtu, kėtė frymė bashkekzistence mes feve dhe besimeve tjera e gjejmė edhe te letrat e Profetit a.s dėrguar perandorėve. Ai jepte kėtė vizion pėr bashkėjetesė edhe nė letrėn qė i kishte dėrguar Papės sė Romės, ku thuhet: "Paqja qoftė mbi atė qė i beson Zotit. Unė besoj se Isai (a.s), djali i Merjemes ishte shpirt prej Allahut dhe fjalė e Tij. Zoti e futi atė nė Merjemen e devotshme. Unė i besoj Zotit, tė gjitha librave tė Tij. Ai ia ka shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit a.s. dhe pasardhėsve tė tyre. Unė gjithashtu besojė nė atė qė Zoti i shpalli Musait, Isait (a.s) dhe pejgambereve tė tjerė. Nė fe dhe besim nuk bėjmė ndonjė dallim nė parimin e pejgambereve. Ne jemi myslimanė. Paqja qoftė mbi atė qė e pason udhėzimin."4
Pra, Islami ėshtė pluralist dhe shumė tolerant edhe ndaj besimeve tjera dhe pėr kėtė ėshtė mė i pranueshėm dhe mė i logjikshėm pėr t'u bėrė pjesėtar i saj, pra pikėrisht ky ėshtė edhe njė ndėr faktorėt mė relevantė qė Islami ėshtė mirėpritur edhe te shqiptarėt nė veēanti nė periudhėn e Perandorisė Osmane, pėr tė cilėn do tė flitet mė poshtė.
Debatet nuk kanė tė ndalur; ėshtė diskutuar nė tė kaluarėn dhe vazhdimisht diskutohet edhe sot, kjo e gjitha pėr faktin se njerėzit ose debatojnė nga arsyeja pėr tė qenė tė informuar mė shumė rreth ndonjė ngjarjeje apo dukurie, ose nga kurreshtja njerėzore. Natyrisht sot bėhet debati se kush ėshtė mė i keq: njė fundamentalist laik apo njė fanatik fetar? Mendohet se qė tė dyja janė tė dėmshme dhe tė kėqija. Ashtu si i pari qė duhet tė respektojė ndjeshmėrinė fetare tė tė tjerėve, i dyti duhet tė ngulisė nė mendje vetėdijen pėr Zotin, qė ta ndihmojė tė tolerojė qeniet e tjera njerėzore, sepse kjo ėshtė dėshmi edhe e kėsaj fjalės kuranore ku Allahu xh.sh thotė: "Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin ēka janė nė tokė tė gjithė. A ti do t'i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?"(Junus: 99).
Historia provon se Islami ka bashkėjetuar me kultura dhe qytetėrime tė ndryshme. Bota Islame nuk ka qenė e mbyllur pėr praninė e religjioneve tė tjera dhe tempujve tė tyre fetarė. Kishat edhe sot plotėsojnė panoramėn e Kajros, Bejrutit, Damaskut dhe shumė qyteteve tė tjera. Edhe sinagoga ka kudo qė jetojnė ēifutėt, qė prej Teheranit deri ne Fes. Nė Perandorin Osmane, nė shumė vende nė Ballkan, ku jetonin sė bashku ēifutėt tė krishterėt dhe myslimanėt, sinagogat, kishat dhe xhamit ishin ndėrtuar njėra pranė tjetrės. Prania harmonike e tempujve tė ndryshėm fetarė ėshtė evidente nė Stamboll deri nė ditėt tona. E njėjta gjė, mund tė thuhet edhe pėr panoramėn e Kosovės, ku hasim kisha dhe xhami tė ndėrtuara pranė njėra tjetrės. E gjithė kjo, dėshmon pėr tolerancėn islame, dhe pėr konceptin bashkekzistencė qė shpall Islami.5
Nė pėrfundim tė temės "Pengesat dhe prespektivat e dialogut ndėrmjet Islamit dhe Kristianizmit", Nexhat Ibrahimi e pėrfundon diskutimin e tij mbi kėtė debat, me fjalėt: "Perėndimi dhe Islami mund tė bashkėjetojnė, sikur dhe Veriu i pasur dhe Jugu i varfėr. Asnjė popull nuk paraqet 'ujdhesė' tė vetėmjaftueshme. Porosia e Allahut nė Suren el-Huxhuratė: 13, qė tashmė e pėrmendėm mė lart kėrkon angazhim dhe bashkėrenditje pėr kristianėt e myslimanėt nė shėrbim tė Zotit, kundėr sekularizmit, materializmit, padrejtėsive shoqėrore e politike, sėmundjeve fizike e morale, konflikteve tė armatosura dhe globalizimit tė komunikimit intelektual, kulturor dhe komercial."6


Bashkekzistenca dhe toleranca fetare ndėr  shqiptarė nė raport me besimet e tjera nė periudhėn e Perandorisė Osmane:
       
Nė lidhje me bashkekzistencėn dhe tolerancėn fetare qė ka mbretėruar gjithmonė te shqiptarėt karshi besimeve tė tjera dhe pretendimet se sundimi i Perandorisė Osmane nė trojet pėrkatėse nėnkuptoi robėrimin e shqiptarėve, nėse mund tė quhet i tillė, pohojmė se ai nuk ka qenė robėrim, por zėvendėsim i njė robėrie shfarosėse me njė sundim tė butė e njė perandori qė ka sjellė mesazh hyjnor.
Mirėpo, sikur tė pranohej realiteti dhe argumenti asnjė gjė nuk do tė ishte jashtė kontrollit dhe nuk do tė flitej pa fakte. Kėtu nėnkuptojmė faktin se e vėrteta do tė dalė nė shesh dhe i gjithė mllefi e urrejtja e derdhur ndaj njė historie do tė dalė nė shesh njė ditė. Nga kjo desha tė ndėrlidhem me njė fakt rreth kėsaj historie dhe rreth asaj tė vėrtete qė ka dalė nė shesh nga njė autor qė pėr fatin tonė tė mirė nuk ėshtė as mysliman, as shqiptarė, por as edhe pro Perandorisė Osmane, por vetėm si njė studiues qė dėshmon faktet dhe argumentet e secilės periudhė historike. Ata qė nuk besojnė kėtė mund ta marrin, ta zėmė, librin e Noel Malcolmit, "Kosova njė histori e shkurtėr" dhe tė njohin dėshmitė e sjella nga njė studiues korrekt qė i ka shikuar faktet, pastaj ka nxjerrė pėrfundimet: "Nė shumicėn e vendeve ballkanike, botėkuptimi popullor pėr sundimin osman ėshtė pothuajse tėrėsisht negativ. Osmanėt pėrshkruhen si barbarė aziatikė, tė cilėt nė ēdo vend qė pushtuan, shkatėrruan kulturėn e lulėzuar kombėtare. Ata kishin imponuar njė sistem plotėsisht tė huaj sundimi, shtypėn nė mėnyrė cinike tė gjitha ndjenjat e identitetit kombėtar, kolonizuan vise tė mėdha tė Ballkanit me banor turq, i shndėrruan fshatrat e krishtere nė pozitė tė bujkrobėrisė sė plotė; sollėn akte barbare, sikundėr skllavėria, tortura, gjymtimi, ushtruan trysni tė padurueshme ndaj kishave vendase dhe i detyruan njerėzit tė kalonin nė fenė Islame; treguan pėrkushtim fanatik ndaj parimeve tė Sheriatit. Kėshtu na thuhet. Tė gjitha kėto pohime apo mėtime janė nė rastin mė tė mirė ēoroditės, pėrndryshe krejtėsishtė fallse."7
Me kėtė, sidoqoftė, nuk duam tė themi se Perandoria Osmane ishte veēse njė variant mė i madh e mė i mirė i njė shteti tė Evropės Perėndimore tė Rilindjes. S'do mend se kishte edhe dallime tė thella. Disa nga kėto dallime rridhnin nga lidhja e osmanėve me Islamin; mirėpo, shumica e karakteristikave themelore tė Perandorisė Osmane nuk kishin tė bėnin me fenė, por me luftėn. Pėr tė ilustruar kėtė dhe pėr tė dėshmuar se ēdo gjė ėshtė bėrė nė mėnyrė tė natyrshme graduale dhe toleruese, sjellim shembuj se nuk ka vend pėr asnjė paradoks kureshtar.
?shtė kjo tolerancė dhe harmoni fetare qė prej shekujsh mbretėronte nė vendin tonė, e cila ka habitur e po habit vazhdimisht tė huajt, qė tek ne shohin njė rast unikal tė harmonisė, sepse, nuk bėhen fjalė pėr sot, por pėrgjatė gjithė historisė sė konfesioneve nė Shqipėri nuk ka patur luftė fetare. Sė kėndejmi, sipas Ak. Mark Krasniqit, nė studimin e tij rreth tolerancės fetare mes myslimanėve e katolikėve nė Kosovė: "Toleranca fetare e popullit shqiptar mbėshtetet nė vetėdijen kombėtare, nė faktin se tė gjithė shqiptarėt tė tė gjitha besimeve janė tė njė gjaku dhe tė njė gjuhe, kanė origjinėn, historinė, truallin dhe traditėn e pėrbashkėt, janė pra njė vėllazėri e gjerė, njė popull. Kjo vetėdije ka ndikuar fuqimisht ne kohezionin kombėtar nė pėrmasa mė tė gjera, dhe e ka mobilizuar popullin shqiptar gjatė historisė pėr t'u bėrė rezistencė pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė tė huajve qė ta pėrēajnė dhe sundojnė. Shqiptarėt e kanė parė se tė huajt e shfrytėzojnė fenė pėr ta pėrēarė popullin. Kėshtu, feja e keqpėrdorur nga armiqtė, ka marrė nga ky aspekt kuptim negativ, rol antikombėtar, tė cilin ia kanė ngarkuar pushtuesi i trojeve shqiptare, megjithėse mėsimet dhe parimet e tri konfesioneve janė humane, pozitive, me etikė tė lartė, me respekt dhe tolerancė ndaj tė gjithė atyre qė besojnė nė njė Perėndi, pra ndaj besimtarėve tė krishterė dhe myslimanė."8
Sa i pėrket jetės shoqėrore, harmonia toleranca dhe bashkekzistenca po ashtu kanė qenė nė standarde normale, madje martesat e pėrziera kanė qenė aq tė harmonishme, saqė nė tė shumtėn e rasteve njė familje e tillė ka festuar edhe Bajramin edhe Krishtlindjen. Kleriku anglez, Hygensi, bashkėkohėsi i Bajronit, qė e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1810, nė kujtimet e veta ka shkruar: "Muhamedani dhe shqiptari nuk ėshtė i ngrirė. Ai shpeshherė merr pėr grua njė tė krishtere, merr me vete nė xhami djemtė, kurse vajzat i lė tė shkojnė nė kishė me tė ėmėn dhe ai vet shkon nė tė dy qendrat e kultit."9
Shembuj tė tillė dėftojnė se kultura e qytetėrimi islami kultivojnė bashkėjetesėn, madje njohjen e pjesėtarėve tė feve qiellore, qė ėshtė pika kulminante e bashkekzistencės. Islami refuzon idenė e popullit tė zgjedhur, por pranon njerėzimin si krijim tė zgjedhur tė Vullnetit Hyjnor. Do tė shkonim nė pakufi sikur tė ndaleshim nė ēdo fazė historike, ndaj do tė ndalemi nė dy thėniet e dy dijetarėve evropian Volterit francez dhe Engelsit gjerman. Volteri, ndonėse kundėrshtar i rreptė i Islamit, megjithatė mbledh forcėn e pohon se modeli Islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm gjatė kohės sė osmanlinjve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės dhe tė bashkėjetesės nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve tė ndryshme dhe popujve. Kurse Fridrih Englesi, njohės i mirė i fushės ekonomike, pohon se "pozita e fshatarėve tė krishterė nėn pushtetin osman, nė pikėpamje materiale ishte mė e mirė se ajo e katundarėve tė vendeve tė tyre (nė Evropė)...derisa tagra i paguhej me rregull, pushteti Osman kėta nuk i prekte dhe rrallėherė mbi ta ushtrohej dhuna, siē vuante fshatarėsia e Perėndimit prej feudalėve tė vet gjatė tėrė Mesjetės.
Nė trojet iliro-shqiptare bashkekzistenca midis serbėve sundues dhe shqiptarėve tė sunduar ka qenė shumė e vėshtirė. Kėtė pohim tonin po e ilustrojmė me Kodin e Car Dushanit (1336-56), neni nr. 6, ku sanksionohet: "Sa i pėrket herezisė latine dhe atyre qė tėrheqin besimtarėt ortodoksė nė fenė e tyre, autoritetet duhet tė pėrpiqen t'i konvertojnė tė gjithė tė tillėt nė fenė e vėrtetė. Nėse njė i tillė nuk dėshiron tė konvertohet, ai do tė dėnohet me vdekje...pasuria e tė gjithė tė tillėve do tė konfiskohet dhe shumė mė tepėr nė kėtė drejtim."10
Mėsimet islame, e kryesisht edhe praktika myslimane, i kushtojnė rėndėsi tė madhe bashkėjetesės, vėllazėrimit e solidaritetit ndėrfetar e ndėrnacional. Mirėpo, qarqet qėllimkėqija e tendencioze evroperėndimore, islamin kryesisht e interpretuan nėpėrmjet termave pezhorative, pėr ta paraqitur atė anti human e anti civilizues, regresiv e destrukiv. Prapa gjithė kėtyre Islami qėndron nė atė se tė gjithė janė tė barabartė, por shpėrblimi do t'i takojė ati qė ėshtė mė i devotshėm dhe mė vepėr mirė.
Krejt nė fund nė kėtė kontest tė temės, mė ka lėnė mbresa njė ilustrim kuptimplotė lidhur me temėn e bashkekzistėncės, qė e bėnė Bill Ury, dhe qė e sjellė nė gjuhėn shqipe nė librin e tij "Ese Sociologjike", Ali Pajaziti. "Sfida e bashkėjetesės, me tė cilėn ballafaqohet njerėzimi sot, mė pėrkujton njė tregim mistik lidhur me njė njeri qė pasardhėsve, tre djemve tė vet, u kish lėnė trashėgimi shtatėmbėdhjetė deve. E kish lėnė me njė fjalė qė tė parit t'i takojė gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė deveve, tė dytit njė e treta, kurse mė tė riut, njė e nėntė e tyre. Djemtė u pėrpoqėn t'i ndanin ato, por ē'e do qė hesapi su dilte, sepse shtatėmbėdhjeta s'pajtohej dot as me dyshin, as me treshin, e as me nėntėshin. Pėrnjėherė bashkėjetesa u bė e rėndė, marrėdhėniet ndėr vėllazėrore filluan tė acarohen. Mė nė fund ata vajtėn te njė plakė e urtė dhe ia shtruan problemin. Plaka e urtė, pasi mendoi ca kohė, erdhi te djemtė dhe u tha: "s'di a do t'jua zgjidh problemin, por mė sė paku, nėse doni, mund t'ju jap devenė time". Pasi e morėn devenė, trashėgimtarėt e rritėn numrin e deveve nė tetėmbėdhjetė dhe i pari mori gjysmėn e vet (nėntė deve), i dyti mori njė tė tretėn (gjashtė deve) dhe i treti njė tė nėntėn (dy syresh). Shuma e deveve tė ndara ishte shtatėmbėdhjetė. Mbeti njė deve anash, tė cilėn ia kthyen plakės urtane. Kėshtu, nė saje tė urtėsisė u zgjidh njė problem qė dukej i pazgjidhshėm".
Nė kėtė kontekst ajo qė dua tė shtoj, me tė cilėn do ta pėrfundoja kėtė punim ėshtė se: rol tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme duhet tė luajė feja, qė tregon sė tėrė njerėzit janė tė njė gjeneze dhe e cila shpall ruajtjen e marrėdhėnieve tė mira me fqinjėt, por edhe tolerancėn, respektin, mirėkuptimin, bamirėsinė etj.





Referenca:

1. N. Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Prishtinė: 2000, f. 17.
2. Dr. Milazim Krasniqi, E vėrteta e Islamit ndėr Shqiptarė, Prishtinė: 2006, f. 105.
3. Ali Pajaziti, Ese sociologjike, Shkup: 2003, f. 93.
4. Letrat e Muhammedit a.s., Shkup: Logos-A, 2004.
5. A. Sinani, Islami: Besim, ligj, kulturė dhe qytetėrim, Prishtinė: 2007, f. 286.
6. N. Ibrahimi, Islami si provokim global,  Shkup: 2006, f. 70.
7. Noel Malcolm, Kosova njė histori e shkurtėr, Prishtinė: 2001, f. 96.
8. 'Toleranca fetare mes myslimanėve dhe katolikėve nė Kosovė' nė Feja Kultura dhe tradita Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės: 1995, f. 207.
9. c.n. Ali M. Basha, Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, Tiranė: 2000, f. 95.
10. N. Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, f. 30.

P.S. Ky punim wshtw publikuar nw revistėn "Paqja" Nr. 11-12. e datės 19 nwntor 2007,  Prishtinw