Droga tek tė rinjtė, dhe profilaksia ndaj saj

Konteksti i pėrgjithshėm ekonomik, politik, shoqėror, kulturor dhe edukativ i Kosovės, favorizoi edhe shfaqjen dhe pėrhapjen e shumė dukurive me karakter negativ pėr shėndetin, e moralin mendor tek tė rinjtė. Kėshtu pėr njė kohė tė shkurtėr, edhe nė Kosovė, kohė mė parė ke mundur tė shohėsh pankarta tė mėdha nėpėr rrugėt e gjitha qyteteve me foto ku shkruan rreth kėsaj dukurie tė re. Njė gjė e tillė pėr ndonjė vend tjetėr mund tė mos tėrheq vėmendjen askujt, mirėpo pėr rrethanat tona nė Kosovė ishte njė goditje e llojit tė vet. Sepse marrė nė pėrgjithėsi trevat shqiptare, dhe Kosovėn nė veēanti, kjo dukuri me ndikim tepėr negativ nuk ka ndonjė histori jetėgjatė. Shoqėria jonė ishte pjesė e njė sistemi patriarkal, ku lidhja dhe solidariteti brenda anėtarėve tė shoqėrisė ishte shumė i fort, respektimi i vlerave tradicionale dhe fetare ishin mė stabile dhe mė imune ndaj dukurive negative, qė gjithsesi shpinin nė ruajtje e institucionit tė shenjtė tė quajtur familje. Mirėpo kjo gjendje me kėtė sistem, nuk vazhdoi edhe pas konfliktit tė fundit nė Kosovė, sepse lufta e fundit nė Kosovė ishte edhe njė rast i “mirė” pėr t’i dhėnė shtytje dukurive negative nė tė gjitha sferat e jetės, pra marrė nė pėrgjithėsi lufta nė Kosovė i dha shkas dhe mundėsi favorizuese shumė dukurive negative. Tashmė do tė duhej llogaritur se shoqėria jonė ėshtė duke kaluar fazėn mė tė vėshtirė tė kėtij tranzicioni.
Pas largimit tė forcave serbe nga Kosova, do tė vendoset administrimi Ndėrkombėtar ku pas vetės, pėr pasoj, edhe numri i tė huajve sa vinte e rritej, qofshin kėta ushtarak, apo edhe civil. Kjo bėri qė Kosova pėr herė tė parė nė historinė e saj mė tė re tė ballafaqohet me njė fluks aq tė madh tė tė huajve, dhe qė u pėrkisnin kulturave, traditave dhe civilizimeve tė vendeve tė ndryshme. Tani, Kosova u bė njė vend dhe njė rast i pėrshtatshėm pėr tė shtrirė ndikim e tyre shoqėri tė ndryshme tė panjohura pėr ne, me dukuri negative siē janė; narkomania, alkoolizmi, prostitucioni, kumari, trafikimi i krijesave njerėzore dhe krimi i organizuar kanė qen tė panjohura, dhe bile as qė ėshtė folur ndonjėherė nė shoqėritė shqiptare pėr kėto dukuri. Tė gjitha kėto s’bashku zėnė fill nė decenien e fundit, dhe pėr mė tepėr si trend i kohės fituan epitetin e njė “qytetėrimi” tė ri dhe qė karakterizon edhe tė “riun modern”.
Si erdhi deri te kjo shoqėria shqiptare?
Varshmėria nga droga ishte universale, por jo edhe te ne, mirėpo, kjo nuk zgjati edhe shumė ngase edhe Kosova hyri nė univers pėr njė kohė, madje edhe atė shumė tė shkurtėr. Ajo filloi tė kontribuoj nė “zhvillimin e kėtij biznesi” duke shkatėrruar gradualisht edhe vetveten. Sepse edhe llogaritet se nė aspektin gjeografik Kosova ėshtė favorizuese e shumė bizneseve, pra kėshtu bėri qė ky vend tė bėhet vend ideal pėr trafikimin e drogės nga vendet e Lindjes e Perėndimit, pastaj kėtė mundėsi shfrytėzuan nė mėnyrėn perfektė tė gjithė ata grupe qė kishin pėrvojė tė mirė nė kėtė drejtim nė tė njėjtėn kohė duke nxitur edhe krijimin e shumė organizatave nė pėrhapjen e kėtij biznesi me shumė pėrfitime tė mėdha. Shoqėria shqiptare, dhe institucionet nė veēanti, nuk e shihnin, dhe shohin tė udhės qė tė ndėrgjegjėsojnė rinin sė paku deklerativishtė pėr tė potencuar tė gjitha ato dukuri qė shpijnė nė prishjen e ēdo shoqėrie. Gjithashtu, kjo mund tė vije edhe si rezultat qė rinia jonė nuk mund tė informohet sa duhet rreth kėsaj sėmundje, pėr vet faktin se ne nuk kemi ndonjė program shtetėror kundėr narkomanisė qė nė raste tė tilla rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē mund tė pėrmendim, shėrbimin shėndetėsor, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e shumė tė ngjashme. Njė mėnyrė tjetėr e vetėdijesimit mund dhe duhet bėrė pėrmes shembujve tė gjallė nė tė cilat janė duke kaluar shoqėritė para nesh. Por tė gjithė kėta qė u pėrmenden nuk gjetėn forcė dhe mendim tė drejt pėr tė ndėrhyrė dhe reaguar, ngase sipas tyre kjo krizė konsiderohej si problem qė duhet zgjidhur nga tė prekurit (nė kėtė rast prindėrit e tė infektuarve) dhe jo si problem i gjithė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Rast qė konsiderohet se preokupon vetėm individėt. Ndonėse nė vende tė ndryshme tė Botės ekzistojnė ministri tė posaēme apo kėshilla tė lartė qė kujdesen pėr gjendjen e tė rinjve, te ne as qė mund tė flitet pėr kėtė, me pėrjashtim tė kohės kur afrohen zgjedhjet, ku dalin disa ministra duke bėrė disa betime false se do tė kontribuojnė nė ngritjen dhe avancimin e tyre, mirėpo ēfarė ndodhė tė nesėrmen e gjithė ajo zhurmė e tyre shuhet, sepse ajo qė i ka vlerė pėr tė zėnė vend dhe pozitė nė Parlament apo diku tjetėr, tashmė atė e ka realizuar ndėrsa betimet false tė tyre parazgjedhore janė shuar.
Cilat janė shkaqet qė shtyejn tė riun tė bėhet pėrdorues i drogės?
Nuk ėshtė e thjeshtė qė tė diskutohet pėr kėto shkaqe qė shtyejn tė riun tė bėhet pėrdorues i kėtij bari. Sepse qė nė fillim tė kėtij nėntitulli duhet tė pėrmend se njėra ndėr rrethanat mė favorizuese qė i “ndihmon” tė rinjtė ėshtė shkolla, ambient ku rinia shkollohet dhe edukohet. Kjo e fundit do tė duhej tė mos pėrmendej nė kėtė vend, mirėpo, viteve tė fundit, nė vend qė shkolla tė ishte institucioni i vetėm ku tė rinjtė tė edukoheshin dhe arsimoheshin, ndodhė e kundėrta e gjitha kjo ėshtė bėrė njė mjet dhe mėnyrė mė e pėrafėrt e pėrhapjes sė shumė dukurive negative. E themi kėtė sepse jemi dėshmitarė te njė realiteti tė hidhur tė cilin jemi duk e kaluar dhe pėrjetuar ēdo ditė. Hapja e shumė lokaleve dhe klubeve tė ndryshme pranė shkollės, kjo njė rast i mirė qė tė rinjtė mund tė argėtohen dhe pa kurrfarė presioni qoftė prindėror apo tė edukatorėve tė tyre, tė shfrytėzojnė tė gjitha mėnyrat e argėtimit qė konsiderohen nga ata, edhe si trendė tė kohės. Alkooli, duhani, droga, muzika dhe shumė skena tjera tė paturpėsisė qė shfaqen nė kėto lokale janė edhe njė mundėsi e “mirė” qė tė rinjtė tė kalojnė pushimin e gjatė nė shkollė. Por, edhe ata tė cilėt u infektuan nga kjo dukuri ishin zakonisht ata tė cilėt kishin depresion tė ndryshme, disa e pėrdorin drogėn vetėm pėr t’i bėrė shoqėri shokut apo mikut me tė cilin rri, dikush e pėrdorė kėtė pėr tu larguar nga problemet, apo realiteti duke menduar se nėpėrmjet kėsaj rruge tė mund tė largojė dėshpėrimin, dikush bėhet pėrdorues i kėsaj nė fillim nga kureshtja pėr tė ndier se ēfarė shije ka, tjetri llogarit mosmarrėveshjet qė ka nė familje, ndonjė dashuri e pasuksesshme, suksesi i pamjaftueshėm nė shkollė, dhe pėr t’iu shmangur kėsaj dhe nė kombinim tė mbushjes sė kėsaj zbrazėtie ata bėhen tė m’varur nga njė substancė qė pėr momentin mund t’i sjell kėnaqėsi, mirėpo pasojat e me vonshme janė shumė mė tė mėdha, se nėse nė fillim ėshtė bardh ēdo gjė pėr tė, (duke llogaritur edhe barin tė cilin e pėrdorė), fundi i saj do t’i sjell tė zeza tė rėnda. Shtresa e cila vazhdon tė jetė e prekur nga kjo dukuri janė grupmosha 16-19 vjeē dhe 20-24.
Duke kaluar nėpėr kėtė gjendje tė vėshtirė me tė cilėn ėshtė duke u pėrballur shoqėria jonė, duhet pėrmend kėtu edhe faktorin tjetėr qė do tė kishte njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhdukjen e kėsaj dukurie dhe nė ruajtjen e njė shoqėrie tė shėndosh. Pra ėshtė familja e zgjeruar ajo e cila konsiderohet se do tė kishte suksese nė ruajtjen e shoqėrisė nga kėto sėmundje. Familja e zgjeruar do tė siguronte njė shoqėrizim tė mjaftueshėm tė fėmijėve, kėshilla e nėnės apo babait, nė njė familje tė ngushtė apo tė vetme, vėshtirė se do tė mund tė ndiqej nga njė fėmijė kokėfortė, ndėrsa ndikimi i kombinuar i anėtarėve tė njė familje tė zgjeruar, ėshtė i efektshėm kundėr pabindshmėrisė apo padėgjueshmėris sė fėmijėve. Dhe duke u rritur nė njė atmosferė shoqėrizuese, e cila siguron kontakte tė afėrta me anėtarėt e tjerė tė familjes, ėshtė shumė mė vėshtirė tė vije deri te humbja e kontrollit ndaj fėmijės, sesa nė njė familje bėrthamė, ku nė tė shumtėn e kohės anėtarėt e saj janė tė huaj dhe mysafir nė shtėpi, dhe nė njė rrethanė tė tillė shumė me lehtė humb kontrolli nė familje.
Cili do tė ishte sukses i garantuar pėr tė parandaluar kėtė dukuri?
Shmangja e tėrėsishme dhe mėnyra e vetme pėr tu larguar nga dukurit e shėmtuara, ėshtė mbėshtetja tek Allahu xh.sh, dhe respektimi i urdhrave dhe obligimeve fetare nė veēanti. Kėtu duhet pėrmendur, se masa mė efikase nė kėtė drejtim ėshtė pikėrisht ė edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet nė kėtė frymė ai assesi nuk do tė lejoj tė bie nė aso grackash tė rrezikshme pėr jetėn e tij. Edukata familjare, sidomos familja e zgjeruar do tė ndihmonte nė ruajtjen e rinis nė binar tė drejt. Shkolla, njė vatėr e dijes ku duhet tė shfrytėzohen tė gjitha mundėsit pėr mbrojtjen e rinisė nga dukurit negative. Pra, tė gjithė duhet tė jemi kontribuues tė ruajtjes sė rinisė, pasi ata janė drejtues tė sė nesėrmes. Duke dashur ta pėrmbyll kėtė temė dua tė shtojė edhe kėtė se atė qė mund ta bėjė ligji, rrallė kush se mund ta kontestojė, dhe kėtė pėr njė arsye, se me nxjerrjen e njė ligji i cili do tė sanksiononte pėrdoruesin me masa tė rėnda ndėshkimi, atėherė me siguri se pėrmasat e kėsaj dukurie do tė vinin nė rėnie, ose zhdukur nė tėrėsi. Nuk gjendet rrugė mė e mirė pėr t’i shėrbyer vullnetit tė Allahut dhe tėrė njerėzimit. Nuk ka thirrje mė tė mirė, se oferta pėr tu shtrirė dorėn viktimave tė goditura tė shoqėrisė bashkėkohore.
Jeta do tė ishte e bukur...., por vetėm nėse do t’i jepnim kuptim dhe pėrmbajtje tė bukur do tė arrinim qėllimin e kėsaj tė parės.



P.S, ky punim ėshtė publikuar ne revistėn “PAQJA” Nr. 5, 19 Prill 2007

Emine A. VEZAJ