Emine A. Vezaj
Emocionet si pjesė pėrbėrėse tė njeriut
O Zot, mos ma lė fenė pa kulturė!
Dr. Ismail Bardhi (letėr drejtuar vetvetes)
Dikur Dr. Ismail Bardhi kishte shkruar njė letėr drejtuar vetvetes, por si titull i kishte vėrė kėtė formulė; O Zot, mos mė le fenė pa kulturė! Nė atė kohė e kisha lexuar madje edhe rilexuar atė letėr sepse me kishte pėlqyer struktura pėrmbledhėse e atij punimi. Unė nė fakt, nuk mendova qė tė bėhem precedent i tij nė kėtė drejtim, megjithėse mirė do tė ishte sikur tė realizohej ajo qė ai thoshte, por pak mė ndryshe nga ai do tė thosha; O Zot, largojė myslimanėt nga emocionet dhe demagogjitė, udhėzoi ata drejte shkencores dhe racionalizmit! .
Emocionet si pjesė pėrbėrėse tė njeriut
Emocionet, janė tėrėsi e pėrjetimeve tė thjeshta e tė paqėndrueshme tė njeriut qė shkaktohen e shfaqen nėn ndikimin e brendshėm, si mallėngjimi, shqetėsimi a turbullimi i thellė. Dikur arabėt hershėm thoshin se; zemra ėshtė burim i emocioneve. Zemra ėshtė ajo qė donė, por edhe urren, kėnaqet dhe zemėrohet, dėshiron dhe frikėsohet, gėzohet dhe mėrzitet. Kėshtu njeriu nga vetė natyrshmėria e tij, nuk ėshtė vetėm trup dhe gjak nuk ėshtė vetėm krijesė qė ka vullnet dhe logjikė, por ka edhe anėn tjetėr tė medaljes, ndjenjat dhe emocionet.
Ndjenjat janė pjesė e ēdo njeriu, dhe nga njeriu nuk kėrkohet qė ti shpallė luftė ndjenjave tė tij pėr hir tė fesė, ngase janė pikėrisht ndjenjat ato qė njeriun e vėnė nė pozita tė ndryshme duke krijuar mundėsin, se kur duhet tė urrej kur duhet ta duaj dikė, madje edhe nė momentin kur adhuron Zotin ēfarė pėrshkruan qenien e tij, pra ndjenjat janė ato tė cilat janė pjesė e qenies njerėzore dhe si tė tilla njeriu i posedon nė proporcion me krijimin qė ka bėrė Krijuesi i Botėve pėr te. Ndjenja te njeriu janė tė ndryshme, p.sh Allahu xh.sh thotė: E besimtarė tė vėrtet janė vetėm ata, tė cilėve kur pėrmendet Allahu, u rrėqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. (El-Enfal: 2). Nė ajetin e cituar Allahu pėrshkruan ndjenjėn e frikės dhe respektit qė besimtari ndjen ndaj Krijuesit tė tij. Dhe nga frika e besimit se a do tė jenė tė sinqertė nė lutjet e tyre, rrėqethja nė trupin e tyre vije si rezultat i emocioneve tė pashmangshėm qė njeriu ndien nė momentin kur ėshtė nė lidhje direkt me Krijuesin e tij. Besimi i tij shtohet edhe mė shumė kur dėgjon Fjalėn e Krijuesit tė Botėve dhe prej Tij kėrkon shpėrblimin dhe shpreson nė kėtė.
Nė gjendjen emocionale tė cilėn duhet tė jetė besimtari i vėrtet, duhet tė jenė shembujt nga jeta e Pejgamberit a.s si dhe sahabėve tė tij tė ndershėm, e jo nga aktorėt hoxhallarė tė ditėve tona tė cilėt aktrojnė para xhematėve tė tyre. Shembuj eklatant tė adhurimit superior ndaj Zotit i kushtuan mistikėt e vjetėr tė cilėt i ishin pėrkushtuar besimit nė format mė tė nėnshtruara, adhuronin Zotin aq shumė saqė kishin lėnė veten mbrapa krahas nėnshtrimit tė plotė dhe frikėrespektit ndaj Krijuesit tė Botėve. Larg kėsaj qė njeriu i ditėve tona tė veprojė kėshtu, ngase jo qė nuk mundet, por ėshtė edhe vėshtirė tė jesh i tillė nė rrethana tė ballafaqimit tonė me sfidat e kohėve tė ndryshme nėpėr tė cilat jemi duke kaluar, por sė paku tė mund tė bėhemi siē ka thėnė edhe Pejgamberi a.s pėr veten e tij; Nė tė vėrtet unė jam njė njeri, kėnaqem siē kėnaqen njerėzit dhe zemėrohem siē zemėrohen, prandaj ēdo mysliman qė e kam ofenduar ose e kam goditur, kjo do tė jetė shlyerje mėkatesh pėr te. Tradita Pejgamberit a.s qartė tregon se emocionet dhe reagimet e momentit nuk mund ti shpėtojnė asnjė njeriu, siē e pamė as edhe vet Pejgamberi a.s, pasi edhe ata gėzohen, qeshin, qajnė dhe mėrziten, natyrisht janė krijesa tė ngjashme me ne, pėrjashtimisht nga ne, janė tė cilėsuar si tė Dėrguar tė Zotit dhe tė ruajtur nga gabimet.
Pra, nė emocionalizma bėjnė pjesė edhe emocionet negative siē janė; zemėrimi, ankthi pikėllimi etj. Rast tė kėtij lloji emocionesh kemi Musaun a.s. Ai u zemėrua pėr hir tė Allahut tė Madhėrishėm pasi pa qė populli tij kishte filluar tė adhuronte idhujt, dhe zemėrimi i tij bėri qė ai ti hidhte pllakat e Tevratit nė tė cilat ishin tė shkruara fjalėt e Allahut dhe e kapi vėllanė e tij Harunin pėr flokė, nė ndėrkohė qė edhe ai ishte pejgamber sikurse edhe Musau a.s. Ketė ngjarje e pėrshkruan edhe Kurani ku Allahu xh.sh thotė: E kur u kthye Musai shumė i hidhėruar te populli vet, tha: Sa keq mė paskeni zėvendėsuar pas shkuarjes sime! A e ngutėt (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri pėr (flokėsh) koke vėllanė e vet duke e tėrhequr kah vetja.( El-Araf: 150)
Ska dyshim se ndjenjat janė pjesė pėrbėrėse e njeriut dhe atyre askush nuk mund ti shmanget, njeriu nuk ėshtė robot dhe tė jetė larg kėtyre gjėrave qė janė pjesė e planit hyjnor, por njeriu duhet tė dominoj mbi ato si nė raste gėzimi ashtu edhe pikėllimi, sepse sikur njeriu tė ndjek ndjenjat dhe vrapon pas tyre kudo qė e drejtojnė ato, kėshtu ai ka ndjekur epshin e tij. Pra, njeriu duhet tė jetė i tille qė tė sillet nė mėnyrė tė qetė dhe tė butė ndaj secilit qė vije tė konsultohet me te ashtu sikurse na ka mėsuar edhe vet Pejgamberi Muhammedi a.s kur e kėshilloi njė njeri i cili kishte kėrkuar qė ta kėshilloj Pejgamberi a.s, pra nė mes tjerash Pejgamberi a.s e kėshilloi qė tė mos zemėrohet. Pra, nga zemėrimi mund tė dalin edh fjalė tė cilat njeriu nuk do ti thoshte nėse ai do tė ishte nė gjendje tė qetė, prandaj edhe gjykatėsi kur gjykon duhet tė jetė i qetė dhe transparent. Pejgamberi a.s nė njė rast kishte kėshilluar Gjykatėsi nuk duhet tė gjykojė mes dy njerėzve kur ėshtė i zemėruar. Saktėsia e gjykimit nuk mund tė jetė trasaparente tė njė gjykatės qė ėshtė nė gjendje tė tillė.
Teologėve tė sotėm ju bie hise tė pėrballen me sfida tė rėnda ku shpesh ndodh qė tė kalojnė edhe nėpėr kėto faza emocionale. Por, gjithmonė duhet munduar qė tė ruajnė personalitetin e tyre para ēdonjėrit qė vije nė xhami. Tani shtresa e xhematit tonė ėshtė heterogjene, (gjė e mirė) nė xhami kemi prej intelektualit dhe deri te njeriu me i thjeshtė, secili e shikon hoxhėn nga kėndi i tij, dhe secili pėr hoxhėn ka njė imazh nė vete. Nga njė politikan, hoxha do tė duket shumė i paskrupullt me mendimet e tij skandaloze rreth politikės aktuale, pėr njė mjek, hoxha do tė dukej njė mostrum qė flet ad hoc pėr mjekėsin dhe simptomat e sėmundjeve qė sjellė pirja e duhanit, pėr njė historian hoxha do tė dukej njė injorant nėse thotė se Skėnderbeu nuk ėshtė heroi ynė kombėtar. Kėshtu do tė dukej njė hoxhė nė imazhin e xhamtit tė tij, por si duket asnjėri nga xhematlinjėt nuk ka dalė haptas tė ja thotė hoxhės kėto gjėra, ngase njė pjesė prej tyre shkojnė nė xhami vetėm pėr tė kryer obligimin e jo pėr tė mėsuar diēka tė re, ndoshta edhe pse janė mėsuar me avazin e vjetėr tė hoxhallarėve ku secili ligjėron tema tė pėrsėritura, madje shpesh. Por edhe ana tjetėr e medaljes pėrgjegjėsit e hoxhės. Nuk ėshtė nė dorėn e hoxhės mirėmbajtja estetike e xhematit. Ndryshimi i faljes sė namazit, hapja e kėmbėve, shkurtimi i pantallonave pėshpėritja me zė tė lartė gjatė aminit nė namaz etj. Por, a ėshtė e udhės qė hoxha tė merė rolin e edukatorit e tu tregojė xhematit se ti duhet ti shkurton pantallonat mė shumė se qė duhet, duhet ta zgjasėsh mjekrėn, apo hoxhės i mbetet qė me ligjėrimin e tij tė drejtė, xhematit tė tij tu mbush zemrat me besim dhe ti tregoj rrugėn e drejt. A mund tė konsiderohet edhe si fatkeqėsi kjo qė thash, apo vet hoxhallarėt janė ata tė cilėt servirin pėr xhematėt e tyre kėso lloj temash?
Shumė teologė, hoxhallarė, krijojnė pa nevojė tregime...
Si myslimanėt ashtu edhe vet hoxhallarėt kanė probleme me vetveten e tyre, sepse myslimanėt pėrderisa islamin e shohin si vlerė lokale, pjesė e traditės, i konservuar nė disa interpretime tė vjetruara disa shekullore tė shkollave tė ndryshme juridike dhe i koncentruar vetėm nė disa veprime periodike, si namazi, haxhi, agjėrimi, tė cilat edhe shpesh bėhen sa pėr tu dukur atėherė, fatkeqėsia nuk ėshtė vetėm te hoxha, por edhe vet myslimanėt, gjithsesi se kjo do tė ishte edhe njė rezultat i hidhur i vet hoxhallarėve tė cilėt ndjekin gjithmonė precedentin e gjeneratave tė vjetra. Xhamia qė nga zanafilla e saj ėshtė konsideruar dhe ka qenė qendra kryesore pėr informim tė gjithmbarshėm nga tė gjitha aspektet. Ka qenė qendėr informimi pėr mbarė botėn, informim rreth shkencės, kulturės, artit historisė sė kaluar etj. Nuk duhet keqkuptuar edhe kėtė fakt se nė xhami nuk shkohet qė tu mbushet truri njerėzve me dituri ekzakte, por larg asaj qė nė xhami tė tregohen pėrralla. Xhamia ėshtė vend i shenjtė, por ėshtė edhe qendėr informimi pėr besimtarėt. Ajo si e tillė qė nga e kaluara edhe sot ka kėtė zanafillė, informimin e sigurt tė njeriut me besimin e pastėr.
Islami ėshtė besim i argumentuar dhe njeriu nuk ka se ēka tė flas prej mendjes sė tij ose tė bėjė zhurmė pa nevojė nė atė tė cilėt nuk mund ta ndryshoj. Shumė teolog hoxhallarė, krijojnė pa nevojė tregime interesante shpesh tė duken edhe si pėrralla e njė mijė e njė netėve, duke e paraqit islamin si fe e trilluar dhe shpesh e argumentuar me pėrralla dhe trillime. Dikur, jo rastėsisht hyra nė xhami pėr tė fal namazin e xhumasė, jo qė nuk shkoja, por zgjodha vendin se ku tė falem. Gjatė momenteve qė unė isha nė pritje tė ligjėrimin e hoxhės, pritja tė ligjėronte ndonjė temė tė bazuar nė argument dhe fakte, ngase argumenti ėshtė mėnyra e vetme tė mbush mendjen e njeriut. Jo rastėsisht, ai filloi njė rrėfim shumė interesant tė njė njeriu i cili ishte ngritur nga varri...dhe vazhdonte hoxha tregimin e tij, derisa filloi edhe tė qante kinse nga emocionet qė i ngriheshin gjatė tregimit, nė anėn tjetėr mendojė me vete, sa shkencore more hoxhė ėshtė kjo tema yte, a nuk mendon se xhematin e ke shumė tė formuar dhe duhesh tė ndiesh krenar pėr kėtė, dhe ata presin sė paku njė ditė nė javė nga ty qė tė jesh i pėrgatitur si duhet, dhe ti del kėtu dhe na tregon pėrralla interesante. Po ēka, asgjė nuk ka tė keqe pėr hoxhėn, ai do tė ndihet krenar kur njė xhemat ja rrah shpinėn dhe i thotė; Allahu tė shpėrbleftė se sot na kėnaqe. A ėshtė kjo njė krenari qė duhet ta kėnaq hoxhėn, apo ai ta pyet, po pse ēfarė tė kėnaqi dhe ēka mėsove sot prej asaj qė unė ligjėrova. Njė hoxhė i yni kėtė nuk e bėnė, jam shumė e bindur nė kėtė, ngase nuk merė guximin ta pyes ndokėnd, ndėrkaq qė asgjė nuk ka folur rreth asaj qė ėshtė pjesė e ligjėrimit, fakti dhe argumenti. Si duket hoxhallarėve askush nuk i ka pėrkujtuar ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh thotė ...Sillni argumentet tuaja (pėr ēka thoni) po qe se jeni tė drejtė? Sėrish kthehem nė fillim dhe them; O Zot, mos mė lėrė fenė tė udhėheqin demagogėt. Do tė duhej tė na ngushėllonte edhe ky fakt, se e gjithė kjo nuk ndodh vetėm me hoxhallarėt tanė, ngase Allahu nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar ka thėnė se: Pra shkatėrrimi ėshtė pėr ata qė falen...(El-Maun: 4-5)
Besimi Islam nuk ėshtė vetėm dije fetare...
Kur flasim pėr argumentet shkencore nuk kam pėr qėllim qė xhematit ti ligjėrohet pėr shkencat e natyrės apo edhe shkencat tjera, por ajo qė dua tė nėnvizoj ėshtė dituria pėr tė cilėn ka folur edhe islami dhe dijetarėt e mėhershėm. Besimi Islam nuk ėshtė vetėn dije fetare siē pretendojnė dhe ngatėrrohen disa. Me dituri kam parasysh ēdo gjė me anė tė sė cilės dalin nė pah tė vėrtetat e gjėrave cilado qofshin ato, rreth gjithėsisė, njeriut etj. Por me shkencore pėrqėllimohet edhe njohja e rizgjimit islam dhe ēlirimi i tij nga emocionet e justifikimet, por vendimet tona nė tė gjitha sferat tė burojnė nga mentaliteti shkencor. Nė kohen e pėrparimit mė tė madh tė shkencės dhe teknologjisė ekzistojnė tė gjitha mundėsit qė hoxha para xhematit tė tij tė del sa mė cilėsor, duke filluar nga prezantimi i ligjėrimit nė mėnyrėn mė serioze nėpėrmjet projektorėve tė ndryshėm, deri edhe te pėrgatitja e ligjėratės nė mėnyrė tė shkruar si dhe shpėrndarja e saj pėr tė gjithė tė pranishmit. Islami nuk ėshtė i mbyllur vetėm nė metodėn tradicionale, ai ėshtė besim pėr ēdo vend dhe kohė, pėr kėtė ka garantuar vet Zoti, dhe ne nuk duhet ti frikėsohemi ligjėrimit modern dhe dėshtimit pėr humbjen e tradicionales. Hoxha nuk ka profesion ligjėrimin e tij, ai duhet tė dijė se rruga e tij ėshtė mision shumė me pėrgjegjėsi dhe pėr ēdo gjė do tė pėrgjigjet, andaj sa mė i kujdesshėm qė tė jetė aq mė i dashur do tė jetė si pėr Krijuesin ashtu edhe pėr ndjekėsit e tij, xhematin.
Pra, rruga e rizgjimit islam kėrkon nga besimtari pėrdorimin e tė gjitha metodave mė tė pėrparuar dhe mė tė mira pėr realizimin e qėllimit, duke pėrfituar edhe nga pėrvojat e tė tjerėve, pėrfshirė kėtu edhe kundėrshtarėt, sepse urtėsia ėshtė ajo qė kėrkon besimtari, kudo qė ta gjejė ai ėshtė mė i meritueshėm pėr tė. Por, pa harruar imitimin e verbėr dhe ngurtėsimin nė atė qė ėshtė trashėguar nga prindėrit, drejtuesit dhe personalitetet e rėndėsishme, pra imitimi tė mos bėhet pa seleksionuar atė qė ėshtė e dobishme dhe atė qė ėshtė e dėmshme pėr individin dhe shoqėrinė.
Gjithashtu me shkencore dhe racionalizėm kemi tė bėjmė edhe pėrdorimi i shifrave nga anėtarėt e rizgjimit islam. Vet Pejgamberi a.s ėshtė pėrpjekur tė pėrfitoj nga statistikat qė nė fillim tė formimit tė shtetit islam nė Medine. Transmetohet se Pejgamberi a.s kishte urdhėruar njė sahabi tė tijin qė tė llogarit tė gjithė ata qė dėshmojnė se janė mysliman Llogarit tė gjithė ata qė dėshmojnė se janė myslimanė. Me kėtė myslimanėt do tė informoheshin se sa ėshtė forca e tyre...
Ne tani ēfarė na mbetet tė llogarisim. Nė bazė tė statistikave qė posedojmė, llogaritemi si pėrqindje mė e madhe e pėrkatėsisė myslimane, por qė nga asnjė hoxhė nuk ėshtė komentuar gjendja reale e kėsaj pėrqindje. Ndodh qė tė jenė vetėm statistika, por jo edhe gjendje reale llogaritur nė bazė tė asaj qė praktikohet tek njerėzit dhe prezencės sė xhematit nė xhami.
Hoxhallarėt duhet planifikuar ēdo gjė pėr rrethanat dhe kohėn, ti pėrgatisin dhe ti informojnė xhematin e tyre rreth ēdo situate nėpėr tė cilėn janė duke kaluar edhe myslimanėt nė mbarė botėn, por gjithsesi edhe duke i informuar ata me metoda tė reja pėr pėrballje edhe sfidat e kohės. E gjithė kjo do angazhim serioz. Allahu do tė ndihmojė tė gjithė ata qė pėrpiqen nė punė tė hairit si dhe ata qė kontribuojnė nė ngritjen e fjalės sė Tij kurse fitorja do tė vije si garanci pėr punėtorėt e sinqertė dhe besimtarėt besimdrejt.
P.S/ Botuar nė revistėn PAQJA Nr. 14, 19 Janar 2008. Prishtinė- Kosovė