Familja e zgjeruar dhe sfidat bashkėkohore     

 

 

Emine A. VEZAJ

 


               
Familja e zgjeruar pėrkufizohet si njė grup prej tre ose me shumė brezash qė jetojnė sė bashku ose brenda sė njėjtės banesė ose shumė pranė njeri tjetrit. (A. Giddens) Nuk ėshtė e thėnė qė familja e gjerė tė jetojė nėn njė ēati, por normalisht anėtarėt jetojnė afėr njėri-tjetrit dhe punojnė sė bashku nė grupe. Familja qė jeton nė njė shtėpi quhet “e zgjeruar nė kuptim tė banimit”, ndėrsa ajo anėtarėt e sė cilės kanė role tė njėjta dhe janė tė varur e tė lidhur ngushtė nė mes veti, por janė pak a shumė tė shpėrndarė quhet “funksionalisht e zgjeruar”. 

Familja e zgjeruar mund tė pėrfshijė tre ose katėr gjenerata. Kėta mund tė jetojnė dhe punojnė sė bashku nė njė ekonomi tė pėrbashkėt shtėpiake, ose si njė bashkėsi fisnore e gjerė, qė lidhet nėpėrmjet marrėdhėnieve shoqėrore. Format mė tė shpeshta tė familjes sė zgjeruar nė shoqėrinė shqiptare janė tė modelit : tre breza (fėmijė, prindėr dhe gjysh e gjyshe, me radhė edhe agallarė e halla) nėn njė ēati ose nė njė oborr ose pranė njėri tjetrit.[1] Ēdo shoqėri nė vazhdimėsinė e saj bėnė pėrpjekje pėr gjetjen e mėnyrave mė tė pėrshtatshme qė rregullimi i marrėdhėnieve familjare tė reflektoj vlerat e shoqėrisė dhe njėherėsh tė jenė nė pėrputhje me standardet dhe praktikat mė tė mira ndėrkombėtare.[2] Por gjithsesi krahas kėsaj qė thamė, qė nga kohėrat mė tė hershme tė historisė njerėzore, siē ka shėnuar S.R Reiber, “religjioni dhe familja kanė qenė tė lidhura ngushtė. Tė dyja kanė ndikim mbi njėra-tjetrėn...As qė mund tė kuptohen tėrėsisht tė ndara njėra nga tjetra.”[3] Pėr kėtė qėllim, do tė shqyrtojmė strukturėn familjare nė kontekst tė sistemit tradicional patriarkal shqiptarė, dhe tė fesė dhe shoqėrisė klasike myslimane. Pra thėnė nė pėrgjithėsi meqė kohėve tė fundit institucioni shoqėror i quajtur familje ka bėrė disa ndryshime nga ana pėrmbajtjesore nė aspektin familjar ėshtė e udhės qė tė flitet, pėr anėn pozitive tė familjes sė zgjeruar, dhe anėt negative qė ka.

 

Sistemi familjar patriarkal shqiptar :

Tė merresh me dukurit e reja nė zhvillimin e shoqėrisė e familjes shqiptare pas vitit 1990, tė krijohet pėrshtypje se duhet tė flasėsh apo tė shkruash pėr gjithēka, ngaqė ndryshimi ėshtė i njėmendtė. Nė mėnyrė tė shpejtė, mė shumė spontane dhe mjaft kontradiktore ka ndryshuar gjithēka.[4] Shikuar sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, (KLD-sė), nė KLD dallohen dy lloje kryesore tė familjes; familja e madhe, e mbėshtetur nė pronėsinė e pėrbashkėt tė pjesėtarėve tė saj meshkuj, dhe familja e vogėl, e bazuar nė pronėsinė private tė tė zotit tė shtėpisė dhe nė pushtetin e tij absolut kundrejt gruas dhe fėmijėve. Nė pėrmbledhjen e Gjeēovit, ekziston kėshilli familjes sė madhe dhe ai merr vendime mbi veprimet mė tė rėndėsishme qė i referohen familjes dhe pasurisė sė tij. Dhe thėnė nė pėrgjithėsi, familja shqiptare ishte pjesė e njė sistemi patriarkal, ku si titullar kryesor nė familje ishte burri.

Kultura shqiptare mė tepėr e pėrkrah sistemin e zgjeruar tė familjes se sa atė bėrthamė. Shumė familje shqiptare edhe sot janė tė zgjeruara nė kuptim tė banimit – d.m.th, anėtarėt e atyre jetojnė bashkė me tre apo mė shumė breza tė tė afėrmeve nė njė shtėpi apo afėr njėri-tjetrit. Edhe atėherė kur ky version banimi i familjes sė zgjeruar nuk ėshtė i mundur apo nuk preferohet, atėherė lidhjet familjare tejkalojnė kufijtė e njėsisė bėrthamė dhe janė tė dukshme nė lidhjet e fuqishme psikologjike, sociale, ekonomike dhe bile edhe politike.[5]

Meqė tashmė konsiderohet se ėshtė ndryshuar struktura e familjes shqiptare tradicionale, do tė mundohem tė paraqesim ato alternative qė janė pro dhe contra e njė ndryshimi tė kėtij sistemi.

Familja tradicionale dhe alternativat

Familja “tradicionale”               

·        Jetesė e pėrbashkėt   

·        Martesė ligjore

·        Lidhje relativisht tė qėndrueshme

·        Ekskluziviteti seksual i individėve tė lidhur nė martesė

·        Lidhje e njė burri me njė grua

·        Marrėdhėnie heteroseksuale

·        Prania e dy prindėrve nė familje

·        Lindje dhe rritje fėmijėsh

·        Burri si burim i parė i tė ardhurave

·        Burri si autoritet kryesor

·        Kriteri moral dhe forca e opinionit

Familja “jotradicionale”

·        Partner qė jetojnė larg njėri-tjetrit

·        Bashkėjetesė (qoftė edhe ligjore), por pa lidhje martese ose individ tė pamartuar

·        Paqėndrueshmėri, divorci, rimartesa

·        Seksi jashtėmartesor, martesa seksualisht tė hapura

·        Marrėdhėniet seksuale brenda tė njėjtit seks

·        (Homoseksualiteti lezbizmi)

·        Familje me njė prind, me prindėr tė divorcuar apo tė ve; familje me njerk/njerkė etj

·        Parapėlqim pėr tė mos lindur fėmijė, pėr tė birėsuar e marrė nė kujdestari; fėmijė nga dy bėrthama; nga martesa e mėparshme etj.

·        Prirja pėr barazi e ndihmesa tė pėrbashkėta (tė paktėn si njė prirje apo realitet i pjesshėm)

·        Prirja pėr martesė dhe familje “tė hapur”, me tė drejta, detyrime e pėrgjegjėsi tė barabarta

·        Prirja pėr largimin e jetės personale nga kriteri moral.[6]

 

 

Familja e zgjeruar,  formė tradicionale e familjes islame:

E gėrshetuar me varėsin e ndėrsjellė, familja e zgjeruar ėshtė karakteristik themelore e shoqėrisė kuranore qė shėrben pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet mashkull-femėr. Pėrveē anėtarėve tė ngushtė, qė pėrbėjnė familjen: nėna, babai dhe fėmijėt e tyre – familja islame pėrfshin gjithashtu gjyshėrit, xhaxhallarėt, tezet, hallat, dhe pasardhėsit e tyre...Solidariteti i familjes sė zgjeruar, rekomandohet dhe fuqizohet prej Kuranit tė shenjtė, nė tė cilin gjejmė referenca tė pėrsėritura pėr tė drejtat e farefisnisė dhe rėndėsinė e trajtimit tė tyre me dashamirėsi.[7] Thotė Allahu xh.sh.,

“Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve... Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon...”[8]

“Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim.”[9]

Dhe megjithėse kurani nuk rekomandon kurrfarė lloji tė veēantė tė organizimit familjarė, nuk ka dyshim se struktura tradicionale e familjes myslimane aktualisht ka qenė mė afėr llojit tė zgjeruar sesa atij bėrthamor. Kjo me siguri ėshtė rezultat i vazhdimėsisė, e jo rezultat i ndonjė risie nga myslimanėt. Islami nuk e pėrshkruan llojin e zgjeruar tė familjes mė tepėr se qė e ndalon atė. Nėse ka ngjarė qė organizimi familjarė nė shoqėrinė myslimane e ka pranuar, apo mė mirė e ka vazhduar kėtė formė tė zgjeruar, nuk ekziston kurrfarė klauzole qė atij t’i jep njė miratim apo mospėlqim universal. Mirėpo, pavarėsisht se a ishte gjerėsia e strukturės sė familjes myslimane funksion i vazhdimėsisė historike apo i kushteve tė tjera shoqėrore, Islami nė dukje e pranoi kėtė formė dhe nuk morri kurrfarė qėndrimi tjetėr pėr tė, pėr dallim nga qėndrimi i tij pėr aspekte tė tjera tė ndryshme tė familjes.[10]

Familja e zgjeruar ėshtė njė institucion, qė mund tė ketė dobi tė mrekullueshme pėr burrin dhe pėr gruan. Familja e zgjeruar veēohet pėr faktin se:

1.      ajo mbron nga egoizmi apo ekscentrizmi i ndonjė grupi, sepse individi pėrballet jo vetėm me njė bashkėshort tė vetėm, por me njė familje tė tėrė tė barabartėsh, tė moshuarish dhe fėmijėsh.

2.      ajo u mundėson grave tė ndjekin karrierėn, pa dėmtuar vetveten, bashkėshortin, fėmijėt apo tė moshuarit, ngaqė ekzistojnė gjithmonė tė rritur tė tjerė nė shtėpi, pėr tė ndihmuar nė punėt e gruas apo tė nėnės...

3.      familja e zgjeruar siguron njė shoqėrizim tė mjaftueshėm tė fėmijėve. Kėshilla e nėnės apo babait, nė njė familje tė ngushtė apo tė vetme, vėshtirė se mund tė ndiqet nga njė i pabindur apo fėmijė kokėfortė, ndėrsa ndikimi i kombinuar i anėtarėve tė njė familje tė fort tė zgjeruar, ėshtė i efektshėm kundėr pabindshmėrisė apo padėgjueshmėrisė.[11]

Kėto dhe disa karakteristika tė tjera qė ka radhitur Lois Lamja Faruki, bėjnė qė familja e zgjeruar tė mbanė epitetin e njė trungu tė fort qė do tė mbanė anėtarėt e shoqėrisė tė fortė dhe tė pathyeshėm nė pėrballje me sfidat e kohės.

Situata bashkėkohore e familjes ėshtė pėrcaktuar si njė “gjendje e papėlqyer”, njė “dilemė”, njė “tragjedi”;  dhe disa e pėrcaktojnė shqetėsimin  si njė “prishje tė furishme tė njė sistemi” (Carle C. Zimmerman, cituar prej Adams 1973, f. 353). Nė problemet me tė cilat janė duke u pėrballur shoqėritė me civilizime mė tė madh nė radhė tė parė klasifikohet roli i grave. Njė pjesė e madhe e popullsisė sė gjinisė femėrore ėshtė duke pėrmbushur rolin e mashkullit dhe tė femrės nė tė njėjtėn kohė. Nė tė shumtėn e rasteve, kėto gra kanė dėshtuar pa ia dalė mbanė nė tė dy rolet. Si pasojė e luftės sė tyre, anėtarėt meshkuj tė shoqėrisė janė, gjithashtu, duke u shtyrė drejt njė roli tė dyfishtė korrelativ – pėr tė qenė mirėmbajtės dhe fitues sė rrogės, nė tė njėjtėn kohė qė ata pėrkujdesen pėr fėmijėt, gatuajnė ushqim, lajnė dhe hekurosin. Njė pėrzierje e tillė e pėrgjegjėsive, qoftė pėr femrat apo pėr meshkujt, priret pėr tė pėrfunduar nė njė dėshtim dhe tragjedi.[12] Problem tjetėr nė shoqėritė bashkėkohore, konsiderohet vetmia. Fati i tė moshuarve ėshtė jeta nė vetmi, pa kontaktin e brezave, vetmia dhe izolimi i tyre ndėrpritet vetėm prej vizitave tė rastėsishme dhe tė detyrueshme tė fėmijėve, apo nipave dhe mbesave. Kur ata bėhen tė paaftė pėr tė kryer nevojat fizike, ata dėrgohen nė azile, apo nė shtėpitė qė pėrkujdesen pėr pleqtė, ku presin vdekjen. Problem tjetėr ėshtė edhe shthurja morale, pastaj problemi i prindėrve dhe shumė tjera janė edhe njė sfidė qė ne si shoqėri e njė sistemi tradicional tė familjes sė zgjeruar, shoqėri e njė sistemi patriarkal, dhe shoqėri e respektimit tė urdhrave fetar, dalėngadalė jemi duke shkuar nė gjurmė tė kėtyre qė kanė humbur ēdo respekt pėr kėtė sistem familjarė. Por ēdo sėmundje ka shėrimin, dhe ēdo sfidė ka edhe pėrballjen dhe mėnyrėn pėr njė evitim tė suksesshėm. Vėshtirėsitė e tilla mund tė lehtėsohen me anėn e njė sistemi tė zgjeruar familjar nė tė cilin mė tė mėdhenjtė apo anėtarėt tjerė tė kombinuar do tė ndihmonin nė vazhdimin e jetės nė binar normal pa u dėmtuar asnjėra palė, ku fėmijėt do tė mund tė pėrkrahen prej hallave, xhaxhallarėve apo prej gjyshėrve, tė cilėt janė “nė skenė” pėr tė mbėshtetur ēdo vendim tė tė rriturve dhe ēdo problem do tė mund tė tejkalohet nė mėnyrė tė drejt pa u dėmtuar askush. Nė arsenalin e mjeteve dhe alternativave pėr tė pėrmirėsuar kėtė gjendje dhe pėr tė luftuar kėto sfida, ne duhet qė t’i japim krah sistemit tė familjes sė zgjeruar, si mėnyrė e vetme dhe zgjidhjen e qėndrueshme tė problemeve bashkėkohore.

 

 

 

P.S. Ky punim ėshtė botuar nė revistėn “PAQJA” Nr. 6, 19 Maj 2007



[1] www.trendet.net

[2] Dr.sc. Abdullah Aliu, Mr.sc. Haxhi Gashi, E drejta familjare, Prishtinė, 2007. fq. 15.

[3] Hamude Abdulati, Struktura familjare nė Islam, Shkup, 1995, fq. 3.

[4] Lekė Sokoli, Analiza sociologjike, Tiranė, 2006. fq. 5-6.

[5] www.trendet.net

[6] Lekė Sokoli,op cit.. fq. 8.

[7] Lois Lamja Faruki, Gratė shoqėria muslimane dhe Islami, Shkup, 2007. fq. 90-91.

[8] Kurani: En-Isra: 23-26.

[9] Kurani: En-Nahl: 90.

[10] Hamude Abdulati…op cit, fq. 31.

[11] Lois Lamja Faruki…op cit. fq. 91-92.

[12] Op cit. fq. 111.