Gruaja dhe familja nė shoqėritė marksiste
Emine A. VEZAJ
Marksizmi ėshtė njė koncept i njohur nė pėrmasa botėrore. Ky koncept qė ka depėrtuar nė jetėn tonė duke filluar nga ekonomia e deri te letėrsia, shpreh njė doktrinė bashkėkohore. Nė shumė raste e ka domethėnien e njėjtė me komunizmin dhe, nė thelb, nga projekti shoqėror i marksizmit duhet kuptuar komunizmin...sipas Marksit, i cili komunizmin e vė nė njė pozitė tė njė projekti reaksionar kundėr sistemit shoqėror kapitalist, nė zanafillėn e historisė njerėzore ka ekzistuar njė fazė kur nuk kanė ekzistuar prona private e as luftėrat ndėrmjet klasave.[1]
Nė aspektin historik marksizmi ka lindur, si njė reagim kundėr kapitalizmit, ėshtė zhvilluar nė Evropėn Perėndimore dhe gjithė tiraninė, padrejtėsinė, eksploatimin e shihte nė klasa borgjeze...vendet mė tė populluara me ide marksiste mund tė pėrmendim Republikėn Popullore tė Kinės, qė numėron njė miliardė banorė, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Kuba, Vietnami, dhe shumė vende tjera tė Bllokut Lindor. Nėse dėshirojmė qė nė themelin e socializmit ta shohim marksizmin, nė kėtė grup hyjnė edhe vendet arabe socialiste. Ekzistojnė edhe shumė vende tė tjera tė Afrikės tė Azisė dhe tė Amerikės Latine qė pretendojnė se edhe ato janė socialiste ose marksiste. Kjo provon se marksizmi ėshtė njėra nga ideologjitė mė tė pėrhapura tė shekullit e tė kohės tonė. [2]
Marksizmi kryesisht ėshtė konsekuent nė teori dhe domosdo konsekuent nė praktik. Marksizmi me konsekuencė pohon: njeriu ėshtė produkt i rrethit tė jashtėm edhe si qenie biologjike edhe si shoqėrore; qenia pėrcakton vetėdijen dhe jo anasjelltas; mendimet tona, besimet tona dhe psikologjia jonė janė shprehje e pozitės sonė sociale; ngjarjet historike sjanė rezultat i ideve dhe i veprimit tė vetėdijshėm tė njerėzve, por faktorėve objektiv, tė pavarur prej vullnetit tė njeriut; ato u nėnshtrohen determinizmit.[3]
Duke kaluar nė ēėshtjet e gruas pėr tė cilėt ėshtė folur e pėrfolur gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, edhe marksizmi me ideologjinė tij ka pikėpamjet e veta rreth gruas. Sipas Marksizmit gruaja ėshtė njė mjet prodhimit dhe i konsumimit. Pėr kėtė arsye gratė, ashtu si burrat, janė tė detyruara tė marrin pjesė nė kushte tė njėjta nė procesin e prodhimit. Gruaja e cila nuk dėshiron tė punojė, detyrohet tė punojė konform rregullave ligjore. Ekzistojnė shumė tė dhėna nė lidhje me relacionin marksizėm-grua. Kjo ēėshtje ka qenė aktuale edhe nė kohėn e Marksit edhe tė Englesit. Ku Marksi dhe Englesi u kritikuan dhe sulmuan pėr arsye se gruas do ti merrej e drejta e pronės private ata u munduan tė shpjegonin me shembuj tė ndryshėm se gruaja e kapitalizmit ėshtė pronė e pėrgjithshme/kolektive. Siē shpjegohet gjerėsisht nė Manifestin komunist, borgjezia e cila paraqet klasėn sunduese nė kapitalizėm, ėshtė duke hyrė nė njė amoralitet vulgar. Edhe klasa punėtore, pėr arsye tė ndryshme shkon nga e njėjta pikė. Ngaqė nuk mund tė sigurojė ekzistencėn e vet, punėtorėt ose i shesin gratė e veta ose nuk e ngrenė zėrin kundėr padronėve tė cilėt keqpėrdorin gratė tyre. Zaten, shoqėria kapitaliste e ka kolektivizuar gruan. Borgjezia e ka shqyer cipėn emocionale e cila ia mbulon fytyrėn familjes, marrėdhėniet familjare i ka shndėrruar vetėm nė marrėdhėnie tė parasė. [4]
Shtjellimin tė cilin e bėnė Marksi dhe Englesi nė raport me gruan, siē shihet qė tė dy, posedojnė ide tė ngjashme rreth gruas dhe pozitės sė saj, ndonėse nė rrethana ekstreme edhe gruaja sikurse edhe rivali i saj detyrohet tė bėjė punė tė pėrbashkėta, edhe sikur ajo tė mos dėshironte, njė gjė tė tillė do ta bėnte konform rregullave ligjore.
Mund tė themi pa kurrfarė dilemash se Marksizmi ėshtė kundėr institucionit tė familjes, ngjashėm me kėtė ėshtė edhe Englesi. Englesi ėshtė edhe mė i qartė: Sipas botėkuptimit materialist, nė histori nė instancėn e fundit momenti vendimtar ėshtė prodhimi dhe riprodhimi i jetės sė drejtpėrdrejt. Mirėpo, prodhimi ėshtė sėrish dy llojesh. Nė njė anė prodhimi i mjeteve pėr punė, i gjėrave ushqimore, i veshjes, i banesės dhe i mjeteve pėr kėtė; nė anėn tjetėr prodhimi i njerėzve vetė, vazhdimėsia e llojit. Dhe mė tej: Do tė shihet se pėr lirimin e gruas kushti i parė ėshtė aplikimi i punėtorisė publike pėr tėrė gjininė femėrore, kurse kjo gjė kėrkon sėrish heqjen e familjes individuale si njėsi ekonomike tė shoqėrisė. Me kalimin e mjeteve tė prodhimit nė pronėsi tė pėrbashkėt, familja individuale pushon tė jetė njėsi ekonomike e shoqėrisė. Ekonomia shtėpiake shndėrrohet nė industri. Pakujdesi dhe edukimi i fėmijėve bėhet punė publike; shoqėria kujdeset njėsoj pėr tė gjithė fėmijėt, qofshin legjitim ilegjitim. Sipas Marksit, zhdukja shuarja e familjes paraqet shoqėrizimin e njeriut, avancimin e tij nė qeniet totale shoqėrore. Tė gjitha bazat e ekzistencės sė tij sociale, materiale dhe morale, nga familja kalojnė nė shoqėri.[5] Marksizmi ėshtė kundėr institucionit tė familjes sė paku si teori ai ėshtė i detyruar tė jetė kundėr saj, sepse familjen Marksizmi e sheh si burim tė individualizmit dhe tė shfrytėzimit, d.m.th, tė akumulimit tė kapitalit. Ndėrkaq Marksizmi pohon se nė shoqėrinė komuniste tek e cila dikur do tė arrihet, nuk do tė ekzistojnė as shteti, as familja, as kufijtė e as prona. Pėr kėtė arsye ėshtė e panevojshme tė shenjtėrohet familja, apo tė ushqehet nderi e respekti i thellė ndaj saj.[6] Nė tė gjitha vendet ku komunizmi ėshtė vėnė nė praktik kemi shembuj konkretė tė trajtimit pėrafėrsisht tė njėjtė tė familjes. Familja nuk mbrohet, shteti ėshtė i pamėshirshėm ndaj saj. Sot mund tė parashtrohet njė pyetje e tillė: a thua ekziston nė shoqėrinė perėndimore institucioni i quajtur familje? Vallė a ruan ajo domethėnien e vet tė vėrtetė nė vendet kapitaliste, ku vazhdimisht mbrohen tė drejtat dhe liritė e gruas, e nė kėtė kuadėr, edhe familja? Nėse ndalemi dhe e hulumtojmė faktin se si ėshtė trajtuar gruaja gjatė historisė sė shoqėrisė perėndimore, nė sferėn e jetės kulturore, shoqėrore ekonomike, do tė shohim se nuk ekziston ndonjė dallim i madh ndėrmjet gruas sė djeshme asaj tė sotme. Pozita e gruas nuk ndryshoi as nė shoqėrinė romake. Gruaja trajtohej nė mėnyrė tė njėjtė sikurse nė shoqėritė skllavopronare greke dhe romake deri nga fundi i shoqėrisė feudale evropiane. Por padrejtėsinė mė tė madhe ajo pėrjetoi nė periudhėn kalimtare prej feudalizmit nė shoqėrinė kapitaliste.
Sipas tė dhėnave statistikore nė vitin 1976, gjendja e grave tė punėsuara nė proporcion me numrin e popullatės, ėshtė kjo, 1) Bashkimi Sovjetik: 48%. 2) Shqipėria: 47%. 3) Kina: 43%. Siē kuptohet nė kėto tė dhėna nė Bashkimin Sovjetik dhe nė Shqipėri pothuajse gjysma e popullatės punonjėse janė gra. Kjo pėrqindje ėshtė njė cikė mė e ulėt nė Kinė.
Siē shihet gruaja nė shoqėrinė komuniste ėshtė nė njė gjendje tė shkretė. Siē pohon edhe Babeli, socializmi nuk ėshtė shpėtim pėr gruan. Gruas sistemet shoqėrore moderne asnjėherė nuk i kanė sjellė rehati, vlera dhe lumturi, pėrkundrazi e kanė shtypur sa kanė mundur, e kanė deprimuar atė. Posaēėrisht marksizmi ka luajtur njė rol krejtėsisht destruktiv ndaj gruas. Jo qė nuk i ėshtė mbrojtur nderi, dinjiteti seksual, vlera si grua, por asaj i janė hapur varrė pa ndėrprerė. Megjithatė, nuk themi se gruaja qė jeton nė shoqėrinė kapitaliste ėshtė mė e lumtur dhe e qetė. Tė dy sistemet janė armiq tė gruas. Tė dy ato nuk i kuptojnė prirjet e saj natyrore, e vrasin personalitetin e saj.[7]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Ali Bullaē, Koncepte dhe sisteme bashkėkohore. Shkup, 2005. fq. 83.
[2] Ali Bullaē, po aty, fq. 86-87.
[3] Ali Izetbegoviq, Islami ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, Shkup, 2000, fq. 285
[4] Ali Bullaē, Koncepte dhe sisteme bashkėkohore, Shkup, 2005. fq. 120
[5] Ali Izetbegoviq, Islami ndėrmjet
po aty, fq. 206-207
[6] Ali Bullaē, Koncepte dhe sisteme bashkėkohore, Shkup, 2005, fq 120.
[7] Ali Bullaē, po aty. fq. 124.