Njeriu ėshtė njė krijesė e cila dėshiron ta ruajė dhe vazhdoj atė qė e ka bėrė shprehi. Nėse rrėnjėt e kėsaj gjendje tė cilėn ai e ruan dhe vazhdon janė tė thella nė tė kaluarėn, atėherė shumė rėndė merr vendim qė tė shkėputet nga ajo. Sidomos rėndė e ka tė vendos pėr tu shkėputur nga tradita kur i merr parasysh nxitjet kombėtare, heroizmin, famėn autoritetin dhe dinjitetin, tė cilat i humbė nėse e braktisė tė vjetrėn.[1]
Vlen pėr tu theksuar se historia ėshtė njė dukuri e cila e lidh njeriun me tė kaluarėn dhe se kjo paraqet themelin e vetėdijes sonė historike nė planin struktural tė kėsaj bote.
Tė qenėt njė hallkė nė zinxhirin e breznive tė njėpasnjėshme, pėr shumė njerėz dhe shoqėri nė histori dhe nė kohėn tonė ėshtė njė krenari e posaēme. Por nė anėn tjetėr asnjė traditė nuk mund tė pėrfundoj deri nė fund si e tillė, por edhe nuk mund tė thuhet se ajo mund tė shembet brenda njė kohe shumė tė shkurtėr.
Nė Shqipėri, e cila ishte pjesė e karvanit socialist, sikurse nė tė gjitha sferat e jetės ashtu edhe ne kėtė ( pėrgjegjėsit e femrės) mund tė flitet pėr njė fleksibilitet tė dukshėm nė krahasim me atė qė proklamon Islami.
Pra duke marr parasysh popullin shqiptarė, kemi pėr tė mėsuar shumė gjėra se si ėshtė manifestuar rregulli i fejesės martesės dhe shkurorėzimit, dhe sa ėshtė duke u ruajtur kjo traditė nė mesin e shqiptarėve, a ėshtė njė thesar i ruajtur si nė atė kohė apo ka ndryshuar krejtėsisht, dhe a ka ndodhė qė ti shtrojmė pyetje vetvetes se a ishte plotėsisht e drejt kjo mėnyrė apo e tėra ishte njė anomali?
Por, tradita dhe lidhja me tė kaluarėn athua ėshtė njė thesar qė duhet tė ruhet dhe ēmohet aq shumė, apo ėshtė thjeshtė njė rast i mirė pėr tu mbrojtur nga qėllimet e tyre thelbėsore dhe brenda kėsaj fshihet hipokrizia, politeizmi dhe shpėrthimet eksploatuese. Por njeriu i kohės sonė nuk duhet tė ngarend nė kėtė planet pa ditur edhe qėllimin e udhėtimit tė tij, por tė vetėdijesohet me kėtė fenomen dhe tė kuptoj realitetin dhe atė qė duhet tė mbėshtetet.
Pėr rolin e gruas nė shoqėrinė shqiptare, vėshtirė ėshtė tė thuhet, se nė ēmasė pati sukses nė lėmenj tjerė udhheqėsia partiake dhe shtetėrore shqiptare. Sigurisht edhe Enver Hoxha si Ahmed Zogu para tij donte ta modernizonte vendin e tij. Por shumė shpejt hasi nė kufi, kur ishte fjala pėr ēėshtjet tė rrėnjosura aq thellė nė mentalitetin ballkanas. Kėshtu edhe emancipimi aq i lavdėruar i gruas mbeti kryesisht vetėm nė letėr.[2]
Shohim se kėto forca, tė kaluarėn, traditėn dhe paraardhėsit i kanė pėrdorė si maskė pėr ta mbajtur nė kėmbė sistemin ku ata kishin privilegje dhe autorizime tė pakufishme.
Tash do tė fillojmė tė pėrmendim edhe traditėn shqiptar pėr fejesėn dhe mė pastaj do vazhdojmė me martesėn dhe shkurorėzimin, dhe do tė shohim rezultatin e kėtyre diskurseve dhe tė nxjerrim njė pėrfundim se Islami a e pėrkrah traditėn apo atė e sheh si njė hambarė tė mykur tė elementeve tradicionale.
Pasi kanė ndryshuar shumė ceremoni pėrgjatė periudhave tė ndryshme nė Kosovė si edhe nė vendet e tjera tė ballkanit, do tė mundohem tė paraqes disa tė dhėna nga Kanuni i Lekė Dukagjinit lidhje me kėto ceremoni dhe si janė manifestuar ato gjatė gjithė historisė deri mė sot.
Ndėrkoh kujtojm se kjo ka ndryshuar nė vende dhe rajone tė ndryshme, duke u munduar qė sa mė shumė ti afrohen vendeve evropiane dhe tė pasurojnė traditėn shqiptare me elemente te huaja.
Ekzistojnė shumė rregulla zakonore nga kjo degė e sė drejtės, tė cilat i pėrkasin fejesės.
Fejesa sipas KLD (Kanunit Lekė Dukagjinit) ėshtė parakontrata e martesės. Nė tė vėrtetė ajo ėshtė njė marrėveshje midis etėrve apo kusherinjėve tė afėrmtė vajzės dhe tė djalit pėr lidhjen e martesės sė ardhshme nė mes tė kėtyre tė rinjve. Fejesa nuk lidhet me hirin e tė fejuarve, por, nė esencė, me pėlqimin e kujdestarėve tė tyre si dhe me ndėrmjetėsimin e shkuesit.
Kur arrihej pėlqimi i fejesės, atėherė shkuesi ia jepte babait ose tė afėrmit tė vajzės shenjėn dhe tė hollat sipas zakonit.
Vajza e fejuar nuk mund ta prishte fejesėn. Kėtė tė drejtė nuk e kishin as prindėrit dhe tė afėrmit e saj. Kėsisoji, nėse vajza refuzonte tė martohet me tė fejuarin e saj dhe po e muerr tjetėr grue dhandri, vajza e zanun prej tij jet e lidhun se e lidhun (Sh. Gjeēov, KLD, fq. 14.)
Pėrkundėr ndalimeve qė i bėheshin vajzės dhe familjes sė saj, djali kishte tė drejtėn e prishjes sė fejesės. Njatė herė kur ti teket djalit, ėshtė i lirė me e lėshua vajzėn e zanun, porse sheji e gjithsa pare tė ketė lėnė pėr vajzėn i hupin ( Sh. Gjeēovi, KLD., fq. 13).[3]
Kėtu shohim qartė njė sanksionim tė sė drejtave tė femrės dhe njė mosbarazim gjinore, gjithashtu edhe nėpėrkėmbjen e dinjitetit tė saj gjė qė bie ndeshė me logjikėn. Por ja qė zakone tė tilla kemi edhe sot, por paksa tė modifikuara dhe qė pėrsėri sado qė tė jenė ato janė nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtat elementare tė gruas.
Ndalesat nė martesė sipas KLD- sė
Nė fejesė vajzash do tė shikohet:
- tė mos tė jetė gjak e gjini;
- tė mos tė jetė tė njė fisi;
- tė mos tė jetė mesė fisit tė djalit qė do me nxėnė;
- tė mos tė jetė gruaja e lėshume;[4]
Disa nga rregullat kanunore tė cilat ishin tė parapara nga KLD-ja, por qė janė edhe sot dhe respektohen si tė tilla nė disa rajone dhe vende tė Ballkanit. Por edhe pse janė edhe sot e kėsaj dite janė tė modifikuara shumė, dhe rrallė mund tė thuhet se ėshtė ruajtur si njė thesar i ēmueshėm.
Njė nga stacionet mė tė rėndėsishme nė jetėn e njeriut ėshtė zgjedhja e personit me tė cilin do tė martohet, zgjedhja e partnerit tė jetės. Dhe ėshtė e natyrshme qė kandidati pėr martesė, nga personi tjetėr tė kėrkohen disa cilėsi ose atribute si bukuria, pasuria, fetarėsia, niveli arsimor, prestigji familjar etj. Kėto cilėsi tė kėrkuara dallojnė nga personi nė person, nga shoqėria nė shoqėri.[5]
Pra rrjedhimisht edhe martesa si njė ligj universal qė pėrfshin ēdo gjė tė krijuar dhe nuk ėshtė i kufizuar vetėm pėr njerėzit, ėshtė i pėrmbledhur nė KLD- nė, dhe paraqet pozitėn nėnshtruese tė gruas nė shoqėrinė shqiptare.
Edhe martesa njihet nėpėrmjet shkuesisė si normė zakonore tradicionale te shqiptarėt. Martesa sipas KLD- sė, pėrshkruhet kėshtu:
Mu martua me kanun, - thuhet nė pėrmbledhjen e Gjeēovit, dome thanė mu ba shpi, me ia shtua shpis nji rob ma tepėr, sa pėr krah tė punėve, sa pėr tė shtuem tė fmive( KLD, kodi : 28).
Kėtu Gjeēovi jep nocionin e martesės patriarkale, duke parashtruar nė mėnyrė tė thuktė pėrmbajtjen ekonomike, shoqėrore dhe natyrore tė saj nė kėtė shoqėri. Nė tė vėrtetė, burri duke u martuar, ia shton shtėpisė njė rob ma tepėr. Nga tėrė kjo del sheshazi pozita e nėnshtruar e gruas sė kanunit.[6]
Mardhėniet midis bashkėshortėve pėrqendrohen nė esencė nė tė drejtat e burrit ndaj gruas. Prandaj gruaja sipas KLD- sė, ngarkohet me shumė detyra, ndėrsa ka fare pak tė drejta.
Shohim njė pamje trishtuese kur ėshtė nė pyetje personaliteti dinjiteti dhe njerėzorja e femrės. Shohim jo njė krijesė tė ngjashme me mashkullin, por njė plaēkė, dhe njė shėrbėtore tė pasurisė tė tė shoqit.
Pra nė kėtė kontest nuk shohim as barazi, por as drejtėsi, tė cilėn duamė ta nxjerrim nė sheh ne gjeneratat e reja. Barazia e cila kėrkohet tiu jepet femrės e qė nuk e paska pasur mė herėt ose besimi islam ia paska mohuar, na del se qenka vetėm njė justifikim dhe parullė ēorientuese dhe mashtruese qė i vishet islamit pa kurrfarė tė drejte.
Dhe a thua kjo barazi qė kėrkohet aq shumė tiu jepet femrės ėshtė e mjaftueshme qė ajo tė vetėdijesohet nė rolin e saj qė ka nė kėtė botė, apo ende ėshtė e kamufluar nė traditė dhe donė ta na del si njė xhevahir i ruajtur pėr tu bėrė e modernizuar para botės perėndimore.
Por sidoqoftė civilizimet dhe shoqėritė tė cilat kanė refuzuar ta konsideroj femrėn si qenje njerėzore a mund atė ta vėnė nė njė pozitė ēfarė edhe po luftohet ti jepet e tė bien kaq shpejtė nga njė ekstremitet qė e kishin. Nė njė tolerancė zero.
Njė vend i dukshėm nė kėtė temė i jepet edhe shkurorėzimit tė saj si njė e drejt e saj.
Si rregull, gruas midis pjesėtarėve tė fesė katolike nuk i lejohej, madje edhe nė raste tė justifikueshme, tė ndėrpres jetėn e pėrbashkėt bashkėshortore e as tė ēkurorzohet (pasi kėtė institucion nuk e njihte e drejta kanonike), ndėrsa ndėr myslimanėt, edhe pse pranohej ēkurorzimi, ky, sipas KLD, nuk vlente pėr gruan. Nė kėtė mėnyrė, pabarazia e saj nė martesė e familje shpallej si e vazhdueshme. Ndėrsa kufizimi i tė drejtave tė saja shfaqej nė mėnyrė mė tė qartė nė pozitėn e saj tė vėshtirė nė martesė.
Pėr dallim nga pozita e gruas, burri ishte titullar i pushtetit nė familje dhe nė shoqėri, prandaj gėzonte njė tė drejtė tė gjerė pėr tė lėshuar dhe ndjekur gruan. Nė pėrmbledhjen e Gjeēovit parashikohet se burri ka tė drejtė pėr ta ndjekur gruan, por sa pru gruaja si duhet te burri, pėr bracni a cubni (KLD, fq. 20), mirėpo, kjo mundėsi e tij ishte mė e gjerė. Pra, burri kishte tė drejtė tė ndiqte gruan dhe tė ndėrpres nė mėnyrė tė vazhdueshme bashkėjetesėn edhe pėr shkaqe mė tė ima, mjafton me ia pėrbuzė fjalėn e urdhrin, gjė qė varej kryesisht prej tij.[7]
Kjo e tėra lexuesit nė shikim tė parė mund ti duket si njė gjė e ēuditshme, duke nxitur elitėn se ne kinse po pėrmbahemi traditės sė pastėr shqiptare, dhe krahas kėsaj shohim se elita fatkeqėsisht ndjek njė metodė tė re, e mohon refuzon historinė, e nėnēmon dhe fyen tė kaluarėn.
Me njė fjalė botėkuptimi modern, mohimi dhe refuzimi i vlerave tradicionale kanė krijuar njė konfuzion te lexuesi shqiptarė, dhe nuk po i lėnė hapsin tė mjaftueshme pėr tė parė se nė cilin mes mund tė gjejė veten dhe ta ndjekė atė.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Ali Bullaē. Historia, shoqėria dhe tradita, Prishtinė, 2003. fq 253.
[2] Peter Bartl, Shqipėria nga mesjeta deri sot, Prizren, 1999, fq. 254.
[3] Kanuni i Lekė Dukagjinit, pėrmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi, Rilindja Prishtinė, fq. CII.
[4] Kanuni i Lekė Dukagjinit, op. cit. Kreu i tretė, Shkuesija Fejesa, Kodi: 39.
[5] Ali Pajaziti, Maqedonia nė periudhėn e tranzicionit shoqėror (1990-1997) Rinia universitare dhe religjioni /studime sociologjike/ Prishtinė, 2003, fq. 120.
[6] Kanuni i Lekė Dukagjinit, op. cit. Fq. CII.
[7] Kanuni i Lekė Dukagjinit, op. cit. Fq. CV.