Pėr njeriun mund tė mos ketė rrugėdalje nė histori, pėr popullin rrugėdalje ka gjithmonė. Rexhep Qosja
Historiografia shqiptare gjer mė sot ka lėnė pa trajtuar shumė momente dhe ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė kujtesėn e popullit shqiptar dhe qė, nė mė tė shumtėn e rasteve janė mbetur tė pa prekura gjer mė sot. Trojet shqiptare, nė pėrgjithėsi, dhe Kosova nė veēanti, fituan gjatė shekujve rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr mbretėrit e sulltanėt, tė cilėt dėshironin tė dominonin dhe tė ruanin influencėn e tyre nė Gadishullin Ballkanik. Por shqiptarėt me gjasė asnjėherė nuk lejuan tė mposhten, edhe pse kjo i kushtoi si herėn e kaluar si tani, edhe pse nė dėme tė konsiderueshme si nė njerėz po ashtu edhe nė tė mira materiale ajo ende mban epitetin e njė vendi tė pathyeshėm. Gjenocidi mė i fundit i serbėve nė Kosovė u realizua mbi bazėn e njė plani tė mirėpėrcaktuar nga Beogradi. Dhunimi i grave, nėnave, nuseve tė reja ishte forma mė tronditėse qė preki ndjenjat e shqiptarit. Dhunimi ėshtė vepėr penale e cila radhitet nė krim kundėr njerėzimit. Sipas statutit tė Tribunalit tė Hagės (neni 5) dhunimet konsiderohen krime kundėr popullsisė civile, tė cilat kryhen nė konflikte tė armatosura, qofshin kėto ndėrkombėtare apo edhe tė karakterit lokal. Nė vėshtrimin Dhuna seksuale si krim ndėrkombėtar (Fakti, 12 e 13 Maj 1999) ekspertėt e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime tė luftės theksojnė se aktet e dhunės seksuale trajtohen nė kuadėr tė juridiksionit tė ICTY ( Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Luftė nė Jugosllavi), dhe ICTR ( Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime tė Luftės nė Ruhand) Ata me shembuj tė ndryshėm tė dhunimeve e elaborojnė kėtė ēėshtje nė mėnyrė shkencore dhe Juridike. Kėta ekspert potencojnė disa segmente tė juridiksionit tė tė dy Tribunaleve Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės tė cilat, nė statutet e tyre dhunimin seksual e konsiderojnė si: Krim kundėr njerėzimit, gjenocid, shkelje tė ligjeve tė luftės, torturė etj. Pėr pasoj, njė ndėr format e regjimit serbo-sllavė nė Kosovė, ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formė e dhunės ka qen e planifikuar duke pasur parasysh faktin e njė sunduesi tiran i cili dėshmoi antinjerėzoren e tij edhe nė luftėn e Bosnjės nė tė cilėn u dhunuan dhe persekutuan mė dhjetėra, mijėra apo qindra gra myslimane, tė cilat u ēnderuan nė mėnyrat mė mizore. Pra, marr nė pėrgjithėsi, lufta nė Kosovė ishte edhe njė vazhdim i njė plani tė mirė pėrcaktuar nė vazhdėn e krimeve tė tija. Pėrdhunimet tė cilat janė bėrė gjatė luftės nė Kosovė nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe janė bėrė kundėr femrave shqiptare, vepra qė kishin karakter poshtėrues, politik, hakmarrės, dhe kulmorja ka qen thyerja dhe poshtėrimi i shqiptarit nė aspektin moral me tėrė brutalitetin edhe ndaj femrės, motrės, gruas, nėnės, vajzės etj... dhe ja lufta e Kosovės mbaroi. Tash mbetet pėr tu pėrcaktuar saktė kjo tragjedi, qė shėnoi edhe njė datė tė re nė analet e historisė. Por shtrohet pyetja se sa kemi bėrė nė kėtė drejtim ne pėr ti lehtėsuar gjendjen nė tė cilėn kanė kaluar?, mund tė themi se shumė pak ose asgjė, ngase janė publikuar rrėfime tė ndryshme, natyrisht pa tė dhėna konkrete tė rasteve, por marrė nė pėrgjithėsi tė gjitha kėto hulumtime janė bėrė nga organizata dhe shoqata tė huaja, e po ashtu edhe nga organizata vendase.
Sipas Luljeta Selimit, e cila ka bėrė njė punė tė madhe nė kėtė drejtim duke hulumtuar raste tė kėtij lloji, statistikat e dhunimit nė Kosovė mund tė radhiten kėshtu: Nė Kosovė, numri i femrave tė dhunuara sipas statistikave kap shifra tė ndryshme varėsisht nga organizatat e ndryshme tė cilat kanė bėrė hulumtime nė kėtė drejtim. Ato shifra sillen nga dymijė deri nė dhjetėra mijėra! Sipas Organizatės Joqeveritare Jeta nė Kastriot mund tė flitet pėr 2018 femra tė dhunuara pėr tė cilat pėrveē dėshmive gojore, videogjirimeve, dėshmive me shkrim dhe fotografive ekzistojnė edhe raportet e mjekėve: gjinekologė, infektologė, neoropsikiatėr, si dhe raportet mujore tė tė gjithave sė bashku pėr ta konstatuar gjendjen e tyre momentale, po ashtu diagnozat e secilės veē e veē bashkė me terapinė e pėrdorur. Mosha e kėtyre femrave ėshtė kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri tė 44 vjeē. Shohim se struktura e tė dhunuarave ka qenė e shumėllojshme.
Qytete e Gjakovės, Pejės dhe Drenicės janė vendet ku dhunimet e grave e tė vajzave kanė qenė mė tė shumta. Sipas disa prej tė dhunuarave ushtarėt serb merrnin grupe vajzash dhe i dhunonin me orė e deri me ditė tė tėra. Por edhe shumė herė viktimat pasi dhunoheshin sistematikisht, janė vrarė. Gjithashtu njė karakteristik tjetėr e kėsaj forme tė regjimit ka qen edhe ajo se dhunimi ėshtė bėrė nė forma tė ndryshme. Dhunimi ėshtė bėrė nė mėnyrė masovike. Njė tė tillė ngjarje kemi mundur ta dėgjojmė nga njė grua e cila thotė: derisa vėllanė tim 12 vjeēar filluan ta rrahin policia, unė u mundova qė ta ndihmoj. E kishim njė vėlla pas nėntė motrave, por ndodhi mė e keqja ata mė morėn mua dhe mė ēnderuan nė prani tė babait, nėnės, motrave e burrit. Kėtė e shihnin e gjithė kolona, por edhe familjarėt e mijė, thotė ajo grua e dhunuar. Pra dhunimi ėshtė bėrė edhe nė prezencėn e tė afėrmeve tė dhunuarave, se janė bėrė nė kampe tė ndryshme, tmerri nuk pėrfundon me kaq, por kemi mundur tė gjejmė raste edhe kur viktima pasi ėshtė dhunuar ėshtė mbytur pėr humbje tė gjurmėve, dhe marrė nė pėrgjithėsi, dhunimi ėshtė kryer mbi tė gjitha shtresat e femrave shqiptare. Rrjedhimisht do tė sjellim njė rrėfim tė njė gruaje tė dhunuar, e cila ėshtė shkėputur nga libri i Luljeta Selimit, Rrėfimet e femrave tė dhunuara gjatė luftės nė Kosovė.
Tmerri nė ditėn e gėnjeshtrave
S. S. nuk dėshironte ta fillonte rrėfimin para nėnės sė saj. Por kur e ėma doli, S. S. e filloi rrėfimin
Nuk kam menduar kurrė se njeriu mundet tė duroj kaq shumė. Edhe pėr vete, por edhe pėr tė tjerėt, nė raste tė tilla kam menduar se do ti dorėzoheshin vdekjes. Unė nė duart e serbeve rashė mė 1 prill, nė ditėn kur shqiptarėt po dėboheshin masovikisht. Kur me ndanė nga familja, mendoja vetėm pėr ata, por kur mė dėrguan nė vendin ku ishin strehuar policėt dhe nė tavolinėn e pėrgjakur pashė flokė femrash, thonj dhe veshje femrash, e dita se ēka do tė mė ndodhte. Mė nuk shpresoja se e kam dikė nė botė, dhe ēka do tė ndodhte me tė afėrmit e mijė. E kisha vetėm hallin tim. Dhe, kur unė po mendoja dhe po frikėsohesha se ēka do tė ndodhė me mua, mė thirri njė nga ata qė e udhėhiqte atė grup kriminelėsh. Aty, mbi tavolinėn e tij, kishte raki dhe sytė e tij tė skuqur e tė ēartur i tregonin tė gjitha. Nė gjoks kishte njė zinxhir me plot stoli dhe mė tej nė njė qoshe tė strehimores kishte pėrplot veshje femrash. Kėtu duhet tė zhvishesh e pastaj ta shoh a je pėr mua, pėr eprorėt ose pėr ushtarėt, mė tha ai nė gjuhėn serbe derisa po pinte raki. Unė po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu kėtė urdhėr nė shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikėsuar i thashė jo. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tėrbuar. Mua askush sguxon tė ma thyen urdhrin, unė jam Dragan Spasiq, unė jam njeriu qė me dorėn time kam prerė mbi 50 shqiptarė e ti, kuēkė!- klithte ai si i marrė. Qenka rruga e vdekjes kjo, mendova me vete dhe kur ai mė goditi me kondak pushke nuk qava. E shihja gjakun qė me rridhte nga hundėt por smė dhimbsej jeta, doja tė vdisja e jo tė bija nė dorėn e tij. Por, pas pak, ai u qetėsua dhe i urdhėroi ushtarėt e tij tė mė zhveshin. O Zot, nuk mund ta marrėsh me mend se si ndihesh. Duhet tė vallėzosh, ec vallėzo,-mė thoshte, e unė isha kėrrusur e ulur, qė tė mos shihej trupi lakuriq . E sheh atė trup atje, do tė ta bėj mė zi,- mė thoshte ai e unė nuk e kisha vėrejtur trupin e njė vajze tė bėrė copė-copė, nė afėrsi tė rrobave tė viktimave, tė cilave ata ua kishin bėrė si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhėn dhe me lidhėn pėr tavolinėn e pėrgjakur. Mi lidhėn kėmbė e duar dhe mė shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi tė mė ē`nderoj, tė tjerėt qeshnin e flisnin ēka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unė pėrpėlitesha me vdekjen. Ai u largua vetėm kur u ngop, pėr tė vazhduar mė tej edhe disa tė tjerė. E njėjta gjė mė ndodhi disa ditė me radhė dhe pas disa ditėsh mė hodhėn ashtu lakuriqe buzė rrugės, ku kishte edhe shumė kosovarė tė tjerė, qė po iknin pėr nė Shqipėri. Vetėm kur vėrejta se njė grua po mė mbulonte, pashė se trupi im ishte i prerė me thika nė shumė vende dhe se nė trupin tim kishte tė vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit tė kryekriminelit Millosheviq. Mos mė merr, mė le tė vdes, tė lutėm,- i thashė asaj, por ajo mė pėshpėriti ngadalė. Edhe pak rrugė kemi deri nė tokėn nėnė, ja e sheh rrugėn, pėrpiqej ajo tė mė ndihmonte, kurse unė e shikoja rrugėn qė mė dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse pėr mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
Po ashtu edhe e pėrditshmja Flaka e datės 24 Maj 1999 ka shkruar pėr raportin e publikuar nga OSBE, pėr krimet dhe gjenocidin serb nė Kosovė, ku thuhet se janė grumbulluar 1400 dėshmi pėr krime lufte e dhunime nė Kosovė. Nė kėtė raport thuhet se dėshmitė janė grumbulluar nga grat dhe vajzat e reja shqiptare tė cilat rrėfejnė pėr veten e tyre (anonime) apo pėr shoqet e tyre dhe tė afėrmet qė kanė pėrjetuar dhunime nga pjesėtarėt e forcave serbe
Pra, tė tilla raste kemi shumė nė Kosovė, madje mėnyrėn se si i tregojnė kėto gra janė shumė tronditėse dhe skajshmėrisht tė dhimbshme. Nga qyteti nė qytet dhe nga fshati nė fshat, pėrjetimet janė tė ndryshme. Ato qė kanė pėrjetuar kėtė tragjedi tė tmerrshme, tregojnė se si kanė qen tė shtrėnguara ti dhurojnė tė holla dhe ari paramilitarėve serb, dhe pasi i kanė dhėnė kėto tė holla ato pėrsėri janė dhunuar. Njė tregim qė kisha rastin ta lexojė nė kėto rrėfime, dhe qė ka qen ndoshta edhe mė tronditėsi ishte se si njė vajze tė re i ėshtė mbytur nėna dhe vėllai nė pranin e saj, mė pastaj thotė; mua mė morėn me vete mė dhunuan, dhe nė trupin tim ėshtė shpuar i gjithė gjoksi mė cigare, mė pastaj i janė bėrė kryqe serbo sllave, gjithashtu i janė hequr edhe thonjtė nga gishtėrinjtė. Kėtė rrėfim qė paraqitem mund tė jetė vetėm njė skenar i kėsaj tragjedie. Kosova ka pėrjetuar shumė e mė shumė. Edhe pas gjithė kėtyre pėrjetimeve qė sa herė zbulojnė trupin dhe shohin gjurmėt, ato prapė se prapė, i mbanė tė forta shpresa se njė ditė Kosova do ti gėzojė me pavarėsimin e saj, pėr tė cilėn sakrifikuan edhe nderin e tyre. Vlen pėr tu pėrmendur, se kėto gra qė ishin pre e torturave barbare tė tigrave tė Serbisė asnjėherė nuk u pėrulėn para armikut. Gruaja shqiptare ka ditur tė dėshmojė edhe nė tė kaluarėn, por ajo diti tė dėshmoj edhe sot. Ajo e pathyeshme edhe pse nė trupin e saj mban gjurmė tė tmerrit nga mė tė ndryshmet, e mban shpresa se Zoti do ti shpėrblejė. Besimi nė Zotin Njė, nė ēdo frymėmarrje dėshmohej nga kėto gra, ato nuk mund ta fshehin atė se pėrsėri edhe pse janė torturuar, ato do tė kenė shpėrblimin nga i Lartėmadhėruari qė sakrifikuan pėr tė mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre. Thotė Allahu xh.sh:
...E kush i detyron me dhunė tė bėjnė atė, Allahu i falė ato pas atij detyrimi. Allahu falė dhe ėshtė Mėshirues. En-Nur:33.
Para se ta pėrmbyllė kėtė temė, dua tė apeloj te tė gjithė, pėr detyrėn qė kemi ndaj kėsaj shtresė tė shoqėrisė duke bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr rikthimin e tyre nė binarėt e jetės normale. Sepse kėto gra, motra dhe nėna qė kanė pėrjetuar kėtė tragjedi nuk janė tė vetėm nė kėtė aspekt, por jemi edhe ne bashkė me ta, sepse dhunimi qė ėshtė kryer mbi ta ėshtė pjesė e njė lufte tė pėrlyer, qė ka shkaktuar dhimbje tė natyrave tė ndryshme, dikė e ka marrė plumbi, dikėn e ka gjymtuar granata, dikush ėshtė masakruar, prandaj duhet llogaritur si dhimbje tė pėrgjithshme. Por, sduhet harruar edhe kėtė, se ndjenjat e femrės janė mė tė buta dhe ajo shpesh ėshtė e pafuqishme nė pėrballje me sfidėn dhe nė kėtė rast vazhdimisht duhet ti ndihmojmė tė gjitha ato gra qė kanė humbur mė tė dashurit e tyre, duhet ti ndihmojmė ato gra qė pėr shkak tė dhunimit kanė mbetur larg ėndrrės pėr tu bėrė nėnė, tė pėrpiqemi ti ndihmojmė ato gra tė harrojnė ato plagė tė dhunimit qė i janė bėrė nė pranin e familjarėve tė tyre. Nderi ėshtė dhuratė nga Zoti, kjo i ėshtė marrė nė mėnyrė mizore. Kurse ne pėr tia kthyer nderin, duhet ti nderojmė dhe respektojmė ato. Eshtė mė sė e vėrtet se te liria sarrihet nėpėr lule, por nėpėr vuajtje e mundime tė gjata, por mundin e tyre ta konsiderojmė si pjesė pėrbėrėse tė ēdo veprimtarie tonėn duke i mundėsuar edhe kėsaj shtrese tė shoqėrisė qė tė rikthehen nė jetėn normale dhe tė integrohen nė jetėn normale pa brenga tė sė kaluarės. Tė mundohemi qė kėsaj shtrese ti bėjmė njė trajtim mė tė mirė nė mėnyrė qė tė harrojnė plagėt e dhunimit qė mbajnė nė shpirtrat e tyre. Ti ndihmojmė familjarėve tė grave tė dhunuara qė gratė, nuset, vajzat tė tejkalojnė me lehtėsi thyerjen shpirtėrore tė cilėn e kanė pėrjetuar nė kėtė luftė tė fundit.
P.S. ky punim ėshtė botuar nė revizten PAQJA Nr. 4, 19 Mars 2007