U dėrgova pėr tė pėrsosur moralin (ahlakun). Hadith
Morali me rrjetin e tij tė normave ėshtė njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm pėr vėnien e themeleve tė shoqėrisė sė shėndoshė, kurse antipodi i tij, amoraliteti, ėshtė hap prej vigani drejt perandorisė sė kaosit. (Ali Pajaziti, Ese sociologjike, Shkup-2003, fq. 85.)
Pa dashur qė ky shkrim tė ndez diskutime mes atyre qė e quajnė vetėn tė modernizuar duhet ti paraqes disa fakte qė tashmė janė nė trend tė kohės dhe rrugės sė degjenerimit moral tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi dhe myslimanėve nė veēanti. Jemi dėshmitarė se si morali ka rėnė nė nivelin mė tė ultė tė vetėdijes njerėzore, por ku ėshtė fajtori?. Hm, dikush pėr kėtė sikur merr guximin tė fajėsoj ata qė janė tė pranishėm dhe nė kontakt tė vazhdueshėm mė fėmijėt e tyre (prindėrit), dikush e sheh mė tė udhės qė tė fajėsoj shkollėn ku vazhdimisht duhet bėrė pėrpjekje pėr njė edukatė mė tė mirė, por pėrsėri faji mbetet jetim si gjithmonė. Por nėse do ti bėnim njė analizė mė tė thuktė kėsaj krize morale me siguri se do tė gjenim edhe mė shumė faktor tė cilėt ēorientojnė sot sjelljen e tė riut. Dhe rrjedhimisht do tė kuptojmė se faji gjithherė nuk mund tė mbetet jetim.
Nėse do tė analizonim me kujdes rrethanat nė tė cilat po kalon shoqėria jonė a nuk do tė vėrejmė se si mjet mė ēoroditės nė shoqėrinė tonė janė edhe shtėpitė televizive, ku gjatė gjithė kohės sė emetimeve tė programit tė tyre njeriu i shėndoshė ose ai me mendje tė kulluar nuk mund tė gjeje asnjė fije tė pozitivitetit ku mund tė pėrfitoj. Ndėrkohė qė struktura dhe institucionet e ndryshme nuk interesohen pėr kėtė gjendje qė do tė duhej tė quhej si gjendje alarmante, pėr kėtė krizė qė ėshtė duke pėrjetuar rinia jonė, se kush ėshtė duke ofruar kėtė katalog djallėzor tė imoralitetit, kulturėn e lirisė absolute seksuale ( tė cilėn kujtojė se nuk e toleron as bota shtazarake) qė shpije deri te prishja dhe te degjenerimi i institucionit mė tė shenjtė shoqėror tė quajtur familje, por parasegjithash edhe deri te prishja e shoqėrisė nė tėrėsi. Tani kjo rini kapet pas tė gjitha kėtyre vlerave televizivetė pa seleksionuara dhe tė pa definuara si duhet. Prindi nė kėtė rast ėshtė mjet i padefinuar nė syrin e tė tjerėve, sepse me sjelljen e fėmijės sė tij a thua demonstron njė liri absolute pėr fėmijėt e tij, apo tregon se ai fare nuk ka pushtet apo komandė mbi te.
Ne jemi duke jetuar ne kohėn e tė gjitha formave tė paturpėsisė dhe pornografisė, muslimanėt sorollaten duke u habitur me kėtė fenomen, por gjithsesi asnjėri kėto kriza morale nuk i merr si probleme qė duhet trajtuar nga tė gjithė. Gjithashtu edhe orvatje mė serioze pėr njė edukatė mė dinjitoze pėr krijim e njė personaliteti sa mė cilėsor qė duhet tė kėtė njeriu.
Sdo mend se humbja e vlerave morale, ėshtė rezultat i drejtpėrdrejt i humbjes sė besimit sepse kur humbet besimi atėherė ēdo gjė rrjedh te individi si normale. Por sikur individi tė ishte i pajisur me edukatė islame dhe sikur nė brendinė e tij tė buronte edukata islame atėherė ēdo gjė e imponuar nė ēfarėdo forme nuk do tė kishte ndikim, dhe sigurisht qė shoqėria do tė kishte edhe edukatėn e turpit e cila e mbanė individin afėr. Para 14 shekujve sikur Pejgamberi a.s na ka tėrhequr vėrejtjen duke na treguar se turpi ėshtė i lidhur ngushtė me besimin dhe si tė tillė nėse besimtari nuk e posedon atėherė ai ėshtė rob i ēdo veprimi ēoroditės dhe tė fėlliqur. Nė kėtė kontekst Pejgamberi a.s. thotė:
Me tė vėrtet turpi ėshtė prej imanit (besimit).
Turpi si e tillė me tepėr se asnjė veprim tjetėr ėshtė e lidhur ngushtė me besimin, turpi dhe besimi janė veshje e brendshme, e njėmendėt dhe qenėsore. Pra individin e supozojnė dhe e kundėrshtojnė nė veprimet e tija.
Tani ajo qė mund tė thuhet nė kėtė pėrfundim tė temės ėshtė se gjuhėn tė cilėn duhet zgjedhur shoqėria myslimane rreth kėtij problemi kolektiv, ėshtė gjuha e edukatės islame e cila ėshtė shumė e thjesht dhe njėkohėsisht shumė e kuptueshme dhe si e tillė edhe praktike sepse sjellė shembuj praktik dhe tė qartė nga jeta e pejgambereve, tė cilėt ishin model tė edukatės dhe moralit mė tė lartė nė tė gjitha poret e jetės. Nga ata duhet marrė shembuj pėr tejkalimin e kėsaj krize. Sidomos duhet veēuar Muhammedin a.s, qė deklarohet kėshtu: U dėrgova pėr tė pėrsosur moralin (ahlakun)misioni i tij parėsor ka qenė edukimi moral i njeriut. Njė edukim i tillė sipas normave islame, ka treguar suksese cilėsore si nė tė kaluarėn po ashtu kjo mund tė ndodhė edhe nė tė tashmen, nėse nė radhė tė parė ne angazhohemi rreth kėsaj problematike duke e konsideruar si problem kolektiv mė pastaj gjithnjė duke pėrdorė gjuhėn e edukatės islame. Dhe si synim tė kėsaj edukate tė kemi gjithmonė parimin se ai nuk mund tė ndryshohet drejtpėrdrejt, por me shembuj (tė pejgamberėve tė Zotit, sidomos tė Muhammedit a.s), kėshilla, pamje qė vėnė nė lėvizje pėrjetimet e brendshme tė njeriut, dhe qė kushtimisht e detyrojnė nė dobi tė sė mirės.