KTHESA KAH FEJA ISLAME
Besimtarėt vėrshojnė xhamijat
"Feja ka lindur me lindjen e njeriut tė parė, ndėrsa njerėzit nė mėnyrė natyrore e kėrkojnė atė, pasi qė Islami ėshtė ushqim shpirtėror dhe njerėzit nuk munden pa tė", shprehet Osman Abazi, imam nė njė nga xhamitė e Prishtinės.
Derisa myezini (thirrėsi i ezanit), po i ftonte besimtarėt Islam, t'i pėrgjigjėshin namazit tė xhumasė, me mija besimtarė, kryesisht tė rinj, u'a kishin mėsyer xhamive tė kryeqytetit, pėr ta kryer kėtė obligim, ndėrsa disa prej tyre nė mungesė tė hapėsirave, ishin tė detyruar tė faleshin nė oborr tė xhamive. Predikuesit e Islamit, thonė se shtimi i interesimit tė besimtarėve pėr t'i kryer obligimet ėshtė proces normal, nė kohėn e demokracisė, pas rėnies sė komunizmit, duke shtuar se nė kėtė ka ndikuar edhe pėrhapja e literaturės Islame, e qė pėr shumkė, ka bėrė ta kuptohet e vėrteta.
Ngutet pėr namaz
Arsim Hasani, me vrap ia kishte mėsyrė xhamisė nė " Mahallėn e Muhaxherėve", duke shpejtuar pėr tė zėnė namazin e xhumasė, ai na luti qė me tė, tė flisnim pasi ta ketė mbaruar namazin. Njejtė me tė vepruan edhe tė tjerėt, pėrderisa tre katet e kėsaj xhamie dhe oborri, ishin mbushur me besimtarė tė shumtė, derisa imami nė xhami po fliste pėr sjelljet devijante qė po ballafaqohet shoqėria kosovare dhe kujdesit qė duhet tė kenė besimtarėt nė kėtė drejtim. Pas faljes sė namazit, besimtarėt uronin njėri tjetrin qė zoti t'ua ketė pranuar faljen e namazit, ndėrsa ne sėrish takuam Arsimin, ndėrsa ai pa ngurrim, filloi tė rrėfente pėr jetėn e tij, dhe afėrsinė qė kishte krijuar me fenė Islame.
Pas lufte nisi tė falet
Ai tha se me faljen e namazit, kishte filluar pas pėrfundimit tė luftės, pasi qė kishte vėrejtur tė mirat dhe dobitė qė sjellė ai, nė jetėn e njerėzve. "Namazin e kam filluar pas luftės, pasi qė kuptova se Islami, ėshtė sistem i organizuar i jetės dhe ndihmon nė organizimin dhe menaxhimin mė tė mirė tė jetės"- theksoi Arsimi, pa fshehur gėzimin e tij qė kishte pasur rast dhe mundėsi tė jetė sa mė afėr me krijuesin.
Feja ushqim shpirtėror
Nė ditėn e xhuma, qė njihet si ditė e shėnuar pėr besimtarėt Islam, edhe xhamitė e tjera ishin tė mbushura me besimtarė. Nė xhaminė "Sudi Efendi", afėr komunės sė Prishtinės, takuam imamin, Osman Abazi, nga i cili kėrkuam mė shumė informata rreth shtimit tė vizitorėve tė xahmive. Ai duke filluar me sqarimet e tija, na tha se kjo ėshtė e natyrshme, pasi qė feja ka lindur me lindjen e njeriut tė parė, ndėrsa njerėzit nė mėnyrė natyrore e kėrkojnė atė, pasi qė Islami ėshtė ushqim shpirtėror dhe njerėzit nuk munden pa tė. Sipas tij, faktorė i rėndėsishėm qė ka ndikuar nė rritjen e interesimit, ėshtė edhe rėnia e komunizmit, pasi qė nė atė kohė, feja qe shpallur si opium, e qė ishte gėnjeshtėr, pasi qė Islami e ka luftuar atė me vite tė tėra. Abazi ka sqaruar se faktorė jo pak i rėndėsishėm , ėshtė edhe liria e mendimit, por edhe botimi i shumė librave Islame, e qė pėr shumė vite kanė munguar.
Kritikohen mediat
" Pėr njė kohė s'kemi pasur libra, madje edhe Medreseja, ka punuar me fletushka" pohoi ai. Pėr mendimin e tij, faktorė i rėndėsishėm ėshtė edhe shkollimi dhe ardhja e dijėtarėve tė ri Islam, pasi qė ata, kanė filluar ta prezantojnė atė me fakte dhe argumente tė shumta. Ai kritikon mediat, me arsyetimin se kėto tė fundit, nuk po i japin hapėsirėn e duhur Islamit, edhe pse pjesa mė e madhe e popullatės i pėrkasin kėtij besimi. Sipas tij, poqėse mediat i japin hapėsirė mė tė madhe Islamit, numri i besimtarėve do tė rritej, pasiqė ka keqkuptime tė shumta pėr Islamin, ndėrsa mediat e preznatojnė atė vetėm pėr festa tė shėnuara si Bajrami dhe tė tjerat, e jo rrallė e shtrrembrojnė atė. Imam Abazi thotė se nga pėrvoja e tij 10 vjeēare si Imam, nė takimet me xhematlinjėt, ka vėrejtur dhe i ėshtė transmetuar nga ta se, i janė kthyer besimit dhe praktimit tė Islamit, pasi qė nga ai pėrfitojnė pozitivisht, ngase hoxhollarėt e rinj e prezantojnė atė nė mėnyrė mė tė drejtė dhe mė argumentuese.
Apel komunės
Ai u apelon zyrtarėve kumunal qė tė bėjnė mė shumė nė shtimin e xhamive nė kryeqytet, pasi ato janė tė pakta, dhe shpeshherė nuk ka vend nė to, ndėrsa pėr kėtė disa njerėz detyrohet tė kthehen prapthi, pėrderisa shton se kjo e drejtė garantohet me Konventa dhe tė drejta Ndėrkombėtare. "Jo vetėm muslimanėt qė lanė Islamin, por edhe njerėzit e feve tjera po i kthehen atij, pasi qė u ėshtė mundėsuar ta lexojnė Kuranin dhe litetarurė tjetėr , dhe e kanė kuptuar qė ėshtė e drejtė dhe logjikė njerėzore, pasiqė i drejtohet shpirtit, me atė qė e njeh shpirti nė brendėsi. Shumė imntelektusal nė botė kalojnė nė Islam, ata qė lexojnė literaturėn e saktė islame, mund tė ketė edhe tjera, ata do gjejnė ushqim pėr shpirt"u shpreh Abazi. Ai shprehė drojėn e tij se Islami nuk po praktikohet si duhet, ngase po tė ndodhte kjo, nuk do kishte vrasje, hajni e prostitucion, drogė alkool nė vendin tonė.
75% e besimtarėve tė rinj
Abazi brengoset pėr faktin se demokracia ėshtė keqkuptuar nė shumė vende, pasi qė mendohet se mund tė bėhet ēkado, ndėrsa sqaron se islami ka nė vete demokraci, pasi qė nė Kuran ceket se nuk ka dhunė nė fe. Se rinia ao i kthehet Islamit, e dėshmon edhe vetė ai, duke bėrė tė ditur se dikur 75%, e xhematit ishin tė moshuar, ndėrsa tani ka ndryshuar gjendja, ku shumica e xhematit janė tė rinj.
Abazi, bėri tė ditur se nė bazė tė njė hulumtimi qė ėshtė bėrė para dy viteve nga Medreseja, ėshtė vėrtetuar se 75%e xhematit janė tė rinj, ndėrsa edhe kėtė vit nė Mederese ka pasur mėsim-besim, ku kanė pėrfituar 400-500 nxėnės qė kanė pėrfituar nė mėsim-lexim tė Kuranit.
Shpend FAZLIU,
gazetar i "Kosova Sot"