Qė nga sot ... planifiko pėr Natėn e Kadrit.


Dr. Adil ibn Ahmed Banaimeh


A ėshtė kohė e mjaftueshme njėzetė e pesė ditshi pėr arritjen e suksesit?
A ėshtė kjo kohė e mjaftueshme qė njeriu tė arrijė maksimumin qė ka  mundėsi pėr t’u pėrgatitur?
Pėr kėtė ēėshtje u thellova nė mendime atėherė kur njė mik mė propozoi qė tė shkruaj diēka pėr “planifikimi pėr natėn e kadrit” qė njėherit lusim Zoti qė tė na mundėsoj arritjen e saj.
Pra, unė sot ndjej se ėshtė “vonė” tė bisedohet rreth planifikimit pėr pritjen e Natės sė Kadrit e nuk ėshtė herėt siē mund tė mendoj dikush!
Megjithatė.. cilėt janė hapat qė kemi mundėsi t’i shfrytėzojmė nė mėnyrė qė tė jemi mė afėr arritjes sė kėsaj dhurate madhėshtore tė Zotit nė kėtė natė tė begatshme?
?’ėshtė e vėrteta unė kėtė thėnie e konsideroj si njė pyetje qė nuk ka pėrgjigje!!
Sepse jam i bindur se vetėm pyetja pėr “planifikim” tė suksesshėm dhe pėrgatitje pėr Natėn e Kadrit ėshtė njė hap i madh qė tė arrihet deri te qėllimi.
Megjithatė do tė mundohemi tė vendosim disa premisa pėr kėtė pėrgjigje, dhe atė pėrmes “ēelėsave” tė cilėt do ti pėrdorim qė tė arrijmė me sukses deri te ky planifikim.
?elėsi i parė:
S’ka dyshim se ēelėsi i parė ėshtė nė ndjenjat e zemrės pėr vlerėn qė ka kjo natė, dhe mundėsinė e ndryshimit qė mund tė bėjė kjo natė nė jetėn e njeriut.
Mendoj se e kam cekur njėherė dallimin mes njohurive tė mendjes dhe ndjenjės sė zemrės, ku kam sqaruar dhe kam thėnė se mendja ėshtė “depo” e njohurive, ndėrsa zemra ėshtė “depo” e ndjenjave. Nė shtėpizėn e kompjuterit ekzistojnė disa (urdhra) tė deponuara nė memorie, kėto urdhra mbesin statike derisa tė arrijė rryma nė kompjuter, nė kėtė rast kompjuteri arrin qė kėto urdhra t’i shndėrroj nė “realitet” tė cilat vėrehen nė ekran.. ajo qė kemi nė mendjet tona i ngjan kėtyre urdhrave..ato qėndrojnė statike derisa hyn nė funksion rryma e ndjenjave tė zemrės..atėherė vetėm nė kėtė rast ato shndėrrohen nė veprim.
Sa njohuri kemi ne nė mendjet tona pėr vlerėn e Ramazanit dhe tė Natės sė Kadrit?
Tė gjithė ne e dimė pėrmendėsh kaptinėn “El-Kadėr”..
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
“Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit.E ē’tė bėri ty tė dish se ē’ėshtė Nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit.”
Tė gjithė ne kemi dėgjuar hadithin e Pejgamberit a.s. “ Kush falet natėn e kadrit duke qenė i bindur thellė dhe duke shpresuar nė Zotin, atij do t’i falėn mėkatet e kaluara” (Buhariu dhe Muslimi).
Nuk janė tė pakėt ata qė kanė dėgjuar thėnien e Pejgamberit a.s. ku thotė: “ Ky muaj i begatshėm ka ardhur, nė tė gjendet njė natė me e vlefshme se sa njė mijė muaj, ai qė privohet nga ajo veē ėshtė privuar nga tė gjitha tė mirat, por, nuk privohet nga tė mirat e saja veēse njeriu i pafat” ( ibn Maxhe). 
Ata tė cilėt kanė bėrė zakon qė tė kėrkojnė pėr vlerėn e Ramazanit i kanė vėrejtur disa thėnie tė bukura tė dijetarėve tė mėhershėm, si p.sh. thėnia e Kaab El-Ahbari i cili thotė: “ Kjo natė pėr ne konsiderohet si natė qė shlyen mėkatet”. Ose thėnia e Katades: “ Ajo ėshtė nė tėrėsi e begatshme deri nė agim”. Ose thėnia e El-Verrakut: “?shtė emėruar me kėtė emėr (lejletul-kadri- nata e vlerės); pėr shkak se nė kėtė natė ka zbritur njė libėr me vlerė, pėrmes engjėllit me vlerė, tek Pejgamberi me vlerė, pėr njė ummet-komunitet me vlerė”.
Tė gjitha kėto qė u thanė janė njė pjesė e konsiderueshme e njohurive.. ēelėsi i parė i suksesit ėshtė qė kėto njohuri tė shndėrrohen nė ( rrymė vepruese nga brendėsia e ndjenjave).
Ejani tė meditojmė sė bashku .. tė meditojmė thellė nė kėto njohuri .. me shpresė qė ky meditim tė ringjallė nė ndjenjat tona jetėn.
Mė e vlefshme se sa njė mijė muaj?!
?farė domethėnie ka kjo? A donė tė thotė se vlera e saj ėshtė mė e madhe se sa njė mijė muaj?
Jo .. Muxhahidi thotė: veprimet e asaj nate, agjėrimi i saj dhe falja nė atė natė janė mė tė vlefshme se sa njė mijė muaj! Qė dmth se ai qė vepron ndonjė vepėr tė mirė ėshtė mė e vlefshme se sa ai qė ka vepruar ndonjė vepėr tė mirė pėr njė mijė muaj nė tė cilėt nuk ka natė tė kadrit!!
?farė donė tė thotė kjo?
Kjo donė tė thotė se ai i cili (ka sukses) nė kėtė natė ai do ta tejkalojė nė grada atė tė cilin ka kaluar 83 vjet e 4 muaj duke agjėruar, duke u falur dhe duke lexuar Kur’an !! “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj”
Pėr ta vėrtetuar kėtė qė po them kemi hadithin qė transmeton ibn ebi Hatimi deri te i Dėrguari i Zotit i cili kishte pėrmendur katėr vetė nga benu israilėt tė cilėt kishin adhuruar Zotin 80 vjet, duke mos bėrė mėkat ndaj Tij asnjėherė, kishte pėrmendur Ejubin, Zekerijaun, Hazkil bin el-Axhuz dhe Jushaė bin Nun. Nė kėtė rast shokėt e Pejgamberit a.s. u habitėn, pastaj erdhi Xhibrili dhe tha: “ O Muhammed, ymmeti yt u habit nga adhurimi i kėtyre njerėzve pėr 80 vjet radhazi duke mos bėrė mėkat asnjėherė, Zoti ka zbritur diēka mė tė mirė se sa kjo dhe ia laxoi ajetet: “Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit. E ē’tė bėri ty tė dish se ē’ėshtė Nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!...”, kjo ėshtė mė e vlefshme se sa ajo qė ti dhe ymmeti yt jeni habitur, atėherė Pejgamberi a.s. u gėzua shumė”.
Ta llogarisim me njė formė tjetėr..
Nata e kadrit nuk ka mė shumė se sa 12 orė .. ndėrsa njė mijė muaj bėjnė 720.000 orė!! Pra, ai qė ka sukses nė shfrytėzimin e 12 orėve ėshtė sikur ai i cili ka kaluar 720.000 orė duke agjėruar dhe duke u falur!! “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj”.
Ta llogarisim nė njė formė krejt tjetėr..
Tė llogarisim se ndonjėrit nga ne Zoti i ka dhėnė jetė dhe ka jetuar 83 vjet, ai pėr ēdo ditė ka lexuar nga njė faqe tė Kur’anit, atėherė sa do tė jetė shpėrblimi i tij me tė mira? Nė njė hadith autentik thuhet: “ Kush lexon njė shkronjė nga Kur’ani ka njė sevap kurse njė sevap  shpėrblehet me dhjetė... nuk them qė (elif-lam-mim) ėshtė njė shkronjė, mirėpo “elifi” ėshtė shkronjė, “lami” ėshtė shkronjė dhe “mimi” ėshtė shkronjė”.
Mund tė thuhet se: mesatarja e shkronjave nė ēdo faqe tė Kur’anit ėshtė 300 shkronja.
Nė kėtė mėnyrė tė mirat (sevapet) qe ka arritur ky njeri gjatė njė dite janė 3000 sevape!
Ndėrsa tė mirat e arritura gjatė 83 viteve janė njė miliard sevape!!
Tėrė kėtė thesar tė ēmuar e ka arritur vetėm nga leximi i njė faqe tė Kur’anit pėr ēdo ditė, ndėrsa nėse i bashkangjitėn kėtyre edhe sevapet e arritura nga falja e namazeve, tė pėrmedurit e Zotit, vizita e farefisit, mirėsjellja ndaj prindėrve, pėrkujdesi pėr familje, lėmosha etj...nėse tėrė kėtė ia bashkangjesim njė miliard sevapeve atėherė sa sevape do tė jenė nė gjirollogarinė e tij? S’ka dyshim se do tė jet njė numėr qė nuk mund tė paramendohet! !
Mirė .. nėse ke sukses dhe shfrytėzon Natėn e Kadrit atėherė ti do tė arrish me shumė se sa ajo qė u pėrmend!! “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj”.
Atėherė a kemi filluar tash ( tė ndjejm) e nuk po them (tė dim) domethėnien e fjalės sė Zotit: “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj”?!!
Tė meditojmė rreth njė ēėshtje tjetėr .. rreth faljes (magfiretit) tė Zotit pėr atė qė falet kėtė natė me bindje dhe shpresė ndaj Zotit.
Tė pėrqendrohemi njė moment me veten tonė .. sa ėshtė numri i mėkateve qė kemi bėrė? Sa herė kemi shiquar nė harame? Sa herė kemi dėgjuar harame? Sa herė kemi folė diēka qė hidhėron Zotin? Sa herė kemi qenė neglizhent ndaj prindėrve dhe farefisit?
Sa prej neve kemi bėrė amoralitet? Sa prej neve kemi gėnjyer? Sa prej neve kemi ngrėn pasuri haram? Sa mėkate fshihen nė brendėsinė tonė e qė nuk i dinė askush pėrveē Allahut .. sigurisht se do tė trishtohemi?
Pastaj .. a kemi menduar ndonjė herė se sa herė jemi privuar nga furnizimi i Zotit pėr shkak tė kėtyre mėkateve? Sa tė mira na kanė ikur pėr shkak tė tyre? Sa dėnime kemi pėrjetuar pėr shkak tė tyre?
Pastaj .. a kemi menduar ndonjėherė se ēfarė na pret nė varr, nė Ditėn e Kiametit? ?farė dėnimesh do tė kemi pėr shkak tė kėtyre mėkateve?
Nga e gjithė kjo sprovė mund tė lirohesh vetėm pėr njė natė!!
O Zot ..!
Njė natė eliminon dėnimet e disa viteve?
Njė natė mėnjanon mėkate tė cilat janė sa kodrat dhe nga tė cilat na u ėshtė rėnduar shpina?
Njė natė eliminon nga ne pengesat e sukseseve dhe ndalesat e bereqetit?
Po .. kėshtu ėshtė Nata e Kadrit .. tė pastron o zotėri .. tė pastron tėrėsisht .. tė nxjerr tė pastėr sikur uji i qiellit .. tė bardhė sikur retė e qiellit..
A mund ta paramendosh vlerėn e kėsaj?
Kam pėr qėllim.. a po (ndjen) vlerėn e kėsaj?
Edhe diēka tjetėr nė kėtė kontekst ..
A mund tė arrish dallimin mes Omer bin el-Hattabit r.a. para islamit dhe Omerit pas islamit?
A mund tė arrish dallimin mes Abdullah bin el-Mubarekut, kėngėtarit dhe pirėsit tė alkoolit, dhe mes Abdullah bin el-Mubarekut, dijetarit dhe hadithologut tė shquar?
A mund tė arrish dallimin mes el-Fudejl bin Ijadit, tė rrebeluarit, vjedhėsit, dhe mes el-Fudejl bin Ijadit, adhuruesit mistik dhe tė sinqertė?
Nė jetėn e tė gjithė kėtyre ishte njė “moment” i cili shndėrroi kahen e jetės sė tyre, u shndėrrua personaliteti i tyre.. s’ka dyshim se ai ishte momenti i udhėzimit tė tyre me tė cilin u shndėrruan nga njė gjendje nė njė gjendje tjetėr.
Bėhu i sinqertė ndaj meje .. a nuk dėshiron nė jetėn tėnde njė moment tė tillė .. i cili do tė tė bartte nga gremina nė tė cilėn je dhe do tė tė shndėrronte nė njė njeri tė dashur te Zoti, dhe nė njė njeri tė ditur dhe tė njohur pėr ymmetin mysliman?
Pėrkujto pra se Nata e Kadrit nė tė cilėn ( ke sukses) ėshtė nata mė shpresėdhėnėse nė jetėn tėnde pėr tė arritur kėtė moment. Ajo ėshtė nata mė shpresėdhėnėse! “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.”. Katadja thotė: nė atė natė caktohen gjėrat qė do tė ndodhin gjatė njė viti.
Diēka pėr nė fund qė ta pėrmbylli me tė orvatjet pėr nxjerrjen e njohurive tė brendshme nė mėnyrė qė ato tė shndėrrohen nė ndjenja.
Paramendo veten tėnde qė ke adhuruar Zotin 50 vjet .. mė pastaj ke takuar Zotin mirėpo nuk ke gjetur anjė tė mirė nė peshoren e veprave tė mirė!! Sa do tė jesh fatkeq atė moment?
Paramendoje veten tėnde sikur tė bėsh pjesė nė grupin e atyre pėr tė cilėt Zoti thotė: “Thuaj: “A t’ju tregojmė pėr mė tė dėshpėruarit nė veprat e tyre? Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė.”!! Sa do tė jesh fatkeq atė moment?
Paramendoje veten tėnda duke u orvatur pėr tė vepruar punė tė mira mirėpo nuk mundesh, nuk tė jepet mundėsia me gjithė mundin qė bėnė!! Sa do tė jesh fatkeq atė moment?
Besoj se ke kuptuar se ēfarė do tė thotė privimi! A dėshiron tė shpėtosh dhe tė ikėsh nga ai?
Atėherė duhet tė orvatesh nė mėnyrė qė tė kesh sukses nė Natėn e Kadrit ..sepse Pejgamberi a.s. ka thėnė: “ .. ai qė privohet nga ajo veē ėshtė privuar nga tė gjitha tė mirat, por, nuk privohet nga tė mirat e saja veēse njeriu i pafat” ( ibn Maxhe). 
A kemi filluar tė ndjejmė (vlerėn) e kėsaj nate dhe mundėsin se ēfarė gjurmėsh mund tė bėjė kjo natė nė jetėn tonė?!!
Atėherė a kanė filluar kėto njohuri tė shndėrrohen nė ndjenja tė thella pėr pritjen me mall tė Natės sė Kadrit?
Ky ėshtė ēelėsi i parė: ndjenja e vlerės sė kėsaj nate me njė ndjenjė qė bėnė zemrėn me mall pėr adhurim dhe gjymtyrėt e trupit tė gatshme pėr nėnshtrim.
?elėsi i dytė: Kėrkimi i ndihmės nga Zoti
Ky ėshtė njė ēelės i rėndėsishėm dhe nuk duhet tė jemi neglizhent ndaj tij.
Sikur tė mendonte thellė njeriu rreth kaptinės El-Fatiha tė cilėn e lexon ēdo rekate tė namazit do ta gjente lidhje e mahnitshme mes adhurimit dhe kėrkimit tė ndihmės nė ajetin: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ty kėrkojmė ndihmė!”. Sikur domethėnia tė jetė: nuk ka adhurim pa kėrkim tė ndihmės! Ai qė dėshiron ta adhuroj Zotin dhe t’i nėnshtrohet Atij pa kėrkuar ndihmė nga Ai nuk do tė ketė sukses!
Ndėrsa nė tė kundėrtėn, ai qė kėrkon ndihmė nga Zoti, shpreson nė ndihmėn e Tij atij do t’i hapen dyert e tė mirave tė cilat ndoshta nuk i ka parė mė herėt.
Njė dijetar me emrin Ebu Sulejman tregon se njė njeri tė mirė tė quajtur Abdulvahid e kishte goditur paraliza, ai iu kishte lutur Zotit qė nė kohėn e abdesit tė lirohet nga kjo sėmundje dhe me tė vėrtetė kjo kishte ngjarė, kur merrte abdes shėrohej ndėrsa kur shkonte nė shtrat kthehej nė gjendjen e mėparshme. (marr nga libri: Es-Sijer: 179/7)
I shihni mrekullitė e tė kėrkuarit ndihmė nga Zoti pėr ta adhuruar?!!
Njeriu i paralizuar kishte lėvizur dhe ishte ngritur pėr tė marr abdes!! 
Atėherė pėrse ne nuk fillojmė qė nga sot t’i lutemi Zotit sinqerisht qė tė na i hap dyert e adhurimit dhe tė na ndihmojė qė ta pėrmendim Atė dhe ta falėnderojmė, tė na mundėsoj qė tė falemi para madhėrisė sė Tij dhe tė na i hap zemrat tona nė mėnyrė qė ta shijojmė ėmbėlsinė e adhurimit ndaj Tij.
?elėsi i tretė: Gradualiteti nė adhurim.
Sepse natyra e njeriut-nefsit ėshtė  e tillė, ėshtė vėshtirė qė pėr njė moment tė ndryshoj atė qė ėshtė mėsuar tė veproj pėr njė kohė tė gjatė! Gradualiteti i ndalimit tė alkoolit ėshtė njė argument i mirė pėr kėtė qė po themi.
Pėr kėtė ėshtė e udhės qė pėrgatitja apo planifikimi pėr Natėn e Kadrit tė bėhet nė mėnyrė graduale duke e ushtruar veten me lloje tė ndryshme tė ibadeteve.
Ta marrim si shembull leximin e Kur’anit ..
Mes nesh dhe muajit tė Ramazanit kanė mbetur edhe dy javė .. atėherė le tė fillojė ēdonjėri prej neve qė gjatė kėtyre dy javėve ta bėjė njė hatme duke lexuar nga dy xhuza pėr ēdo ditė! Ndėrsa kur tė hymė nė muajin e madhėrishėm tė Ramazanit nė dhjetė ditshin e parė e bėnė njė hatme, pastaj nė dhjetėshin e dytė dy hatme duke lexuar nga gjashtė xhuza pėr ēdo ditė, pastaj nė dhjetėditėshin e fundit tri hatme duke lexuar nga njė hatme pėr ēdo tre ditė!.
Ky ėshtė njė shembull pėr gradualitetin i cili ēdo punė qė duket e vėshtirė e bėnė mė tė lehtė qė tė realizohet.
Njė shembull tjetėr pėr farzet ..
Njeriu duhet tė mundohet nė kėtė kohė qė ka mbetur nga muaji Shaban qė t’mos i kaloj asnjė namazi me xhemat nė xhami, mė pas gradualisht mundohet qė tė vijė mė herėt nė xhami derisa tė adaptohet tė vijė para ezanit dhe kėshtu tė qėndroj nė xhami edhe pas namazit.
Nė kėtė mėnyrė e adopton veten e tij tė qėndroj gjatė nė xhami, gjysmė ore, njė orė, dy orė, e kėshtu ..
Kėtė mund ta praktikosh edhe nė falje tė namazit tė natės, nė lėmoshė dhe nė tė gjitha llojet e adhurimeve ndaj Zotit.
Me kėtė lloj gradulaiteti njeriu e mėson veten edhe nė shmangien e mėkateve, duke e kontrolluar veten e vet se ēfarė ėshtė duke bėrė, mė pastaj fillon gradualisht qė t’i shmanget atyre veprimeve, nėse ėshtė i dhėnė shumė pas kanaleve televizive-serialev e i shmanget atyre gradualisht, nėse merret me pėrgojim mundohet qė gradualisht tė lėrė atė, nėse ėshtė mėsuar tė gėnjej mundohet gradualisht t’i shmanget gėnjeshtrės .. dhe kėshtu me radhė.
Pra gradualiteti dhe pėrgatitja paraprake pėr ēdo ēėshtje e bėnė njeriun mė tė fuqishėm pėr atė ēfarė ėshtė pėrgatitur.
?elėsi i katėrt: Projektet pėr adhurim.
Rezymeja e kėtij ēelėsi ėshtė qė tė pėrcaktosh prej tash se ēfarė adhurimesh do tė bėsh, dhe tė jesh shumė i kujdesshėm dhe syēelė nė mėnyrė qė mos tė tė zė muaji i Ramazanit pa pasur ndonjė projekt pėrveē dėshirės pėr adhurim.
Mendohu prej tash ...
?farė adhurimesh dėshiron tė realizosh nė mėnyrė qė ta arrish vlerėn e Natės sė Kadrit?
Pėr shembull Mund tė thuash:
Do tė mundohem qė t’mos e lė asnjė reqate tė namazit tė teravive pa e falur. Ose do tė mundohem qė tė fali mė shumė namaz tė teravive dhe namaz tė natės nė mėnyrė qė tė afrohem mė shumė te Zoti. Ose do tė mundohem qė ta zgjas namazim, tė qėndroj nė kėmbė gjatė duke lexuar nė njė rekate njė fletė tė Kur’anit. Ose do tė kėrkoj falje nga Zoti (istigfar) pėrafėrsisht njė mijė herė gjatė ditės dhe po ashtu do tė bie salavat mbi Pejgamberin a.s. po aq herė. Ose do tė bėjė kaq e kaq hatme ... Ose do tė mundohem qė gjatė muajit tė Ramazanit tė lexoj 1/3 e komentimit tė Kur’anit.
?shtė e natyrshme se kėto projekte ndryshojnė sipas mundėsisė sė njerėzve dhe gjendjes sė tyre, mirėpo duhet tu jepet rėndėsi e veēantė dhe e merituar dhe ēdonjėri tė pėrgatitet me aq sa ka mundėsi.
Dhe nė kėtė mėnyrė arrin muaji i Ramazanit dhe ti ke ( projekte pėr adhurim) tė caktuara tė cilat dėshiron ti realizosh, dhe do tė gjesh qė vetvetiu e rregullon programin ditor nė atė mėnyrė qė tė pėrshtatet pėr ta realizuar.
?elėsi i pestė: tė lirohemi nga tė menduarit vetėm pėr njė natė.
Shumė njerėz pyesin pėr natėn e kadrit se kur ėshtė ajo? Duke e preokupuar veten me shumė tekste tė sakta ose edhe tė dobėta qė tregojnė pėr shenjat e saj.
Parimisht nuk ka gjė tė keqe pėr kėtė; sepse ekzistojnė disa tekste nga tė parėt tan tė cilėt kanė sugjeruar qė tė kihet kujdes pėr disa net, sa qė disa nga dijetarėt e mėhershėm nė ato net qė konsideronin se mund tė jetė nata e kadrit pastroheshin dhe parfumoheshin. Thuhet se Enes ibn Malik kur ishte nata e njėzetė e katėrt e Ramazanit pastrohej, parfumohej dhe vishte petkun e veēantė derisa arrinte mėngjesi ku mė pas i zhvishte dhe nuk i vishte mė deri nė vitin e ardhshėm nė po tė njėjtėn natė. Kurse Ejub Es-Sehtijani pastrohej natėn e njėzetė e tretė dhe njėzetė e katėrt dhe i vishte rrobat e reja.
Ku qėndron problemi ?
Problemi qėndron nėse njeriu nuk bėnė asnjė adhurim ose shumė pak pėrveē nė atė natė pėr tė cilėn mendon se ėshtė Nata e Kadrit !.
Nė kėtė mėnyrė mund t’i humb i tėrė mundi por gjithashtu edhe t’mos jetė pasues i Pejgamberit a.s. sepse ai i Dėrguari a.s. sidomos nė dhjetė ditshin e fundit bėnte pėrpjekje dhe mund tė madh duke adhuruar Zotin.
Qė tė tė ndihmoj (qė tė lirohemi nga tė menduarit vetėm pėr njė natė) them se thėnia e cila thotė se Nata e Kadrit bartet-transferohet nga njė natė nė natėn tjetėr, nė netėt tek tė dhjetėditėshit tė fundit ėshtė thėnie e fortė dhe ka bazė tė fuqishme. Vitin nė tė cili Ebu Seidi e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin a.s. duke bėrė sexhde nė ujė dhe baltė ka qenė nata e njėzetenjė, ndėrsa nė vitin nė tė cilin biri i Unejsit e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin a.s. kishte qenė nata e njėzetė e tretė. Pėr kėtė arsye nėse pėrqendrohemi vetėm nė njė natė ka mundėsi qė ta humbin kėtė natė. 
E shihni?!!
Nuk ka rrugė tjetėr pėr atė qė dėshiron ta arrijė vlerėn e Natės sė Kadrit pėrveēse tė planifikoj dhe tė pėrgatitet pėr arritjen e dhjetėshit tė fundit nė tėrėsi dhe ta eliminoj idenė e (kėrkimit) vetėm nė njė natė.
Allahu xh.sh. e ka lėnė sekret kėtė natė nė mėnyrė qė njerėzit tė mundohen ta adhurojnė Zotin nė mėnyrė tė vazhdueshme e jo vetėm nė njė natė, kėtė qė po themi e vėrteton edhe hadithi i cili gjendet nė Muėxhem Et-Taberani El-Kebir i transmetuar nga Abdullah ibn Unejs i cili ka thėnė: “ O i Dėrguar i Allahut mė trego pėr natėn e cila ka gjasa tė jetė nata e kadrit, Pejgamberi a.s. tha: sikur tė mos isha frikėsuar se njerėzit do ta linin namazin pėrveē asaj nate do tė tė kisha treguar”.
Ndėrsa nė hadithin e Ebu Dherrit r.e. qėndron se: i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “sikur tė mė lejohej do tė tė kisha lajmėruar dhe pėrmendi njė fjalė se mund tė jetė nė shtatėshen e fundit” ( transmeton Ibn Huzejme).
O Zoti  i gjithėsisė na mundėso arritjen e Natės sė Kadrit ....
Marr nga: www.islamonline. net
Nga arabishtja: Vedat Shabani
Prishtinė: 28.09.2007
RAMAZANI