Hyrje
Pėrhapja e fesė islame nėpėr botė dhe veēanėrisht nė vendin tonė ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet objekt studimi mjaft i diskutueshėm, i vėshtirė. Qė tė hidhet dritė pėr kėtė ēėshtje nevojitet, nė radhė tė parė, njė bashkėveprim i shkencave historike, kulturore, shoqėrore, filozofike, pastaj gjuhėsore, arkeologjike etj. Problem tė veēantė pėr kėtė punė paraqesin rrjedhat shekullore tė ngjarjeve historike, tė cilat interpretohen nga disa studiues nė mėnyrė tendencioze pėr tė nxjerrė nė pah tė pavėrteta qė sajohen pėr tė arritur objektiva tė pacaktuara dhe kėta e bėjnė mė tė vėshtirė hulumtimin e asnjanės. Fakte tė tilla janė servirur veēanėrisht gjatė shekullit tė kaluar, duke konfonduar emocionet me tė vėrtetat historike.[1]
C ėshtė e vėrteta, kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare; kjo ka ndodhur se nė kohėt paraosmane kėto vise janė shkelur herė pas-here nga tregtarėt, forcat ushtarake apo pėrfaqėsues tė tjerė tė botės orientale-islamike. Megjithatė, fillimet e islamizmit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.[2]
Tipologjia e strukturės fetare te shqiptarėt
Periudha para perandorisė osmane:
Ashtu edhe siē na ėshtė e njohur, koha e mesjetės ėshtė e errėt pėr mungesė argumentesh nė shumė evenimente tė rėndėsishme historike. Ajo si e tillė, pėr nga faktet historike rreth pushtimit osman nė trojet shqiptare nuk na ofron tė dhėna tė bollshme. Kjo nga arsyeja sepse historia e mesjetės nė pėrgjithėsi ėshtė e pandriēuar sa duhet. Por megjithė vėshtirėsitė qė ekzistojnė nė gjetjen e dokumenteve, orientalist tė njohur argumentojnė se shumė gjuhė ne pellgun mesdhetar kanė nė glosarin e tyre shumė fjalė arabe, tė cilat gjithsesi nuk i kanė pėrhapur e nuk i kanė sjellė turqit nė Evropė, por ata janė rezultat i kontakteve mė tė hershme tė Evropės me arabėt.[3]
Kontaktet e para tė shqiptarėve me islamin dhe gjurmėt e islamizmit tė tyre dėshmohen relativisht herėt. Nė shekujt e mesjetės paraosman tokat shqiptare, pėr hir tė pozitės sė tyre gjeografike, janė frekuentuar dendur prej misionarėve tė botės islame arabo-turke qoftė pėr qėllime tregtare, qoftė pėr qėllime fetare apo ushtarake. Megjithatė, nėn dritėn e tė dhėnave historike, bėhet i padyshimtė fakti se islamizmi i popullsisė shqiptare si proces i tėrėsishėm filloi dhe u zhvillua gjatė periudhės sė sundimit osman.[4]
Gjithashtu ėshtė vėrtetuar se kulturėn arabo-islame e kemi pasur tė pranishme nė Adriatik dhe nė viset bregdetare qė nė shekullin e VIII dhe, me ndėrprerje tė shkurtra, do tė hasim herėpas-here deri nė fillim tė shekullit XI apo mė saktė nė vitin 1023, kur u ndėrmor sulmi i fundit nga Sicilia pėr nė bregun lindor tė Adriatikut. Kėto takime kanė qenė kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore fetare qė kanė zgjatur tre shekuj, por sidomos pėr rreth njė shekull e gjysmė hasim ndikime tė mėdha, veēanėrisht tė kulturės arabo-islame mbi atė ballkanike, pėr rrjedhojė edhe mbi atė iliro-shqiptare.[5]
Rrjedhimisht nuk duhet lėnė pa pėrmendur, aktivitetet ushtarake dhe lėvizjet e peēengėve nė trojet iliro-shqiptare para perandorisė osmane si faktor shumė tė mundshėm pėr pėrhapjen e islamit nė kėto troje.
Duke marr parasysh shtrirjen gjeografike tė peēengėve dhe tė iliro-shqiptarėve, mendojmė se kontaktet e ndėrsjella kanė ekzistuar dhe nė fushė tė fesė, kulturės, civilizimit, tregtisė, etj....por edhe historiani, kulturologu e etnologu i njohur boshnjak M. Haxhijahiq pohon se peēengėt ishin muslimanė, qė provohet edhe nga burimet tjera. Sipas tij, nga tė tjerėt, peēengėt janė quajtur edhe ismailit, pastaj edhe agarenė...Orientalisti serb Rade Bozhoviē nė disertacionin e tij, sikur edhe shumė studiues tė tjerė botėrorė, pohon: Peēengėt muslimanė janė bartės tė mundshėm tė kulturės arabo-islame nė Ballkan, qė tė vazhdojė e tė pohojė se: Duke marr parasysh arsimimin e tyre tė shkėlqyeshėm, qė shumė historianė e theksojnė, gjithsesi kanė qenė bartės adekuat tė kulturės dhe natyrės arabo-islame.[6]
Realisht, turqit osmanė pėr herė tė parė vijnė nė kontakt politik-ushtarak me shqiptarėt nė dhjetvjetshin e fundit tė sundimit tė sulltan Muratit I, pikėrisht mė 1385, kur Karl Topia, sundues nė njė pjesė tė Shqipėrisė etnike nė Toskėri, thėrret turqit nė ndihmė nė luftė kundėr Balshės II, i cili sundonte pjesėn veriore tė Shqipėrisė etnike Gegėrinė. Pas kėsaj ndeshjeje shumė sundimtarė shqiptarė e njohin vasalitetin e sulltan Muratit. Kėshtu u krijuan rrethanat pėr pėrhapjen e fesė islame nė viset shqiptare nė mėnyrė institucionale.[7]
Pa e zgjatur mė shumė e shoh tė udhės qė kėto argumente janė tė mjaftueshme pėr njė pasqyrim tė vėrtet tė islamit nė trojet shqiptare para perandorisė osmane.
Por, pėr kėtė periudhė, duhet tė fusim edhe disa elemente tė frymės religjioze krishtere dhe ortodokse nė kėto troje gjegjėsisht nė kėtė periudhė.
Ilirėt, qė nė kohėn e depėrtimeve dhe vendosjes nė Ballkan tė romakėve, shtriheshin nė Shqipėrinė e sotme, nė Kosovė, Serbin Jugore, nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme, ishin politeistė. Mirėpo, politeizmi filloi tė ia lėshojė vendin kristianizmit, qė me Ediktin e Milanos nė vitin 313 u bė fe institucionale, shtetėrore, sepse presionet ishin tė llojllojshme e tė rėnda. Romakėt nė Iliri depėrtuan kryesisht nga Selaniku nga ana e Jugut, nga Bregdeti Adriatik, nga Perėndimi dhe nga Akvileja nga Veriperėndimi. Nė kėtė kohė, nė trojet ilire filluan tė themelohen bashkėsitė e para kristiane.[8]
Kėshtu, para vendosjes sė sundimit osman popullsia shqiptare nė fillim ishin pagan e mė pastaj tė krishterė, tė ndarė nė dy rite (sekte, fraksione) fetare; katolik dhe ortodoks.
Sipas burimeve krishtere, pėrhapja e krishterimit, historia e tė cilit fillon me Jezu Krishtin ( Isain a.s.) nė Illyrricum (trojet ilire), tė Ballkanit, ku jetonin shqiptarėt, ka filluar qė nė shekullin e parė nė kohėn e apostujve. Ekzistencėn e krishterimit nė kėto troje e argumenton udhėtimi i Palit nė Illyrricum dhe prania e Shėn Astit si peshkop i Dyrrahiumit (Durrėsit), qė ėshtė njėri prej tre peshkopėve qė pėrmend historiani i njohur, Farlati, nė shkrimin e tij me titull Illyrricum Sacrum. Supozohet se krishterimi nė Shqipėri ėshtė pėrhapur jo nga lindja, por nga perėndimi dhe kjo nėpėrmjet qytetit Salona. Pėrveē kėsaj, sipas disave mbrohet mendimi se krishterimi nė kėto vende ėshtė pėrhapur nėpėrmjet ushtarėve romakė me origjinė shqiptare tė quajtur Praetorium, tė cilėt kanė qenė mbrojtėsit e ndėrtesave mbretėrore tė Perandorisė Romake.[9]
Po ashtu sipas burimeve krishtere, njė element tjetėr qė argumenton ekzistencėn e krishterimit nė Ballkan, gjegjėsisht nė trojet shqiptare Shqipėri qė nė shekullin e parė, janė nėnshkrimet e 13 peshkopėve, tė cilėt kanė marr pjesė nė Koncilin e Nikės... tė cilėt ishin peshkopėt e Shkupit, Stobit dhe i Korfuzit...Sipas historianit Hernack, si qendra tė krishterimit nė Shqipėri nė vitin 325 mund tė numėrohen Nikopoja, Buthratumi (Butrinti) dhe Korkyra.[10]
Kryepeshkopata ( Arkipeshvia) e Tivarit vazhdonte edhe gjatė shek. XVI-XVII tė ishte kryeqendėr e kishės katolike pėr Shqipėrinė Veriore dhe pėr Kosovėn. Dioqezat katolike nė Jug tė Shkodrės pėrfshiheshin nė Arkipeshvinė e Durrėsit ( Lezhė, Zadrimė, Krujė, Mirditė, Elbasan etj.[11]
Feja Ortodokse ishte e pėrhapur kryesisht nė viset shqiptare jugore, lindore e verilindore. Pėr sa i pėrket organizimit tė saj territorial-administrativ, nė tokat shqiptare ajo ishte e ndarė nė mitropoli, tė cilat vareshin pėrkatėsisht nga Patrikana e Ohrit dhe ajo e Pejės...Nė vitin 1767 Patrikana e Ohrit u ndalua dhe kėtej e tutje mitropolitė ortodokse vareshin drejtpėrsėdrejti nga Patrikana e Stambollit.[12] Me marrjen e autonomisė sė tyre, u lidhėn me Patrikanėn e Fanarit...Njė prej shkaqeve tė mbylljes sė Kryepeshkopatės sė Ohrit e tė Pejės dhe lidhjes sė tyre me Patrikanėn e Fanarit, ishte gjendja e ēdo pjese tė Ballkanit nėn administrimin osman dhe njohja e Patrikanės nga ana e Perandorisė Osmane si qendėr e ortodoksėve nė pėrgjithėsi.[13]
Periudha osmane:
Duke pasur parasysh vendin ku jetojmė, shqiptarėt kanė njė pozitė gjeostrategjike nė aspektin politik, social, kulturor, ideologjik dhe fetar. Edhe gjatė historisė, si edhe sot, shqiptarėve detyrimisht u kanė rėnė nė hise qė tė marrin pjesė nė zėnkat, mosmarrėveshjet, skizmat apo nė luftėrat pėr interesa nė mes tė fuqive tė ndryshme. Kjo ka ndodhur gjatė sundimit tė fuqive tė mėdha si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, shteti serb, e poashtu edhe nė periudhėn e dominimit tė ideologjisė komuniste.[14]
Rrjedhimisht, invazioni (pushtimi) i parė i turqve nė Shqipėri ka ndodhur nė vitin 1387 (789h), por pak mė vonė forcat turke nga kėtu janė tėrhequr. Shqiptarėt pėr herė tė parė e kanė pranuar sundimin e sulltanit nė vitin 1423 (827h).[15]
Sė kėndejmi janė tė pabaza disa konstatime dhe mbrojtės tė krishterimit, se islami si fe monoteiste, ėshtė pėrhapur tė shqiptarėt dhe ėshtė mishėruar tek ta si rezultat i dhunės sė ushtruar, por tė tilla pikėpamje mbesin nėn hije kur ekzistojnė fakte tė mjaftueshme rreth kėsaj historie aq shumė tė pėrfolur.
Pėr mospėrdorimin e dhunės nė pėrhapjen e fesė islame nė Ballkan nėn sundimin turk mund tė pėrmendim mendime vlerėsime tė autorėve tė ndryshėm, ndėr ta edhe tė Dr. Ciro Truhelka qė konstaton: Eshtė mendim i gabuar se islamizmi ėshtė pėrhapur me dhunė. Ekzistojnė argumente tė shumta, tė cilat e demantojnė kėtė. Unė mund tė pėrmend vetėm njė, e ai ėshtė se shekulli XIX nuk do ta gjente asnjė tė krishterė dhe asnjė kish a manastir nė Ballkan sikur islamizmi tė pėrhapej me dhunė shtetėrore.[16]
Nuk duhet harruar edhe kėtė se njė ndėr faktorėt qė kanė krijuar paragjykime tmerruese ndaj islamit, muslimanėve dhe nė veēanti ndaj perandorisė osmane nė tokat shqiptare ėshtė edhe kjo se islami ėshtė imponuar pėr arsye tė disa gjobave apo haraēit siē ėshtė i njohur pėr ata qė refuzonin tė pranonin islamin, pra sikur tė nisemi nga ky argument do tė na del njė pėrfundim se vetėm ata qė nuk kishin mundėsi i janė nėnshtruar islamit. Por paragjykime te tilla mbesin tė pabaza kur kemi argumente dhe fakte tė fuqishme lidhje me kėto paragjykime. Thomas Arnold lidhje me kėtė paragjykim na jep kėto tė dhėna:
Eshtė e mjerueshme ajo qė thonė autorėt e krishterė, se shqiptarėt me shtypje, dhunė dhe haraēe tė paligjshme janė detyruar ta ndėrronin fenė, tė cilėn gjė pėrsėrisin shpesh. Kėta autorė nuk na ofrojnė tė dhėna se ankesat e tyre a janė tė dėshmuara me fakte apo jo. Zmajeviqi i fillon shpjegimet e veta mbi konvertimin e dy mijė njerėzve me numrin e tatimit dhe tė dhėnave tė tjera, me tė cilat kanė qenė tė ngarkuar tė krishterėt, por pranon se edhe muslimanėt i kanė dhėnė tatimet e njėjta, pėrveē tatimit personal (xhizjes).[17]
Gjithashtu ekziston edhe njė ēėshtje tjetėr qė duhet vėnė nė dukje gjatė trajtimit tė kėsaj teme. Qeveria turke ka pasur njė rregull qė nė vendet e pushtuar tė qeverisin vendasit. Kėshtu e njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Shqipėri gjegjėsisht me shqiptarėt tė cilėt kanė qen ushtarė tė sulltanit, por shėrbyes tė popullit tė tyre.
Por ėshtė edhe tjetra qė pėrmendet si faktor favorizues pėr kalimin e krishterėve nė besimin e pastėr islam qė pėrmendet nga njė studiues gjerman. Peter Bartl; sė paku si rrethanė favorizuese pėr pranimin e islamit ishte edhe gjendja e mjerė qė mbretėronte brenda kishave tė krishtera nė Shqipėri. Kishte shumė pak priftėrinj qė kujdeseshin pėr besimtarėt dhe ata qė ishin, shumė shpesh ishin tmerrėsisht tė paarsimuar. Sidoqoftė peshėn mė tė madhe e kishte mungesa e priftėrinjve. Nė dioqezėn shqiptare nė veri Pulati (Pulti) nė vitin 1634 pėr 20.000 tė krishterė kishte vetėm dy priftėrinj, prej tė cilėve njėri nuk ngrihej dot nga shtrati prej moshės sė shkuar. Ipeshkvi i dioqezės Sappa, Frang Bardhi, raporton mė 1635 mbi fisin Kelmend, qė aty nuk mbahej mend tė kenė parė ndonjėherė ndonjė ipeshkėv dhe qė nuk dinin bile as kujt i thonin meshė. Nga raportet e vizitacioneve priftėrore, tė cilat qė nga shekulli XVII i dėrgoheshin rregullisht kongregatės de Propaganda Fide nė Romė, del nė pah qė shumė priftėrinj nuk dinin as shkrim e kėndim.[18]
Ndėrsa arsyes rreth depėrtimit relativisht tė shpejt tė islamit nė Shqipėri, Dr. Masar Rizvanolli e shpjegon kėshtu:
Sukseset e shpejta tė tyre nė kėtė drejtim nuk ishin rezultat i forcės sė tyre, por i rrugėve qė gjetėn dhe i metodės sė veēantė, qė krijuan me kujdes, e cila u tregua aq e suksesshme, saqė lirisht mund tė thuhet se pėrderisa osmanėt iu pėrmbajtėn taktikės sė mbrojtjes sė interesave tė disa shtresave shoqėrore vendėse, tė cilat pranuan tė xhizjen pėrderisa ata treguan tolerancė ndaj elementeve tė krishterė dhe pėrderisa nė disa raste u bėnė mbrojtės tė tyre, siē ishte rasti sidomos me qarqet e larta tė kishės ortodokse, greke serbe, pėr aq kohė ata patėn edhe suksese jo vetėm nė pushtimet e shpejta, por edhe nė stabilizimin e shpejt tė pushtetit tė tyre, nė vendet e posa pushtuara dhe nė gjetjen e pėrkrahjes nga shtresat e privilegjuara tė popujve tė pushtuar pėr pushtime tė mėtejshme.[19]
Por se ēfarė i shtyri shqiptarėt qė tė pranonin islamin, konkretisht cila ishte arsyeja qė aq masivisht shqiptarėt tė pranojnė islamin edhe kėtu do tė shėrbehemi me atė pėrgjigje qė ka dhėnė Dr. Muhamet Pirraku:
Islami ishte fe e kulturės me njė zhvillim tė plotė, ishte mė progresiv, mė liberal mė i ri, mė humanist sesa krishterimi nė pėrgjithėsi, e katolicizmi nė veēanti, qė, atėbotė, kishte rėnė nė njė krizė shoqėrore, nė njė dekadencė e imoralitet qė pasqyrohet mirė nė veprat letrare tė Dantes e tė bashkėkohėsve tė tij, nė veprat shkencore tė Galileut e tė mendimtarėve si ai, nė veprat filozofike e fetare tė ideologėve tė reformacionit nė kishėn e Perėndimit dhe nė veprat filozofike e histografike tė materialistėve frėngė. Zaten ajo dekadencė nė kishėn katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit, e me kėtė edhe fillet e integrimit tė kombėsive evropiane.[20]
Duke e pėrfunduar kėtė punim shoh tė udhės qė tė paraqes edhe mendimin e Sami Frashrit njėri ndėr rilindėsit mė tė spikatur qė ka shkruar rreth kėsaj tematike.
Pėrhapja e islamit ka edhe njė tė vėrtet tjetėr tė rėndėsishme, tė cilėn e kanė fshirė historianėt. Eshtė ky realitet i pėrhapjes sė fesė vetvetiu, pa shpatė dhe pa ushtarė. Ky realitet i fundit, nėse sėshtė mė i madh se i pari, atėherė sigurisht qė ėshtė i barabartė me tė parin.[21]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Ali M. Basha, Nėpėr gjurmėt e Islamit, pėrmbledhje studimesh, analizash, shėnimesh historiko-kritike, refleksionesh, Tiranė, 2005, fq 24-25.
[2] Op cit, Ali M. Basha, Nėpėr gjurmėt
fq 49-50.
[3] Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Prishtinė 2000, fq. 208.
[4] Ferit Duka, Momente tė kalimit nė islam tė popullsisė shqiptare nė shek, XV-XVII, Feja kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, fq.119.
[5] Ali Musa Basha Aspekete tė pėrhapjes sė islamit nė vendin tone, Takvim calendar 2000, Prishtinė, 2000, fq. 84.
[6] Nexhat Ibrahimi, Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Prishtinė, 2003, fq. 72-75.
[7] Mr. Qemajl Morina, E vėrteta dhe paragjykimet pėr islamin nė botė dhe ndėr shqiptarėt, Feja kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, fq. 31.
[8] Nexhat Ibrahimi, Kontaktet e para tė islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, Shkup, 1997, fq. 9.
[9] Mr. Qani Nesimi, Themelimi i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ( KOASH) dhe Kisha Ortodokse Greke, Takvim Kalendar, Prishtinė, 2004, fq. 279-280.
[10] Op cit. Mr. Qani Nesimi, Themelimi i kishės ortodokse
fq. 280-281.
[11] Historia e popullit shqiptar, pėr shkollat e mesme, Grup autorėsh, Prishtinė, 2003, botimi i pestė fq. 116.
[12] Op cit. Historia e popullit shqiptar,
..fq. 117.
[13] Op cit. Mr. Qani Nesimi, Themelimi i kishės ortodokse
fq. 282-283.
[14] Mr. Qani Nesimi, Ortodoksizmi te shqiptarėt ( historia e religjioneve), Tetovė, 2005, fq. 227.
[15] Thomas E. Arnold, Historia e pėrhapjes sė islamit, Prishtinė, 2004 fq. 169.
[16] Mr. Qemajl Morina, E vėrteta dhe paragjykimet pėr islamin nė botė dhe ndėr shqiptarėt, Feja kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, fq. 34.
[17] Thomas E. Arnold, Historia e pėrhapjes sė islamit, Prishtinė, 2004 fq. 179-180.
[18] Peter Bartl, Shqipėria nga mesjeta deri sot, Prizren, 1999. fq. 53-54.
[19] Dr. Masar Rizvanolli, Shkaqet e pranimit tė popullsisė sė krishtere nė klasėn e spahinjve. Feja kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, fq. 127.
[20] Dr Muhamet Pirraku, Roli i islamit nė integrimin e shqipėrisė etnike dhe tė kombit shqiptar, Feja kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, fq 46.
[21] Sami Frashėri, Pėrpjekja e heronjve nė pėrhapjen e Islamit, Shkup, 2003, fq. 26.