UNIVERSITETI  I  PRISHTINĖS

 

FAKULTETI  JURIDIK -MASTER

 

DREJTIMI CIVIL

 

PRISHTINĖ

 

 

 

Punim seminarik

 

 

LĖNDA: E DREJTA FAMILJARE

 

TEMA:  VĖSHTRIM RRETH SHKURORĖZIMIT NĖ TĖ   DREJTĖN ISLAME DHE LAIKE

 

 

 

 

 

 

MENTORI:                                                               KANDIDATI:

Dr.Sc. Abdulla ALIU                                                 Vedat SHABANI

 

 

                                                

                                                          Prishtinė, Qershor 2007

 

 

 

HYRJE

 

 

Nė kėtė punim seminarik kam shtjelluar temėn mbi shkurorėzimin sipas tė drejtės islame dhe tė drejtės laike. Mirėpo, fokusimi im ka qenė mė shumė nė tė drejtės islame.

E drejta islame radhitet nė anėn e legjislacioneve tė cilat e lejojnė shkurorėzimin, mirėpo patjetėr duhet tė ketė shkak dhe arsye tė fuqishme pėr njė veprim tė tillė.

E drejta islame ka njė qėndrim mesatar sa i pėrket ēėshtjes sė shkurorėzimit. Nuk e ka ndaluar atė rreptėsisht sepse njė gjė e tillė do tė ishte nė kundėrshtim me natyrėn njerėzore dhe me vet procedurėn e martesės, por gjithashtu nuk ėshtė edhe krejtėsisht liberale ndaj ēėshtjes sė shkurorėzimit, kėtė e vėrtetojmė me fjalėt e profetit Muhamed a.s. i cili thotė: “ Hallalli mė i rrejtur te Zoti ėshtė shkurorėzimi ( talaku)”. Pra, me kėtė kuptojmė se e drejta islame ka njė qėndrim mesatar sa i pėrket ēėshtjes sė shkurorėzimit.

Dhe nė fund shpresoj qė ky punim sa do pak tė shėrbej pėr ta kuptuar sa mė mirė dhe mė drejtė ēėshtjen e shkurorėzimit nė tė drejtėn islame.   

 

I. SHKURORĖZIMI

 

I. 1. Nocioni i shkurorėzimit sipas tė drejtės islame dhe tė drejtės laike

Me shprehjen shkurorėzim ( Et-Telak) nė tė drejtėn islame nėnkuptojmė prishjen e kontratės sė martesės pėrmes aktit konkret apo nėnkuptues.[1]

Ndėrsa nė tė drejtėn laike me termin shkurorėzim nėnkuptojmė zgjidhjen e njė martese tė vlefshme qė dallon thellėsisht nga anulimi i martesės, sepse anulimi i martesės ėshtė zgjidhje e njė martese tė pavlefshme, ndėrsa shkurorėzimi ėshtė zgjidhje e njė martese tė vlefshme.[2]

 

            I. 2. E drejta islame dhe shkurorėzim

Islami ka marrė njė qėndrim mesatar nė mes ndalimit kategorik dhe libera­lizimit tė pakualifikuar tė shkurorėzimit. Ai as qė e caktoi kėtė praktikė e as qė e injoroi realitetin dhe paraqitjen e saj. Njė ndalesė e plotė me siguri do tė mbetej si "ideal" apo thjesht si gjendje shpirtėrore, por vėshtirė si njė shembull pėr sjellje aktuale, pėr shkak se vetėkontrolli absolut nuk ėshtė gjithmonė i arritshėm. Nė atė rast, njė ndalesė e tillė do tė ishte e papajtueshme me ideologjinė islame, e cila, sa i pėrket parimit, pėrcakton vetėm atė qė ėshtė e arritshme nė mėnyrė njerėzore. Nga ana tjetėr, ēfarėdo liberalizimi i parregulluar i shkurorėzimit, ėshtė shoqėro­risht i papėrfytyrueshėm dhe me siguri do tė rezultonte me kaos, rrezik dhe veēori, qė janė sa shkatėrrimtare aq edhe tė padu­rueshme. Nė vend tė kėrkimit tė sė pamundshmes apo tė padu­rueshmes, Islami mori njė qėndrim qė nga disa studiues ėshtė karakterizuar nė mėnyra tė ndryshme, si "i dobėt" dhe i ēlirė, "i vrazhdė" dhe i palėkundshėm, apo si i pėrmbajtur dhe i pėrsosur, nga tė tjerėt.

Shkurorėzimi apo dorėheqja nė Islam ėshtė i shpėrndarė pėrgjatė njė vazhdimėsie, qė i rrethon tė gjitha kate­goritė fetaro-ligjore duke filluar nga njėri ekstrem i urdhėrimit deri te tjetri i ndalimit. P.sh., shkurorėzimi ėshtė i domosdoshėm aty ku nuk ekziston mėnyrė e pėrfytyrueshme pėr pajtim ose shpresė pėr paqe ndėrmjet palėve. Ai ėshtė mjaft i kėshillueshėm apo madje edhe i obligueshėm po qe se gruaja ėshtė jobesnike apo mospėrfillėse apo e pavėmendshme ndaj detyrave tė saj fetare. Shkurorėzimi ėshtė ligjėrisht dhe fetarisht i ndaluar gjatė periudhės mujore tė gruas dhe gjithashtu gjatė kohės kur ėshtė kryer njė marrėdhėnie. Ėshtė mjaft e padėshirueshme apo madje edhe e ndaluar qė shkurorėzimi tė bėhet nė rastin kur nuk ka ndonjė ar­sye tė mirė pėr tė, pėr shkak se ai do tė ishte i dėmshėm, ndėrsa muslimanėve feja e tyre ua ndalon qė t'i shkaktojnė dėm ose ta lėndojnė njėri-tjetrin. Sė fundi, shkurorėzimi ėshtė i lejueshėm kur pėr tė ka baza tė shėndosha, siē ėshtė mospėrfillja e pėrsėritur apo dėshtimi nė pėrmbushjen e qėllimeve tė martesės. Madje edhe atėherė, nga Pejgamberi (s.a.v.s.) ėshtė emėruar si gjėja mė e urryer te Zoti (xh.sh.), nga tė gjitha gjėrat e lejuara.[3]

 

I. 3. Shkaqet apo arsyet e shkurorėzimit

I. 3. 1. Shkaqet e shkurorėzimit sipas tė drejtės islame

Ekzistojnė me siguri po aq arsye pėr shkėputjen e martesės aq sa edhe ato pėr kontraktimin e saj. Kėto arsye janė tė shumta dhe tė llojllojshme.[4] Nėse mes ēiftit bashkėshortor nuk dominon harmonia, rehatia, dashuria dhe mėshira mes bashkėshortėve, Allahu xh.sh. e lejoi shkurorėzimin si rrugėdalje mė tė shėndoshė. Kjo bėhet me qėllim qė partnerėt mos kalojnė jetė tė zymtė e me probleme tė pėrhershme. Islami nė asnjė ēast nuk mund tė pajtohet me gjendjen e palakueshme tė tė dy partnerėve. Islami i ka nė konsideratė pėrēarjet, mospajtimet dhe gabimet qė mund tė lindin mes ēiftit bashkėshortor, ndaj edhe e lejoi shkurorėzimin. Pikėrisht nga kjo reflektohet ajo urti e jurisprudencės islame qė i pėrshtatet kėrkesave dhe nevojave njerėzore. I pėrgjigjet tė gjitha shtresave, llojeve dhe traditave tė njerėzve. Sikur tė ishte i ndaluar shkurorėzimi atėherė akcila palė do t’iu nėnshtrohej problemeve e vuajtjeve tė pėrhershme. Respektivisht, nė kėso rastesh mė sė shumti do tė dėmtohej femra.

Pra, islami pėr ēiftin bashkėshortor e lejoi ndarjen mes vete atėherė kur mes tyre konstatohet se, nė mungesė tė dashurisė sė sinqertė dhe prehjes shpirtėrore nuk mund tė arrihet qėllimi final. Nė kėtė rast me vetėdėshirė vie deri te shkurorėzimi bashkėshortor duke mos pasur nevojė qė pėr kėtė ndarje tė ndėrhyj  e as tė intervenojė gjykatėsi*. Vėrtet martesa sipas principeve islame konsiderohet dhe porositet tė jetė e pėrhershme, porse nė tė njėjtėn kohė kėto principe nė asnjė mėnyrė martesėn nuk e parashohin si njė burg, si njė labirinth prej nga mund tė dilet vetėm i vrarė apo i vdekur.[5]

 

I. 3. 2. Shkaqet e shkurorėzimit sipas tė drejtės laike

Shkurorėzimi mund tė bėhet pėr shkaqe tė parapara me ligj. Legjislacioni ynė, pėrkatėsisht LFK, e ka pėrvetėsuar sistemin e pėrzier nė tė cilin parashihen shkaqet e pėrgjithshme dhe shkaqet e veēanta pėr tė kėrkuar shkurorėzim, pra shkaqet e shkurorėzimit nė tė drejtėn laike janė shkaqet e pėrgjithshme dhe te veēanta.

 

I. 3. 2. 1. Shkaqet e pėrgjithshme tė shkurorėzimit

Nė nenin 69, par 1. tė LFK, thuhet: bashkėshortėt mund tė kėrkojnė shkurorėzim kur marrėdhėniet martesore janė ērregulluar seriozisht dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Nė kėtė rast ligjvėnėsi nuk i ka pėrcaktuar shkaqet konkrete, por pėr shkaqe objektive kur marrėdhėniet bashkėshortore janė tronditur mund tė kėrkohet shkurorėzimi. Si shkaqe qė sjellin ērregullimin serioz tė marrėdhėnieve bashkėshortore mund tė jenė: xhelozia, mospėrputhja e karaktereve, grindjet e vazhdueshme, etj.

 

I. 3. 2. 2. Shkaqet e veēanta tė shkurorėzimit

Ndryshe nga shkaqet e pėrgjithshme shkaqet e veēanta janė caktuar nė legjislacion. Sipas nenit 69, par 2, tė LFK, shkaqe tė shkurorėzimit nė mes tjerash janė: a) jeta e padurueshme e bashkėshortėve, b) shkelja e besnikėrisė bashkėshortore, c) veprat penale kundėr jetės sė bashkėshortit, ē) keqtrajtimi serioz, d) lėnia qėllim keqe dhe e paarsyeshme, dh) sėmundjet psikike tė pashėrueshme dhe paaftėsia pėr tė vepruar, e) ndėrprerja e paarsyeshme e jetės faktike pėr mė shumė se njė vit dhe f) shkurorėzimi me marrėveshje.[6]   

 

I. 4. Llojet e shkurorėzimit sipas tė drejtės islame

Dijetarėt shkurorėzimin e kanė ndarė nė dy lloje: shkurorėzimi me tė drejt kthimi ( Talak rexh’ij) dhe shkurorėzim pėrfundimtar ( Talak Bain). Shkurorėzimi pėrfundimtar ndahet nė dy kategori: ndarje e vogėl ( bain bejnune sugra)  dhe ndarje e madhe ( bain bejnune kubra).[7]

 

I. 4. 1. Shkurorėzimi me tė drejtė kthimi ( Talaku rexh’ij)

Shkurorėzimi me tė drejtė kthimi ( talak rexh’ij) ėshtė shkurorėzimi i cili nuk mėnjanon dispozitat e bashkėshortėsisė e as qė pezullon tė drejtėn e bashkėshortit. Bashkėshortėsia akoma vazhdon tė mbetet pėrderisa gruaja ( e shkurorėzuar) ėshtė nė ditėt e iddetit*( ditėt e pritjes), andaj burri duhet ta rikthejė brenda kėsaj periudhe. Nėse nuk e rikthen brenda periudhės sė iddetit, atėherė ajo nė kėtė rast ndahet, me ē’rast ky nuk posedon tė drejtė rikthimi pos me pėlqimin paraprak tė gruas dhe ngritjes sė njė kontrate tė re juridike.

Ky lloj shkurorėzimi mund tė bėhet me fjalė qė pėrmbajnė domethėnie tė qartė pėr shkurorėzimin si p.sh. “ ti je e shkurorėzuar”, apo “ tė kam shkurorėzuar”.[8]

 

I. 4. 2. Shkurorėzimi pėrfundimtar ( talaku bain)

Pra, siē thamė edhe mė herėt se shkurorėzimi pėrfundimtarė ndahet nė dy kategori: ndarje e vogėl ( bain bejnune sugra)  dhe ndarje e madhe ( bain bejnune kubra).

 

I. 4. 2. 1. Shkurorėzimi apo ndarja e vogėl ( bain bejnune sugra)

Nėse gruas pas shkurorėzimit me tė drejt kthimi ( talak rexh’ij) i kalon kohė pritja ( iddeti ) ndėrsa burri nuk e rikthen nė jetėn bashkėshortore, apo e lėshon sėrish pas rikthimit tė parė, atėherė ky shkurorėzim shndėrrohet nė bain bejnune sugra, qė do tė thotė se, burri mė nuk e posedon tė drejtėn e rikthimit pa kontratė tė re. Para pėrsėritjes sė kontrates sė re ėshtė i ndaluar takimi dhe qėndrimi i tyre nė vetmi.

 

I. 4. 2. 2. Shkurorėzimi apo ndarja e madhe ( bain bejnune kubra )

Nėse burri nuk e rikthen gruan pas lėshimit bain bejnune sugra ndėrsa kalon periudha e iddetit, apo, e rikthen dy herė dhe sėrish e lėshon, ose, nėse nė njė kuvend burri e pėrsėrit tri herė shprehjen “e lėshuar”, qoftė edhe me ndonjė shenjė qė i jep kuptimėsi treshit, si pėrshembull, tri herė rresht ia pėrsėritė se ėshtė e lėshuar, apo, duke i thėnė se ėshtė e lėshuar njėkohėsisht ngritė edhe tre gishtat e dorės, atėherė ky shkurorėzim konsiderohet bain bejnune kubra.[9]

Ky lloj shkurorėzimi nuk lejon mė rikthim, madje, as me kontratė tė re. Nė kėtė rast rikthimi mund tė vie nė shprehje vetėm pasi gruaja e lėshuar pėr tė tretėn herė martohet dhe vė kurorė tė shėndoshė me ndonjė tjetėr me tė cilin ka marrėdhėnie tė plota seksuale dhe, nėse edhe prej kėtij burri lėshohet, pra, vetėm atėherė pas kalimit tė periudhės sė iddetit burri i mėparshėm mund ta rikthejė gruan edhe atė, nėse vetė ajo shpreh  dėshirė pėr t’u rikthyer. Kėtė e mbėshtesin nė citatin kur’anor ku Allahu xh.sh. nė lidhje me kėtė thotė: “E nė qoftė se ai (burri) e lėshon atė (pėr herė tė tretė), pas atij (lėshimi) nuk lejohet mė derisa tė martohet ajo pėr njė burrė tjetėr. E nėse ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė pėr ata dy, po qe se mendojnė se do t’i zbatojnė dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesė tė rikthehen (nė bashkėshortėsi). Kėto janė dispozita tė All-llahut qė ia sqaron njė populli qė kupton.” [10]

 

I. 5. Mėnyrat e shkurorėzimit

I. 5. 1. Mėnyrat e shkurorėzimit sipas tė drejtės islame

Shkurorėzimi mund tė shprehet pėrmes dy mėnyrave apo formave: a) pėrmes shprehjes qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e sinjalizon ndarjen e plotė, dhe b) pėrmes shprehjes nė mėnyrė alegorike apo tė tėrthortė.

 

I. 5. 1. 1. Mėnyra e drejpėrdrejtė e shkurorėzimit

Nėse nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė shprehet ndarja apo lėshimi, nė kėtė rast fuqizohet shkurorėzimi edhe pse ajo bėhet ne fakt, pa qėllim. Pra, nėse burri i thotė gruas “ je e shkurorėzuar” edhe pse me kėtė rast nuk ekziston qėllimi i shkurorėzimit, me kėtė shkurorėzimi bėhet i plotėfuqishėm. Nė kėtė rast, nėse kjo lėndė shqyrtohet nė gjyq, pėrkundėr pėrpjekjeve tė burrit pėr tė sqaruar se nuk e ka pasur pėr qėllim shkurorėzimin, kėtė gjykatėsi nuk do ta pranoj porse do t’i ndajė qė tė dy, natyrisht nėse arrinė gruaja t’i vėrtetojė fjalėt me tė cilat ėshtė shprehur shkurorėzimi nga ana e burrit tė saj.

 

I. 5. 1. 2. Mėnyra e tėrthortė e shkurorėzimit

Nga ana tjetėr, deri te shkurorėzimi i plotė mund tė arrihet edhe nėse ai shprehet nė mėnyrė alegorike, apo tė tėrthortė. Ta zėmė, shprehja “shko te familja jote”, edhe pse nė shikim tė parė me kėtė nėnkuptohet diē tjetėr, po qe se shprehet me nervozizėm apo me arrogancė, nė esencė kjo lė tė nėnkuptosh qėllimin pėr shkurorėzim[11]. Pra tek ky lloj i shkurorėzimit shikohet edhe qėllimi i njeriut.

 

I. 5. 2. Mėnyrat e shkurorėzimit sipas tė drejtės laike

I. 5. 2. 1. Shkurorėzimi me marrėveshje

Procedura e shkurorėzimit iniciohet me padi ose me propozimin e pėrbashkėt tė bashkėshortėve pėr shkurorėzim me marrėveshje. Ligjvėnėsi e ka paraparė mundėsinė qė shkurorėzimi tė bėhet me marrėveshjen e bashkėshortėve. Megjithatė, shkurorėzimi me marrėveshje ēdo herė bėhet para gjykatės kompetente. Kėshtu shkurorėzimi bėhet me vendim tė gjykatės nė bazė tė marrėveshjes sė bashkėshortėve. Kėtė e ka pėrcaktuar edhe LFK, nė nenin 68, par 1, sipas tė cilit, martesa mund tė zgjidhet me shkurorėzim vetėm nė bazė tė vendimit tė gjykatės.

 

I. 5. 2. 2. Shkurorėzimi me padi

Shkurorėzimi me padi, gjithherė ekziston kur njėri bashkėshortė e ka paraqitur padinė kundėr dėshirės sė bashkėshortit tjetėr. Padia paraqitet nė rastet kur nuk ekziston pajtimi i bashkėshortėve pėr shkurorėzim. Padia pėr shkurorėzim i paraqitet gjykatės kompetente ( LFK, neni 68). Sikur te shkurorėzimi me marrėveshje edhe tė shkurorėzimi me padi, shkurorėzimi bėhet vetėm me vendim tė gjykatės.[12]

 

 

I. 6. Elementet vepruese tė shkurorėzimit sipas tė drejtės islame

Ėshtė me siguri njė keqkuptim serioz tė thuhet se ushtrimi i shkurorėzimit ėshtė e drejtė vetėm e burrit, siē e nėnkuptojnė kėtė disa perėndimorė e sidomos feministėt muslimanė. Po ashtu, ėshtė njė keqkuptim tė konsiderohet, siē do tė kishin dėshiruar tė thonė disa dijetarė muslimanė, se edhe burrat edhe gratė kanė nė ēdo aspekt tė "drejta" tė barabarta pėr shkurorėzim. Ajo qė duket se u ėshtė njėsoj e dhuruar atyre ėshtė e drejta pėr tė kėrkuar dhe pėr tė fituar shkėputjen e njė martese tė pasukses­shme. Thėnė me siguri, mekanizmat apo kanalet ndryshojnė nė lloj dhe nė qasje nga rasti nė rast. Disa kanale janė tė hapur vetėm pėr burrin; tė tjerėt vetėm pėr gruan, pa ose me intervenim juridik; ndėrsa disa tė tjerė pėr tė dy, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo pėrmes procesit gjyqėsor, me ose pa pėlqimin e partnerėve.[13]

 

I. 6. 1. Tė drejtat e burrit pėr shkurorėzim

Ėshtė e drejtė apo jo e drejtė, natyra e mashkullit ėshtė e tillė, qė ai i vardiset (i sillet rrotull) femrės. Nė terma tė marrėdhėnieve njerėzore, burri zakonisht e fillon martesėn duke e propozuar gruan. Nė Islam, ai mė tutje cakton njė prikė (mehri) pėr tė, e mirėmban atė, dhe merr pėrsipėr pėrkujdesjen rreth familjes. Me njohjen e kėtyre faktorėve, atij nė disa raste i lejohet qė tė fillojė ose tė shpallė shkėputjen e lidhjes bashkėshortore. Mirėpo, ai ėshtė i urdhėruar qė kėtė ta bėjė me maturi, mirėsjellje dhe drejtėsi. Duke marrė parasysh kėto fakte: 1) urrejtjen e pėrgjithshme ndaj shkurorėzimit nė Islam, 2) pėrshkrimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) se bashkėshortja e mirė ėshtė lumturia mė e madhe nė jetė, 3) inves­timin e burrit nė martesė, dhe 4) shtimin e pėrqindjes sė shkurorėzimeve, pjesėrisht, si rezultat i tė drejtės sė grave pėr shkurorėzim nė kohėt moderne; ka pak tė ngjarė se njė burrė rėndom do tė kishte kėrkuar tė ndahet nga e shoqja e tij pėr shkaqe tė parėndėsishme. Nė ēfarėdo rasti, e drejta e muslimanit nė kėtė drejtim nuk ėshtė absolute, e as qė guxon ai ta shpėrdorė atė.

 

 

 

 

           

I. 6. 2. E drejta e gruas pėr shkurorėzim dhe shkėputje tė martesės

Meqė martesa, sipas Kur'anit, ėshtė pėrshkruar si njė shoqėrim i paqes dhe i mėshirės dhe, meqė ēdo e drejtė korrespondon me njė obligim; gruaja njėsoj si edhe burri, ka tė drejtė qė pavarėsisht tė fillojė dhe nė tė vėrtetė ta shkėpusė lidhjen bashkėshortore. Nė disa raste ajo mund ta bėjė kėtė pa lejen e gjyqit apo pėlqimin e burrit tė saj. Kėto raste janė: 1) ajo qė zakonisht quhet "shkurorėzim i deleguar", nė tė cilin burri nė kontratėn martesore pajtohet qė nė mėnyrė tė parevokueshme, t'ia transferojė gruas tė drejtėn e tij pėr shkurorėzim, e kėshtu ta fuqizojė atė qė ta lirojė veten nga lidhja martesore, nėse dėshiron dhe kur tė dėshirojė ajo; dhe 2) ajo qė gjithashtu quhet shkurorėzim "i pezulluar" apo "i kushtėzuar", nė tė cilin burri, nė kohėn e kontraktimit tė martesės, kushtėzon se po qe se ai bėn diēka tė kundėrt me dėshirėn e gruas sė tij, ajo do tė jetė e lirė tė shkurorėzohet nga ai. Pėlqimi i burrit pėr kėrkesėn e saj ėshtė i papėrfillshėm, po qe se ajo ka arsye tė vlefshme pėr shkurorėzim. Nė kėtė rast bėhet detyrė e autoriteteve tė caktuara qė asaj t'ia mundėsojnė fitimin e lirisė nga lidhja martesore.

 

I. 6. 3. Shkurorėzimi apo shkėputja e martesės pėrmes pėlqimit tė ndėrsjellė

            Kėtu edhe burri edhe gruaja personalisht pajtohen qė nė mėnyrė paqėsore ta shkėpusin lidhjen bashkėshortore. Kjo mund tė marrė njėrėn nga dy format legjitime: a) hul’i (vetėshpengimi ose privimi), qė iniciohet nga gruaja, por mundėsisht, po ashtu me pajtim tė burrit, dhe b) mubareah, njė marrėveshje e ndėrsjellė bilaterale (dyanshme) pėr pėrfundimin e martesės dhe pėr ta liruar njėri-tjetrin nga lidhja bashkėshortore. Gjyqi do t'i imponojė kushtet e tyre dhe do tė intervenojė vetėm atėherė, po qe se ka kushtėzime tė paligj­shme.

 

            I. 6. 4. Shkurorėzimi apo shkėputja e martesės pėrmes procesit gjyqėsor

Nė kėtė kategori bėn pjesė shkėputja e martesės pėrmes vendimit tė ndonjė trupi gjyqėsor, me ose pa pėlqimin e palėve. Me kėtė rast, pėrfundimi i marrėdhėnies bashkėshortore nuk ėshtė njė brengė private e tė fajėsuarve kryesorė, por, ajo i tėrheq pas vete edhe autoritetet juridike dhe ato ekzekutive. Kjo situatė sigurohet kryesisht nė kėto raste: a) me lianin*, dėshmimin e dyfishtė apo mallkimin e ndėrsjellė, dhe b) me anulimin, nė tė cilin kontrata martesore ėshtė konstatuar si e pavlefshme apo jokomplete dhe se duhet anuluar.[14]

 

            I. 7. Pasojat e shkurorėzimit sipas tė drejtėn islame

Llojet e ndryshme tė shkurorėzimit dhe tė shkėputjes sė martesės prodhojnė pasoja tė ndryshme. Nė kėtė pjesė do tė mundohemi t’i paraqesim pasojat e pėrgjithshme tė shkurorėzimit, duke i lėnė anash format specifike.

 

I. 7. 1. Keqardhja-ngazėllimi

            Si reagim i parė i palėve ndaj shkurorėzimit ėshtė paraqitja e ndjenjės sė keqardhjes ose e ngazėllimit, apo ndoshta edhe njė kombinim i tė dyjave. Po qe se keqardhja paraqitet nė masė tė tillė saqė i bėn palėt tė inkurajohen, atėherė u jepet mundėsia qė t'i pėrmirėsojnė gabimet e tyre, ta shlyejnė fajin, dhe ta shfuqizojnė veprimin e tyre. Po qe se reagimi ėshtė ngazėllim, ai ėshtė i pėr­mbajtur me obligimet e pazgjidhura dhe brengosjen pėr pėrshtat­jen e ardhshme. Ēfarėdo qė tė jetė ndjenja e palėve, shpallja e shkurorėzimit nuk nėnkupton patjetėr edhe shkėputjen e me­njėhershme tė lidhjes martesore. Aq mė pak kjo nuk lė tė nėnkup­tohet panjerėzishmėria, fyerja apo hidhėrimi ndaj njėri-tjetrit. Ekzistojnė disa mekanizma pėr ta revokuar shpalljen dhe disa mėnyra pėr ta rifilluar marrėdhėnien bashkėshortore, madje, edhe pas njė shkurorėzimi tė parevokueshėm.

 

            I. 7. 2. Iddeti apo periudha e pritjes

            Njė pasojė e drejtpėrdrejtė e shkurorėzimit apo shkėputjes sė martesės ėshtė fillimi i periudhės sė pritjes apo kohės provuese. Kjo zakonisht zgjatė tre muaj, pėr tė lejuar tre kurse mujore. Po qe se paraqitet shtatzėnėsia, periudha zgjatė aq sa zgjatė edhe shtatzėnėsia. Shpjegim tipik i kėtij rregulli ėshtė se kėrkohet tė vėrtetohet se a ka mbetur gruaja me barrė. Po qe se nuk ka kurrfarė gjėje tė kėtillė, ajo, me mbarimin e kėsaj periudhe, bėhet e pėrshtatshme pėr rimartesė. Mirėpo, po qe se paraqitet barra, ajo duhet tė presė deri nė lindjen e fėmijės, nė mėnyrė qė tė sigurohen legjitimiteti dhe identiteti i fėmijės. Periudha e pritjes ėshtė njė kohė e provės, e rishqyrtimit dhe e kalimit. Ndoshta njė peri­udhė mė e gjatė do tė ishte torturuese, ndėrsa mė e shkurta shumė nxitėse. Nė ēdo rast, ajo i lejon personit lirim gradual nga lidhja martesore dhe njė kalim relativisht tė rehatshėm nga njėri status nė njė tjetėr tė ri, pa shumė vrazhdėsi. Pra, periudha e prit­jes mund tė konsiderohet si njė masė plotėsuese preventive dhe si pikėkontroll i fundit.

 

            I. 7. 3. Mirėmbajtja nė periudhėn e pritjes

            Fakti se periudha e pritjes ėshtė sė paku njė zgjerim i pjesėrishėm i lidhjes bashkėshortore, me siguri, ajo ėshtė njė nga rregullat e mirėmbajtjes gjatė asaj periudhe. Gruaja, shkurorėzimi i sė cilės ėshtė inicuar dhe shpallur nga burri, ka tė drejtė tė plotė pėr mirėmbajtje tė tėrėsishme pėrderisa ėshtė nė periudhėn e pritjes. Ajo ka tė drejtė tė vazhdojė tė banojė nė tė njėjtin vend si edhe para shkurorėzimit, ose tė furnizohet me pajisje relativisht konfore pėr vendbanim. Ajo nuk duhet tė pėrjashtohet nga shtėpia e vet, e as qė duhet tė dalė nga aty, pos nėse nuk ka kryer ndonjė kundėr­vajtje tė qartė turpėruese. Bashkė me kėtė tė drejtė, burri, dorėheqės, ėshtė plotėsisht pėrgjegjės pėr ushqimin e saj, veshmbathjen dhe, po qe se ėshtė e nevojshme, pėr shėrbimin, njėsoj sikur martesa tė ishte plotėsisht e paprekur, gjatė sė cilės kohė ajo me siguri do tė ishte pėrshtatur ndaj ndėrrimeve tė reja nė jetėn e saj

 

            I. 7. 4. Kujdestaria ndaj fėmijėve

            Fėmijėt e vegjėl mbeten nėn kujdestarinė e nėnės sė tyre tė shkurorėzuar, pos, nėse ajo nuk ėshtė e aftė. Shkurorėzimi si i tillė nuk e diskualifikon apo prek tė drejtėn e saj tė kujdestarisė. Derisa ajo i ushqen fėmijėt e vegjėl dhe kujdeset pėr tė tjerėt, ėshtė pėrgjegjėsi e babait qė tė bartė tė gjitha shpenzimet e kėtij kujdesi dhe nė mėnyrė tė drejtė ta shpėrblejė nėnėn pėr kėtė gjė. Si plotėsim, vetėm ai ėshtė pėrgjegjės pėr strehimin, veshmbathjen dhe ushqimin e tyre, madje edhe po qe se ata janė nėn kuj­destarinė e nėnės apo nė shtėpinė e saj. Derisa kjo gjė mund tė jetė njė burim i mundshėm i tensionit dhe i padisė, po ashtu mund tė jetė njė masė pėr pajtim dhe harmoni.

 

            I. 7. 5. Caktimi i mehrit

            Po qe se shkurorėzimi zė vend pas pėrmbushjes sė martesės, gruaja e shkurorėzuar duhet ta pranojė mehrin e saj tė plotė, ose ndonjė pjesė tė caktuar tė tij. Pėrveē kėsaj tė drejte tė patjetėr­sueshme tė gruas, ėshtė mjaft e kėshillueshme qė ajo tė trajtohet nga dorėheqėsi (burri) nė mėnyrė sa mė bujare dhe sa mė tė sjell­shme. E tėrė ēėshtja e vendosjes pas shkurorėzimit ėshtė pėrshkruar me terma tė zemėrgjerėsisė, devotshmėrisė, mirėsjell­jes, mėshirės dhe tė vullnetit tė mirė. Parimet e kėtilla, kur tė pėrmbushen, qartė i tejkalojnė formalitetet ligjore dhe shkurorėzimit i japin njė ngjyrė morale. Ndoshta asgjė tjetėr nuk mund ta ilustrojė kėtė mė mirė se Kur'ani,[15] ku thotė: “Nuk ėshtė mėkat pėr ju nėse i lėshoni gratė pa pasur kontakt (martesė) me to dhe para se t’u caktoni atyre ndonjė caktim (kurorė-nikah), po pajisni ato (me ndonjė pajisje), pasaniku sipas mundėsisė sė tij dhe i varfėri sipas mundėsisė sė tij. Njė pajisje e zakonshme ėshtė obligim pėr bėmirėsit.”[16] dhe citati tjetėr: “Pėr tė devotshmit ėshtė obligim qė edhe pėr gratė e lėshuara tė bėjnė njė furnizim tė zakonshėm.”[17]

 

 

 

 

 

Pėrfundimi

 

Pėr ta pėrfunduar kėtė punim seminarik, duhet mbajtur mend disa aspekte thelbėsore tė kėtij problemi.

E para, shkurorėzimi nė Islam ėshtė relativisht i lehtė dhe formalisht i thjeshtė, ndėrsa e tillė ėshtė edhe revokueshmėria e tij. Mirėpo, a ėshtė kjo thjeshtėsi formale edhe moralisht e thjeshtė, dhe se a ėshtė kjo njė "virtyt" apo njė ves, ėshtė njė ēėshtje krejtėsisht tjetėr.

E dyta, ekzistojnė mekanizma dhe baza tė ndryshme pėr shkėputjen e martesės, mirėpo, ekzistoj­nė po ashtu edhe alternativa tė ndryshme pėr ta shpenguar atė.

E treta, Kur'ani dhe thėniet e Pejgamberit (s.a.v.s.) e paraqesin problemin e shkurorėzimit nė njė kontekst tejet moral. Ēfarėdo tentimi pėr ta analizuar shkurorėzimin nė Is­lam jashtė kėtij konteksti, apo pėr t'i ndarė ligjshmėritė nga bazat e tyre morale, do tė ishte tejet e papėrshtatshme.

 



[1] . E drejta familjare nė Islam, grup autorėsh, Shkup 1996, fq. 299

[2] . E drejta familjare, Dr.sc. Abdullah Aliu  Mr.sc. Haxhi Gashi, Prishtinė, 2007. fq. 158

[3] . Struktura familjare nė Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 227

[4] . Struktura familjare nė Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq  224

*. Sepse feja islame shoshitjen e sekreteve nuk e la nė dorė tė gjykatėsit, siē ndodhė nė shumė shtete tė botės. Veproi kėshtu pėr shumė shkaqe, e mbi tė gjitha, edhe pėr mosshpalosjen e sekreteve shtėpiake nė prezencė tė gjykatėsit. 

 

[5] . E drejta familjare nė Islam, grup autorėsh, Shkup 1996, fq. 303.

[6] . Po aty.

[7] . Elementet themelore tė jetės bashkėshortore, Muhamed Ahmed Ken’an, Gostivar, 2005. fq. 272

*. Pasi tė kryhet procesi i ndarjes, ekziston njė periudhė e pritjes apo periudhė provuese qė normalisht zgjatė 3 muaj gjatė sė cilės gruan e ndarė ende e mbanė dhe e pėrkrahė ish-burri i saj. Ajo nuk ka tė drejtė tė martohet edhe njė herė para se tė kalojė kjo periudhė.

[8] . Elementet themelore tė jetės bashkėshortore, Muhamed Ahmed Ken’an, Gostivar, 2005. fq. 272-273.

[9] . E drejta familjare nė Islam, grup autorėsh, Shkup 1996, fq. 309-310.

[10] . Kur’an, kaptina El-Bekare, citati 230.

[11] . E drejta familjare nė Islam, grup autorėsh, Shkup 1996, fq. 311-312.

[12] . E drejta familjare, Dr.sc. Abdullah Aliu  Mr.sc. Haxhi Gashi, Prishtinė, 2007. fq. 164-165.

[13] . Struktura familjare nė Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 242.

*. Liani (Dėshmia/padia e dyfishtė): Kur njė burrė e akuzon tė shoqen pėr kurorėshkelje, mirėpo nuk ka dėshmitarė tjetėr pėrveē vetvetes, ai duhet betuar nė Zotin (xh.sh.) katėr herė se ai ėshtė i drejtė, dhe herėn e pestė qė mallkimi i Zotit tė bie mbi tė, po qe se ai ėshtė gėnjeshtar. Pėr ta larguar ndėshkimin e rėndė, ajo duhet tė dėshmojė katėr herė duke u betuar nė Zotin se ai ėshtė gėnjeshtar, ndėrsa herėn e pestė qė mallkimi i Zotit tė bie mbi tė (gruan), po qe se ai ėshtė nga tė drejtėt. Nė kėtė pikė, martesa bėhet e shkėputur dhe absolutisht e parevokueshme; nuk ėshtė e mundshme tė pritet nga ata qė tė jetojnė nė qetėsi, pasi qė e kanė arritur njė ekstremitet tė kėtillė. 

[14] . Struktura familjare nė Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 243.

 

[15] . Struktura familjare nė Islam, Dr. Hamude Abdul’Ati, Shkup 1995. fq 243-244.

[16] . Kur’an, kaptina el-Bekare, citati 236-237.

[17] . Kur’an, kaptina el-Bekare, citati 241