Dukuri tė dėmtuara

Prostitucioni epidemi e kohės, apo afėr “legalizimit”...?

Historikisht, trojet shqiptare kanė ditur tė pėrballen me sfida tė natyrave tė ndryshme, meqė shumė herė u ka rėnė nė hise tė bashkėjetojnė me kultura dhe civilizime tė ndryshme mirėpo, marrė nė pėrgjithėsi ēdo dukuri negative ėshtė kundėrshtuar dhe nuk e kanė pėrvetėsuar ata qė kanė qenė tė denjė nė moralin dhe edukatėn qė kanė trashėguar dhe mėsuar qoftė nga bindjet fetare, apo edhe kodifikimet kanonike.
***
Pavarėsisht nga pabarazia nė tė drejtat e grave shqiptare, kundrejt burrave, apo pavarėsisht padrejtėsive nė trajtimin e tyre, pavarėsisht nga paja, prika apo shpėrblimet nė rast martesash etj., gruaja (myslimane) shqiptare kurrė nuk ėshtė konsideruar si mall qė mund tė shitet e rishitet apo blihet e riblihet. Pra, trafikimi pėr qėllim prostitucioni “nuk ka histori”, tė paktėn ai nuk ėshtė kurrsesi njė fenomen tipik shqiptar. Nuk rezulton qė ky fenomen tė ketė pasur pėrhapje tė krahasueshme me shumė vende tė tjera evropiane, siē ėshtė Greqia apo Italia fqinje, vende tė tjera mesdhetare, Anglia etj., nė tė cilat prostitucioni dhe trafikimi i femrave ka lulėzuar nė ēdo fazė tė qytetėrimit tė tyre. Trafikimi nuk pėrmendet nė librat mbi historinė e Shqipėrisė, nė tė drejtėn zakonore shqiptare, nė libra kronikash, gjeografėsh, albanologėsh, nė folklorin shqiptar etj. Ky “pėrjashtim” lidhet mė puritanizmin (lat. puritanism fr. puritanisme: lėvizje fetare politike angleze nė shek. XVI-XVII qė kishte si qėllim kryesor pastrimin e kishės anglikane nga ritet e ceremonitė e kishės katolike...), dhe pėrgjithėsisht, me jetėn tradicionale tė institucionalizuar tė shqiptarėve, njė jetė tė mbyllur, “nė mbrojtje” (dhe nė kuptim ushtarak tė fjalės) nė njė familje tė mbyllur, patriarkale, nė tė cilėn gjithēka, pėrfshirė edhe jetėn seksuale tė pjesėtarėve tė saj, ishte rreptėsisht e koduar dhe e kontrolluar. Pohimi se trafikimi "nuk ka histori" duhet kuptuar si njė fakt: Shqipėria, pėrgjithėsisht, nuk ka prodhuar tė tilla dukuri "sė brendshmi".[1] Por, megjithatė, historikisht nuk ka qenė njė vend i izoluar. Pėrkundrazi ajo ka qenė nė udhėkryqe historike e gjeografike apo nė udhėkryq tė interesave tė fuqive ushtarake tė kohėve tė ndryshme dhe ėshtė “populluar” nga pushtues tė kulturave tė ndryshme...[2] Prostitucioni ėshtė, pra njė ndėr dukurit mė tė dhimbshme e mė tragjike tė tranzicionit shqiptar, madje jo vetėm shqiptar. Por, ai ėshtė mė i pėrfolur se i studiuar. Studimet empirike pėr prostitucionin mungojnė. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri prostitucioni ėshtė parė njėanshmėrisht. Ai ėshtė identifikuar me dhunėn dhe, nga ky kėndvėshtrim, duket sikur shkaku i parė dhe i fundit i prostitucionit janė rrėmbyesit, trafikantėt, dhunuesit, deri vrasėsit e femrave, tė cilėt gjithnjė janė vėnė nė rolin e viktimės.[3]


Fillet e prostitucionit ndėr shqiptar, Shqipėri - Kosovė

Fenomeni i prostitucionit nė shoqėrinė shqiptare, para dhe pas formimit tė shtetit kombėtar, nuk ėshtė bėrė objekt trajtimi nga studiues dhe, si  pasojė, fondi i studimeve pėr kėtė temė ėshtė thuajse i zbrazėt. Nė mungesė tė burimeve tė mirėfillta, si burim informimi mbeten dokumentet zyrtare. Dokumentet e Arkivit tė Shtetit dėshmojnė se nė Shqipėri, prostitucioni i mirėfilltė, por ilegal, u shfaq nė fund tė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XX. Ai u shfaq duke filluar nga viti  1910, nė qytetin e Shkodrės dhe, sidomos pas vitit 1920, nė tė gjitha qytete e mėdha tė vendit.[4] Edhe reagimi i parė zyrtar rreth kėtij fenomeni pėrkon thuajse me fillimin e vetė shtetit shqiptar. Pėr disiplinimin e prostitucionit, shteti vendosi pa ndonjė hezitim tė madh legalizimin. Ai fillimisht huazoi rregulloren e prostitucionit tė Sarajevės. Mė pas vijuan njė varg analizash, tė bazuara mbi raporte komisionesh tė posaēme mbi prostitucionin, nė organet vendore tė Korēės, Durrėsit, Elbasanit etj. Prej tyre u arrit nė vendimet pėr tė parat shtėpi publike nė Shqipėri. Kėto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit, miratuar nga Kėshilli i Ministrave, me vendim nr. 196, datė 10 shkurt 1922. pas miratimit nė Parlament, kjo rregullore u shėndrrua nė ligj.[5] Nė bazė tė kėsaj rregullore tė aprovuar nga Parlamenti i atėhershėm Shqiptar, ky “biznes” ėshtė ligjėsuar, dhe de facto dhe de juro, nuk mund tė ndėrhynte askush nė zhdukjen e kėsaj dukuri ē’moralizuese tė popullatės shqiptare nė tėrėsi. Edhe pėrmes dokumenteve tė marra nga Arkivi i Shtetit Shqiptar, dėshmohet se prostitucioni profesionist ka ekzistuar ndėr shqiptar edhe para dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė njė letėr tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė drejtuar Mėkėmbėsish Mbretėrore tė Pėrgjithshme (9 janar 1942), thuhet se shtėpia publike e vendosur nė Vlorė, nė rrugėn “Viktorio Emanuel”, nr. 40, “rezulton e hapur qė prej vitit 1919”. Por ushtrimi i prostitucionit ėshtė vėrtetuar nė njė hotel nė Shkodėr, qysh nė vitin 1910.[6] Sipas kėtij dokumenti, mund tė themi se zyrtarisht prostitucioni nė Shqipėri ėshtė njohur edhe para njohjes sė Shtetit Shqiptar si shtet tė pavarur. Fakte sikurse kėto provojnė ekzistencėn edhe nė Shqipėri tė ushtrimit tė prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo tė tjerė qė e ushtrojnė atė “partė time”krahas atyre qė kanė hyrė nė tregun e mistershėm tė prostitucionit tė vendeve tė tjera.[7] Pas viteve 1990, prostitucioni ėshtė favorizuar nga papunėsia dhe, pėrgjithėsisht, nga gjendja e vėshtirė ekonomike, si dhe etja e shfrenuar pėr para e fitim. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar ėshtė nė masėn 67.7% dakord me mendimin se varfėria ėshtė njė ndėr shkaqet e trafikimit tė femrave dhe ushtrimit tė prostitucionit.[8] Ndryshe nga shumica e vendeve tė tjera, nė Shqipėri, deri nė vitet ’90-t prostitucioni, sikurse droga, homoseksualizmi etj., nuk njihej si fenomen. Ky “pėrjashtim” lidhet, sė pari, me jetėn tradicionale shqiptare dhe tė drejtėn dokesore dhe, sė dyti, me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi pėrhapjen e tij.[9] Kėtu duhet shtuar ndoshta faktorin mė relevant dhe mė mbizotėrues nė kėtė drejtim, fenė islame, e cila ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė mbrojtje mė efektive krahas ēdo institucioni edukativ arsimor.  

Sa i pėrket Kosovės pjesė e kėtij biznesi, nuk posedojė ndonjė dokument zyrtar se kur ka filluar ky zanat nė Kosovė mirėpo, nė fakt, pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė behėm reale dhe tė pranoj, se atė qė nuk posedojė unė nuk mund tė them se nuk ekziston, sė paku kėshtu ėshtė realiteti. Nė Kosovė ėshtė folur e pėrfolura pėr kėtė zanat si para luftės sė fundit, ashtu edhe pas luftės sė fundit, gjithandej Kosovės janė organizuar seminare e tubime informative pėr kėtė epidemi mirėpo, se nga kur rezulton kjo, nuk posedojė ndonjė dokument zyrtar i cili do tė argumenton mė bindshėm kėtė “biznes” nė Kosovė. "Nė Kosovė ka prostitucion dhe ka edhe klientė", u tha me plot gojėn nga aktivistė ndėrkombėtarė e vendorė pėr tė drejtat e njeriut. Qindra e ndoshta me mijėra vajza tė reja po kalojnė nė Kosovė kalvarin e "zanatit mė tė vjetėr nė botė". Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), ėshtė 23 vjet, ndėrsa rrugėtimi i pjesės dėrmuese tė tyre ėshtė i ngjashėm me tė gjitha rrugėtimet e shoqeve tė tyre nėpėr botė, vetėm se nė Ballkan duket qė shkalla e "egėrsisė" sė bosėve e makrove ėshtė mė e madhe. Policia e Kosovės, qė drejtohet nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, ka zbuluar disa shtėpi publike nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės. Janė arrestuar, disa dhjetėra persona, ndėrsa mbi 100 femra janė riatdhesuar me ndihmėn e IOM-it. Pjesa mė e madhe e tyre vjen nga vendet e varfra tė ish bllokut socialist, ndėrsa rrėfimet janė tė ngjashme. Shumė prej tyre qė janė kontrabanduar nė Kosovė nuk kanė pasur as idenė mė tė pėrafėrt se do tė detyrohen ta ushtrojnė prostitucionin. Ato janė nisur pas premtimeve se do tė gjejnė punė nė Kosovė, sigurisht tė mashtruara nga prania e madhe ndėrkombėtare. Migrimi, qė shėnon edhe fillimin e ferrit tė jetės sė tyre, sipas studimeve tė IOM-it, nxitet nga luftėrat dhe shkatėrrimet ekologjike, por mė sė shumti nga kushtet e rėnda ekonomike. Femrat qė arrijnė nė Kosovė mė sė shumti "rekrutohen" nga Moldavia, Ukraina, Rumania e Bullgaria. Disa syresh prapa vetes lėnė edhe familjet dhe fėmijėt e tyre.[10] Tashmė nė Kosovė mė pothuajse nuk konsiderohen lajme rastet kur policia ndėrhyn nė lokale tė ndryshme dhe gjen se janė punkte tė prostitucionit. Eshtė indikativė gjithsesi qė rastet mė tė shpeshta, policia i gjen nė qytete tradicionale si Prizreni,  Prishtina a Gjilani. Por, Kosova nuk ėshtė e vetmuar nė kėtė shėmti. Sipas njė raporti mė tė fundit tė Stejt departamentit, Shqipėria vazhdon tė jetė vend ku “problem mbetet puna e fėmijėve tė mitur, trafikimi i tyre dhe i grave, tė cilat nuk janė tė mbrojtura”.  Po ashtu, muajt e fundit ėshtė raportuar shumė shpesh pėr punkte tė shumta tė prostitucionit nė Maqedoni, veēmas nė zonat e banuara me shqiptarė, ku kanė ndodhur edhe raste tė vrasjeve tė disa prostitutave.[11] Analist tė ndryshėm kanė mbledh fakte rreth kėsaj dukurie nė Kosovėn e pas luftės. Sipas njė studimi tė nxjerr nga Raufet Xavier & Quere Stefane nė studimin e tyre “Mafia shqiptare njė rrezik pėr Evropėn” rreth prostitucionit nė Kosovė kanė nxjerrur kėtė pėrfundim, “Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut nė Kosovė, sipas tyre, vetėm e fuqizon mafian, pikėrisht se kjo prani ka ndikuar nė ngritjen e shkallės sė prostitucionit, pra tė nivelit tė tė ardhurave tė mafiozve shqiptarė. Madje sipas tyre Raufer & Quere misioni i tyre nė Kosovė ėshtė i paracaktuar tė dėshtojė jo vetėm se nė tė ka pėrzierje kombėsish, njė mandat i paqartė dhe kontradiktor, burime tė ndryshme autoriteti, shpesh konfliktual, por ushtarakėt e KFOR-it u thonė (pikėrisht nė shtrat), prostitutave (pra mafiozeve), tė fshehta tė rrezikshme. Pra, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, kėta autor tė paskrupullt i thonė botės se prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrėt e mafias shqiptare), duhet tė jenė kritere bazė pėr tė vendosur pėr integrimin e Shqipėrisė apo statusin e Kosovės.


“Legalizimi” i prostitucionit

Meqė prostitucioni konsiderohet njė ndėr dukurit mė tė dhimbshme dhe mė tragjike tė tranzicionit shqiptar, tani a duhet “legalizuar” apo luftuar kėtė epidemi qė ėshtė duke shkatėrruar mė mija familje tė cilat prej kohėsh gėzonin njė harmoni familjare  tė rregulluar jetėn shoqėrore me kritereve tė dispozitave tė fesė, dhe kritereve kanonike nė tė cilat prekja e moralit pėrcillej me shkurorėzim e menjėhershėm tė gruas. Nė vende tė caktuara evropiane, legalizimi i prostitucionit u bė si rrjedhojė sė pari i mospasjes sė kėtyre qeverive tė njė sfondi religjioz, pra duke qenė qeveri mė tepėr ateisto-sekulariste dhe, sė dyti duke kėrkuar tė kontrollonin njė fenomen qė pėr ato kishte marrė pėrmasa shqetėsuese. Nėse nė Shqipėri - Kosovė nuk mundet tė pėrcaktojmė qartė se ēfarė janė qeveritė tona, ateisto - sekulariste apo religjioze, duke parė qėndrimet dhe prononcimet shpeshherė ekstra religjioze tė krerėve tė shtetit nė favor tė njė besimi siē ėshtė ai kristian, mund tė konkludojm se njė legalizim tillė do tė pritej, ngase ne posedojmė identitet evropian dhe si mėnyrė tė vetme tė integrimit ton nė familjen e madhe evropiane njė fenomen i tillė, do tė jetė i mirėseardhur dhe jemi “pro” kėsaj dukurie. Me ēka do tė favorizonim kėtė biznes. Nėse me herėt ka pasur raste sporadike tė kėtij fenomeni, legalizimi do ta shėndrronte nė njė biznes duke krijuar edhe precedentin e pėrhapjes sė tij. Legalizimi i prostitucionit prish kodin dhe etikėn morale shoqėrore e cila e ka konsideruar dhe vazhdon ta konsiderojė prostitucionin si vepėr tė shėmtuar. Legalizimi i tij pėrbėn edhe precedentin pėr brezat e ardhshėm qė dalėngadalė tė humbin kuptimin e tė moralshmes.

Njė “Jo” e fuqishme duhet tė burojė nga shoqėria jonė, si pėr tė treguar se ka shpresė pėr vazhdimėsi vlerash, se ka garanci pėr brezat, pėr tė treguar se me tė vėrtetė nuk e kemi humbur fare toruan dhe se dimė ta ndajmė vetveten nga e keqja.[12] Mirė do tė ishte kjo, sikur ne tė vetėdijesoheshim me kohė mirėpo, ende nuk ėshtė diskutuar mirfillė kjo dukuri ngase si ne nė Kosovė, po ashtu edhe fqinjėt tanė shqiptar, nuk i kushtojnė vėmendjen qė meriton, kjo pėr faktin se prostitucioni, pėr krerėt tanė qeveritar nuk ėshtė i “pranishėm” dhe “shqetėsues”, por ne kemi “halle shumė mė tė mėdha” dhe kjo nuk meriton njė vėmendje tė tillė. Ndėrsa atė qė dėgjojmė ēdo ditė nė lajme, prostitucioni dita ditės ėshtė duke “lulėzuar” nė ēdo qytet. Arsyet se pse prostitucioni nuk duhet tė legalizohet dhe tė konsiderohet si “normal” radhiten si vijon: shkatėrron dinjitetin e femrės, komercializon qeniet e gjalla, zgjeron rrugėt e imoralitetit dhe  legalizon shtėpitė publike. Historikisht, trojet shqiptare kanė ditur tė pėrballen me sfida tė natyrave tė ndryshme, meqė shumė herė u ka rėnė nė hise tė bashkėjetojnė me kultura dhe civilizime tė ndryshme mirėpo, marrė nė pėrgjithėsi ēdo dukuri negative ėshtė kundėrshtuar dhe nuk e kanė pėrvetėsuar ata qė kanė qenė tė denjė nė moralin dhe edukatėn qė kanė trashėguar dhe mėsuar qoftė nga bindjet fetare, apo edhe kodifikimet kanonike. Raste tė tilla kemi edhe nga e kaluara, por edhe sot, ku kjo dukuri fuqishėm kundėrshtohet nga masa e gjerė. Sipas njė studimi qė ka bėrė Lekė Sokoli nė librin e tij “Analiza Sociologjike”, sjellė fakte nė tė cilat kjo dukuri ėshtė kundėrshtuar nė mėnyra tė ndryshme. Citojmė: “Nė shkurt 1922, nė Shkodėr ishte vendosur qė tė ngrihej njė shtėpi publike. Por banorėt e tė gjitha lagjeve tė qytetit protestuan pėr ta patur atė sa mė larg vetes. Nė janar 1942, drejtori i shkollės ekonomike tė Vlorės kėrkonte qė tė mbyllej shtėpia publike nė rrugėn “Benito Musolini”, sepse vajzat qė mėsonin nė atė shkollė duhej tė kalonin ēdo ditė pėrpara shtėpisė publike, duke u gjendur nė situata tė pahijshme. Nė dhjetor 1928, 29 burra nga fshati Kashovicė, Gjirokastėr, i shkruajnė njė letėr ministrit tė shtetit shqiptar nė Athinė, me lutjen qė tė dėbohej nga fshati i tyre njė grua e ve me origjinė izraelite, ish gruaja e njė bashkėfshatari tė tyre, qė prostituonte nė shtėpinė e saj, duke rrezikuar siē shkruhej shprehimisht; nderin dhe namuzin e familjeve tona nė Shqipėri. Ngjashėm me kėtė reagim kemi edhe atė tė kohėve tė fundit nė Kosovė. Nė komentet e bėra nga Dr. Milazim Krasniqi thuhet se “banorėt e lagjes Sadik Tafarshkiu nė Ferizaj, me anėn e njė vetorganizimi, kanė mbyllur dhjetė kafeteri, pėr tė cilat thonė se janė vende ku ushtrohet prostitucioni, me ēka e kanė rihapur temėn alarmante tė trafikimit tė qenieve njerėzore, e cila mė tė shumtėn mbahet e fshehur nėn rrogoz. Deklaratat e disa banorėve tė kėsaj lagjeje nė televizionin publik tė Kosovės, zbulojnė se ata kanė kėrkuar nga organet e rendit qė tė intervenojnė, por ato nuk u janė pėrgjigjur nė mėnyrė adekuate alarmimeve tė tyre. Kur janė shterur shpresat se do tė intervenojė policia, ata kanė intervenuar vetė, duke i dėbuar shtetaset e huaja, qė punonin nė ato kafeteri si kameriere. Nė njė reagim tė njė zyrtari tė komunės sė Ferizajt, nuk demantohej ekzistimi i shtėpive publike tė maskuara si kafeteri, por shprehej mospajtimi me mėnyrėn e reagimit tė banorėve, duke i akuzuar ata se nuk kanė kėrkuar intervenimin e organeve kompetente. Nė Kosovė ka ekzistuar vetėm ligji qė ndalonte prostitucionin, ndėrsa tani nuk ekziston asnjė rregullore qė do ta legjitimonte apo ndalonte atė. Pa mbulesė ligjore, "bosėt" e organizojnė rrjetin e prostitucionit nėpėr tė ashtuquajturat "klube nate" e "bare" tė ndryshme, ku nė skenė paraqiten "valltaret profesioniste", tė cilat mund t'ju shoqėrojnė gjatė mbrėmjes nėse pėr kėtė jeni tė gatshėm tė paguani (natyrisht, paratė i shkojnė bossit). Ushtrimi i "fshehtė" i kėtij zanati krijon kushte "ideale" pėr shfrytėzimin maksimal tė femrave tė pambrojtura nga ligji. Torturat dhe rrahjet sistematike, si dhe pėrdhunimet, janė format e egra tė "trajtimit" tė femrave, tė cilat nuk guxojnė as tė mendojnė pėr ikjen apo denoncimin e "pronarėve" tė tyre. Thjesht, ato janė skllave qė shiten herė te njėri e herė te pronari tjetėr, nė njė shumė tė madhe, varėsisht nga mosha dhe gjendja e tyre fizike. Njėkohėsisht, ato janė pa kurrfarė mbrojtjeje e pėrkujdes mjekėsor, ashtu si edhe klientėt e tyre. [13]

Pėrgjatė historisė prostitucioni, ka pėrfshirė tė gjitha shoqėritė dhe tė gjitha civilizimet, edhe megjithėse si nga Bibla ashtu edhe Kurani  kjo dukuri ėshtė cilėsuar si mė e ndyra, edhe me gjithė pasojat e pafundme pėr individin dhe shoqėritė ajo prapė se prapė vazhdon edhe sot tė “konsumohet” nga njerėzit e pandėrgjegjshėm. Feja islame shkon nė ekstrem, ku nė njė hadith (thėnie profetike) Pejgamberi a.s thotė: “Ai qė bėnė zina (prostitucion), nuk mund tė jetė besimtar i vėrtet derisa e bėn atė”. 

Prostitucioni pėrfaqėson njė problem tė cilin as shtetet perėndimore, megjithėse kanė krijuar institucione tė qėndrueshme, nuk kanė mundur ta mposhtin. Po shoqėrive shqiptare dhe ballkanike, me institucione tė pakonsoliduara, me kriza tė rėnda ekonomike, ē’u mbetet tė bėjnė? Para se gjithash njė kuadėr ligjor mė rigoroz qė do tė shkurajonte kriminelėt. Sė dyti, njė bashkėrendim institucional i kėtyre vendeve dhe i vendeve tė tjera tė rajonit nė luftėn kundėr prostitucionit. Sė treti, duket se ėshtė i domosdoshėm njė proces i shpejtė dhe shumėplanėsh i ringritjes morale tė njerėzve.[14]

Pėrfundimisht, uroj qė ky shkrim tė rris ndjeshmėrinė e tė rinjve nė veēanti tė vajzave, pa harruar edhe familjarėt, zyrtarėt, policėt, prokurorėt, tutorėt, gjykatėsit, politikanėt dhe gjithė opinionin e gjerė. Duke arsyetuar shmangien nga kjo dukuri me vet faktin se kjo ėshtė e ndaluar nga Krijuesi i ēdo gjėje tė gjallė; Allahu xh.sh, i cili ka paraparė pėr secilėn krijesė elementet e tė dobishmes dhe tė dėmshmes.




P.S. Ky punim ėshtė botuar nė revistėn “PAQJA”, Nr. 8/9. 19 Gusht 2007




--------------------------------------------------------------------------------

[1] http://www.tiranaobserver.com.al/20060521/komente.htm

[2] Lekė Sokoli, Analiza sociologjike, Tiranė, 2006. fq. 62.

[3] Leke sokoli. Op. cit.  fq 26.  

[4] Fatmira Musaj, Gruaja nė Shqipėri (1912-1939), Tiranė, 2002, fq. 260-61.

[5] Fletorja zyrtare, nr. 30, Gusht, 1922, fq. 4.

[6] Fatmira Musaj, Gruaja nė Shqipėri (1912-1939), Tiranė, 2002, fq. 260-274.

[7] Revista Spektėr, Prostitucioni, holokausti Shqiptar, nr. 17, 19 prill 2003, fq. 19-21.

[8] Lekė Sokoli. Op. cit, fq. 75.

[9] Po aty, fq. 35.

[10] http://www.aimpress.ch/dyn/alba/archive/data/200012/01224-003-alba-pri.htm

[11] Cituar sipas:  Dr. Milazim Krasniqit, Evropa e Lirė, 4 Prill 2003.

[12]http://dritaislame.com/tegjithe.php?subaction=shoėfull&id=1159019204&archive=&start_from=&ucat=34&  

[13] http://www.aimpress.ch/dyn/alba/archive/data/200012/01224-003-alba-pri.htm

[14] Dr. Milazim Krasniqi, Shoqėria dhe prostitucioni, Gazeta Shekulli, 6 prill 2003.

Emine A. VEZAJ