BESIMTARI I VËRTETË
E falëndrojmë All-llahu xh.sh., i cili na bëri pjestarë të fesë Islame, fe e vetme e pranuar te All-llahu xh.sh.
Gjithashtu i dërgojmë përshëndetjet dhe selavatet më të dashurit të Tij Muhammedi a.s., familjes së tij, shokëve të tij, dhe gjithë atyre që e pasojnë rrugën e tij të drejtë dhe të qartë deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër të nderuar ne hytben e kaluare kemi folur…., ndersa në hytben e sotme do të flasim për besimtarin e vërtetë. Thotë All-llahu xh.sh.,
وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”{Nexhem, 39}.
Feja jonë e lartë dhe e pastërt Islame, urdhëron besimratin e vet që besimin dhe përkatësin e fesë së vet ta vërtetoj dhe ta argumentojm me veprat të mira duke punuar atë që Zoti xh.sh., ka urdhëruar e të largohet nga ajo që Ai e ka ndalua. Kjo do të thotë se nuk është mjaftushme se njeriu vetem me fjalë të flas së është besimtarë e me vepra dhe me punë të sillet si jo besimtarë.
Këtë e vërteton edhe hadithi të cilin e citon imam Ahmedi se Pejgamberi a.s., ka thënë:”Më i mirë prej njerëzve është ai i cili jetonë jetë të gjatë e ka punuar vepra të mira. E më i keqi prej njerëzve është ai i cili jetonë jetë të gjatë e ka punuar vepra te këqija”.
Kjo do të thotë se njeriu gjykohet sipas veprave të punuara, andaj secili prej nesh duhet të ketë kujdes në çdo punë dhe se si sillet në jetën e tij. Sa më shumë të punoj e të fitoj vepra të mira, kjo është për të më mirë këtë ia pranon All-llahu xh.sh., dhe të gjithë njerëzve të mirë. E nësë kjo shejtanit i duket e pa pëlqyeshme dhe nëse e nxit dhe e largon nga veprat e mira dhe të bukura, nuk guxon të dëgjoj e as të pajtohet më të.
Ebu hurejra thotë se ka thënë Muhammedi a.s.: “Kush do që të vdes pendohet, kur e sheh se qfarë është më të, sahabet i thanë pse pendohet? O Pejgambr i Zotit. Nëse ka punuar mirë do të pendohet pse nuk ka punuar edhe më shumë e më mirë, e kush është gabimtar, ai do të pendohet pse nuk është larguar nga gjynahet (haramet) dhe pse nuk i ka ndërprer veprat e këqija gjatë jetës.
Pendimi në momentin e vdekjes është i vonuar dhe i pa pranuar siq është i Faraonit, në kohën e Musait a.s. Nëse pendohemi deri sa jemi gjallë dhe deri sa jemi të fuqishëm më pak do të pendohemi më vonë dhe pas vdekjes, e kjo do të jetë e dobishme për besimtarët.
All-llahu xh.sh., ne Kur’an thotë:
وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm (aq sa ka fituar, ka arritur, ka vepruar)ose ajo që ka punuar.”{Nexhem, 39}.
Besimtari i vërtetë gjithnjë duhet ta ketë parasyesh që veprat fjalët dhe punë e ti të jenë me përputhje me emrin që e bartë. Këtu nënkuptohet e gjithë ajo që është e dobishme dhe përparimtar, për famijlen e tij, fqinjet e tij dhe shoqërin. Dhe çdo punë që bën për All-llahun xh.sh., dhe me emrin e Ti atëherë All-llahu xh.sh., e bën jetën e tij më të lumtur dhe më të mirë.
Po i përmendim disa cilësi që e karakterizojnë (dallojnë) besimtarin e vërtetë. Ndan nga ajo që All-llahu i jep, i ndihmon të afërmit me zekat dhe sadak, ndihmon shtëpiat e All-llahut xh.sh., e jo që ndihmojnë me pasuri por edhe me fjalë vepra dhe dije.
Muhammedi a.s., ka thënë:
كُلُ مَعَرُوفٍ صَدَقَةٌ
“Çdo vepër e mirë është sadak”.
Zoti na bëftë prej atyre që veprojnë mirë dhe porosisin të tjerët të bëjnë mirë, dhe largohen nga të ligat, Zoti na ndihmoftë dhe na udhëzoft në rrugë të drejtë. Amin.