DASHURIA PËR PEJGAMBERIN, alejhi selam,

Ne Mes Reales Dhe Shpikjes

Dashuria pėr Pejgamberin,Alejhi selam, ėshtė baze prej bazave te mėdha te fesė, madje vete besimi i njeriut ėshtė ne pyetje derisa te ekzistoje-realizohet kjo dashuri. Muslimani nuk ne hyn ne aradhen e muslimaneve te shpėtuar derisa Pejgamberi Alejhi selam te jete edhe me i dashur se vetvetja, prindi dhe njerėzit ne pėrgjithėsi.

Thotė Allahu,subhanehu ve teala," Žį Åä ßĒä ĀČĒÄßć ęĆČäĒÄßć ęÅĪęĒäßć ęĆŅęĒĢßć ęŚŌķŃŹßć ęĆćęĒį ĒŽŹŃŻŹćęåĒ ęŹĢĒŃÉ ŹĪŌęä ßÓĒĻåĒ ęćÓĒßä ŹŃÖęäåĒ ĆĶČ Åįķßć ćä Ēįįå ęŃÓęįå ęĢåĒĻ Żķ ÓČķįå ŻŹŃČÕęĒ ĶŹģ ķĆŹķ Ēįįå ČĆćŃå ęĒįįå įĒ ķåĻķ ĒįŽęć ĒįŻĒÓŽķä Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur".(Tewbe 24)

Ne dy koleksionet e vėrteta te haditheve te Pejgamberit,Alejhi selam, atė te Buhariut dhe Muslimit, nga Enesi rrėfehet se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"įĒ ķÄćä ĆĶĻßć ĶŹģ Ćßęä ĆĶČ Åįķå ćä ęĒįĻå ęęįĻå ęĒįäĒÓ ĆĢćŚķä Nuk ka besuar askush derisa te jem tek ai me i dashur se prindi, femiu dhe tere njerėzit".

Kjo dashuri, edhe pse vepėr shpirtėrore, megjithatė ka gjurme, argumente, te cilat patjetėr se duhet te vėrehen ne gjymtyrėt, veprat dhe sjelljen e njeriut. Dashuria ka dėshmitarė dhe sjellje, te cilat e dallojnė te sinqertin nga pretenduesi gėnjeshtar, dallojnė atė qe ka trasuar rrugėn e vėrtetė nga ai qe ka trasuar rrugėn e gabuar ne shprehjen e kėsaj dashurie.

Argumenti i pare i kėsaj dashurie ėshtė respektimi i Pejgamberit,Alejhi selam, dhe pasimi i tij. Argumenti me i madh pėr dashurinė e sinqerte, pėr ēfarėdo qofte, ėshtė pėrputhja e njeriut me te dashurin e tij, pa te cilėn dashuria do te kishte qene thjeshte njė pretendimi i rrejshėm. Mu pėr kėtė, argumenti me i madh pėr dashurinė pėr Pejgamberin, Alejhi selam, ėshtė respektimi dhe pasimi i tij. Pasimi ėshtė argumenti i pare qe dėshmon kėtė dashuri, ėshtė dėshmia me shembullore, madje sa here qe shtohet dashuria shtohet edhe pasimi dhe respekti, i cili ėshtė fryt i kėsaj dashurie dhe mu pėr kėtė, Kur'ani Famelarte, argumentet e dashurisė pėr Allahun,subhanehu ve teala, dhe te Dėrguarin e Tij, Muhammedin,Alejhi selam, prerazi i pėrcakton ne ajetin e njohur si "ajeti i sprovės", ku me konkretisht thotė Allahu,subhanehu ve teala," Žį Åä ßäŹć ŹĶČęä Ēįįå ŻĒŹČŚęäķ ķĶČČßć Ēįįå ęķŪŻŃ įßć ŠäęČßć Thuaj: “Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t’ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, ".(Ali Imran 31)

Nėse Allahu,subhanehu ve teala, pasimin e Pejgamberit,Alejhi selam, e ka bere argument pėr dashurinė pėr Tė (Allahun), atėherė ky ėshtė argument me prioritar pėr dashurinė pėr Pejgamberin,Alejhi selam. Hasan El Basriu ka thėnė" Pretenduan disa njerėz se e duan Allahun,subhanehu ve teala, keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, i sprovoi me kėtė ajet".

Te vėrtetėn e thotė poeti:

ŹŚÕķ ĒįÅįå ęĆäŹ ŹŅŚć ĶČå åŠĒ įŚćŃķ Żķ ĒįŽķĒÓ ČĻķŚ

įę ßĒä ĶČß ÕĒĻŽĒ įĆŲŚŹå Åä ĒįćĶČ įćä ķĶČ ćŲķŚ

I bėn mėkat Allahut ndėrsa kėndej pretendon dashurinė pėr Tė

Kjo pėr Zotin analogjikisht ėshtė gabim

Sepse po te ishte dashuria jote e sinqerte do ta respektoje

Ngase i dashuri te dashurin e respekton

Pra i sinqerte ne dashurinė pėr Pejgamberin,Alejhi selam, ėshtė ai, i cili e respekton dhe pason atė, duke favorizuar gjerat qe preferojnė Allahut,Subhanehu ve teala dhe i dėrguari i Tij ndaj gjerave, te cilat ia dikton nefsi (shpirti shtytės pėr ne te keqen) i tij.

Argument tjetėr pėr dashurinė pėr Pejgamberin,Alejhi selam, ėshtė nderimi, fisnikėrimi dhe morali i mire me tė, ashtu siē pėrcakton pozita e pejgamberllekut dhe shpalljes. Kjo ėshtė forma me e madhe e dashurisė pėr te, ėshtė prej mjeteve me pėrforcuese te te drejtave te Pejgamberit, Alejhi selam, ndaj ummetit te tij. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," ÅäĒ ĆŃÓįäĒß ŌĒåĻĒ ęćČŌŃĒ ęäŠķŃĒ . įŹÄćäęĒ ČĒįįå ęŃÓęįå ꏌŅŃęå ęŹęŽŃęå ęŹÓČĶęå ČßŃÉ ęĆÕķįĒ Qė ju (njerėz) t’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje..(Fet'h 9)

Madhėrimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndėrsa nderi, respekti dhe fisnikėria i takojnė Pejgamberit,Alejhi selam.

Prej edukatės ndaj tij ėshtė dhėnia pėrparėsi atij ndaj ēdo gjeje tjetėr, lėvdimi me atė qe e meriton, nderimi i thėnieve te tij, mosngritja e zėrit ne prezence te tij (gjate jetės se tij dhe tani pranė varrit te tij.S.I) dhe pėrshėndetja e shumte ndaj tij.

Argument tjetėr pėr dashurinė pėr te ėshtė edhe gjykimi me traditėn (sunnetin) dhe programin e tij. Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė betuar ne Vetveten se besimi i njeriut nuk do te realizohet derisa ta marre Pejgamberin,Alejhi selam, si gjykues ne te gjitha ēėshtjet e tij, madje me kusht qe te mos ndieje ne zemėr asgjė; as ngushtim dhe as reagim (kundėrshtim). Thotė Allahu,subhanehu ve teala,"ŻįĒ ęŃČß įĒ ķÄćäęä ĶŹģ ķĶßćęß ŻķćĒ ŌĢŃ Čķäåć Ėć įĒ ķĢĻęĒ Żķ ĆäŻÓåć ĶŃĢĒ ććĒ ŽÖķŹ ęķÓįćęĒ ŹÓįķćĒ Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht".(Nisa 65)

Largimin nga sunneti i tij dhe braktisjen e kthimit tek sunneti ne rast pėrēarjeje e ka bere si shenje te hipokrizisė. Thotė Allahu,subhanehu ve teala,"Ćįć ŹŃ Åįģ ĒįŠķä ķŅŚćęä Ćäåć ĀćäęĒ ČćĒ ĆäŅį Åįķß ęćĒ ĆäŅį ćä ŽČįß ķŃķĻęä Ćä ķŹĶĒßćęĒ Åįģ ĒįŲĒŪęŹ ęŽĻ ĆćŃęĒ Ćä ķ߯ŃęĒ Čå ęķŃķĻ ĒįŌķŲĒä Ćä ķÖįåć ÖįĒįĒ ČŚķĻĒ . ęÅŠĒ Žķį įåć ŹŚĒįęĒ Åįģ ćĒ ĆäŅį Ēįįå ęÅįģ ĒįŃÓęį ŃĆķŹ ĒįćäĒŻŽķä ķÕĻęä Śäß ÕĻęĻĒ A i vure re ata qė mendojnė se besuan atė qė tė zbriti ty, dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė qė mes tyre tė gjykojė djalli, e duke qenė se janė tė urdhėruar qė tė mos e besojnė atė. E djalli dėshiron t’i humbė nė pafundėsi. 4:61.Kur u thuhet atyre: “Ejani (pėr tė gjykuar) te ajo qė e zbriti All-llahu dhe te i dėrguari!” i sheh se si dyfytyrėshit ta kthejnė shpinėn".(Nisa 60-61)

Prej argumenteve te kėsaj dashurie ėshtė poashtu edhe mbrojtja e sunnetit kundėr ēdo trilluesi dhe dyshuesi, duke qene kureshtar pėr pėrhapjen e traditės (sunnetit) te tij ne mesin e njerėzve, te pastėr dhe te zhveshur nga ēdo njolle e bidatit (risisė).

Pėr fat te keq, dashuria pėr Pejgamberi Alejhi selam te shume muslimanė ka marre kahje te gabuar, shtrembėruar, e sidomos kohėve te fundit, kur dashuria nga respekti, nderi dhe fisnikėria ka marre forme adhurimi dhe lutje (dua) Pejgamberit,Alejhi selam, pastaj pėrpilim te salavateve (pėrshėndetjeve) te gabuara, mevludet si dhe poezi (kaside), ne te cilat qarte thuhet dhe anohet kah adhurimi i Muhammedit,Alejhi selam duke braktisur kėshtu adhurimin per Allahun,subhanehu ve teala,. Nderimi i Pejgamberit,Alejhi selam, me pare ishte me respektim, urtėsi ndaj tij dhe sjellje te mire (njerėzi) ndaj tij, ndėrsa tani ka kaluar ne ekstremizėm, duke e nxjerrur Muhammedin,Alejhi selam nga natyrshmėria njerėzore ne grade-shkalle hyjnie. E tere kjo si rezultat i shtrembėrimit, devijimit dhe keqinterpretimit dhe keqkuptimet te domethėnies se dashurisė pėr te.

Ne kuadėr te kėsaj hyn edhe manifestimi me 12 Rebiul Evvel me rastin e lindje se Pejgamberit,Alejhi selam, ku tubohen pėr te kėnduar vargje, poezi dhe kaside, te cilat ndoshta pėrmbajnė gjera te ndaluara, pastaj kėto ndeje janė koktej, burra e gra ne njė vend, dėgjohen kėngė, e gjera te tjera, te cilat jo qe nuk i ka ligjėsuar Pejgamberi Alejhi selam por as selefi (gjenerata e pare) dhe pot e ishte mire, sigurisht se do te na paraprinin ne kėtė te mire.

Dashuria vella nuk ėshtė tinguj qe kėndohen, as poezi qe recitohet e as fjale qe thuhen por dashuria ėshtė respekt, veprim sipas programit te tij, te cilin e barti dhe ne te cilin ftoi sepse ne te kundėrtėn, ēfarė dashurie ėshtė ajo kur ti dyshon ne thėniet e tij, pėrton ta respektosh, madje heq dore tėrėsisht, e kundėrshton me qellim, shpik ne fenė e tij…?!

Vėlla! Behu kureshtar ta kuptosh dashurinė ashtu siē duhet, mundohu qe Pejgamberi Alejhi selam te jete shembull pėr ty ne veprat dhe thėniet tua, sepse ne kėtė ėshtė hajri i dynjasė dhe ahiretit. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," įŽĻ ßĒä įßć Żķ ŃÓęį Ēįįå ĆÓęÉ ĶÓäÉ įćä ßĒä ķŃĢę Ēįįå ęĒįķęć ĒįĀĪŃ ęŠßŃ Ēįįå ßĖķŃĒ Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn jetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun".(Ahzab 21)

Marre nga: http://www.islamweb.net/

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

12/9/2005, e hėnė

Brunei Darussalam