Tregime
NGA DITARI I NJ? M?KATARI

Mė fal o Zot!
Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi ju!
Nuk di se si tua rrėfej tregimin tim ngase ndihem i dėshpėruar dhe nė konfuzion. Jam 23 vjeēar, jam i edukuar dhe ende vazhdoj nė studime pėr diplomė tė teknologjisė sė lartė. Falė ndihmės sė Allahut, jam musliman dhe falem. 
Njė ditė djalli mė bėri vesvese dhe hyra nė rrjet tė tij. I telefonova njė vajze nė televizion dhe ēova dashuri me tė. Pėr fat tė keq, mė pas ushtroja edhe ejakulimin me dorė. U pendova shumė dhe thashė me vete se kurrė nuk do ta bėj njė gjė tė tillė.
Njė mbrėmje, derisa isha nė shtėpi, erdhi njė mysafir i papritur, ardhjen e te cilit fare nuk e pata imagjinuar. Ishte meleku i vdekjes, i cili vinte pėr shpirtin e nėnės sime. Paramendoni si do tė ishte puna po ta merrte shpirtin tim ndėrsa unė isha i papastėr dhe kisha lėnė pa falur namazin e akshamit dhe tė jacisė! U pikėllova shumė dhe ende, edhe tani kur po e shkruaj tregimin tim, ende ndiej njė mėrzi pėr humbjen e nėnės sime, por kėshtu ishte caktimi i Allahut.
Pas katėr muajsh, vesveset e djallit prapė filluan tė mė shqetėsonin. Ai mė bėnte vesvese ndėrsa unė i pėrgjigjesha. Fillova tė shaj e fyej, madje edhe Allahun. Tė kėrkoj falje o Allah! Tė kėrkoj falje o Allah! Tė kėrkoj falje o Allah! Nė zemėr ndieja diē qė mė thoshte: "Ndal nga ky i folur", por hidhėrohesha dhe nuk e pėrmbaja veten dot. Mora njė guri dhe desha ta gjuaj nė drejtim tė njė fotoje me emrin Allah. Kėtu ndodhi mrekullia. Guri shkoi nė anė tė kundėrt. Mbeta i shtangur dhe fillova tė kėrkoj falje! Mė fal o Allah! Mė fal o Allah! Mė fal o Allah! Desha tė qaj por nuk mundja dot.
Ky ėshtė pikėllimi dhe shpėrblimi i atyre qė nuk durojnė caktimet e Allahut.

Burimi: http://www.twbh.com/articles.php?ID=4184
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
10-2-2008, e diele
Vushtrri, Kosovė