DITURIA
Falënderimet tona i takojnë vetëm All-llahut të Plotfuqishëm, vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, i lutemi Atij që të gjithë ata që e kanë humbë rrugën e drejtë t’i udhëzoi, e atyre që janë në rrugë të drejtë tu ndihmojë. Ndërsa salavatet dhe përshendetjet tona qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhammmedin a.s., i cili ishte njeriu më i ditur i të gjitha kohërave. Deri në ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur .... ndërsa në hytben e sotme do të flasim për përfitimin e diturisë, duke u mbështetur në fjalët e të madhit Zot xh.sh., dhe në mësimet e të Dërguarit të Tij. I ditur dhe i gjithditur, i përjetëshëm, i pa fillim dhe i pa mbarim është vetëm All-llahu xh.sh., edhepse dija absolute i takon vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesi i Gjithësisë, edhe ne muslimanët e kemi për obligim ta kërkojmë diturinë sepse për një obligim kemi bazë në Kur’an dhe në Sunet: thotë All-llahu në Kur’an:
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ.خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ.اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ.الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَم.عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës) .Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”{El-Alak, 1-5}.
...يَرْفَعْ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
“…All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.” {El-Muxhadele, 11}.
....وَقُل رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا
“…"Zoti im, më shto dituri!"{Taha, 114}.
...إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ
“…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët…”{Fatir, 28}.
وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلَّا الْعَالِمُونَ
“Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.”{Ankebut, 43}.
....قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ
“…"A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”{Zumer, 9}.
Ishin këta disa nga ajetet e Kur’anit që flasin për diturinë dhe për vlerën e atyer që marrin dije, edhe Muhammedi a.s., i ka inkurajuar njerëzit që të marrin dije, madje për shkak të diturisë së tyre ua fali edhe lirinë, kjo shihet me rastin e çlirimit të Mekës, i cili patë thënë “çdo i zënë rob i cili ua mëson leximin e Kur’anit dhjetë fëmijëve muslimanë është i lirë.”
Atij që All-llahu ia dëshiron të mirën, do ta udhëzoj në fe, dhe dituria arrihet vetëm duke mësuar.
“Kur dijetarët janë trashigimtarë të Pejgamberëve. Ata kanë lënë trashigiminë dijeninë (shkencen) dhe ai që do të arrijë atë, ka arritë fat të madhë. Kush niset në rrugë, për të kërkuar dijeni, All-llahu do të ja lehtësoi rrugën për në xhennet.
Muslimanit i ndalohet të ketë zili ndaj muslimanit përveç në dy raste ku thotë Pejgamberi a.s.:”Mund të keshë zili: ndaj njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri edhe atë (pasuri) e shpenzon në rrugë të drejtë dhe ndaj njeriut, të cilit All-llahu xh.sh., i ka dhënë dituri që gjykon sipas saj dhe i mëson edhe të tjerët.”
Ka thënë haz. Aliu:” Një ditë e cila më kalon mua pa mësuar diçka të re ajo ditë është e kobshme për mua. Prandaj vëllezër të nderuar ku është halli i jonë që na kalojnë ditët, javët, muaji, viti e dikujt i shkon dhe jeta pa mësuar asgjë nga fjala e All-llahut xh.sh., dhe e Pejgamberit a.s.,”
Hadithin që e transmeton h. Aisheja .r.a., të ketë thënë:”Një orë kërkim diturie është shumë më me vlerë se sa shtadhjetë reqate namaz nafile.”
E kur duhet kërkuar diturinë prapë na ka treguar i dërguari i All-llahut, i cili thotë:”Kërkoje diturin prej djepit deri në varr.” E kjo na bënë të kuptojmë së njeriu asnjëherë nuk është i ri e as i moshuar për ta kërkuar diturinë. Dituria për muslimanin është një gjë e humbur kudo që ta gjejë atë duhet që ta marrë, njeriu duhet të pajiset me dituri të dobishme e jo me dituri të dëmshme, sepse dije ka edhe iblisi por dija e tij është e mbrapsht.
Prandaj ju porosis dhe ju këshilloj që të jeni të kujdesëshëm në interpretimin e fjalëve të Zotit dhe të Pejgamberit, sepse Muhamedi a.s. thotë:”Kush e komenton Kur’anin sipas mendimit të tij, pa kurrfarë diturie, le t’ia përgatitë vetes vendin në Xhehenem”.
Ai që thotë për Kur’anin diçka prej mendjes së vet, edhe në qoftë se ia ka qëlluar, ka gabuar.
Le të shërbejnë këto dy hadithe për ne që të mos japim përgjigje dhe fetva pa qenë të sigurt në ate çka e themi, sot cilin do ta pyetesh të jep përgjigjje ose fetfa sikurse të jetë ndonjë alim i madh, e në realitet shumica nuk dinë as të shkruajn e as të lexojnë Kur’an. Se sa duhet të jemi të kujdesëshëm në dhënjen e fetfave shihen nga ky rast: Ka shkuar një njeri të Maliku me katërdhjetë pyetje e ai iu përgjigj vetëm në tri prej tyre, e dihet se kush ishte Maliku, ndërsa në kohën tonë nëse dikush bënë katërdhjetë pyetje merr nga njerëzit katërdhjetë e sa përgjigjje.
Njëra ndër shenjat paralajmëruese të kijjametit është shfaqja e mos dijës dhe humbja e dijës dhe dijetarëve, gjithashtu nuk është shenjë e mirë kur injorantët marrin rolin e dijetarëve.
Feja Islame është e bazuar në dituri, fton në te në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fe ose me jetën e njeriut, prandaj dituria për fenë është dituria më e dobishme.
All-llahu na bëftë prej atyre që kërkojnë dituri në rrugën e Zotit.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيم