EDUKIMI I FËMIJËVE në frymen Islame

Falënderimet janë vetëm për All-llahu xh.sh., Zotin e Gjithësisë që i jemi mirënjohës dhe kërkojmë ndihmë dhe udhëheqje prej Tij. Besojmë e mbështetemi në Te, dhe e madhërojmë dhe i jemi falënderues për të mirat që na i ka dhënë.
Dëshmojm se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut  të vetëm dhe të pashokë. Dëshmojm se Muhammedi a.s., është robi dhe i dërguari i Ti. 
O Zot i Madh, derdhi bekimet Tuaja mbi Muhammedi a.s., familjen e tij,  shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur ….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për edukimin e fëmijëve.
Thotë All-llahu xh. sh., në Kur’an: 
إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِنْدَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ
“S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.”{Tegabun, 15}.
Për dhuntitë e All-llahut xh.sh., njeriu është i obliguar t’i bëjë shukur (falënderim), duke i edukuar fëmijët me moral të mirë, me karakter të mirë, duke i udhëzuar të bëjnë amele- veprat të mira dhe duke i larguar nga ato që nuk i lejon feja.
Për këtë na mëson All-llahu xh.sh., në Kur’an:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلائِكَةٌ غِلاظٌ شِدَادٌ لا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.”{Tahrim, 6}.
Xhemat i nderuar! Mbrojeni familjen tuaj nga zjarri duke e mësuar atë, duke ia hapur dyert e të mirave, duke ia mësuar Kur’anin, duke ia mësuar hallallin dhe haramin, duke ia mësuar atë çka është e vërtetë e çka është e pavërtetë, këshilloni sa më tepër sepse edhe ju do të përgjigjni për edukimin e tyre, nëse i kemi edukura në frymën Islame kemi dobi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Omeri r.a., thoshte:”Edukoje fëmijën tënde, sepse do të pyetesh si e ke edukuar dhe çka i ke mësuar, kurse fëmija do të pyetet a të ka bërë mirë dhe a të ka dëgjuar”.
Ka ardhur një njeri me djalin e vet te Omeri r.a., dhe po i ankohet se djali i vet nuk po e dëgjon as nuk e respekton. Omeri r.a., iu ka drejtuar djalit, duke i thënë:”si nuk po frikësohesh prej All-llahut për shkak të mosdëgjueshmërisë ndaj prindërve tuaj, kur për këtë të obligon feja Islame?. Djaloshi ju drejtuar Omerit duke r pyetur: A ka pasur babai im obligime ndaj meje? Hz. Omeri tha:”Po, në radhë të parë, me rastin e martesës ka qenë i obliguar të kujdeset doemos për ta zgjedhur bashkëshorten, e cila do të ishet edhe vetë e edukuar dhe do të dinte t’i edukojë fëmijët; së dyti, kur ke lindur ka qenë i obliguar të të pagëzojë me emër të mirë; se treti, ka qenë i obliguar t’i mësojë dispozitat fetare (në mënyrë që vetë të dijsh ç’kërkon feja prej teje)”. Asnjë prej këtyre detyrave – i thotë djali Omerit r.a., se babai im nuk i ka plotësuar ndaj meje. Është martuar me grua (tani nëna ime), e cila sipas edukatës së saj nuk është e denjë të jetë nënë; ma ka ngjitur emrin me të cilin po turpërohem, sepse ka kuptim të keq dhe të shëmtueshëm; nuk më ka mësuar shkrim dhe lexim as nuk më ka mësuar kurrfarë obligime fetare”. Atëherë hz, Omeri u kthye kah babai i djaloshit dhe i tha:
“Largohu prej meje. Po e paditë djalin tënd përmosdëgjueshmëri, kurse ti asnjë prej detyurave (obligimeve ) tuaja prindore nuk i ke plotësuar ndaj tij”.
Muhamedi a.s., ka tërhequr vërejtjen së fëmijët nuk do të na vlejnë nëse i lëshojmë që koha t’i edukojë pa mbikqyrjen e kujdesin tonë. Ai thotë:
“Atë që nuk e edukojnë drejtë prindërit, do ta edukojë koha”.
Besimatër të nderuar! Mbilleni te fëmijët tuaj dashurin ndaj All-llahut xh.sh., ndaj madhërisë dhe fuqisë së Tij,   tregojuni atyre se All-llahu xh.sh., është Krijuesi i të gjitha krijesave të dukshme dhe të padukshme.
Mbilleni në zemrën e tyre dashurin ndaj Pejgamberit a.s. i cili është Pejgamberi i fundit e ai i thirri njerëzit në Islam me urdhërin e All-llahut xh.sh.. Atëherë atë duhet ta respektojmë dhe t’i zbatojmë urdhrat e tij. 
Merrni mësim nga Llukmani a.s., siç e kishte edukuar e këshilluar të birin e për çka na tregon All-llahu xh.sh., në Kur’anin fisnik:
يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ إِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُور.
“O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.”{Lukman, 17}.
E lusim All-llahun xh.sh., që fëmijët tonë të edukohen në frymen Islame,  të na ruaj neve, fëmijët dhe familjen tonë nga zjarri i Xhehennemit. Amin.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.



Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.