PEIZAZHE NGA ELOKUENCA [GOJËTARIA] DHE RETORIKA

E MUHAMMEDIT, Alejhi selam

 

Transmetohet se Ali Ibėn Ebi Talibi ka thėnė "Nuk kam dėgjuar ndonjė fjalė tė rrallė [tė panjohur] nga arabėt e tė mos e kam dėgjuar nga i dėrguari i Allahut. E kam dėgjuar duke thėnė “ćĒŹ ĶŹŻ ĆäŻå Ka vdekur me vdekje natyrale” [ e nuk ėshtė vrarė], e kėtė [shprehje] nuk e kam dėgjuar nga ndonjė arab me parė".

Muhammedi a.s njėherė e pėrshkroi njė shok tė tij e tė tjerėt e dėgjonin e i thanė "Nuk kemi parė ndokė mė gojėtar se sa ty ? Tha Muhammedi a.s" Po ēfarė mė pengon mua nga kjo kur Kur'ani ka zbrit ne gjuhen time,[nė] gjuhėn e kulluar arabe".

Transmetohet se Ebu Bekri i ka thėnė Muhammedit a.s " Kam shėtitur ne mesin e arabėve dhe kam dėgjuar gojėtarėt e tyre por tė tillė sikurse ti nuk kam parė.Tha Muhammedi a.s" Mė ka mėsuar [edukuar] Zoti im dhe e ka zbukuruar mėsimin [retorikėn-edukatėn] time".

Ne kuptim te kėtij hadithi transmetohet njė hadith tjetėr nga Aliu r.a i cili thotė: Erdhėn [fisi] Benu Fehd Bin Zejdi tek Muhammedi a.s dhe i thanė: Te kemi ardhė nga njė vend ne mes bregdetit e varg maleve([1]), pastaj e ceku ligjėratėn dhe pėrgjigjet e tij s.a.v.s e tha Aliu r.a "O i dėrguar i Allahut! Ne jemi bije te njė prindi [fisi], jemi rritur nė tė njėjtin vend por ti po u flet arabėve me njė stil ēka tė shumtėn e saj ne nuk po e kuptojmė? Tha Muhammedi a.s: Mė ka mėsuar Zoti im dhe jam rritur nė mesin e fisit beni Sa'd Bin Bekėr".

Nė librin "Err-Rra'du Vel Metar-Vetėtima Dhe Shiu" te autorit Ibėn Ebi Dunja transmetohet njė hadith mursel([2]) se njė beduin i ka thėnė Muhammedit a.s " Nuk kam parė me elokuentė sesa ty".

Pejgamberi a.s nė njė hadith shih [autentik] ceku se pejgamberėt kanė qenė fjalė pak [e kuptimplotė] e tha "Vėrtet ne pejgamberėt jemi fjalėpak e kuptimplotė". (arab: El Bikaė-kuptimplotė))

Kėtė e transmetojnė El Esmeiu dhe Ibėn el A'rabiu nga transmetuesit e tyre. Poashtu edhe Xhahidhi e cek nė "El Bejan Vet Tebejjun",e pastaj thotė" Thanė disa njerėz se el-BIKAË ėshtė pakicė dhe baza e kesaj ėshtė nga qumėshti andaj pėr kėtė [Muhammedi a.s], tė folurit e paktė e ka bėrė (konsideruar) cilėsi tė pejgamberėve a.s.

Mė tutje Xhahidhi thotė" Kjo nuk ėshtė nga tė metat nė krijim sepse po tė ishte kėshtu me tė dėrguarin tonė do tė kishte patur mė shumė tė drejtė sa i pėrket zgjedhjes sė ēėshtjes sė kėtij problemi sesa Musai a.s, sepse arabėt kanė qenė shumė me tė fortė nė oratori sesa jehudėt dhe  nisur nga ky aspekt ka qenė e metė ai qė e ka cunguar kėtė pėrsosuri [te gjuhės].

Nė tė shumtėn e rasteve Muhammedi a.s ishte fjalėpak .Kjo jo nga e meta nė tė folur por nga urrejtja qė ta komplikojė ēėshtjen tė cilėn e zbėrthente si dhe nga forca intelektuale nė tė folur. Madje kjo ka qenė qėllimi final i oratorėve arab pėr kohė tė gjatė [dtth: fjalėt e pakta e kuptimplota].

Muhammedi a.s  e zgjaste fjalimin ndonjėherė kur vėrente se ambienti nė tė cilin gjendej ia diktonte nevojėn pėr njė gjė tė tillė. Argument pėr atė se Muhammedi a.s ishte fjalėpak e kuptimplotė ėshtė edhe vet fjala e tij "Jam ndihmuar me friken[ qe u hyn armiqve para se te takohen me mua] dhe me fjalet e shkurtėra e kuptimplota".

Muhammedi a.s e urrente tė folurit e shumtė dhe tė rėndė[pėr t'u kuptuar] andaj pėr kėtė thotė" A t'iu tregoj pėr njeriun mė tė dashur tek unė dhe mė tė afėrm nė ditėn e kijametit? [mė i dashuri dhe mė i afermi tek unė ėshtė] mė i miri prej jush nė moral. Ata janė tė moralshėm, tė butė nė sjellje. Ata janė qė shoqėrohen dhe janė tė shoqerueshėm.

A tu njoftoj pėr njeriun mė tė urrejtur tek unė dhe mė tė larguarin nga unė Ditėn e Gjykimit? Ata qė flasin shumė [tha Muhammedi a.s].

Derisa Muhammedi a.s e urrente tė folurit e shumtė nė anėn tjetėr nxiste pėr fjalė pėrmbledhėse.

Muhammedi a.s i tha Xherir ibėn Abdullahut"O Xherir kur tė flasėsh fol pėrmbledhshėm e kur tė pėrmbushėsh –realizosh kėrkesėn mos u mundo –lodhė shumė".

Aisheja r.a kur flet pėr cilėsinė e tė folurit tė dėrguarit a.s thotė: Muhammedi nuk fliste siē po flisni ju kėshtu por kur fliste, fliste qartė , ndaras[nuk i ndėrthurte fjalėt] dhe e  ruante atė qė ishte ulur pranė tij [nuk ia rėndonte memorien me tė folur tė shumtė dhe nuk ia ndėrthurte gjėrat].

Nė njė hadith tjetėr Aisheja r.a kur e pėrshkruan tė folurit e Muhammedit a.s thotė: Kur Muhammedi fliste ka patur mundėsi ai qė dėshiron t'i numėroj fjalėt e tij".

Poashtu Ummu Ma'bed e pėrshkruan tė folurit e Muhamedit a.s ngjashėm me atė qė e tha Aisheja e thotė" Kur heshtte qendronte me dinjitet e kur fliste e ngriste zėrin dhe e zbukuronte atė. Tė folur tė ėmbėl, tė ndarė [ qartė] nuk ka patur diē tė pavlerė nė [tė folur]  e as belbėzim".

Nė pėrshkrimin e tė folurit tė Muhammedit a.s nga Ebu Halete pėrveē tjerash qėndron edhe se"…nuk flet kur ska nevojė, heshtė shumė…fliste me fjalė tė shkurtra e kuptimplota e  nuk e zbukuronte tė folurit [me shtesa  panevojė] por nuk linte asgjė mangu".

Nė hadithin e Omerit qėndron se " Muhammedi a.s ishte me pėrmbledhėsi i tė folurit. Me kėtė [cilėsi tė pėlqyer] i kishte ardhur edhe Xhibrili a.s. Çdo gjė qė synonte kishte mundėsi ta pėrthekonte me ixhazin [pėrmbledhjen] e tij".

Pejgamberi a.s ėshtė pėrshkruar edhe si njeriu me tingull-zė tė thekshėm .Berau thotė"Nuk kam dėgjuar dikė me zė mė tė bukur sesa ai".

Transmetohet se Katadeja [Tefsirolog nga tabiinet] ka thėnė" Nuk ka dėrguar Allahu tė dėrguar e tė mos ketė qenė fytyrėbukur e zė ėmbėl. Edhe nė mesin tuaj ka qenė i dėrguari a.s, fytyrėbukur e zė ėmbėl".

Dijetarėt nuk janė ndalur sė foluri pėr oratorinė e Muhammedit a.s, nė tė kaluarėn e tė tashmen.

Prej atyre qė mė sė miri kanė folur nė kėtė fushė ėshtė Xhahidhi, i cili kur e pėrshkruan tė folurit e Muhammedit a.s thotė: Ai ėshtė tė folur, tingujt  [fjalėt] e tė  cilit janė tė pakta ndėrsa kuptimet e shumta. Formulim i mrekullueshėm e i pastėr nga vėshtirėsia [nė tė kuptuar]…".

Ndėrsa prej bashkėkohoreve Mustafa Sadik err-Rrafiu nė librin e tij "I'xhazul Kuran" njė kapitull tė tėrė ia kushton retorikės profetike. Kapitull, qė nėse lexuesi ndalet ta shikojė nuk do tė ngopet se lexuari. Rrafiu thotė se metoda e Muhammedit a.s ėshtė e veēuar [e vetme] nė kėtė gjuhė. Nuk do tė gjesh  shkronjė tė tepėrt e as fjalė tė urrejtur. Nė tė gjitha aspektet gjuhėsore tė folurit e tij ėshtė i pėrsosur, gjė qė tek tė tjerėt nuk e vėren. Gjuha tek Muhammedi a.s ėshtė e pastėrt. Qartėsia nė tė folur dhe urtėsia e tė folurit tė tij arrijnė pėrsosmėrinė e plotė".

Ajo ēka e veēon edhe mė shumė oratorinė e tij nga tė tjerėt ėshtė edhe pėrthekimi i plotė i gjuhėve dhe dialekteve tė arabėve. Ështė e ditur se Muhammedi a.s i dinte gjuhėt e arabėve. Disa sahabe njėherė i thanė" Tė shohim t'u flasėsh fiseve arabe me atė ēka ne shumicėn nuk po e kuptojmė".

Nė mesin e atyre fiseve ishte edhe nje fis jemenas. Kur e pėrkujtojmė fjalėn e Ebu Amer ibėn Alau-t" Nuk ėshtė gjuha e himjereve([3]) gjuha jonė e as arabishtja e tyre arabishtja jone", na u bėhet e qartė se Muhammedi a.s i dinte gjuhėt e jokurejshėve madje tė tė gjithė arabėve nė pėrgjithėsi.

Dituria e tij s.a.v.s burim kishte shpalljen[ vahjin] dhe kėtė deri diku e sqaron ky ajet"ę Śįćß ćĒ įć Źßä ŹŚįć  Te ka mėsuar atė qė ti nuk e dije"( Nisa 113).

 Ndėrsa ajo qė e pėrforcon kėtė ėshtė hadithi i transmetuar nga Abdullah ibni Omeri i cili thotė" Shkruaja ēdo gjė qė dėgjoja nga Muhammedi a.s por kurejshėt mė ndaluan me pretekst se ai ėshtė njeri flet kur ėshtė i hidhėruar dhe i gėzuar. E braktisa shkrimin dhe shkova e ia tregova kėtė Muhammedit a.s.Bėri me gisht drejt gojės e mė tha "Shkruaj se pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im nuk del nga kjo [gojė] pėrveē sė vėrtetės".

Askush nuk mund tė thotė se kjo gojėtari e Muhammedit a.s ka qenė nga rruga e tė mėsuarit dhe tė lexuarit sepse Muhammedi a.s nuk ka ditur c'ėshtė tė udhėtuarit nė mesin e  fiseve arabe qė tė mėsojė gjuhėt e tyre. Madje ambienti mekas atebotė nuk ishte ambient mėsimor-kulturor nė tė cilin do t'i epej rasti t'i mėsonte dialektet e fiseve sepse po tė mbėshtetej ēėshtja [e gojėtarisė dhe njohjes se gjuhėve] nė udhėtimin nė mesin e fiseve dhe leximit, Omeri dhe Ebu Bekri r.a do tė kishin patur fat tė madh. Omeri nė xhahilijjet [injorancė] ishte ambasador i kurejsheve tek fiset arabe ndėrsa Ebu Bekri ishte prej kurejshėve qė mė sė shumti lexonte. Ebu Bekri ishte njohės i mirė i gjenealogjise saqė kur Hasan bin Thabiti kishte bėrė njė lloj katalogu tė gjenealogjise sė disa kurejshiteve  menduan se kėtė e bėri Ebu Bekri e thanė " Kėtė poezi e ka thėnė Ebu Kuhafe-ja [kunje e Ebu Bekrit]".

Por megjithė lidhjet e forta me fiset arabe dhe njohjen e poezive arabe nuk i dinin gjuhėt e arabeve sikurse Muhammedi a.s.

Imam Shafiu ne librin e tij "Err Rrisale" cek se gjuha arabe ėshtė prej gjuhėve mė tė gjera dhe mė tė shumta me shprehje dhe nuk njohim njeri pėrveē Muhammedit a.s tė ketė mundur t'i pėrthekojė tė gjitha me diturinė  e vet.

Nga elokuenca e Muhammedit a.s gjithashtu ishte se ai u fliste njerėzve me atė qė ata e kuptonin dhe kishin nevoje pėr tė e ndonjėherė [madje shpeshherė] shtonte mė tepėr se atė qė e pyeste pyetėsi nė mėnyrė qė tė pėrfiton mė shumė pyetėsi.

Gjithashtu nga elokuenca dhe oratoria e tij a.s  ishte se ai ishte vendosės i disa shprehjeve te kombinuara ,tė cilat nuk ishin me parė, si:

1-         Muhammedi a.s i tha njėrit prej sahabėve" Ke kujdes nga Mehile-ja. Tha njeriu: O i dėrguar i Allahut ne jemi arab por  na trego se c'ėshtė Mehile-ja? Tha Muhammedi a.s: Zgjatja e izarit[rrobave]".Qėllimi me zgjatjen e izarit ėshtė mendjemadhėsia siē qėndron edhe nė njė hadith tjetėr "Zgjatja e izarit (nga mendjemadhėsia shpie) nė zjarrė".

2-         Bartja e fjalėve nga kuptimi i parė i tyre nė kuptimin e dytė. Transmeton Hudhejfetu ibnu Jemame se Muhammedi a.s ka thėnė" Le tė mos jetė ndokush prej jush immea[opportunist]. Thanė: Ja resulullah! E ē'ėshtė oportunizmi? Tha: Ai, qė nėse njerėzit bėjnė mirė edhe ai bėn mirė, nėse njerėzit bėjnė keq edhe ai bėn keq por forcojeni veten  dhe nėse bėjnė njerėzit mirė bėni edhe ju e nėse bėjnė keq shmangiuni tė kėqiave tė tyre". Zemahsheriu ne librin e tij "El Faik" transmeton nga Ibni Mesudi i cili thotė" E konsideronim oportunistin nė xhahilijjet atė qe i pason [u shkon] njerėzve nė ushqim i paftuar".

3-         Pėrdorimi i fjalės ne kuptimin alegorik. Pyetja e sahabeve pėr kuptimin e saj [fjalės] tregon se ata nuk e kanė njohur kuptimin e asaj siq transmeton Ibni Mesudi [e do te vie me ne nė vijim]. Ndoshta  ky kuptim  ka qenė i pėrdorur nė njėrėn prej fiseve arabe. Nga ky aspekt poashtu veēojmė rastin tė cilin e trasnmeton Ibni Mesudi se Muhammedi a.s i pyeti sahabet "Kė e konsideroni trim [fitimtar] tek ju? Thanė: Atė, qė tė tjerėt se mundin [s'kanė mundesi ta rrėzojnė] Tha: Jo [nuk ėshtė ashtu] por [trim] ėshtė ai qė e mban veten gjatė hidhėrimit". Sahabet u pėrgjigjen me atė qė e dinin ndėrsa Muhammedi a.s u thoshte" I fortė ėshtė ai qė e mundė vetveten [nefsin] dhe shejtanin e vet gjatė hidhėrimit". Sikur Muhammedi a.s po iu thotė" Vėrtet ky kuptim qė po ua them ėshtė mė i qėlluar pėr kėtė shprehje. Nė kėtė aspekt poashtu veēojmė rastin kur u pyet Muhammedi a.s se "Cila vepėr ėshtė mė e keqja? Tha: Texhdifi. U pyet se c'ėshtė texhdifi? Tha: Tė thotė njeriu s'kam atė, s'kam kėtė sepse pėrgėnjeshtrimi i nimeteve ėshtė prej mohimeve te tyre". Ndėrsa nė librat e gjuhės, fjala texhdif dtth: mohim i nimeteve ose pakėsim i furnizimit nga Allahu dhe tė thotė njeriu: S'kam unė, s'gjendet tek unė.

4-         Nga elokuenca dhe oratoria e tij ishte poashtu pėrdorimi i disa shprehjeve tė kombinuara pėr tė cilat mendohet se Muhammedi a.s ėshtė shpikės i tyre. Nė shumicėn e rasteve i pėrdorė [fjalėt] nė kuptim tė "istiares temthilijje", e cila nė gjuhė dtth “teshbihun bi terkib” ngjasim mė tė kombinuarėn", p.sh hadithi pėr ata qė dolėn ne xhihad per Allahun e Muhammedi a.s tha: ę ćä ćĒŹ ĶŹŻ ĆäŻå ŻŽĻ ęŽŚ ĆĢŃå Śįģ Ēįįå Edhe ai qė vdes [e nuk vritet] shpėrblimi i tij mbetet tek Allahu s.w.t". Thotė transmetuesi i hadithit "Vallahi shprehjen “ćĒŹ ĶŹŻ ĆäŻå –ka vdekur vdekje natyrale e nuk ėshtė vrarė- nuk e kam dėgjuar kurrė mė parė nga ndonjė arab para Muhammedit a.s".([4])

 



[1] Vend ne mes Hixhazit e Jemenit.Sh.P

[2] Hadith mursel eshte hadithi te cilin e transmeton tabiini nga Muhammedi a.s pa ndermjetsimin e sahabijve

[3] Fis i vjeter jemenas

[4] Sedat Islami, 2003, Student Prane Universitetit Islamik Ne Brunei Darussalam