CFARE E SHTYRI KETE FEMIJE TE FALET NATEN?

Ebu Jezid el Bestami u ngrit tė falė namaz nate kur ja e pa fėmijėn e tij te vogėl pranė. Meqė ishte i vogėl, nata ishte e ftohte dhe pagjumėsia ishte e vėshtirė, e mėshiroi dhe i tha:
O biri i babait, fle ngase nata ėshtė e gjate.
E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi.
O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kėshtu ka kėrkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi.
Kam mbajtur mend njė ajet kur'anor -u arsyetua fėmija- ku Allahu thotė:
20. Zoti yt e di se ti dhe njė grup i atyre qė janė me ty, kaloni nė adhurim mė pak se dy tė tretat e natės ose gjysmėn e saj, a njė tė tretėn e saj.". (el Muzzemmil, 20)
…tash po tė pyes: Kush janė ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fėmija.
Janė shokėt e tij - iu pėrgjigj Ebu Jezidi.
Nėse kėshtu qenka puna atėherė mos me privo nga nderi i shoqėrimit tėnd pėr adhurimin pėr Allahun.
Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fėmijė dhe nuk ke arritur moshėn madhore?!
O babai im, unė e kam pare nene time kur donte ta ndezte  zjarrin fillonte me drunjte e vegjėl ne mėnyrė qe te ndezėn edhe te mėdhenjtė- u justifikua fėmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditėn e Llogarisė do te filloj se pari prej neve te vegjėlve nėse ne nuk e adhurojmė Atė.
Babait iu mbushen sytė lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unė.
***
?ėshtja e namazit te natės ėshtė duke pėrjetuar njė kurbet te vėrtetė tek muslimanėt. Tė rrallė dhe te pakte janė ata qe e falin namazin e natės ndėrsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur:
Faleni namazin e nates ngase ai ehte tradite e njerėzve te mire para jush, ehte afrim tek Allahu, ndalese nga mėkatet, shlyerje e te kėqijave dhe largues i sėmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani hadithin e ka cilėsuar autentik)
Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mėkatet,  falej tere natėn saqė edhe kėmbėt nga qėndrimi i gjate ne namaz i ishin ėnjtur. Falej madje edhe kur ishte i sėmure. Kjo jo pėr tjetėr por pėr rėndėsinė dhe shpėrblimin e madh qė ka falja e namazit te natės. Ndėrsa ne; te forte, te shėndoshė, por prape namazin e natės e kemi lėnė anash dhe pėrtojmė, edhe pse kemi mėkate te shumta.
Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokėt e vet pėr faljen e namazit te natės. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kėnaqur me tė dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thėnė:
Njeri i mirė ėshtė Abdullahu sikur tė falej edhe natėn". (Transmetim unanim)
Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė:
Nė Xhennet ka dhoma, brendėsia e tė cilave duke nga jashtė dhe anasjelltas, tė cilat i ka pėrgatitur Allahu per ata qė japin ushqim, flasin butė, pėrcjellin agjėrimin dhe falen natėn kur njerėzit janė fjetur". 
Vėlla musliman!
Dije se namazi i natės ka njė kėnaqėsi te madhe, pėr hire tė sė cilės tė parėt tanė gėzoheshin kur vinte nata pėr te falur namaz dhe pikėlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kėnaqėsinė e atij adhurimi. Ali b. Bekari ka thėnė: Ka dyzet vite qė pėrveē lindjes sė diellit asgjė nuk mė pikėllon.
Ebu Hazimi ka thėnė: Asnjė natė nuk kam mundur tė ngopem me kėnaqėsinė e namazit tė natės.
E lusim Allahun qė tė na bėjė neve dhe juve prej atyre qė falin namaz nate dhe shijojnė kėnaqėsinė e tij.
Cituar nga: Kisasun min hajati's selef
Burimi: www.denana.com
Pėrshtati ne shqip:
Sedat Gani Islami
27 maj 2007, e dielė
Vushtrri, Kosovė