NJ? F?MIJ? AMERIKAN PRANON ISLAMIN
Njė fėmijė amerikan, pa patur asnjė kontakt me asnjė musliman, vendosi tė bėhet musliman. Ai e gjeti veten duke parapėlqyer Islamin si vėrtetim tė thėnies sė Muhammedit, alejhi's selam: "?do fėmijė lind musliman porse prindėrit janė ata qė e ēifutizojnė, krishterizojnė apo e bėjnė adhurues tė zjarrit".
I lindur mė 1990, nga dy prindėr tė krishtere, Aleksandri kishte patur mundėsinė e lirisė sė zgjedhjes sė fesė nga nėna e tij, qysh prej fillimit. Posa e mėsoi shkrim leximin, ia sollėn librat e tė gjitha feve qiellore dhe jo qiellore. Pas leximit, Aleksandri kishte vendosur ta pranonte Islamin. Thėnė mė qarte, ai kishte mėsuar Islamin nė moshėn gjashtė vjeēare ndėrsa nė moshėn tetė vjeēare kishte hyrė nė Islam.
Dashuria pėr kėtė fe e kishte verbėruar. Kishte mėsuar namazin dhe disa rregulla fetare. Kishte lexuar historinė islame, kishte mėsuar fjalė arabe dhe kishte nxėnė pėrmendėsh disa kaptina tė Kur'anit. Mėsoi ta thirrte edhe ezanin, dhe tė gjitha kėto pa patur asnjė kontakt me muslimanėt.
Nė bazė tė leximeve qė kishte bėrė, pėlqeu qė emri i tij i ri tė jetė Muhammed Abdullah, duke pėrvetėsuar emrin e Muhammedit, Pejgamberit qė aq shumė e deshi qysh prej fėmijėrisė.
Gjatė njė interviste, Muhammedi shpalos pėr ne edhe disa detaje tė jetės sė tij.
A jeni hafiz i Kur'anit?- pyeti intervistuesi.
Jo- u pėrgjigj Muhammedi, dhe filloi t'i bėnte disa pyetje intervistuesit: Por ti je musliman dhe di tė flasėsh arabisht?
Heshti. Nga gjuhėt e tij tani vinin pyetje pareshtur. Ke kryer haxhin? Ke bėrė Umren? Ku i ke blerė rrobat e Ihramit?
Intervistuesi ia ndėrpreu pyetjet dhe i tha: I dashuri im Muhammed, me trego se ēfarė tė shtyri tė bėhesh musliman? Pėrse e zgjodhe Islamin e jo fetė tjera?
Muhammedi heshti pėr pak ēaste e mė pas u pėrgjigj: Tėrė atė qė unė e di ėshtė se kam lexuar pėr tė dhe sa herė qė lexoja, aq mė shumė mė shtohej edhe dashuria pėr tė.
?farė ke dėshire?- e pyeti intervistuesi.
Kam disa dėshira- u pėrgjigj me nxitim Muhammedi. Dėshiroj tė shkoj nė Mekke dhe ta puthi gurin e zi, dėshiroj ta mėsoj arabishten dhe ta zė pėrmendėsh tėrė Kur'anin.
Pėrse kaq shumė tė intereson Haxhi?- e pyeti intervistuesi.
Nėna e tij ndėrhyri pėr herė tė parė dhe tha: Dhomėn e tij e kanė mbuluar fotot e Qabesė. Disa njerėz mendojnė se kjo qė ėshtė duke i ndodhur atij ėshtė vetėm njė iluzion ndėrsa harrojnė se ai, krahas asaj qė ėshtė serioz, ai ka njė besim tė fortė qė tė tjerėt nuk mund ta ndiejnė.
Muhammedi filloi tė buzėqesh kur pa nėnėn e tij duke e pėrkrahė. Filloi t'ia sqaronte asaj sjelljen rreth Qabesė, tavafin, dhe se si Haxhi ėshtė njė adhurim qė nxjerr nė shesh barazinė nė mes njerėzve duke anashkaluar ngjyrėn, racėn, pasurinė a varfėrinė.
Unė, vazhdoi Muhammedi, kursej ēdo javė para nga shpenzimet e mia javore qė njė ditė prej ditėsh ta vizitoj Qabenė e Madhėrishme. Kam dėgjuar se udhėtimi kushton afėr 4.000 $ ndėrsa unė tani kam vetėm 300 $.
A falesh nė shkollė?- e pyeti intervistuesi.
Po, e kam gjetur njė vend tė fshehte tek libraria dhe aty falem ēdo ditė- u pėrgjigj ai. Kur u afrua koha e namazit tė akshamit, Muhammedi pyeti intervistuesin: A mė lejon ta thėrras ezanin? U ngrit dhe thirri ezanin nė kohėn kur sytė e tė pranishmeve ishin mbushur lot.
Burimi: Revista el Hajat, nr. 92. www.denana.com
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
11-2-2008, e hėnė
Vushtrri, Kosovė