VECORITE E PERBASHKETA TE SHPALLJEVE QIELLORE
Thuajse shpalljet qiellore ne ligjet dhe parimet e pėrgjithshme janė njė. Kur e themi janė njė, e kemi parasysh faktin se kėto parime te pėrgjithshme janė vėrtetuar, huazuar dhe krahasuar ne dritėn e Kur'anit Fisnik dhe assesi nga burimet e stome te feve tjera qiellore. Pra nuk behet fjale pėr devijimet e sotme te dy feve feve qiellore, krishterimit dhe fesė ēifute, ngase ato, me kėtė ambalazh qe kane sot nuk meritojnė te quhen fe qiellore porse dogma, ideologji dhe fatkeqėsi kohore.
Sido qe te jete, kėto parime te pėrgjithshme do te vėrtetohen ne vijim:
Ftesa pėr njėshmėrinė e Allahut
Te gjithė pejgamberėt e Allahut ftuan ne njėshmėrinė absolute te Allahut, qe d.t.th.: njėshmėri absolute ne ēdo gjė; uluhijjet (adhurim) dhe rububijjet (krijimtari, dhėnie, etj). Thotė Allahu:
Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!". (Enbija, 25)
Pejgamberi i pare, Nuhu, i kishte thėnė popullit te tij:
Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe!". (A'raf, 59)
Hudi, alejhi selam, i kishte thėnė popullit te vet:
Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (njė Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikėsoheni?!". (A'raf, 65)
Shuajbi, alejhi selam i kishte thėnė popullit te vet:
E nė Medjen (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Njė), ju nuk keni zot tjetėr pos Tij". (A'raf, 85)
Musai, alejhi selam, i kishte thėnė popullit te vet:
I adhuruari juaj ėshtė vetėm All-llahu, qė pėrveē Tij nuk ka zot tjetėr, e dituria e Tij ka pėrfshirė ēdo send". (Taha, 98)
Isai, alejhi selam i kishte thėnė popullit te vet:
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!" 117. Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!". (Maide, 116-117)
Ftesa pėr nė adhurim
Bazat e adhurimeve (ibadeteve) te gjitha janė prezente edhe ne shpallje tjera te pejgamberėve, ndėrsa sa iu pėrket formave, ato janė te ndryshme. P.sh: ftesa pėr ne namaz ishte tek te gjithė pejgamberėt. Ibrahimi, alejhi selam tha:
O Zoti im! Mė bėn mua nga ata qė falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynė!". (Ibrahim, 40)
Musai pėr gjėnė e pare, pėr te cilėn i kishte urdhėruar popullin e vet ishte namazi. Thotė Allahu:
Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua". (Taha, 14)
Prej porosive te Llukmanit kushtuar tė birit ishte edhe:
O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqijat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara". (Llukman, 17)
Gjėnė e parė tė cilėn e tha Isai, alejhi selam derisa ishte nė djep ishte:
Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jem gjallė!". (Merjem, 31)
Merjemi ishte thirrur:
Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen!". (Ali Imran, 43)
Ftesa pėr dhėnien e zekatit. Bazat e zekatit kane qene ne shpalljet e mėhershme. Ibrahimi dhe i biri, Is'haku, alejhima selam, patėn thėnė:
Dhe ata i bėmė shėmbėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė". (Enbija, 73)
Prej veēorive te Ismailit, alejhi selam ishte edhe:
Ai urdhėronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatė, dhe ishte shumė i pranishėm te Zoti i tij". (Merjem, 55)
Isai, siē cekem pak me larte derisa ishte ne djep pat thėnė:
Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jem gjallė!". (Merjem, 31)
Ftesa pėr agjėrim. Allahu na tregon ne Kur'an pėr ekzistimin e kėtij riti fetar edhe tek popujt tjerė e thotė:
O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm". (Bekare, 183)
Ftesa pėr haxh. Haxhi ishte obliguar qysh prej kohės se Ibrahimit, alejhi selam, te cilin e kishte urdhėruar Allahu:
Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta". (Haxh, 27)
Ftesa pėr moral
Eshtė e njohur se besimi ne Allahun ėshtė shok i moralit, ėshtė diagonale paralele e saj, qe nuk mund assesi te ekzistoje njėra pa tjetrėn. Mu pėr kėtė, Allahu dėrgoi pejgamberėt tek popujt, qe ishin moralprishur dhe qe kishin devijuar besimin.
Nuhu, alejhi selam, kishte urdhėruar popullin e vet qe ta adhurojnė Allahun dhe t'i braktisin mėkatet. Thotė Allahu:
Adhurojeni All-llahun, kini frikė prej Tij dhe mua mė dėgjoni. Ai u falė juve nga mėkatet tuaja dhe ua vazhdon jetėn deri nė njė afat tė caktuar (pa u dėnuar), e kur tė vijė afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet pėr mė vonė, nėse jeni qė e dini". (Nuh, 3-4)
Salihi, alejhi selam, i kishte thėnė popullit te vet:
"Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngreni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė". (A'raf, 74)
Isau, alejhi selam, i kishte ftuar popullin e vet ne virtyte te larta morale e kishte thėnė: "Duaje te afėrmin sikurse veten".
Ne Kur'an ekzistojnė disa ajete, te cilat ne gjirin e tyre kane pėrmbledhur besimin sebashku me moralin, si:
"Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atė qė me tė vėrtetė ju ndaloi Zoti juaj: tė mos i shoqėroni Atij asnjė send, tė silleni mirė me prindėrit, tė mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne u ushqejmė juve dhe ata, tė mos u afroheni mėkateve tė hapta apo tė fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, pėrpos kur ėshtė me vend. Kėto janė porositė e Tij, kėshtu qė tė mendoni thellė". (En'am, 151)
Pastaj:
"Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit". (Bekare, 177)
Ja kėshtu, te gjitha shpalljet takohen ne ftesėn pėr virtyte te larta morale.
Vėrtetimi i ditės se llogarisė
Te gjitha shpalljet kanė vėrtetuar ditėn e kiametit dhe mu pėr kėtė, pejgamberėt, ne ftesat e tyre, kėrcėnimin dhe vėrejtjen nga mosdėshtimi ne kėtė dite, e parashtronin para ēdo gjeje. Ne kaptinėn Shuara ėshtė pare qarte se shprehja e pejgamberėve: "a nuk po frikėsoheni" ka ardhur para shprehjes "unė jam i dėrguar tek ju".
Pejgamberet, besimin ne ditėn e kiametit, e kishin bere pjese te besimit bazor, qe pa te nuk te vlen besimi. Ibrahimi, alejhi selam kishte thėnė:
Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan All-llahun dhe jetėn tjetėr, furnizoi me lloje tė frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij qė nuk besoi do t'ia mundėsoj shfrytėzimin e frutave pėr njė kohė tė shkurtėr, e pastaj do ta shtyejė nė dėnimin e zjarrit, e sa pėrfundim i shėmtuar ėshtė ai". (Bekare, 126)
Musai ua kishte transmetuar popullit te vet fjalėn e Allahut:
S'ka dyshim se momenti (kijameti) do tė vijė patjetėr, Unė gati e kam fshehė atė; (do tė vijė) pėr t'u shpėrblyer secili njeri pėr atė qė ka bėrė". (Taha, 15)
Njeriu, i cili kishte besuar prej popullit te faraonit kishte thėnė:
O populli im, unė kam frikė pėr ju ditėn e britmės (tė mjerimit)". (Gafir, 32)
Ringjallja ishte prej gjerave, tė para qe i foli Isau, alejhi selam derisa ishte ne djep:
Selami (shpėtimi prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!". (Merjem, 33)
Vėrtetimi i shpalljeve
Te gjithė pejgamberėt vėrtetuan shpalljet e tyre, ose nėpėrmjet mrekullive, me te cilat i pėrkrahu Allahu ose nėpėrmjet argumenteve racionaliste, te cilat zakonisht fokusoheshin ne jetėpėrshkrimin e pejgamberėve para se te dėrgoheshin. D.t.th.: vet qenia e pejgamberėve te sinqerte para se te dėrgoheshin ėshtė fakt racional pėr shpalljen e tyre. Pejgamberi, alejhi selam kishte thėnė:
Thuaj: "Sikur tė kishte dashur All-llahu, unė nuk do t'ua kisha lexuar juve atė, as nuk u kisha njoftuar me tė. Unė para tij kam jetuar njė kohė nė mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?". (Junus, 16)
Burimi: Cikėl i ligjėratave nė lėndėn "Ed Da'wetu El Islamijje", University Brunei Darussalam
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
14-7-2006, e premte
Vushtrri, Kosovė