VĖLLAZĖRIA PĖR HIRE TĖ ALLAHUT DHE VLERA E SAJ
Pyetja: Hoxhė i nderuar, pak mė parė folėt pėr vlerėn e dashurisė pėr Allahun andaj tani a do tė kishe mundėsi tė na folėsh pėr vėllazėrinė pėr hire tė Allahut dhe vlerėn e saj?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Vėllazėria pėr hire tė Allahut ėshtė pjesė e dashurisė pėr Allahun ngase nė Islam vėllazėrimi nuk bėhet nė baza tjera dhe askush, pėrveē tė dashurve tė Allahut, nuk vėllazėrohet. Parim i kėsaj ėshtė: Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi. ([1])
Mu pėr kėtė, transmetohet se ka thėnė Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,: Pėrfitoni vėllezėr ngase ata janė ndihmė pėr dynja dhe ahiret. Pėr dynja po e dimė po si pėr ahiret?- e pyetėn disa. Po a nuk thotė Allahu: Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi. ([2])
u pėrgjigj Aliu.
Pejgamberi, alejhis selam pjesė tė vėllazėrisė e bėri dashurinė pėr hire tė Allahut dhe brejtjen pėr hire tė Tij. Vėllezėrit duhet ti duash pėr hire tė devotshmėrisė dhe respektit tė tyre. Ne e duam adhuruesin pėr hire tė adhurimit tė tij dhe e urrejmė mėkatarin pėr shkak tė mėkatit tė tij, dhe atė nė bazė tė madhėsisė sė mėkatit qė bėn, ngase nuk urrehet ai qė bėn mėkate tė vogla siē urrehet ai qė bėn mėkate tė mėdha sikurse qė nuk duhen njėjtė ata qė bėjnė adhurim shumė dhe ata qė bėjnė mė pak adhurim. Allahu ka thėnė: ...All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin). ([3])
TĖ LEXOJ KURAN APO TĖ LUTEM
Pyetja: Hoxhė i nderuar, a ka mė shumė shpėrblim pėr lexim tė Kuranit, pėr tesbih apo pėr dua?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Kjo pyetje ka dy pėrgjigje: tė pėrgjithshme dhe tė veēante. Pėrgjigja e pėrgjithshme ėshtė se dhikri mė i mirė ėshtė fjala e Allahut, libri i Tij dhe leximi i fjalės sė Tij. Ndėrsa detajisht, kjo ēėshtje duhet tė gjykohet sipas individėve. Nėse dikush ndihet mė i butė, mė i pėrulur dhe mė vigjilent nė dua e tesbih se sa nė lexim tė Kuranit, atėherė ai le ta bėjė kėtė, por duhet ta dijė se Kurani ėshtė dhikri mė i mirė. Ekzistojnė kohė dhe forma gjatė lutjeve kur duaja ėshtė mė me vend se sa leximi i Kuranit, siē ėshtė puna me rukunė dhe sexhde. Madje, leximi i Kuranit nė kėto raste ėshtė i ndaluar. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: Mua mė ėshtė ndaluar leximi i Kuranit nė ruku dhe nė sexhde. Nė ruku madhėrojeni Allahun ndėrsa nė sexhde shpeshtojeni duanė ngase ka shpresa qė ajo tiu plotėsohet.
NDALIMI I MUZIKĖS
Pyetja: Hoxhė i nderuar, nė ēfarė aspekti ndalohet muzika? A ndalohet teksti apo mjetet apo qė tė dyja?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Kėngėt me mjete e instrumente muzikore janė: ...errėsira njėra mbi tjetrėn sa qė nuk mund ta shohė ai as dorėn e vet. Atij tė cilit All-llahu nuk i jep dritė, ai nuk ka pėr tė pasur dritė. ([4])
Teksti, gjykuar ndarazi, mund tė jetė i lejuar dhe i ndaluar. Nėse janė fjalė qė nxisin pėr madhėrim tė Allahut, lejohen, ndėrsa nėse janė fjalė qė thėrrasin nė amoral, prostitucion, ndalohen. Ibnul Kajjimi ka thėnė: Kėnga ėshtė postė prostitucioni. Ibni Tejmije po kėshtu ka pėrmendur kėtė. Ibnul Kajjimi, qorton ata qė larguan njerėzit nga dėgjimi i fjalės sė Allahut duke informuar se Allahu do tua ndaloj dėgjimin e kėngėve tė Xhennetit. Nė Musned tė Imam Ahmedit qėndron se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: Nė Xhennet ka vasha qė kėndojnė: Ne jemi tė pėrjetshme dhe nuk vjetrohemi (nuk kemi fund), ne jemi tė begatshme dhe jo tė mjera. Lum pėr atė qė jemi pėr tė dhe ėshtė pėr ne!.
Kėnga, nėse ka tekst tė keq, edhe nėse ėshtė pa mjete muzikore, ėshtė e ndaluar. Ndėrsa nėse ka edhe mjetet, atėherė ndalesa ėshtė edhe mė shumė e theksuar. Buhariu transmeton nga Ebu Malik el-Esharijj se Muhammedi, alejhis selam ka thėnė: Nė mesin e ummetit tim do tė ketė tė atillė qė do ta lejojnė prostitucionin, mėndafshin, alkoolin dhe mjetet muzikore.
Pra lejimi i kėtyre gjėrave d.t.th.: bėhet nė mėnyrė tė paligjshme ngase ato janė tė ndaluara.
Ibnu Huzejme transmeton nga Zubejri me sened tė mirė (xhejjid) se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: Mua mė janė ndaluar dy zėra idiotikė dhe amoralė: zė nė begati dhe zė nė fatkeqėsi.
Kane thėnė se zėri i begatisė ėshtė kėnga dhe instrumentet ndėrsa zėri nė fatkeqėsi ėshtė vajtimi.
Ibni Maxheh transmeton se Ibni Omeri kishte dėgjuar fyellin e njė bariu me ērast kishte vėnė gishtat nė vesh qė mos ta dėgjonte. Pasi u largua pak, i tha shėrbėtorit: A po e dėgjon ende? Jo- iu pėrgjigj. I hoqi gishtat nga veshėt dhe tha: E kam parė tė dėrguarin e Allahut tė ketė vepruar kėshtu siē bėra unė. ([5])
Nė koment tė ajetit: Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut pa pasur kurrfarė fakti.... ([6])
..Ibni Mesudi ėshtė betuar se pėr qėllim ėshtė kėnga.
Kėnga mbjell hipokrizinė nė zemėr ashtu siē shiun bėn qė qepa tė mbijė. Sunnitėt janė dakorduar se muzika ėshtė e ndaluar dhe askush, pėrveē Ibni Hazmit, qė supozonte pėr hadithin se ėshtė i dobėt, nuk i ka kundėrshtuar. Hadithi, falėnderuar qoftė Allahu, ėshtė i vėrtetė dhe gjendet nė Sahihun e Buhariut.
ART POPET DHE PASURIA NGA MUZIKA
Pyetja: Hoxhė i nderuar, ēfarė ėshtė dispozita pėr artet popullore?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Kėnga dhe instrumentet janė tė ndaluara pėr burrat. Sa iu pėrket defave, me sa di unė, ajo lejohet vetėm pėr gra nė dasma dhe manifestime, siē thotė Muhammedi, alejhis selam: Shpalleni martesėn dhe rrihni defat.
Nga pėrditshmėria e sahabeve mund tė konkuldohet se, pėrveē grave, askush nuk iu binte defave. Madje, edhe pėr gra, rėnia e defit kushtėzohet me:
· Mos ngritje tė zėrit,
· mos pėrzierje me burra, dhe
· mos kėrcim dhe vallėzim.
Ndėrsa sa i pėrket ndėrtimit tė xhamisė nga kėto burime, kjo nuk bėn, ngase fitimi ėshtė i keq. Disa dijetarė kanė thėnė: Nėse kėngėtarėt pendohen, atėherė ato para mund tė pėrdoren pėr objekte pėrcjellėse tė xhamisė, si: tualetet, apo nė interes tė pėrgjithshėm, si: ndėrtimi i rrugėve, etj.
KUSHTET E MARRJES ME SPORT
Pyetja: Hoxhė i nderuar, jam njė djalosh i ri qė merret me sport. A mund tė mė thuani se cili ėshtė vendimi i fesė pėr sportin?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Sporti lejohet me tri kushte:
· Tė mos bie ndesh me kohen e namazit, ndryshe, nėse vonohet apo humb tėrėsisht namazi shkak i sportit, ai ėshtė i ndaluar.
· Rrobat e lojtarėve tė jenė tė rregulluara sipas fesė. Mashkulli duhet ta ketė tė mbuluar, sė paku, pjesėn prej kėrthizės deri nėn gjunjė. Nėse nuk ka njė veshje tė tillė, atėherė kjo ėshtė e ndaluar.
· Tė mos pengojė nga pėrmendja e Allahut, tė mos duaj dhe urrejė pėr hire tė sportit dhe tė mos humbasėsh kohė tė shumtė nė tė.
MĖNYRA E BRAKTISJES SĖ DASHURISĖ
Pyetja: Hoxhė i nderuar, e kam dashur njė vajzė, dhe tani kur i jam kthyer fesė dhe frikėsohem prej Allahut, dua ta braktisi atė por si?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Mėnyra e braktisjes sė saj ėshtė ta braktisėsh atė. Seid b. Musejjibi ėshtė pyetur: Kush janė Ehli Sunneti? Ata qė nuk kanė tjetėr emėr- qe pėrgjigjur. Pra, rruga e braktisjes sė saj ėshtė braktisja e saj dhe pendimi tek Allahu i Madh. Kjo pyetje i ėshtė bėrė disa dijetarėve dhe pėrgjigja e saj ėshtė nė libra tė tyre. Unė tė kėshilloj me disa gjėra:
· Shėrimi nga kjo sėmundje shpirtėrore ėshtė lutja nė sexhde dhe pas namazeve. Lute Allahun ta pėrforcoj zemrėn tėnde nė kėtė fe dhe shikimin e adhurimin tėnd ta drejtoj vetėm kah Ai.
· Kur tė ngrihesh nė mesnatė, shtriji duart kah Allahu dhe lute qė ta kthej besimin, bindjen, forcėn dhe qetėsinė nė zemrėn tėnde.
· Meditoje Kuranin ngase meditimi i tij shkul prej mendjes sate kėto vesvese tė dashurisė.
· Preokupohu me adhurime dhe me shoqėrim tė dijetarėve e njerėzve tė sinqertė.
· Shkėput ēdo lidhje me gjėrat qė tė shpijnė nė kėtė mėkat, si: dėgjimi i muzikės, leximi i revistave pornografike, dhe ēdo gjė tjetėr qė ta pėrkujton kėtė mėkat.
DASHURIA PĖR VENDIN E PUNĖS
Pyetja: Hoxhė i nderuar, nėse vendi i punės ėshtė burim i tė ardhurave pas Allahut tė Madhėruar atėherė ēfarė dispozite ka dashuria jone pėr tė?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Dashuria pėr vendin e punės ėshtė dashuri e lindur dhe natyrore tek njeriu. Njeriu e do punėn, e do pagėn dhe tė ardhurat. Por kjo mund tė jetė edhe dashuri e pėrfituar dhe artificiale, dhe me kėtė rast, nėse dashuria pėr punėn e bėn atė tė jetojė dhe vdes pėr tė, tė urrejė e duaj pėr hire tė saj, tia kushtojė ditėn e natės, ta shoh mė tė madhe se ēdo gjė, atėherė kjo ėshtė e ndaluar. Ka njerėz qė sapo ta marrin ndonjė post harrojnė fenė, harrojnė Kuranin, harrojnė Pejgamberin, alejhis selam
Ata nuk mendojnė pėr asgjė tjetėr pėrveē detyrės. Ai e do atė pozite pėr hire tė asaj pozite (e jo se nėpėrmjet saj dėshiron ti bėj mirė shoqėrisė). Ai e do vendin e punės mė shumė se Allahun dhe urren ēdo kė qė ia rrezikon kėtė vend mė shumė se qė urren pabesimtarėt. Dashuria e kėtij njeriu, nga natyralja ka kaluar nė artificiale, me ērast edhe ka kaluar kufijtė duke rėnė nė mėkat, ndryshe, nėse dashuria pėr vendin e punės mbetet nė suaza tė normales dhe sė natyrshmes, atėherė ajo nuk ka diē tė keqe.
DASHURIA PĖR XHIHADIN
Pyetja: Hoxhė i nderuar, do tiu kisha lutur tė na sqaroni dashurinė pėr xhihad; a i jepet pėrparėsi asaj ndaj dashurisė pėr prindėr?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Dashuria pėr xhihadin bėn pjesė nė kuadėr tė dashurisė pėr Allahun. Xhihadi ėshtė i kėrkuar nė Islam. Muhammedi, alejhis selam e ka pėrcaktuar dhe definuar atė. Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh'arij qė thotė: E kanė pyetur Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. pėr njeriun qė lufton pėr tė treguar trimėri, qė lufton pėr fanatizėm (nacional, fisnor ose familjar) dhe pėr sy tė botės, cila prej kėtyre (luftėrave) ėshtė nė rrugė tė All-llahut? I Dėrguari i All-llahut thotė: Kush lufton (me armikun) vetėm pėr dominim dhe epėrsi tė fjalės sė All-llahut (fesė sė Tij - Islamit), vetėm ai ėshtė nė rrugė tė All-llahut. ([7])
Kjo pyetje nuk ka pėrgjigje tė prerė ngase ēėshtja dallon sipas rrethanave dhe individėve. Pejgamberi, alejhis selam ishte i menēur dhe largpamės nė fetwa. Tirmidhiu transmeton se njė plak i moshuar kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhis selam dhe i kishte thėnė: Mė udhėzo pėr ndonjė vepėr (qė nė kėtė moshė tė shtyre mund ta bėj)! Pejgamberi, alejhis selam i tha: Gjuha jote le tė jetė pėrherė e lagur me pėrmendjen e Allahut.
Gajlan Thekafiu, njė burrė i fuqishėm, erdhi tek Pejgamberi, alejhis selam dhe kėrkoi njė gjė tė tillė. Pejgamberi, alejhis selam i tha: Lufto nė rrugėn e Allahut.
Nesaiu transmeton se Pejgamberit, alejhis selam i kishte ardhur njė burrė nga Jemeni i cili kishte nėnėn gjallė. Edhe ai kėrkoi njė gjė tė tillė. Pejgamberi, alejhis selam i tha: A e ke nėnėn gjallė? Po- iu pėrgjigj. Qėndro tek kėmba e saj (respektoje) ngase aty ėshtė Xhenneti.
Nėse thuhet se respekti pėr prindėr ėshtė mė i mirė, atėherė shumė njerėz kanė lejen prej prindėrve pėr xhihad andaj le tė shkojnė. Ndodhė ndonjė qė tė mos i ketė prindėrit gjallė fare. Ndonjėherė iu thuhet njerėzve se xhihadi, absolutisht, ėshtė mė i mirė andaj sheh njerėz ta braktisin shkollėn, respektin pėr prindėr dhe shkojnė nė xhihad. Disa njerėzve iu thuhet: Dhikri ėshtė vepra mė e mirė kėshtu qė ata braktisin dhėnien nė rrugė tė Allahut. Tek vlera e veprave duhet tė kihen parasysh:
· Situata, p.sh.: Nėse njerėzit janė nė kohė lufte, atėherė xhihadi ėshtė mė me vlerė.
· Gjendja, p.sh.: Tė shikosh gjendjen e pyetėsit dhe ti japėsh pėrgjigjen qė i pėrshtatet gjendjes sė tij.
· Dobia, p.sh.: Tregtarėve dhe pasanikėve iu flasim pėr dhėnien e lėmoshės e nuk iu flasim pėr namazin e natės ngase ata mė vonė do ta falin atė. Gjėja mė e lehtė pėr tregtarin ėshtė ti flasėsh pėr namaz tė duhasė ndėrsa gjėja mė e vėshtirė ėshtė ti flasėsh pėr dhėnie tė pasurisė. Muxhahidėve iu flet pėr xhihad nė rrugė tė Allahut.
Ndoshta kėto gjėra deri diku e definojnė kėtė ēėshtje.
SHOQĖRIMI I ATIJ QĖ NUK E FAL NAMAZIN
Pyetja: Hoxhe i nderuar, unė i dua njerėzit e mirė por, fatkeqėsisht, kam disa shokė, qė nuk e falin namazin me xhemat madje disa nuk e falin fare namazin e sabahut. A ėshtė mėkat pėr mua tė qėndroj me ta?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Veprat shpėrblehen sipas qėllimit. Nėse ke qėllim ta ftosh nė respekt pėr Allahun dhe tė ndikosh nė tė, atėherė ti do tė shpėrblehesh. Nėse mjeku nuk rri me tė sėmurin nuk mund ta shėroj. Pejgamberi, alejhis selam qėndronte me hipokritė dhe pabesimtarė qė ti udhėzonte nė fenė e Allahut.
Ndėrsa nėse ti qėndron me ta dhe pajton me gjėrat qė bėjnė, atėherė ti ke rėnė nė mėkat. Llogaria jote ėshtė tek Allahu, duhet penduar dhe shkėputur marrėdhėniet me ta.
MĖKATET SHKAK I DOBĖSISĖ NĖ DITURI
Pyetja: Hoxhė i nderuar, unė vuaj nga dobėsia nė dituri. A janė mėkatet shkak i errėsimit shpirtėror, dhe, si mund tė gjej njė zgjidhje nga ky problem?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Natyrisht, mėkatet luajnė njė rol negativ nė pėrfitimin e diturisė, madje janė shkaku kryesor i ngecjes nė kėtė aspekt. Allahu ka thėnė: ...Kini frikė All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (tė jashtėzakonshme).... ([8])
Kush ia ka frikėn Allahut, Ai do ta mėsoj atė. Ndėrsa mėkatet, jo qė pengojnė diturinė, por ato ndryshkun zemrėn, shkatėrrojnė zgjuarsinė dhe fikin dritėn dhe shkėlqimin. Njeriun e lėnė tė prapambetur, dhe sprovat mė tė vėshtira qė iu vijnė njerėzve, iu vijnė pikėrisht si shkak i mėkateve. Maliku i kishte thėnė Shafiut: Unė po tė shoh tė zgjuar andaj mos e shuaj zgjuarsinė tėnde me mėkate.
Ndėrsa Vekiu i kishte thėnė: Dritėn e zgjuarsisė mos e fik me mėkate. Shafiu thoshte:
U ankova tek Vekiu pėr mbamendje tė dobėt
ndėrsa ai mė udhėzoi nė braktisje tė mėkateve
tha, dije se dituria ėshtė dritė
dhe drita e Allahut nuk i dhurohet mėkatarit
Dhehbiu pėrmend thėnien e njė njeriu tė urtė se: Shikova njė ditė njė shikim tė ndaluar. Njė velijj (i dashur i Allahut) mė tha: A po shikon nė haram?! Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, rezultatin e kėtij mėkati do ta gjesh qoftė edhe pas njė kohe tė gjatė! Pas 40 viteve, si shkak i kėtij mėkati, e harrova Kuranin.
Nė jetėshkrimin e Ibni Tejmijes pėrmendet se kur ai kishte problem nė zgjidhjen e ndonjė meseleje (ēėshtjeje juridike fetare), e luste Allahun dhe kėrkonte falje 1000 herė, herė mė shumė e herė mė pak, dhe Allahu ia mundėsonte ta zgjidhte atė. Zgjidhja nuk vjen ndryshe veēse me pendim, kėrkim falje dhe kthim kah Allahu derisa zgjuarsinė dhe ardhmėrinė nuk e shuan asgjė tjetėr veē mėkateve.
Mėkatet janė errėsirė nė fytyrė, njollė e zezė nė zemėr, ngushtim nė gjoks dhe idare derisa adhurimi ėshtė dritė nė fytyrė, bardhėsi nė zemėr, zemėrgjerėsi dhe shtim i idares. Allahu duke folur pėr izraelitėt pėrmendi mėkatet konfront diturisė: Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt (nė Tevrat) nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. Ti vazhdimisht do tė vėrejsh tradhtinė e njė pjese tė tyre
. ([9])
Ibni Tejmije, ndryshimin e fjalės, e ka ndarė nė dy grupe: Epsharak, tė cilėt ndryshojnė fjalėt nga vendi i tyre pėrkitazi me adhurime, dhe risimtar (shpikės) tė cilėt ndryshojnė fjalėt pėrkitazi me emrat dhe cilėsitė e Allahut. Fatkeqėsisht, kjo ėshtė aktuale nė ummetin tonė. Ka thėnė Sufjan b. Ujejne: Kush prishet nga dijetarėt tanė, ai iu ngjan ēifutėve ndėrsa kush prishet nga adhuruesit tanė, ai iu ngjan tė krishterėve, ngase tė krishterėt e adhuruan Allahun me injorancė. Thotė Allahu: ...ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn. Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm ta arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet pėrmbajtur.... ([10])
Ndėrsa pėrkitazi me dijetarėt izraelitė ka thėnė: Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė ia patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre dhe atėherė atė e shoqėroi shejtani dhe kėshtu ai u bė prej tė humburve. 176. E sikur tė donim Ne, do ta ngrenim lartė me atė (dituri), por ai nuk iu largua tokės (Dunjasė) dhe shkoi pas epshit tė vet. Shembulli i tij ėshtė si ai i qenit, tė cilin nėse e pėrzė ai e nxjerr gjuhėn, po edhe nėse nuk e pėrzė, ai sėrish e nxjerr gjuhėn. Ky ėshtė shembulli i atyre qė i konsideruan tė rreme argumentet Tona. Ti rrėfe tregimet (umetit tėnd) nė mėnyrė qė ata tė mendojnė. ([11])
Si shkak i mėkateve, truri dhe mendja e njeriut mund tė ulet nė nivel tė gomarit, siē ka thėnė Allahu: ...si shembulli i ndonjė gomari qė bart libra.... ([12])
PĖRMENDJA E ALLAHUT ME FJALĖ DASHURIE
Pyetja: Hoxhė i nderuar, ēfarė mendoni pėr njė njeri, i cili kur e pėrmend Allahun, pra bėn dhikr, pėrdor sentenca dashurie. Pastaj, nėse bėn, si tė veproj njė njeri qė ėshtė penduar nga dėgjimi i muzikės dhe nė shtėpi ka qindra kaseta?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Ky njeri ėshtė prej atyre qė veprėn e mirė e kanė pėrzier me tė keqe. Ky duhet tė pendohet nga ky gjest, e sidomos nėse kėtė e pėrdor pėr tua lejuar njerėzve. Ky ėshtė gabim i madh: Mos i thuani asaj rrenės sė gjuhėve tuaja: "Kjo ėshtė hallall e kjo ėshtė haram" .... ([13])
Unė kam dėgjuar disa injorantė qė as kaptinėn e Fatihasė nuk e dinė pėrmendėsh se mpika nuk ėshtė e ndaluar. Kush e ka bėrė haram atė? Mendimet e tyre nuk peshohen ngase ata nuk kanė as dituri dhe as mendime. Njerėzit po tė liheshin tė lirė pėr mendime sikurse tė tyre, atėherė ato do te binin ndesh me fenė dhe dispozitat e Allahut: A thua mos po kėrkojnė gjykimin e kohės sė injorancės, po pėr njė popull qė bindshėm beson, a ka gjykim mė i mirė se ai i All-llahut?. ([14])
Disa tė tjerė thonė: Kėnga nuk ėshtė e ndaluar ngase nė Kuran nuk ėshtė pėrmendur tekstualisht. Ēėshtja e saj ėshtė sikurse e konsumimit tė duhanit.
Kurani, tė nderuar vėllezėr besimtarė, nuk ėshtė fjalor i emrave. Kurani ka ligje dhe rregulla tė pėrgjithshme prej tė cilave pėrfitohen miliona dispozita: ...u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet.... ([15])
Tė mirat janė me miliona sikurse qė tė kėqijat janė po kėshtu. Ndėrsa nėse duam qė pėr ēdo gjė qė ėshtė zbuluar tani tė themi: Na e sillni kėtė nga Kurani, kjo as fetarisht dhe as mendėrisht nuk pranohet. Coca cola, Pepsi, Seven Up, duam tė na sillni fakte nga Kurani pėr kėto...Kurani nuk bie nė njė shkallė dhe nivel tė tillė.
Kurani nuk ėshtė i tillė. Kurani pėrmban rregulla qė vlejnė pėr jetėn, njeriun dhe kohėn. Kurani i lihet dijetarėve e jo injorantėve. ...e nėse nuk e dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm. ([16])
Nėse dijetarėt nga ajetet e Kuranit e pėrfitojnė ndonjė ndalesė pėr diē, atėherė ne e pranojmė atė, sikurse qė e pranojmė edhe lejimin pėr ndonjė gjė.
Ndėrsa pėrkitazi me kasetat, disa studio i pranojnė kėto dhe mbi to incizojnė kaseta tė vlefshme, qofte me ligjėrata, kėndim kurani, etj. Nėse nuk gjen studio tė tilla, atėherė le ti shkatėrrojė ato.
PĖRSĖRITJA E EZANIT NĖ TUALET
Pyetja: Hoxhė i nderuar, po mė rastisi ta dėgjoj ezanin derisa jam nė tualet, a ta pėrsėris atė pas muezzinit?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Bazuar nė tekste fetare, ti mund ta pėrsėrisėsh atė por jo me gjuhė, me zemėr. Kjo behet pėr arsye tė madhėrimit tė shenjave tė Allahut. Ebu Davudi transmeton se njė njeri i kishte dhėnė selam Pejgamberit, alejhis selam. Meqė ishte pa abdes, ai kishte shkuar tek njė mur, kishte marrė tejemmum dhe ia kishte kthyer selamin.
Nėse ti je nė tulet, atėherė pėrsėrite vetėm me zemėr e kur tė dalėsh, e pėrsėrit prapė nga aspekti i pėrsėritjes sė veprave fakultative. Pejgamberi, alejhis selam pėrsėriste disa vepra fakultative. Disa dijetarė kur ishin pyetur pėr harrimin e dhikrit pas namazit, kishin thėnė: Le ta pėrsėris atė. Baza e tėrė kėsaj ėshtė hadithi qė Muhammedi, alejhis selam pas namazit tė ikindisė kishte falur dy rekatet e mbetura tė drekės, respektivisht sunnetit pas farzit, dhe kishte thėnė: Mė pengoi prej saj delegacioni i Abdul Kajsit.
LEXIMI I GJATĖ NĖ NAMAZ
Pyetja: Hoxhė i nderuar, njė imam nė xhami e zgjat namazin shumė. Ėshtė kėshilluar ta shkurtoj atė por nuk e bėn dot. Ēfarė dispozite ka nėse ne shkojmė nė xhami tjetėr?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Zgjatja dhe shkurtimi nė kėndim gjatė namazit nuk i lihet mendimit tė njerėzve. Ka njerėz qė edhe shkurtimin e kėndimit e cilėsojnė tė gjatė. Ėshtė e vėrtetė se disa i mundojnė njerėzit me lexim tė gjatė duke mos shikuar se pas vetes ka tė sėmurė, ka plak, ka fėmijė. Ai e zgjat namazin aq sa i detyron njerėzit tė mos falen pas tij dhe tė mos hyjnė fare nė xhami. Pejgamberi, alejhis selam i kishte thėnė Muadhit: O Muadh, a sprovues i njerėzve je ti.
Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: Kush bėhet imam i njerėzve la ta fal namazin shkurt ngase nė xhemat ka tė sėmurė, ka tė dobėt, ka tė shtyrė nė moshė dhe ka nevojtarė.
Unė ngritėm pėr ta falė namazin dhe dua ta zgjas atė por kur e dėgjoj tė qarit e fėmijės, e shkurtoj namazin nė mėnyrė qė tė mos i vie rėndė nėnės sė tij. (Buhariu)
Disa tė tjerė, bazuar nė kėto hadithe, shkojnė dhe shkurtojnė aq shume namazin saqė thua se janė duke bėrė gjimnastikė...Zgjatja dhe shkurtimi i namazit janė pėrshkrim i vet namazit tė Muhammedit, alejhis selam. Le ti mjaftojė imamit veprimi i Pejgamberit, alejhis selam. Nė Aksham kėndonte suret e shkurtra, nė Jaci kėndonte me sure tė mesme, si: ed-Duha, vesh-Shemsi ve duhaha, vel-Lejli,, nė Sabah e zgjaste ngase njerėzit vinin pas pushimit tė gjumit, nė Drekė e zgjaste derisa nė Ikindi kėndonte sa gjysma e kėndimit tė drekės. Rukunė dhe sexhden i bėnte gjithnjė komplet saqė, sipas hadithit tė Hudhejfes, kėndonte tesbihun pėrkatės nga dhjetė herė nė ruku dhe nė sexhde.
Me kėtė kėshillohen dhe porositen imamėt ngase kjo ėshtė mesatarja qė kėnaq njerėzit.
KĖSHILLĖ PĖR PREDIKUESIT
Pyetja: Hoxhė i nderuar, predikuesit tanė janė kufizuar vetėm nė objekte fetare. Derisa rinia kryen mėkate, madje edhe tė mėdha, ata nuk shfaqin interesim tė shkojnė nė vendet e tyre, andaj ēfarė mendoni ju pėr kėtė?
Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 6-2-2008, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigja: Pyetja ėshtė e qėlluar dhe e vėrtetė, dhe, pa marrė parasysh se prej kujt na vjen e vėrteta, ne e pranojmė atė duke mos na interesuar ēfarė ėshtė qėllimi i pyetėsit, se a synon te vėrtetėn apo dėshiron ti pėrqesh predikuesit. Pėr predikuesit nuk mund tė thuash njė fjalė tė pėrgjithshme se punojnė apo jo, ngase ata janė njerėz dhe nė mesin e tyre ka qė nxitojnė nė tė mira, ka mesatarė por ka edhe qė vetes i bėjnė padrejtėsi me anashkalim tė detyrės sė tyre. Njė gjė nuk duhet harruar se njerėzit mė tė mirė janė predikuesit. Allahu ka thėnė: E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, qė bėn vepra tė mira dhe qė thotė: Unė jam prej muslimanėve. ([17])
Pyetja qė bėri vėllai ynė, ėshtė e vėrtetė. Ka disa predikues qė territorin e predikimit tė tyre nuk e kanė mė tė madh se sa xhaminė. Pas namazit ngritėt predikuesi dhe atyre qė falen iu thotė: Faluni, ngase namazi iu largon nga tė kėqijat! Kėto fjalė mė mirė do tė ishte sikur tiu dedikoheshin atyre qė mbushin kafenetė, klubet dhe pengojnė nga rruga e Allahut. Pejgamberi, alejhis selam shkonte nė tregje dhe ftonte njerėzit nė fe. Shkonte nė shoqėritė ēifute, shkonte tek hipokritėt dhe idhujtarėt dhe i ftonte nė Islam. Ky ėshtė obligim dhe duhet kushtuar vėmendje mė tė madhe kėsaj.
Disa njerėz janė skeptikė ndaj mediave. Nuk ka gjė tė keqe nėse pėrdoren ato dhe dobia e tyre ėshtė mė e madhe se dėmi. Unė nuk shkruaj nė to ngase nuk ia vlen tė shkruash nė to- kam dėgjuar tė thonė disa vėllezėr. Nėse nuk shkruajmė ne, atėherė do tė shkruajnė moralprishurit, tė shthururit, do tė aprovojnė idetė e prishura tė tyre, ata do ta shkaktojnė trazira nė tokė: ...Dhe sikur All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė shkatėrrohej toka.... ([18])
Predikuesit duhet ta dinė se njeriu nuk mund tė dal jashtė asaj pėr ēka Allahu e ka krijuar. Dikujt i shkon ligjėrimi nė Xhuma, kėtij i takon minberi. Dikush e kupton gjuhėn e fshatrave dhe mentalitetin e tyre, kėtij i takojnė fshatrat. Tjetri me durim, dituri e urtėsi mund tė hyje nė klube e kafene, i katėrti kupton gazetarinė, dhe kėshtu secili mbyll njė vrimė. Allahu ua dha mundėsitė e ndryshme pėr urtėsinė qė Ai e deshi!
Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!
--------------------------------------------------------------------------------
[1] ez-Zuhruf, 67
[2] ez-Zuhruf, 67
[3] et-Talak, 3
[4] en-Nur, 40
[5] Transmeton Ibni Maxheh me tekst: degjoi nje te rene daulleje ndersa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh, 1901, thote se hadithi me tekst: Zemmmaret rain, ehste autentik.
[6] Llukman, 6
[7] Muttefekun alejhi
[8] el-Bekare, 282
[9] el-Maide, 13
[10] el-Hadid, 27
[11] el-Arafe, 175-176
[12] el-Xhumuah, 5
[13] en-Nahl, 116
[14] el-Maide, 50
[15] el-Arafe, 157
[16] el-Enbija, 7
[17] Fussilet, 33
[18] el-Bekare, 251