Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shėrbėtori i Tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. thotė se Alejhisselami ka thėnė: "All-llahu mė tepėr gėzohet pėr pendimin e robit tė vet se sa qė do tė gėzohej ndonjėri prej jush kur do ta gjente devenė e humbur nė shkretėtirė, pa ujė dhe fryte". (Muttefekun alejhi)
Ndėrsa sipas transmetimit tė Muslimit, ky hadith ėshtė si vijon: "All-llahu mė tepėr gėzohet pėr pendimin (tevben) e robit tė vet kur tė pendohet, se ndonjėri prej jush i cili ka udhėtuar me deve nėpėr shkretėtirė, e i humbet, kurse me tė edhe i tėrė uji dhe ushqimi, e kėrkon por e humb shpresėn pėr ta gjetur, pastaj vjen nėn njė lis dhe nga lodhja shtrihet nėn hijen e tij me shpresė tė humbur, dhe duke qenė nė kėtė gjendje, e sheh devenė e vet duke qėndruar pėrpara tij, ai ngrihet, e kap pėr litari dhe nga gėzimi i madh bėrtet: "O Zoti im! Ti je robi im, kurse unė jam zoti yt" duke u shprehur gaboi nga gėzimi i fortė".