HADITHI nr:5
Nga Ebu Seid Sa'd ibn Ma­lik ibn Sinan el-Hudrij r.a. pėr­ci­llet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Moti para jush ka qenė njė njeri qė ka vrarė nėntėdhjete e nėntė veta, ka pyetur pėr njeriun mė tė dijshėm nė botė. Atė e udhė­zuan te njė murg (prift). Shkon te murgu e i thotė se ka vrarė 99 veta, andaj a ka pėr tė tevbe (mėshirė prej All-llahut dhe falje). Murgu i thotė se pėr tė nuk ka tevbe. Ky e vret edhe murgun dhe me tė i plotėson njėqind tė vrarėt. Pastaj vazhdon tė kėrkojė njeriun mė tė ditur nė botė, e udhėzuan te njė dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarė 100 njerėz dhe e pyet edhe kėtė se a ka pėr tė tevbe? Dijetari i tha: "Po! E cili ėshtė ai qė mund tė ndėrhyjė ndėrmjet tij dhe tevbes sė tij? -Shko nė atė vend dhe nė atė vend, aty banojnė njerėz tė cilėt e adhurojnė All-lla­hun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrė nė vendin tėnd, sepse ėshtė vend i keq". Njeriu u nis pėr nė vendin e adhu­rimit tė All-llahut dhe kur arriti nė gjysmė tė rrugės i erdhi vdekja. Atėherė lindi grindja nė mes en­gjėjve tė mėshirės dhe engjėj­ve tė dėnimit. Engjėjt e mėshirės thanė: "Ai deri kėtu ka ardhur i penduar pėr mėkatet me zemėr tė drejtuar kah All-llahu i Madhėrishėm". Kurse engjėjt e dėnimit thanė: "Asnjėherė mė parė nuk ka bėrė mirė". Atėherė kėtyre engjėjve u vjen njė engjėll tjetėr nė formė tė njeriut e kėta e morėn pėr gjykatės qė tė gjykojė se cilėt kanė tė drejtė. Ky u thotė: "Matni nė mes dy vendeve (vendit tė adhurimit dhe atij tė mėkateve), e mė afėr cilit vend tė jetė, atij vendi edhe i ta­kon". Engjėjt e matėn hapė­sirėn nė mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte mė afėr vendit qė synonte, andaj e morėn engjėjt e mėshirės". (Mutte­fekun alejhi)