HADITHI nr:6
Trans­me­tohet nga Umer ibn Hattabi r.a. se ka thėnė: "Njė ditė ishim duke ndenjur tek I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm.U ul pranė Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbėshtetur gjunjtė e vet nė gjunjtė e tij, i vendosi duart e veta nė kof­shėn e tij dhe tha: "O Muhammed, mė trego ē'ėshtė Islami?" I Dėr­gu­a­ri i All-llahut s.a.v.s. tha: "Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muham­medi ėshtė i dėrguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjėrosh Ramazanin, ta vizitosh Qa'benė, nėse ke mundėsi ta bėsh kėtė!" Ai tha: "Tė vėrtetėn e the". Ne u ēuditėm: Po e pyet dhe po ia vėrteton. Ai tha: "Mė trego, ē'ėshtė imani? (Pejgamberi) Tha: "Tė besosh All-llahun, engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėr­guarit e Tij, Ditėn e fundit dhe tė besosh nė tė caktuarit e Tij tė tė mirės dhe tė keqes". Tha: "Tė vėrtetėn e the". Tha: "Mė trego ē'ėshtė ihsani?" (Pejgamberi) Tha: "Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohėsh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty". Tha: "Mė trego ē'ėshtė ēasti (i fundit, Dita e shka­tė­rri­mit)?" (Pejgamberi) Tha: "Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shumė nga ai qė pyet". Tha: "Mė trego mbi shenjat e tij?" (Pejgamberi) Tha: "Kur robėre­sha t'i lind vetes zo­njushė, kur tė shihen barinjtė kem­bėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojnė nė ndėrtimin e godi­nave tė mėdha". Pastaj shkoi, kurse unė mbeta njė kohė. Pastaj (I Dėrguari) tha: "O Umer, a e di kush ishte pyetėsi?" Thashė: "All-llahu dhe I Dėrguari i Tij mė sė miri e dinė". Tha: "Vėr­tet ishte Xhibrili, erdhi t'ua mėsojė fenė tuaj". (Muslimi)