VESHJA E GRUAS NE HAXH
Pyetja:
A ėshtė e obligueshme qe gruaja gjate riteve te haxhit te vesh rroba me ngjyra te caktuara?
Pėrgjigja:
Gruaja nuk ka rroba te caktuara, te cilat duhet t'i vesh gjate haxhit, por ajo vishet sipas zakonit te saj, rroba, qe ia mbulojnė trupin, nuk janė te stolisura dhe nuk janė te ngjashme me te burrave. Gruaja gjate haxhit nuk ve nikabin([1]) e qėndisur apo te qepur sikurse qe nuk ve doreza te qepua apo qėndisura, por ajo duhet ta mbuloje fytyrėn me diē tjetėr dhe duart me diē tjetėr, sepse fytyra dhe duart (sipas Shejhut) janė avret([2]) (vende te turpshme, qe duhet mbuluar) dhe duhet mbuluar. Pra mbulimi i tyre ndalohet vetėm nėse janė te qėndisura, ne rastin e fytyrės nikabi dhe ne rastin e duarve dorezat, pėrndryshe mbulimi i tyre me diē tjetėr ėshtė i obligueshėm.
Myftiu: Shejh Salih Fevzan
Burimi: www.denana.com
Pėrkthyesi: Sedat Gani Islami,
5 janar 2006, e enjte, Brunei
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Nikabi ėshtė shamia, e cila mbulon edhe fytyrėn.
[2] Shėnim: Dijetari i mirėnjohur, Salih Fevzani, mban qėndrimin se gruaja duhet ta mbuloje fytyrėn dhe duart derisa dijetaret tjerė, (e sidomos ata ta trevave tona), mendojnė se gruaja nuk e ka obligim kėtė dhe se kjo ka qene e veēante vetėm pėr gratė e Pejgamberit, Alejhi selam. Ne e shėnuam kėtė fusnote me shprese se kjo nuk do te keqkuptohet sepse ajo qe neve na hyn me shume ne shėrbim nga kjo fetva ėshtė mėnyra e veshjes se gruas ne pėrgjithėsi. Pėrkthyesi.