Fetwa

GJERAT, QE DUHET BERE PARA IHRAMIT

Pyetja:  Cilat gjera duhet bere para se te hyjmė ne ihram([1])?
Pėrgjigja: Ekzistojnė disa gjera, te cilat duhet bere njeriu para se te hyje ne Ihram, te cilat mund t'i pėrmbledhim ne kėto pika:


Njeriu, duke mbuluar se pari vendet e turpshme, heq rrobat, te cilat janė te qepura apo te qėndisura, qofshin pantallona, doreza te grave, etj, pėr te vene me pas rrobat e bardha, respektivisht izarin (rrobėn e poshtme) dhe ridanė (pelerinėn e epėrme), e cila ia mbulon dy krahėt, gjoksin dhe shpinėn. Pastaj nėse ne koke bart diē te shtrėnguar qofte ēallmė, terleme, e te ngjashme, kėto i heq. Kokėn e mbanė te pambuluar (nga ndonjė prej gjerave qe cekem) dhe kėtė gjate tere kohės se ihramit. Ndėrsa sa i pėrket gruas, ajo mbetet ne rrobat e saja dhe nuk ka nevoje t'i ndėrrojė ato. Nėse ka rroba te pastra, te pazbukuruara dhe jo te ngushta, atėherė nuk ka asgjė te keqe nėse hyn me to ne ihram. Sa i pėrket rrobave te gruas, ne pėrgjithėsi i ndalohen vetėm dy gjera: Nikabi([2]) i qepur apo qėndisur dhe dorezat e qepura apo te qėndisura.
Myftiu:  Shejh Salih Fevzan
Burimi: www.denana.com
Pėrkthyesi:  Sedat Gani Islami,
5 janar 2006, e enjte, Brunei




--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ihrami gjuhėsisht dtth: bėrja e dickaje haram-te ndaluar ndėrsa kur thuhet njeriu ka hyre ne Ihram ka pėr qellim ka hyre ne muajt hurum (muajt e haxhit). Mu’xhemu Lugatu-l-Fukahai, autore: Muhammed Revas Kal’a Xhi & Hamid Sadik Kanibi, Shtepia botuese: Daru En Nefais, Botimi i dyte, 1988, Bejrut, Liban, f: 31, Shėnim i Pėrkthyesit
[2] Nikabi ėshtė shamia, e cila mbulon edhe fytyrėn.