KURBANI DHE RREGULLAT E TIJ
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
"įóäś ķóäóĒįó Ēįįųóåó įõĶõęćõåóĒ ęóįĒ ĻöćóĒÄõåóĒ ęóįóßöäś ķóäóĒįõåõ ĒįŹųóŽśęóģ ćöäśßõćś ßóŠóįößó ÓóĪųóŃóåóĒ įóßõćś įöŹõßóČųöŃõęĒ Ēįįųóåó Śóįóģ ćóĒ åóĻóĒßõćś ęóČóŌųöŃö ĒįśćõĶśÓöäöķäó Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde". (Haxh, 37)
Definicioni
Delja, e cila theret pas namazit te kurban bajramit, si shenje afrimi tek Allahu, subhanehu ve teala,
Dispozita
Eshtė Sunnet i Fortė (ose vaxhib tek hanefijte) ēdo vit, pėr atė, qe ka mundėsi. Eshtė prej veprave mė tė dashura tek Allahu, subhanehu ve teala, pas namazit te bajramit.
Vlera
Njeriu, i cili there kurban, pėr ēdo qime te kurbanit ka shpėrblim (sevap). Ky shpėrblim mund te jete 10 pėr 1, ose edhe me shume pėr atė qe dėshiron Allahu, subhanehu ve teala. Ndėrsa mėkati i tij, me rastin e rėnies se pikave te para te gjakut te kurbanit ne toke, i falet.
Urtėsia e Kurbanit
Afrimi tek Allahu, subhanehu ve teala,
Ringjallje e traditės se pejgamberit tonė, Ibrahimit, alejhi selam, i cili kishte therur kurban si shpagim pėr tė birin, Ismailin, alejhi selam,
Furnizim familjen si dhe mėshirė dhe solidaritet me tė varfrit dhe skamnoret,
Falėnderim Allahut, subhanehu ve teala pėr begatitė dhe dhuntitė e dhuruara.
Llojet dhe mosha e kurbanit
Dashi: Duhet tė jetė 6 muaj e pėrmbi.
Cjapi: Duhet tė jetė njė vit e pėrmbi.
Lopa: Dy vjeēare por qė ka hyrė nė vitin e tretė.
Deveja: Katėr vjeēare por qė ka hyre nė vitin e pestė.
Kushtet e Kurbanit
Duhet te jete i pastėr prej te metave vijuese:
I verbėr,
i ēalė,
i sėmurė,
me brirė tė thyer apo vesh tė prerė.
Kjo nėse e ka bririn tė thyer apo nė rastin tjetėr veshin tė kėputur nė rrėnjė, sepse nėse e ka vetėm pak tė thyer apo tė prerė-kėputur, kjo nuk do tė prishte punė.
Koha e therjes:
Pas namazit tė bajramit e deri nė ikindinė e ditės sė katėrt tė bajramit.
Ndarja e mishit: Mė sė miri ėshtė tė ndahet mishi nė tri pjesė:
1/3-ėn lėmoshė pėr te varfrit,
1/3-ėn dhurate fqinjėve, te afėrmve dhe shokėve, dhe
1/3-ė pėr familje.
Nėse shpėrndahet i tėrė kurbani, shpėrblimi ėshtė mė i madh.
Cka i Preferohet Atij, qė do tė Therė Kurban
Me te hyre dhjetėshi i fundit i Dhul Hixhxhes, nuk duhet ti prese thonjte dhe as te qethet,
Ta there vet kurbanin, por nėse nuk di, atėherė te paktėn le te prezantoje kur te theret kurbani.
Te thotė me rastin e therjes se kurbanit dhe duke qene i kthyer kah kibleja: Bismil-lah...Allahu Ekber...Allahumme Hadhihi Minke ve Leke (O Zoti yne! Kjo ėshtė prej Teje dhe ėshtė per Ty). Allahahumme Hadhihi Anni Ve An Aileti (O Zoti im! Kjo ėshtė prej meje dhe prej familjes sime) (ose ne rast se there kurban pėr dike tjetėr thotė: Kjo ėshtė prej filanit dhe familjes se filanit)
Te haje nga mėlēia e kurbanit, si pasim Muhammedin, Alejhi selam, i cili me te there kurbanin pėrgatiste ushqim nga mėlēia.
Shėnim
Njė dele e vetme vlen pėr njeriun dhe familjen e tij, sepse Pejgamberi, alejhi selam kishte there dy desh dhe kishte thėnė pėr te parin: Ky ėshtė prej Muhammedit dhe familjes se Muhammedit!
Lopa vlen pėr shtate persona me familjet e tyre.
Mund te theresh kurban pėr te vdekurin nėse ka lėnė amanet pėr njė gjė te tille, por nuk prish pune qe edhe atė ta fusesh ne radhėn e familjes sate, edhe nėse nuk e ka lėnė amanet.
Kasapit nuk i epet asgjė, as nga mishi dhe as lėkura, por paguhet, sepse Muhammedi, aljhi selam ka thėnė: "Ne i japim nga paratė tona". Kjo nuk d.t.th se nuk lejohet t'i japėsh kasapit asgjė, porse nuk lejohet t'i japėsh ne vend te pagesės, sepse t'i japėsh diē si lėmoshė do te ishte mire.
Fukarate, te cilėt nuk kane mundėsi te therin kurban, le ta dine se Muhammedi, alejhi selam, ka therur kurban pėr ta, siē kishte thėnė me rastin e therjes se kurbanit te tij te dyte ne njė bajram: "O Zoti im! Ky kurban ėshtė prej meje dhe prej atyre, qe nuk kane patur mundėsi te therin prej ummetit tim!".
Lejohet autorizimi i therjes se kurbanit, edhe nėse autorizuesi dhe i autorizuari nuk janė te njė vendi.
Gabime te shpeshta
Besimi se kurbani femėr nuk vlen pėr mashkullin dhe se kurbani mashkull nuk vlen pėr femra.
Bindja se kurbani duhet te jete vetėm pėr njė person.
Besimi se kurbani ėshtė obligim vetėm njė here ne jete.
Besimi se kurbani ėshtė obligim pėr te vdekurin([1]).
Allahu na i pranoftė neve dhe juve veprat tona tė mira! Amin
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Versionin nė shqip e pėrgatiti: Sedat Gani Islami, 19 janar, 2006, e enjte, Brunei Darussalam. Ky punim ne origjinal ėshtė ne gjuhen arabe si powerpoint show, tė cilin ne e sollėm ne dy versionet: powerpoint dhe tekst.