KUSH HYN NE TE ESHTE I SIGURTE
Ushtria e Ebrehese kishte ardhur me elefantė ta shkatėrronte Qaben e ndritur. Kur u afruan afėr Mekkes, Allahu, subhanehu ve teala, ua dėrgoi disa shpeze, te cilat i sulmonin me gurė te ndezur flake duke mbetur pėrfundimisht sikurse pema e krimbur.
Allahu, subhanehu ve teala, kishte obliguar nje shpend te caktuar pėr njė ushtarak te caktuar; te cilin do ta gjuante me kėtė guri qe trupin e tij dhe te elefantit do t'i digjte pėr te rene te vdekur/ngordhur qe te dy ne te njėjtėn kohe.
Njė ushtar kėrceu nga shpina e elefantit te tij dhe iku e u fsheh ne Qabe. Ky shpend, i cili e kishte pėr obligim ta mbys kėtė njeri qėndroi ne dege te njė pemeje dhe priste. Shkuan shpendėt tjera dhe u qetėsua vendi. Doli njeriu duke u pėrvjedhur dhe shikonte ne qiell. Mendoi se shpėtoi por me te dalur nga zona e Haremit, vendit ku ndalohet mbytja, shpendi nxitoi dhe e sulmoi me guri duke rene njeriu menjėherė i vdekur pėr toke. Ja kėshtu u realizua fjala e Allahut, subhanehu ve teala: " ęóćóäś ĻóĪóįóåõ ßóĒäó ĀćöäĒš dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i sigurt ". (Ali Imran, 97)(1)
-----------------------------------
1) Marrė nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f: 103-104
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 10 shkurt 2006, e premtė