NGA HAXH-XHAMI(1) MESOI IMAMI ME I MADH!
Imami Ebu Hanife gjate stinės se haxhit fliste pėr vete e thoshte: I kam mėsuar disa rituale gjate te haxhit, te cilat nuk i kam ditur pėrveē se (kur i mėsova) nga Haxh-xhami. Kėtė sepse kur unė desha te qethem, me udhėzuan tek Haxh-xhami, te cilit i thashė: Pėr sa para me qeth? Me shikoi -nuk me njihte mua- e me tha: Ti je nga Iraku?
Thashė: Po.
Tha: Ritet nuk vlerėsohen me para. Ulu! Kjo ishte e para.
Kur u ula me tha: Kthehu kah kibleja!. Kjo ishte e dyta.
Pastaj e ktheva krahun e majte ndėrsa ai me tha: Jo, le te fillojmė me krahun e djathte!. Kjo ishte e treta.
Pastaj filloi te me qethte ndėrsa unė heshtja. Me tha: (Mos rri i heshtur) Por thuaji tekbiret! Kjo ishte e katėrta.
Kur e kreu, u ngrita te shkoj ndėrsa ai me tha: Ku ia ke mėrsyer? Thashė: Te kafsha ime hipėse. Tha: Fali dy rekate (se pari)! Kjo ishte e pesta.
Thashė me vete: Ky njeri nuk mund te jete (vetėm) haxh-xham, keshtuqe i thashė: Allahu te mėshiroftė! Kush je ti? Tha: Unė jam nxėnėsi i Ata Bin Ebi Rebahas, dijetarit te Medinės
!
-----------------------------------
1) Haxh-xhami: ėshtė njeriu, i cili shėron me kupa, duke e nxjerre gjakun e keq apo qelbin nga varra. Pėrkthyesi.
2) Marrė nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f: 103-104
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 10 shkurt 2006, e premtė