FALËNDERIMI
Falënderimit tona kulmore i takojnë All-llahut xh.sh., ndëras salavatet tona qofshin për Pejgamberin e Tij Muhammedin a.s.,
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar ... ndërsa në hytben e sotme do të flasim për FALËNDERIMIN – SHUKRIN.
Thotë All-llahu i Lartësura:
فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلَا تَكْفُرُونِي
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.”{ Bekare, 152}.
.... وَسَنَجْزِي الشَّاكِرِينَ
“…mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.”{Ali Imra, 145}.
.... لَئِنْ شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ....
“…Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"{Ibrahim, 7}.
وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنْ الْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَاءُ فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ
“E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".{Zumer, 74}.
Këto ishin disa nga ajetet e Kur’anit kerim të cilat na bëjnë me dije se ne duhet të jemi falënderues, ndaj Krijuesit tonë. Të jemi falënderues për të mirat që Ai n’ia ka dhuruar, dhe të jemi të durueshëm kur Ai na sprovon.
All-llahun e falënderon çdo gjë në tokë dhe në qiell, Atë e falënderon: Qielli, dielli, hëna, malet bimët dhe çdo gjë tjetër përveç disa njerëzve. Thotë All-llahun në Kur’an në suren Err-rrahman.
وَالنَّجْمُ وَالشَّجَرُ يَسْجُدَانِ . وَالسَّمَاءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ الْمِيزَانَ
” Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.”{Err-rrahman, 6-7}.
Pejgamberi a.s., thotë:
”Ai që ushqehet dhe falënderon, është në graden e agjëruesit që duron.”
“All-llahu kënaqet më robin e Tij, i cili kur hanë një kafshatë bukë, dhe kur pinë një pikë ujë, falënderon Atë.”
Kujt i’u janë dhënë katër gjëra, i është dhënë mirësia e dynjasë dhe ahiretit: “Gjuha përmendse, zemra falënderuese, trupi që duron dhe gruaja besimatre e devotshme”.
Dy cilësi nëse ndodhen tek ndonjëri prej jush, do të shkruhet tek All-llahu xh.sh., falënderues. E para nëse shikon atë që është më lartë në besim dhe devotshmëri dhe e pason ate, dhe e dyta nëse shikon atë që është më i varfër se ti, dhe falënderon All-llahun xh.sh.
Falënderimi është adhurim i Melaikeve, Pejgamberëve, ibadet i banorëve të tokës, dhe banorëve të xhennetit.
Ademi a.s., kur teshtiti tha:”ELHAMDULILAH.”
Nuhu a.s., kur shpëtoi tha: “Falënderojmë All-llahun i cili na shpëtoi ne nga populli zullumqarë”.
Ibrahim a.s., tha:”Falënderoj All-llahu i cili me dhurojë mua, në moshë të thyer Ismailin dhe Is’hakun”.
Davudi dhe Sulejmani a.s., thanë:”Falënderojmë All-llahun i cili na udhëzoi drejtë kësaj rruge, sepse ne nuk do të udhëzoheshim nëse nuk do të na udhëzoje Ti o All-llah”.
Aisheja r.a., tregon se Muhammedi a.s., ishte njeriu më falënderues i të gjitha kohërave. “Kur Pejgamberi a.s., po falej, filloj të qajë aq shumë, derisa lotet filluan t’i rridhnin mbi gjoks, po në ruku qau pa pushim, edhe në sexhde qau pa pushim, deri në fund të namazit, pastaj e pyeta: O pejgamberi i All-llahut, përse qanë ndërkohë që All-llahu të ka falur atë që ka kaluar dhe atë që do të vijë?! Përgjigjet: A të mos jem prej falënderuesve .
الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
الرَّحْمَانِ الرَّحِيمِ Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
All-llahu na bëftë prej njerëzve falënderues dhe mirënjohës….
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ