FRIKA NDAJ ALL-LLAHUT xh.sh.

Falënderuar dhe lavdëruar qoftë Zoti, Mëshira e të Cilit nuk ka kufij dhe nuk numrohen dotë të mira që na i ka dhuruar, Mëshira e Tij e kalon zemrimin dhe ndjesa e Tij e përfshinë tërë njerëzimin.” "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!”.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është profet dhe i dërguari i Tij i fundit.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur.... ndërsa në hytben  sotme do t’ua kushtojmë atyre që kanë frikën, dron dhe respektin ndaj All-llahut të Madhërueshem thotë All-llahun në Kur’an:
وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ جَنَّتَانِ.
" E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.” {Rrahman, 46}.
Në këtë ajet Kur’anor All-llahu xh.sh., na tregon se ata që i frikohen  paraqitjes – qëndrimit para All-llahu xh.sh., në Ditën e Kijametit, kanë dy xhenete. (Pra, shpërblimi i tyre do të jetë i dyfishuar).
Ebu Seudi thotë se për tetë gjëra i frikohet All-llahu e ato janë:
1. Kam frikë se nuk dijë se si do të më dalë shpirti, si besimtarë apo si pabesimtarë.
2. I frikohem momentit kur do të më leshojnë në varr, ngase nuk dijë se a do të më bëhet varri kopsht prej kopshteve të xhenetit ose gropë prej gropave të xhehenemit.
3. Kur do të më pyesin dy melaqe në varr (Munkir dhe Nekiri), nuk dijë a do të kamë mundësi t’iu përgjigjem mirë.
4. Kur do të ringjallemi prej varrezave, nuk dijë a do të ringjallëm me fytyrë të bardhë apo me fytyrë të zezë, siq thuhet në Kur’an:
يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ فَأَمَّا الَّذِينَ اسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكْفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ فَذُوقُواْ الْعَذَابَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ. وَأَمَّا الَّذِينَ ابْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِي رَحْمَةِ اللّهِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ.
“Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"! Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.”{Ali Imran, 106-107}.
5. Kur do të ringjallemi prej varrezave, nuk dijë se a do të më bartë Buraku për në xhenet apo do të pikoj në xhehenem, siq thuhet në Kur’an:
يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَنِ وَفْدًا. وَنَسُوقُ الْمُجْرِمِينَ إِلَى جَهَنَّمَ وِرْدًا.
“Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar. Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.”{Merjem, 85-86}.
6. Kur do të japim llogarinë në Ditën ë Gjykimit, nuk dij se si do ta japë llogaritjen me lehtësim apo me vështirësi.
7. Kur do të shpërndahen fletushkat në Ditën e Gjykimit, nuk dij se në cilën anë do të më jipen, nga e djathta apo nga e majta apo prapa shpine siq thuhet në Kur’an:
فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ. فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا. وَيَنقَلِبُ إِلَى أَهْلِهِ مَسْرُورًا. وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ. فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُورًا. وَيَصْلَى سَعِيرًا.
“E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës. Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.”.{Inshikak, 7-12}.
8. Në Ditën e Kijametit ka dy rrugë dhe kam frikë se nuk e dij në cilën rrugë do të shkoj. Ai që me sinqeritet ka  pasur dashuri ndaj All-llahut xh.sh., si dhe frikën e Tij, vendbanimi i tij është në xhennet.
Në lidhje me frikën ndaj All-llahu xh.sh., kemi  edhe këtë transmetim:
Transmetohet nga Hasani se ka thënë:
“Në kohën e Omerit r.a., një djalosh duke u kthyer një natë nga xhamia, i duoli një grua e bukur përpara dhe i shprehi atë që dëshironte. Djaloshi filloi të shkon mbrapa saj për t’ia plotësuar dëshirën. Kur arriti te dera e saj iu kujtua ajeti i lartëshënuar dhe me këtë rast djaloshit i ra  të fiktë dhe vdiq. Pasi e varrosen, me këtë rast e lajmëruan Omerin r.a. Ai shkoi te varri dhe e thirri:”O djalosh” , (ia lexoi ajetin e latëpërmendur). Djaloshi i dha përgjigje nga varri dhe i tha: “All-llahu xh.sh., mi dha dy xhennete, o Omer.”
Ebu Lejthi ka thënë:
Shenjat e frikës ndaj All-llahut xh.sh., mund t’i sqarojmë në shtatë mënyra nga shtatë gjëra e ato janë:
1. Nëpër mes gjuhës ai që ka frikë All-llahun xh.sh., e ndalon gjuhën e tij: nga rrena, gënjeshtra, nga bartja e fjalëve, nga shpifjet, dhe nga të folurit e fjalëve të kota.
Ndërsa e angazhon gjuhën e tij: në leximin e Kur’anit, në këshillime dhe udhëzime, në të përmendurit e All-llahut xh.sh., etj.
2. Ai që ka frikë All-llahun xh.sh., ruan zemren dhe shpirtin e tij nga hidhërimi dhe xhelozia ndaj vëllezërve të tij ngase xhelozia i shkatrronë të mirat. Thotë Muhammedi a.s.:”Xhelozia i ha të mirat ashtu siç i han zjarri drurët”.
3. Ai  që ka frikë Zotin e ruan shikimet e tij nga haramet dhe të ndaluarat, nuk shikon me kënaqësi dhe pasion  të ndaluarat, dhe nuk e teprojnë në të lejuarat Muhammedi a.s. thotë:”Kush i mbushë sytë me harame në këtë botë, All-llahu xh.sh., do t’ia mbush me zjarr sytë e tij në Ditën e Kijametit”.
4. Ai i cili ka frikë Zotin nuk e ushqen veten dhe familjen e tij me haram, sepse ajo është mëkat i madh Muhammedi a.s. ka thënë:”Kush shtin në barkin e tij nga bijët e Ademit nga një kafshat prej haramit atë e mallkojnë çdo melek që është në qiell dhe në tokë derisa ajo kafshatë të gjendet në barkun e tij. Nëse vdes në këtë gjendje vendbamin i tij është xhehennemi”.
5. Ai që ka frikë Zotin i ruan duart e tij nga harami. Dhe i shtrin aty ku është hallalli dhe në respektin e All-llahut. Muhammedi a.s. thotë:”All-llahu xh.sh., ka krijuar një qytet të gjelbërt në të cilin ka shtadhjetmi shtëpi, dhe në çdo shtëpi nga shtadhjetmi dhoma nuk do të hyjë në të vend askush përveç atyre njerëzve që ju ka paraqitur harami dhe këta në frika e All-llahut nuk e ka marr e kanë refuzuar.
Nëse dikush nga ne punon këtu gjëra do të jetë për të cilat All-llahu xh.sh. thotë:

وَزُخْرُفًا وَإِن كُلُّ ذَلِكَ لَمَّا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ

“Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.”{Zuhruf, 35}.
All-llahu na bëftë prej atyre të cilët i kryejm obligimet ndaj Tij, na bëftë prej atyre që kanë frikën dhe respektin ndaj Tij.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ



Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.