Sedat ISLAMI
HUTBEJA E DITES NDERKOMBETARE TE AMBIENTIT
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Vėllezėr besimtarė!
Njeriu ėshtė pjesė e ambientit, dhe domosdo, sikur qė ka tė drejta nė tė, ka po kėshtu edhe pėrgjegjėsi, por me theks tė veēantė ndaj krijesave tjera. Kjo pėr hire tė natyrės sė tij, tė cilėn Allahu e veēoi nga krijesat tjera tė tokės por jo pėr tė por pėr mirėmbajtjen dhe udhėheqjen nė kėtė tokė. Thotė Allahu:
(Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!" Ata thanė: "A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė!" Ai tha: "Unė di atė qė ju nuk e dini!. ([1])
Pastaj juve ju bėmė zėvendėsues pas tyre nė Tokė pėr t'ju parė si do tė veproni. ([2])
Kėsisoj, njeriu e mbikėqyr tokėn dhe kujdeset pėr tė pėr arsye se ai, sė bashku me tė, janė krijimtari tė Allahut. Pastaj, qė tė dy, edhe njeriu por edhe ambienti (duke pėrfshirė tokėn dhe gjėra tjera) e adhurojnė Allahun. Nga kėtu, njeriut i ėshtė ndaluar ēdo veprim qė i sjell dėm jo vetėm atij por edhe ambientit, duke pėrfshirė, siē pėrmendėm, tokėn, kafshėt, bimėt, pemėt, ujin, etj. Thotė Allahu: Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj.... ([3])
Besimtarė tė nderuar!
Islami si fe gjithėpėrfshirė se edhe ambientit, faktor shumė me rėndėsi pėr njė jetė tė shėndetshme, i ka dhėnė vend tė merituar. Para sė gjithash, pėrkujdesjen pėr tė e ka cilėsuar shenjė besimi. Pejgamberi, alejhis selam duke rrėfyer pėr pemėn e besimit thekson se: Imani (besimi) ėshtė gjashtėdhjetė e disa apo shtatėdhjetė e disa degė: Mė e vlefshme ėshtė fjala: La ilahe il-lall-llah (nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut), kurse mė e ulėta ėshtė tė larguarit nga rruga e asaj qė i mundon kalimtarėt. Edhe turpi ėshtė njė degė e imanit. ([4])
Ndonėse njeriu nga natyra ėshtė i prirė edhe pėr egoizėm dhe shpeshherė gjėrat qė nuk mund tė pėrfitojė prej tyre drejtpėrdrejtė i lėshon me qėllim, Islami pastron kėtė ndėrgjegje egoiste dhe duke ia bėrė me dije se sikur qė ti ke shfrytėzuar tė mirat e atyre qė ishin para teje po kėshtu edhe ti duhet ti shėrbesh gjeneratės sė ardhme. Mbollėn e po hamė, mbjellim e do te hane- duhet tė jete motoja jonė. Pejgamberi, alejhis selam aq shumė i dha rėndėsi kėsaj saqė tha: Nėse dikė prej jush e zė kiameti ndėrsa nė dorė ende ka ndonjė fidan (tė hurmės apo diē tjetėr) le tė mos e lėshojė pa e mbjellė. ([5])
Pastėrtia ėshtė hap tjetėr drejt ambientit tė shėndoshė. Duke filluar nga gjėrat e imta e deri tek ato qenėsore, Islami porosit njeriun tė jetė i pastėr. Pastrimi i rrobave, pastrimi turpit pjesėrisht apo tėrėsisht, qė janė si kushte pėr falje tė namazit, pa dyshim se ndihmojnė nė kėtė drejtim. Mu pėr kėtė, ujit, njė elementi tjetėr tė rėndėsishėm tė ambientit, nė Islam, i ėshtė kushtuar njė rėndėsi e veēantė. Allahu ia kujton njeriut se uji ėshtė burimi i jetės: ... dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?. ([6])
Dhe meqė uji ėshtė i tillė, atėherė u ndaluar rreptėsisht keqpėrdorimi i tij apo edhe harxhimi i tepėrt qoftė edhe nė gjėra tė lejuara.
- Pėrmbajtja nga mllefi dhe urrejtja edhe gjatė luftėrave. Siē dihet, luftėrat shkatėrrojnė mė sė shumti gjėrat e pafajshme. Kėto kritere nuk qenė aprovuar kurrė nė traditėn profetike dhe as tė halifėve tė drejtė pas tij. Kur Pejgamberi, alejhis selam i dėrgonte ushtarėt nė ndonjė ekspeditė, atėherė i kėshillonte: Mos mbysni gra, as fėmijė, as foshnje dhe pleq tė shtyrė nė moshė. Po kėshtu, mos digjni hurmat, mos shkulni me rrėnjė pemėt dhe mos shkatėrroni shtėpitė. ([7])
Xhematlinjė tė nderuar!
Aspekti edukativ, qė synon ndėrgjegjėsimin([8]) e njeriut pėr ēdo gjė, ėshtė agjendė e pėrhershme e Islamit. Duke ia pėrkujtuar se toka ėshtė krijimtari e Allahut, dhe duke qenė se as ajo dhe asgjė tjetėr qė Allahu krijoi nuk ėshtė krijuar shkel e shko, atėherė atij i mbetet shfrytėzimi racional i saj. Allahu ka thėnė: Ne ēdo send kemi krijuar me masė tė caktuar. ([9])
Mbėshtetur nė kėtė, atij i ndalohet keqpėrdorimi i ambientit dhe dėmtimi i tij nė ēdo aspekt. Cdo pengesė, ēfarėdo qė tė jetė, duhet eliminuar. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:Keni frikė nga dy mallkueset! E cilat janė ato? Ai qė kryen nevojėn nė rrugė apo hije tė njerėzve. ([10])
Gjėrat e dėmshme, qė shkatėrrojnė ambientin, duhen asgjėsuar nė mėnyrat adekuate. Allahu i Madhėruar duke folur pėr tregimin e Kabilit dhe Habilit, respektivisht pėr tragjedinė e vrasjes se Habilit nga Kabili, i cili pas vrasjes se vėllait mbeti nė konfuzion se ēfarė tė bėnte me te, Allahu e mėsoi nė kėtė forme: All-llahu dėrgoi njė sorrė, e cila groponte nė dhe, pėr t'i treguar atij se si ta mbulojė trupin e vėllait.... ([11])
Kėshtu, plehrat, ujėrat e zeza dhe ēdo gjė tjetėr qė shqetėson njeriun, duhen larguar nga ambienti me format pėrkatėse.
Muslimanė tė respektuar!
Ka thėnė Pejgamberi, alejhis selam: Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn.... ([12])
Muslimani, duke mishėruar parimin hyjnor tė mirėsjelljes nė ēdo gjė, interesohet pėr gjelbėrimin e vendit tė tij, gjelbėrim qė krahas dobive shėndetėsore, zbukuron edhe ambientin. Allahu ka thėnė:A nuk e sheh se All-llahu lėshon nga qielli ujė, e Ne nxjerrim me tė fruta, ngjyra e tė cilėve ėshtė e ndryshme, e edhe nėpėr kodra ka vija tė bardha e tė kuqe ngjyrash tė ndryshme, e ka edhe shumė tė zeza. 28. Edhe nga njerėzit, nga gjallesat, nga kafshėt po ashtu ka tė ngjyrave tė ndryshme. Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės. ([13])
Pra, ruajeni ambientin tuaj qė tė keni jetė tė shėndoshė dhe tė shpėrbleheni tek Allahu!
05.06.08
Vushtrri, Kosovė
--------------------------------------------------------------------------------
[1] el-Bekare, 30
[2] Junus, 14
[3] el-Arafe, 56
[4] Muttefekun alejhi.
[5] Transmetojne Ahmedi dhe te tjere ndersa Albani ne Silsletus sahihah, pj. 1, f. 8, e ka cilėsuar autentik sipas kushtit te Muslimit.
[6] el-Enbija, 30
[7] Muslimi
[8] www.balagh.com
[9] el-Kamer, 49
[10] Muslimi.
[11] el-Maide, 31
[12] Muslimi
[13] Fatir, 27-28