PËRGOJIMI – GIBETI (SHPREHI E SHËMTUAR)
Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë. Dëshmojë se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut xh.sh., dëshmojë se Muhamedi a.s., është rob dhe i dërguarin i fundit.
Selavatet dhe selamet e përzemërta qofshin mbi pejgamberi tonë Muhammedin a.s.,mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që luten për te dhe që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur…ndërsa në hytben e sotme do të flasim mbi përgojimin – shprehi e shëmtuar.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنْ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَبْ بَعْضُكُمْ بَعْضًا أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَنْ يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَحِيمٌ
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”{Huxhurat, 12}.
Ndërsa Muhammedi a.s., në vargun e shumë haditheve po të kësaj teme, në disa hadithe thotë:”Kush beson në All-llahun dhe Ditën e Kijametit le të flaës vetëm atë që është mirë, ose le të heshtë”.
Apo hadithi tjetër ku Muhammedi a.s., thotë:”Se kush fletë fjalë të liga apo përgojon besimtarët, ta dinë mirë se është sikur me ngranë mishin vëllaut të vetë të vdekur, (do të thotë sikur që e urren ngrënjen e mishit të vëllaut të vet, ashtu duhet ta urrej përgojimin (fjalët e shëmtuara)”.
“Pejgamberi a.s. një herë i kishte pyetur shokët e vet: ‘A e dini se ç’është përgojimi (gibeti)?’. Dikush tha: ‘All-llahu dhe Pejgamberi i Tij këtë e dinë më së miri’. Pas çka ai deklaroi: ‘T’a përmendësh vëllain tënd me një gjë që ai nuk e dëshiron’, Dikush tha: ‘Po çka nëse ai e ka atë që ia themi?’ Pejgamberi a.s. i tha: ‘Nëse ia thua atë që ai vetëm se e ka, ke bërë gibet. E nëse nuk e ka atë që ia thua, atëherë ke bë biftan (shpifje, i ke ngjitur një gjë që s’e ka, që është më e rëndë se gibeti)’”.
Për peshën që e ka ky ves i keq fletë shumë rëndë edhe Kur’ani në suren El-Huxhurat, ajeti 12, të cilin e lexuam në fillim të hytbes ku All-llahu xh. sh., thotë:
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Këtë, pra, e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin (teuben)”.
“Mos përgojoni njëri-tjetrin!” është urdhër i prerë i All-llahut xh.sh. dhe njëkohësisht është një gjë shumë e pistë dhe e fëlliqur sikur të hash mishin e vëllait tënd të vdekur. Sa trishton njeriu nga ngrënia e mishit të njeriut të vdekur, po aq duhet të trishtojë edhe nga përgojimi, sepse ai po e merr nëpër gojë, po e përtyp në gojë një fjalë shumë të fëlliqtë sa mishi i njeriut të vdekur. Ndërkaq edhe vetë njeriu me nderin e tij edhe mishi i tij janë të shenjta e të paprekshme dhe është gjynah të lëndohet nderi dhe mishi i tij.
Hulumtimi i të metave dhe mangësive të njerëzve me qëllim që t’u tregohen njerëzve të tjerë dhe këto fjalë pastaj të bëhen ushqim muhabetesh e bisedash nëpër ndeje e kafene, është gjë e patolerueshme dhe është sulm direkt ndaj së drejtës elementare të njeriut, që është ruajtja e nderit dhe e personalitetit individual.
Aisheja r.a. transmeton se një herë i ka thënë Pejgamberit a.s.: “Çka të duhet Safija e tillë siç është?” (Me këtë ka dashur të thotë: ‘Safija trupshkurtër’). Pejgamberi a.s. atëherë i thotë Aishes: “Ke thënë një fjalë të madhe e cila do ta hidhëronte edhe detin, sikur ta përzieje me të” (Pra, sikur këtë fjalë t’ia kishe thënë Safijes dhe detit, jo vetëm Safija po edhe deti do të ishte hidhëruar).
Sa ka gjunah njeriu i cili i merr të tjerët nëpër gojë, po aq ka gjunah edhe ai që e dëgjon dhe nuk ndërhyn ta pengojë përgojuesin. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Përgojuesi dhe ai që e dëgjon përgojuesin janë shokë të barabartë në gjunah!”
Vëlla i dashur dije se, nëse ky shoku yt tani po e merr nëpër gojë një njeri tjetër, kur do të jetë me një tjetër në bisedë, do të të marrë nëpër gojë edhe ty. Atë që tani ia bën dikujt tjetër, herën tjetër do të ta bëjë ty.
All-llahu na ruajt prej këtyre të ligave dhe na begatoftë me virtytet e vlerat më të larta!
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ