Sedat G. ISLAMI
HUTBEJA E MATURES
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Vėllezėr muslimanė!
Po tė mos ndalohej mallkimi i kohės([1]), do ta mallkoja muajin maj. Arsyeja e mllefit tim ndaj tij ėshtė se ka filluar tė karakterizohet me dukuri afetare dhe tė identifikohet si muaj qė Allahut i bėhen mėkate tė caktuara. Nė fillim Shėn Gjergji e tani edhe ekskursionet dhe mbrėmjet e maturave. Meqė iu kemi folur pėr Shėn Gjergjin dhe rrezikun e tij, sot do tiu flasim pėr njė traditė, tė vonshme nė mesin tonė, e cila pėr ēdo vit nė muaj tė njėjtė freskon plagėt e shpirtit dhe hap burimin e gjakut, por jo tė trupit; atė tė moralit. Prape vie ky muaj dhe godina e nderit dhe moralit tė vajzave dhe bijave tona shembet me themel. Pėr sa vajzėn ėshtė fatale kjo natė e pėr sa prindin ėshtė mallkim ajo?! Sa babai detyrohet qė, pas kėsaj nate ku me gėzim e hare e zbukuron vajzėn duke i blerė rroba tė shtrenjta qė reflektojnė bukuritė e trupit tė saj, ta uli kokėn i poshtėruar para njerėzve. Ky ėshtė filani, babai i vajzės qė u dhunua, Ky ėshtė prindi i vajzės qė kalova natėn e maturės me tė, Ky ėshtė babai i vajzės qė bėra kėtė e atė me tė, e shumė e shumė sentenca (fjali) qė vetėm protagonistėt e atyre netėve kanė inspirimin pėr ti shprehur ato .
Tė dashuritė e mi pėr Allahun!
Kėtė hutbe tė sodit kam vendosur tia kushtoj kėsaj dite kur vėrtetė gėzimi, pėr diplomimin e fėmijės, dhe hidhėrimi pėr disfatėn e tij tė parė dhe mė tė rėndėsishme nė ditėt e jetės qė mbesin, bėhen tok. Nė fillim gėzim e mė pas dėshpėrim jetėsor, dėshpėrim qė mbase edhe mund tė ndalet me dhėnien fund jetės nėpėrmjet mėnyrave afetare, ēnjerėzore, pa burrėrore, tė pa guximshme, nėpėrmjet vetėvrasjes nė forma tė ndryshme.
Tė nderuar Xhematlinjė!
Kemi pėrmendur shumė herė se roli i babait dhe nėnės nė shtėpi ėshtė shumė i rėndėsishėm, sidomos nė periudhat kur jeta e fėmijės karakterizohet me etapa zhvillimi psikik e fizik, siē ėshtė, f.v.: mėsimi i namazit kur tė mbush shtatė vjet, regjistrimi i tij nė shkolle si dhe ndarjen nga shtretėrit me fėmijėt femra, pastaj kėshillat dhe rekomandimet me rastin e pubertetit apo periudhės adoleshente kur ēdo gjė ėshtė emocionale dhe zakonisht ndodhė devijimi i fėmijėve, kėshtu qė sot, na mbetet bashkėrisht ta bėjmė njė rezyme tė gjėrave qė i kemi mėsuar shumė herė por qė epshi na bėn ti harrojmė.
Roli yt baba!
Sa shumė u gėzove kur tė lajmėruan se ke njė fėmijė. Vetja tė dukej si njė tjetėr. Nga gėzimi nuk mund ta pėrshkruaje veten. Gati sa nuk fluturoje. Gėzim i madh. Gėzim, por pa edukate dhe kujdes pėr fėmijėn, tani do tė jetė mallkim. A nuk ka thėnė Allahu:
6. O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar. ([2]).
A mendoje se vetėm duhet dėfryer me fėmijėt e nuk duhen edukuar. Thotė Pejgamberi, alejhis selam: "Ju tė gjithė jeni barinj dhe secili prej jush do tė jap pėrgjegjėsi pėr kopenė e vet".
A e di se xhelozia jote nė kėtė aspekt ėshtė farz-urdhėr i prerė fetar. Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: "O Ummeti i Muhammedit! Askush nuk ėshtė mė xheloz se sa Allahu kur sheh robin apo ummetin e Vet duke bėrė prostitucion. O Ummeti i Muhammedit! Sikur tė dinit atė qė di unė do tė qeshnit pak e do tė qanit shumė".([3])
A ke harruar se ti, pėrderisa ke pėrgatitur vajzėn tėnde me njė gjysmė fustan, me rroba gjysmėlakuriqe, me fustane tė shkurtėr, a e di se ti, or baba i mjerė, ke tėrhequr pas vete njė dėnim tė Allahut? A e di se ti je Dejjuth, qė nė Ditėn e Llogarisė, nuk do tė mėshirohesh prej Allahut? Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė: "Nė Ditėn e Kiametit Allahu nuk do t'i shikoje tre palė njerėzish: Atė qė nuk respekton prindėrit; gruan qė burrė-zohet dhe dejjuthin, atė, qė pajton me dukuritė e kėqija ne familje...". ([4])
Vėllezėr dhe motra maturantė!
Mė lejoni tiu quaj kėshtu ngase po iu ndiejė mė tė afėrt, madje iu jam e mė jeni tė tillė. Kjo natė ėshtė shumė e rrezikshme pėr faktin se kryhet njėri prej mėkateve qė Iblisi i mallkuar e do sė tepėrmi. Se cili ėshtė ai do te na mėsoj ky hadith nė vijim. Ebu Shejbe transmeton nė Musannef nga Ebu Musa el-Eshariu se: Kur tė gdhijė djalli e dėrgon ushtrinė e tij nė mision. Pasi tė kthehen i raportojnė: Mashtrova filanin derisa konsumoi alkool. Tė lumtė- i pėrgjigjet. Unė u orvata ta mashtroja derisa edhe ra nė amoralitet filani- thotė tjetri. Edhe ti paske bėrė punė- i pėrgjigjet. Unė, i raporton i katėrti, e bėra filanin ta mbyste njė njeri. Pirolla tė qoftė- e lėvdon.
Ndoshta kėto fjalė iu duken pak tė renda dhe si dėshmitarė se vajzat e juaja, tė nderuar prindėr, apo edhe vet ju, tė nderuar vėllezėr pjesėmarrės tė kėtyre takimeve e tubimeve, nuk keni rėnė nė gjėra tė tilla, megjithatė, unė iu them se nuk pata pėr qellim tiu lėndoj. Kjo ėshtė vetėm njė frikė e imja ngase helmit nuk i merret erė. Pjesėmarrja nė kėto takime qė domosdo pėrcakton vallėzimin e pėrbashkėt e jo rrallė edhe bisedat intime vetėm me njė person tė gjinisė sė kundėrt tė monitoruara nga djalli. Kėshtu na ka mėsuar Pejgamberi, alejhis selam ne hadithin e tij: Le tė mos vetmohet asnjė burrė me asnjė grua ngase i treti i tyre ėshtė djalli...". ([5]).
Madje edhe pa rėnė fare nė mėkat-amoralitet, prapė do tė ishte e ndaluar nė kuptimin e asaj se koha shkon pa pėrfituar prej saj asgjė, nuk pėrkujtohet Allahu nuk urdhėrohet pėr tė mirė e nuk ndalohet nga e keqja, gjėra qė njeriun zakonisht e cilėsojnė si tė humbur e mallkuar. Pikėrisht pėr kėtė, Allahu mallkoi ēifutėt, siē thotė nė Kuran:
"78. Ata qė mohuan tė vėrtetėn nga beni israilėt, u mallkuan prej gjuhės sė Davudit dhe Isait, tė birit tė Merjemes. Kėshtu u veprua sepse kundėrshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin qė nuk ndalonin njėri-tjetrin nga e keqja qė punonin. E ajo qė bėnin ishte e shėmtuar". ([6])
Besimtarė tė nderuar!
Duke synuar vetėm mirėqenien tuaj shpirtėrore dhe duke patur frikė pėr vete e pėr ju zjarrin e Xhehennemit, ua thashė kėto fjalė, andaj e lus Allahun nė fund ashtu siē janė lutur robėrit e sinqertė:
...Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė.... ([7])
Salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, zotėrinė e njerėzimit!
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Hadithi: Mos e shani kohėn.... Transmeton Ahmedi.
[2] et-Tahrim, 6
[3] Buhariu
[4] Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu ndėrsa Shejh Albani thotė se hadithi ka sened tė mirė-xhejjid. Shih: Silsiletu's sahihah, 2/289
[5] Transmeton Ibni Maxhe ndėrsa Shejh Albani e ka cilėsuar autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 1/717
[6] el Maide, 78-79.
[7] el-Furkan, 74