MËSHIRA   

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, xh.sh., Zotit të botëve, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirbërësit, Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër te adhurohet përveç All-llahut që është Një dhe nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi a.s., është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe bekimi All-llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e ndershme të tij, pasuesit e tij me të gjithë ne, deri ne ditën e fundit, Ditën e Gjykimi.
Vëllezër  të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben  sotme do të flasim për mëshirën, thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ
” E  Ne të dërguam ty o Muhamed vetëm si mëshirë (rahmet) për të gjitha krijesat “. {EL-enbija, 107}. 
Lavdëruar qoftë Zoti, Mëshira e të Cilit nuk ka kufi, dhe nuk numërohen  dot të mirat  që na i ka dhuruar, mëshira e Tij e kalon zëmrimin dhe ndjesa e Tij përfshinë të tëra krijesat.

.....رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْماً فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ.
 “… O Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i xhehenemit”. {Gafir,7}.
Dëshmoj se nuk ka Zot  tjetër veç All-llahut të pa shokë, dhe të plotfuqishëm, bujar i pa shembull që i derdhë të mirat e Tija mbi tërë krijesat. Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Zotit, që muslimanët duhen ta duan ate me tepër se vehtet e tyre, se ai kujdesej për ta më tepër se baba për fëmijet e tij.
لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَحِيمٌ.
“Ju ka ardhur juve një profet prej jush, të cilit i vjen keq kur ju vuani, kujdeset shumë për ju. Është shumë i butë dhe i mëshirshëm për besimtarët”.{Tevbe, 128}. 
O Zot i madh, derdhi bekimet Tuaja mbi Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjitë pasuesit e tij të sinqertë.
Mëshira është një cilësi që tregon se ai që është pajisur me te, ka shpirtë të lartë e zemër të kulluar, sa më tepër që të zhvillohet kjo cilësi në besimtarin aq më të larta i ka sjelljet e tija e moralin më të mirë.
Cilësia e mëshirës ka arritur kulmin në personalitetin e muhamedit a.s të cilin e dërgoj Zoti mëshirë për të tërë njerësinë. Kështu pra që ishin sjelljet e tija të larta dhe shpirti i tij i mbushur me dashuri e mëshirë që i bënte njerzinë për vehte, dhe u bë shembull për shokët e tij. Kur’ani thotë:
فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ....
 “ Me mëshirën e Zotit (O Muhamed) ti u solle mirë me ata. Po t’ishte i ashpër e zemërgur ata do të largoheshin nga rrethi yt”.{Ali Imran, 159}.
 Feja Islame na ka urdhëruar që të kemi mëshirë, dhe e ka bërë ate një prej cilësive të besimtarit të vërtet. Muslimani duhet të këtë mëshirë për çdo krijesë, duhet t’i  ndihmojë çdo njeriu me sa mundet dhe t’i  gjindet në çdo rastë të vështirë. Porosit e profetit që na i jep për të qenë të mëshirshëm me çdo njëri janë të shumta, por këtu do të përmendim disa prej tyre:Kush nuk ka mëshirë për njerëzit, Zoti nuk ka mëshirë për te. Ai që nuk  mëshiron ate që është në tokë, nuk mëshirohet nga Ai që është lartë. E lusim All-llahu xh.sh që të derdhë mëshirën e Tij mbi muslimanet dhe t’i bëjë ata të mëshirshëm ndaj çdo krijese. 

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.